“Mesi dëshiron të largohet tani nga Barcelona, ka njoftuar edhe klubin”

Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar së fundmi. Bëhet fjalë për të ardhmen e Lionel Mesit. Humbja 8 me 2 ndaj Bajernit, duket se e ka tronditur jashtë mase yllin argjentinas i cili duket se ka marrë vendimin drastik për t’u larguar nga Barcelona.

Sipas korrespodentit të Esporte Interativo dhe Rádio Itatiaia, në Barcelonë Marcelo Beçler, 33-vjeçari tashmë e ka njoftuar klubin se i ka ardhur fundi aventurës së mrekullueshme ku fitoi gjithçka!

“Mesi dëshiron të largohet tani nga Barcelona, jo më 2021 – e ka njoftuar për këtë tashmë edhe klubin”, thotë ndër të tjera gazetari i njohur.

Për kujtesë, Messi ka një klauzolë largimi prej 700 milionë eurosh.

Italia mbyll diskotekat! Shkak rritja e numrit të të infektuarve, vendi shtrëngon masat

Ndërsa rastet e koronavirusit rriten në Itali me fillimin e shpërthimeve të shumta shqetësuese, mbajtja e klubeve dhe sallave të vallëzimit hapur konsiderohet “një rrezik serioz”.Qeveria italiane ka vendosur që të mbyllë diskotekat dhe lokalet e natës.Vendimi është marrë gjatë pasdites së sotme dhe hyn në fuqi nga e hëna e 17 gushtit ku do të ketë efekt të paktën deri më 7 shtator.

Nga nesër është e ndaluar të kërcesh në të gjithë Italinë.Por jo vetëm kaq. Në Itali do të ketë edhe shtrëngim të masave sa i përket mbajtjes së maskave.Mbajtja e maskave do të jetë e detyrueshme edhe në ambiente të hapura ku është e pamundur që të ketë distancim fizik.

Vendimi vjen pas një takimi me qeveritarët bazuar në Dpcm të 7 gushtit dhe ordinancën e re të Roberto Speranza. 

Ministri i Shëndetësisë,deklaron :” Ne i japim një sinjal vendit që vëmendja të mbahet e lartë. Prioriteti ynë duhet të jetë rihapja e shkollave në shtator në  siguri të plotë ”.

La Repubblica

Njoftim për shqiptarët që udhëtojnë drejt Italisë, ja rregullat në aeroport

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka dhënë një njoftim të rëndësishëm për qytetarët që udhëtojnë Italisë. Sipas njoftimit, shtetasve, të cilët vijnë nga vendet ku nuk e kanë detyrim të paraqesim testin e COVID-19, u merret tamponi në aeroport.Ata duhet të presin më pas 48 orë të mbyllur në shtëpi, derisa të dalë përgjigja. Kjo procedurë ndodhi edhe me fluturimin e sotëm të orës 14:00 drejt Peruggias, ku udhëtarëve i është bërë tamponi falas nga autoritetet italian, ndërsa kanë plotësuar edhe një formular me të dhënat personale.

NJOFTIM ‼️

‼️ Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, nisur nga vendimet e vendeve të ndryshme lidhur me kufizimet në regjimin e lëvizjeve të udhëtarëve, njofton se sipas Dekretit të fundit, datë 12 gusht 2020, të shtetit italian lidhur me hyrjen në territorin e Italisë, nevojitet paraqitja e testit me rezultat negativ për Covid-19 për qytetarët e Maltës, Spanjës, Greqisë dhe Kroacisë, link: http://www.salute.gov.it/portale/homeMobile.jsp.

Momentalisht, për qytetarët të cilët nuk e kanë detyrim sipas Dekretit që të paraqesin testin, autoritetet italiane kanë marrë masa që këtyre pasagjerëve t’u kryhet tamponi (falas) në momentin e mbërritjes në aeroport në mënyrë që të vijojnë më tej drejt destinacionit të tyre. Kjo masë është marrë për shtetet që nuk janë të përfshirë në Dekret, me qëllim mospërhapjen e virusit Covid-19 në Itali.

