Dua Lipa dhe Elton John publikojnë këngën e re “Cold Heart”

Këngëtarja shqiptare,Dua Lipa vazhdon të jetë aktive me projektet e reja muzikore.Sot ajo dhe Elton John sapo publikuan këngën “Cold Heart” që u lansua remix por pa videoklip.

Zemra E ftohtë’ me @eltonjohn është e juaja tani !!. Elton ti je miku im dhe heroi im dhe kurrë nuk kam menduar se do të isha në gjendje ta them ndonjëherë këtë në një fjali. Faleminderit për gjithë dashurinë dhe mbështetjen tënde. Mirënjohëse për të bërë muzikë me ju në këtë jetë”, shkroi Dua në përshkrimin e postimit.


https://www.instagram.com/p/CSg5BBWHP5T/?utm_source=ig_web_copy_link

SPAK emëron shefen për Marrëdhenien me Publikun / Ja kush eshte shqiptarja me medalje ari nga universitetet amerikane

Sipas një njoftimi zyrtar mësohet se Prokuroria e Posacme ka emëruar dr. Xhuljeta Krastën në postin e shefes për Marrëdhënien me Publikun. Krasta ka dy diploma Bachelor dhe disa tituj Master, ndërsa në dy universitetet amerikane ku është diplomuar ka marrë medalje ari.Sipas SPAK, ajo do i nënshtrohet verifikimit të kushteve të sigurisë sipas kërkesave që përcakton ligjit.

Njoftimi:


“Për përzgjedhjen e kandidatit fitues në përfundim të intervistës së strukturuar më gojë për pozicionin Koordinator për Marrëdhënien me Median, kategoria I-b”.Në cilësinë e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizaur, bazuar në nenin 15, paragrafi 2 gërma “a”, nenit 24 të Ligjit 95/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për të Luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” i ndryshuar si dhe njoftimeve në faqen zyrtare të SPAK, u zhvillua proçedura për përzgjedhjen e kandidatit fitues për pozicionin “Koordinator për Marëdhënien me Median”.

Në fazën e parë, të dorëzimit të dokumentacionit sipas kritereve dhe kushteve të shpallura në faqen zyrtare të SPAK, kanë aplikuar në total 25 kandidatë ku 12 prej tyre kanë kaluar në intervistën e strukturuar me gojë. Një nga kandidatët e kualifikuar në këtë fazë, nuk u paraqit në datën e përcaktuar për intervistë.

Në përfundim të proçedurave të mësipërme,

URDHËROJ:

Publikimin në faqen zyrtare të SPAK të kandidatit fitues për pozicionin Koordinator për Marrëdhënien me Median me kategori page I-b, si më poshtë vijon:

Dr. Xhuljeta Krasta i përket profesionistëve nga shoqëria civile shqiptare me një eksperiencë cilësore perëndimore jo vetëm në studimet e saj por edhe në angazhimin e saj disavjeçar si PR dhe Koordinatore për Marrëdhëniet me Median për llogari të institucioneve dhe organizatave ndërkombëtare me peshë, të tilla si “International Amnesty for Human Rights” , “Center for Democracy and Reconciliation in Southeast Europe”, si edhe Koordinatore për Zyrën e Marrëdhënieve me Publikun në American College of Thessaloniki ACT.


Dr. Xhuljeta ka përfunduar Masterin në “Komunikim – PR” në Universitetin Amerikan “University of Indianapolis” dhe Bachelor në Marrëdhënie Ndërkombëtare me fokus Punët e Jashtme në “American College of Thessaloniki” konvertuar nga MASR në “Master Shkencor”; nga të dyja Univeristetet Amerikane ka marrë medalje ari si studente ekselente.

Znj. Krasta është doktoruar me vlerësim maksimal edhe nga Univeristeti i Tiranës. Gjithashtu, ajo ka një formim të plotë në Drejtësi (Bachelor dhe Master Shkencor) me rezultate të shkëlqyera,studente ekselente edhe në Shqipëri. Dr. Xhuljeta Krasta ka mbi 11 vite eksperiencë akademike në vend si pedagoge me kohë të plotë, në fushat Komunikim, Drejtësi, Marrëdhënie Ndërkombëtare.

Dr.Xhuljeta ka përfunduar dy Bachelorë, tri Mastera dhe ka doktoruar me rezultate gjithmonë të larta. Zotëron njohuri shumë të mira në gjuhën angleze si dhe Greqisht, Gjermanisht, Frengjisht.

Znj. Xhuljeta Krasta do t’i nënshtrohet verifikimit të kushteve të sigurisë sipas nenit 6 paragrafi 1 i ligjit “Për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për të luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” i ndryshuar;

Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.”