Sikurse ndodhi edhe me udhëtarët që mbërritën në aeroportin e Perugia-s me fluturimin e sotëm nga Shqipëria, ora 14:00, ekipet mjekesore italiane të vendosura në aeroport u kryen pasagjerëve tamponin falas, si dhe procedurat e tjera përfshirë deklarimin e të dhënave personale në një formular të posaçëm. Përgjigja e tamponit do të dërgohet pas 48 orësh. Gjatë kësaj periudhe të gjithë qytetarët janë të detyruar të kryejnë karantinimin/izolimin në banesën e tyre në pritje të rezultatit.

Me qëllim parandalimin e situatave problematike në regjimin e lëvizjeve të udhëtarëve, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ju fton që të ndiqni informacion të përditësuar mbi lëvizjen jashtë vendit. Klikoni në web-in zyrtar https://bit.ly/2E2s3MZ , si dhe shfletoni rubrikën COVID -19. Në këtë hapësirë, mund të aksesoni informacionin për shtetin ku doni të lëvizni, kriteret përkatëse dhe procedurat e ligjshme që duhen plotësuar nga ana juaj, për të realizuar kalimin në shtetin tjetër.

‼️Lutemi në mirëkuptimin e çdo qytetari, që udhëtimet të ndërmerren vetëm për arsye madhore dhe të shmangen udhëtimet që nuk janë të domosdoshme.

Autoritetet greke vendosin të mos e mbyllin kufirin në Kakavijë në orën 22:00, do të vijojë puna deri…

Së fundi ka lajme të mira ,radha kilometrike e makinave është reduktuar vetëm në qindra metra.Ndonëse ka kaluar ora 22:00, kohë kur shteti grek kishte vendosur afatin e fundit për kalimin e shtetasve shqiptarë që ishin në radhë në Kakavijë, kufiri ende nuk është mbyllur.Gazetarja Klodiana Lala raporton se paraprakisht eshte marrë aprovim për të vijuar punën.

“Kanë marrë një aprovim nga pala greke që të gjithë qytetarët të kalojnë, por me kushtin që patrullat nuk duhet të lejojnë kalimin e makinave të reja”, tha gazetarja.

Po ashtu edhe qytetarët për News 24 thanë se në rrugë jo zyrtare janë lajmëruar se do të kalojnë, ndërsa radha e automjeteve është në vijë ajrore rreth 500 metra.

FOTOLAJM/ 4 ditët e dramës së emigrantëve në Kakavijë

Kaosi që ka përfshirë pikën kufitare të Kakavijës ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Njerëz të lodhur, të stresuar, pa gjumë, pa ngrënë, me sytë nga shteti për zgjidhje, këto janë pamjet që janë parë nga Kakavijë gjatë ditëve të fundit.4 ditët e shqiptarëve në kufij, duke pritur për të kaluar në shtetin grek ishin sfilitëse për të gjithë. Një vuajtje e shoqëruar edhe me një ngjarje tragjike, si humbja e jetës së 10-vjeçarit të përplasur nga ambulancë.

Ndërkohë që sot shqiptarët do të lejohen të kalojnë pa nevojën e një testi negativ të Covid-19, nga nesër gjërat do të ndrshojnë sërish.

Ndërsa Kapshtica u zhbllokua, duke punuar me kapacitete makismale e duke mundësuarkalimin e emigrantëve në pritje, Kakavija vijon të ketë radhë të gjata autmojetesh që presin të kalojnë.

Shembulli rrëqethës i kësaj pritjeje të pafundme është kjo foto e bërë virale në rrjet, ku shihet një fëmijë, i cili me pamjen e tij duket se e tregon vuatjen e gjithë këtyre ditëve në kufi. I përlotur, ai shtrëngon në duar pasaportën, e cila kësaj radhe nuk mjafton që ai të largohet nga Shqipëria.