Bieta Sulo nisi në Insatgram një nismë shumë të veçantë, për të ndarë të gjithë foto nga vendet plot gjelbërim. Moderatorja e ndërmori këtë nisëm si një shenjë sensibilizimi për t’ju rikujtuar njerëzve sa i rëndësishëm është mjedisi dhe si po e shkatërrojmë ne vetë pak nga pak.

Në raportin e fundit të OKB-së për mjedisin parashikoheshin vite më të nxehtë në vijim, kështu që le t’i përvishemi punës… meqë jemi me pushime e nisim nga nstagrami, si shenja sensibilizimi virtual për gjithë sa po i ndodh natyrës (jo vetëm) përgjatë këtyre ditëve”, shkroi Bieta, duke ftuar disa njerëz që të publikonin foto nga vende të gjelbëruara.

Mirëpo këtë nismë nuk e ka pritur mirë moderatorja tjetër, Balina Bodinaku. Kjo e fundit përmes një postimi në Instagram sulmon Bietën për nismën, duke e cilësuar si diçka pa vlerë.

Këngëtarja labe që këndon greqisht nëpër dasma: “Mua më intereson leku, të tjerat janë budallëqe”

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Blerina Balili në një intervistë për Ora Verore u shpreh se shpesh e paragjykojnë që këndon në gjuhën greke. Këngëtarja tha se kjo është punë dhe mendon se këto janë budallallëqe.


“Është budallallëk për mendimin tim, sepse unë quhem këngëtare. Te puna ku vete do dalë një që jeton në Greqi dhe do nxjerrë lekët e do kërkojë “filan” këngë. Unë do ta këndoj sespe jam në punë, shkoj të marr lekët jo të ndaj partitë, shtetet, budallallëqet.

Nuk jam për këtë. Mentaliteti ynë këtu pse greqisht, pse atë…po të këndoja italisht s’do ta kishin problem, po të këndoja anglisht s’do ta kishin problem.

Pse pikërisht këndoj greqishten, këto janë budallallëqe,” tha këngëtarja.

Ajo u shpreh se jeton me qira dhe nuk e ka për turp ta thotë.

“Unë jam me shtëpi me qira. Unë kam vite që jetoj me qira dhe nuk e kam as për turp, as për gjë.

Rrit fëmijët e mi, bëj punën time. Puna nuk është turp, dhe t’i thuash nuk është turp,” u shpreh këngëtarja.

Turistë nga e gjithë bota, në Sarandë vështirë të gjesh rezervime deri në 20 gusht (VIDEO)

Saranda po përjeton kulmin më të madh të fluksit turistik që nga fillimi i pandemisë. Plazhet plot me pushues dhe anijet e barkat e shumta që ofrojnë lundrime në gjiret e mrekullueshme të Jonit rreth Sarandës janë prova më e dukshme se turistët këtë vit janë shumëfishuar. Prej kohësh qyteti jugor është kthyer në një destinacion turizmi për pushuesit nga rajoni ku përveç atyre nga Kosova, me dhjetëra autobusë dërgojnë çdo ditë turistë nga Serbia, nga Maqedonia e veriut por edhe ukrainas, polakë, hungarezë etj.


Çmimet për këtë arsye janë rritur ndjeshëm, veçanërisht në apartamentet për pushime. Deri në datën 20 gusht është e vështirë të gjesh një ambient të lirë. Operatorët turistikë me anije dhe skafe janë të mbingarkuar me kërkesë nga turistët që duan të vizitojnë dhe bëjnë plazh në zonat si Kakomeja, Krorezi apo plazhet e njohura të Ksamilit. Pronarët e shërbimeve turistike thonë se fluksi është më i lartë se në 2019 dhe se po përpiqen që me anë të çmimeve të favorshme të afrojnë turistë edhe pas datës 20 gusht.

Në plazhet e Sarandës dhe të Ksamilit janë rikthyer italianët si dhe ka një numër të konsiderueshëm francezësh që vizitojnë kryesisht zonat arkeologjike. Një pjesë e madhe e turistëve të huaj vijnë nëpërmjet linjave detare me Korfuzin. Ndërkohë në portin e Sarandës ka një numër të konsiderueshëm të jahteve që këtë herë nuk kane ardhur vetëm për t’u furnizuar me naftë./ Topchannel/

Të shtëna me armë zjarri në Ksamil/ Plagoset në dhomën e hotelit 33-vjeçari!

Policia ka arrestuar autorin e plagosjes së një 33-vjeçari të premten në darkë në dhomën e një hoteli në Ksamil. Burime nga policia thanë se rreth orës 20:45, në spitalin e Sarandës ka shkuar një 33-vjeçar për ndihmë mjekësore, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri. Në njoftim për mediat, policia tha se ka arrestuar autorin e plagosjes, i cili është shtetasi Edison Yvzaj, 28 vjeç, banues në Shkodër.