120 TE PREKUR NE VEND,6 RASTE TË REJA NE POGRADEC,3 NË KOLONJË DHE 1 NË DEVOLL

Ka shkuar në 7380 numri i personave të prekur nga kovid -19.Ditën e sotme në vendin tonë jane kryer 626 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 120 raste pozitive,te shperndara: 59 raste në Tiranë, 7 në Vlorë, 6 në Pogradec, nga 5 raste në Kukës, Berat, 4 në Roskovec, nga 3 raste në Krujë, Elbasan, Has, Kolonjë, nga 2 raste në Fier, Kurbin, Lushnje, Librazhd, Kamëz, Bulqizë, Kuçovë, nga 1 rast në Shkodër, Durrës, Devoll, Kavajë, Tropojë, Mallakastër, Prrenjas, Vorë. Në vendin tonë janë 3358 pacientë aktive dhe pjesa më e madhe po ndiqet nga mjeku i familjes.Juglindja e vendit tashmë ka 126 persona pozitiv me Covid-19 ndersa sot ka pasur 10 raste te reja ne Qarkun Korçe përkatësisht 6 në Pogradec,3 në kolonjë dhe 1 ne Devoll.

Dr. Flutura Beqo nga Instituti i Shëndetit Publik dha detajet :

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon rreth situatës së COVID19 në Shqipëri në 24 orët e fundit.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 626 testime për të dyshuar të prekur nga Covid 19, ndërsa 120 persona janë konfirmuar positive me Covid19.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 59 raste në Tiranë, 7 në Vlorë, 6 në Pogradec, nga 5 raste në Kukës, Berat, 4 në Roskovec, nga 3 raste në Krujë, Elbasan, Has, Kolonjë, nga 2 raste në Fier, Kurbin, Lushnje, Librazhd, Kamëz, Bulqizë, Kuçovë, nga 1 rast në Shkodër, Durrës, Devoll, Kavajë, Tropojë, Mallakastër, Prrenjas, Vorë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 48 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3794, që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 125 pacientë të konfirmuar pozitivë, 15 pacientë janë në terapi intensive, 5 prej të cilëve të intubuar.
Ju informojmë se në dy spitalet Covid po vijojnë të trajtohen edhe 12 pacientë të cilët kanë qenë pozitivë me Covid19 dhe aktualisht janë negativizuar, megjithatë vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.
Ndërsa vazhdojnë të trajtohen sipas protokolleve përkatëse edhe pacientë të dyshuar të prekur nga virusi i rrezikshëm.

Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve 2 qytetarë nga Tirana, një 64 dhe një 78 vjeçar dhe një 82 vjeçare nga Elbasani.
I shprehim ngushëllimët familjarëve.Ministria e Shëndetësisë bën thirrje qytetarëve se në rast se dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe keni shenja të sëmundjes, të telefononi menjëherë Urgjencën Kombëtare në numrin 127 ose në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për t’u lidhur me mjekun tuaj të familjes.
Menjëherë sapo të shfaqen shenjat e para, duhet të vetëizoloheni, dhe të këshilloheni me mjekun e familjes.

I bëjmë thirrje çdo qytetari për të mbajtur maskën kudo në ambjente të mbyllura apo ku nuk ruhet distanca, të ruani distancimin fizik dhe higjienën personale.
Në këtë situatë të pazakontë, detyra dhe përgjegjësia e secilit është të zbatojë rregullat e thjeshta, të ruajë veten dhe të afërmit.

COVID-19 – Statistika (16 Gusht 2020)
Testime totale 50427
Raste pozitive 7380
Raste të shëruara 3794
Raste Aktive 3358
Humbje jete 228 (Qarku Tiranë 113, Shkodër 34, Durrës 31, Fier 10, Elbasan 9, Korçë 8, Lezhë 6, Kukës 5, Vlorë 5, Dibër 3, Gjirokastër 3, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1795
Durrës 434
Shkodër 285
Fier 146
Lezhë 126
Korçë 126
Vlorë 125
Kukës 102
Elbasan 94
Berat 57
Gjirokastër 34
Dibër 34

Arrihet marrëveshja me Greqinë, Kakavija e Kapshtica hapur deri në orën 22:00

Dogana e Kakavijës dhe Kapshticës do të qëndrojnë të hapura ditën e sotme deri në orën 22:00.Lajmin e bën të ditur ministria e Mbrojtjes, e cila thotë se kjo është arritur pas një marrëveshjeje me palën greke.

“Kakavija dhe Kapshtica do të qëndrojnë hapur deri në orën 22:00. Risjellim në vëmendje që nesër nis kufizimi i ri nga pala greke duke vendosur kuota dhe kërkesa për formular dhe test negativ.

Qytetarët të mos paraqiten nesër në Kakavijë e Kapshticë pa formularin dhe testin negativ”,deklaron ministria e Mbrojtjes

Kapshticë/300 persona kaluan!Pala greke mbyll punën.Qytetarët përplasen me policinë

Qindra qytetarë vijojnë të qëndrojnë në radhë në pikën kufitare në Kapshticë. Pala greke ka mbyllur punën pasi është plotësuar kuota e kalimit të 300 qytetarëve dhe nuk do lejohet asnjë qytetarë tjetër të shkelë në territorin grek gjatë ditës së sotme.Kjo gjë ka irrituar qytetarët që janë në radhë, të cilët kanë nisur dhe një përplasje me policinë. Ata kërkojnë që të hapet kufiri, e thonë që kanë me orë të tëra që presin.

Nga ana tjetër dhe në Kakavijë vijon të jetë e rënduar, pasi radha është kilometrike dhe nuk do lejohen të kalojnë të gjithë qytetarët.

Kapet duke transportuar emigrantë të paligjshëm, arrestohet i riu në Pogradec

Është goditur një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit duke transportuar me një mjet tip furgon në drejtim të Tiranës, 15 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit iu kishte premtuar kalimin e tyre drejt vendeve të BE-së.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme në kuadër të operacionit policor të koduar “Perimetri”.Në vijim të këtij operacioni, goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.Transportonte 15 emigrantë të paligjshëm dhe gjatë ndjekjes nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar, vihet në pranga 1 shtetas.

Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore dhe Komisariatin e Policisë Pogradec, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, goditën një tjetër rast të veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit, me qëllim dërgimin e tyre drejt vendeve të BE-së. Si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

A. SH., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap nga shërbimet e policisë në afërsi të fshatit Blacë, Pogradec, duke transportuar me një mjet tip furgon në drejtim të Tiranës, 15 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit iu kishte premtuar kalimin e tyre drejt vendeve të BE-së. Ky shtetas nuk i është bindur gjatë ndjekjes, urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar, por më pas u kap e neutralizua.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Plotësohet kuota,kalojnë 300 persona/ Pezullohet puna në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës

Në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës ka radhë të gjata mëngjesin e kësaj të diele.Në këtë pikë kanë kaluar vetëm 300 persona drejt shtetit grek, i cili ka marrë masa të forta kundër përhapjes së koronavirusit.Pavarësisht numrit të vogël të emigrantëve që kaluan, radhët vazhdojnë të jenë të gjata edhe në këtë pikë.Situata më dramatike vazhdon të jetë pika e kalimit kufitar të Kakavijës.

NJOFTIMI NGA POLICIA KORÇË:

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë.Stacioni i Policisë Kufitare Kapshticë:Ditën e sotme, pas takimit që autoritetet shqiptare zhvilluan me palën greke, jemi informuar se nga Pika e Kalimit Kufitar Kapshticë, drejt Republikës së Greqisë do të lejohen të kalojnë vetëm 300 shtetas.Aktualisht kjo kuotë, është plotësuar dhe nga ana e palës greke është pezulluar puna.

Policia Kufitare apelon për qytetarët që duan të udhëtojnë në drejtim të Greqisë, që mos vijojnë të dynden dhe të shmangin krijimin e radhës drejt kësaj pike kalimi, pasi Dogana Greke aktualisht është e mbyllur.

Ju faleminderit për mirëkuptimin!