Nga veprimet e para hetimore rezultoi se rreth orës 20:45, në një dhomë hoteli në Ksamil, nga pakujdesia shtetasi Edison Vyzaj ka plagosur 33 vjeçarin, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën“, thuhet në njoftim. Shërbimet e Policisë kanë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit pistoletë. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i plotë:

Si rezultat i reagimt të shpejtë dhe veprimeve profesionale të kryera nga Grupi Hetimor u bë e mundur zbardhja e ngjarjes dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Edison Vyzaj, 28 vjeç banues në Shkodër.Nga veprimet e para hetimore rezultoi se rreth orës 20:45, në një dhomë hoteli në Ksamil, nga pakujdesia shtetasi Edison Vyzaj ka plagosur 33 vjeçarin, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.Shërbimet e Policisë kanë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit pistoletë.Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Korça dhe Festa e Birrës, hotelet dhe bujtinat janë të prenotuara: Gati të mirëpresim pushues dhe vizitorë nga i gjithë vëndi

Pas një jave, Korça do të kthehet në kryeqendrën e vendit. Mijëra turistë nga vendi dhe të huaj shkojnë në këtë qytet këto ditë gushti, për të marrë pjesë në festën e birrës, e cila është kthyer tashmë në një traditë të bukur. Korça po përgatitet për t’i mirëpritur ata në mënyrën më të mirë. Shumica e strukturave akomoduese në qytet dhe në fshatrat turistikë të juglindjes, tashmë janë rezervuar.


Hotelierët dhe pronarët e bujtinave shprehen se e kanë presin me padurim festën e Birrës pas një periudhe të vështirë që shkaktoi pandemia dhe izolimi. Pronarët e hoteleve dhe bujtinave tregojnë se qëllimi i tyre është jo vetëm fitimi, por edhe të ofrojnë një shërbim sa më të mirë, në mënyrë që të gjithë të mbeten të kënaqur. Ka qindra struktura akomoduese në Korçë dhe zonat përreth, të cilët presin në cdo stinë të vitit mijëra turistë. Korça është kthyer në një destinacion të pëlqyer turistik për vetë kulturën, historinë, mikpritjen dhe kuzhinën tradicionale.

Festa e birrës është ajo që kulmon jetën e këtij qyteti, i cili pret gjatë netëve të festës mijëra e mijëra njerëz që zgjedhin të argetohen aty me muzikë, birrë e mikpritje korçare./Ballkanweb/

Korçë, pronarët e autobusëve kundër tarifave të terminalit, “po falimentojmë”

Këshilli bashkiak i Korçës ka miratuar tarifat për parkimin e autobusëve në terminalin e ri të qytetit juglindor. Tarifa të cilat për drejtuesit dhe pronarët e autobusëve janë të larta të pajustifikueshme, dhe do i çojnë drejt falimentimit. Kundërshtimet e tyre ata i kanë shprehur në mbledhjen e këshillit bashkiak, por që sipas tyre nuk janë marrë parasysh.


Lushi Memelli ka mbi 20 vite që punon në linjën Maliq-Korçë dhe si taksapagues i rregullt tashmë thotë se nuk i ka mbetur rrugë tjetër veçse të djegë autobusin, pasi përveç tarifave, bashkia nuk bën asgjë për të goditur konkurrencën e pandershme.

Për linjat brenda bashkisë Korçë tarifa e pagesës do të jetë 80 lekë të reja për çdo hyrje-dalje në terminal. Linjat Maliq-Korçë do të paguajnë 150 lekë të reja dhe ato ndërqytetëse brenda qarkut si Pogradec, Ersekë, Bilisht do të paguajnë 350 lekë, ndërsa linjat jashtë qarkut të Korçës kanë një pagesë prej 500 lekësh të reja për çdo hyrje-dalje. Më parë, tarifat për qëndrimet e autobusëve në Korçë kanë qenë 50 lekë të reja një orë qëndrimi. /A2/

“Kamarier, një birrë të lutem, të pi se harroj Bregoviçin…”

Nga Sonila Meço

Të zgjohesh dhe të nisësh ditën, procesi më elementar në jetën e njeriut, këto kohë është shndërruar në përpjekje e sfidë.
Sepse në ato dekika mes zgjimit dhe nisjes secili i jepet leçitjes së ngjarjeve rrotull e larg, ritual i pashmangshëm qyshse rrjetet sociale na lidhën nyje pas tyre.


Çfarë i ndodh trurit tonë në ato çaste është ftesë e pakthyeshme për ankth e panik:
Zjarret turrfullojnë, përpijnë natyrë e gjë të gjallë deri afër shtëpisë tënde dhe ti je vetëm, pa shtet, veç nën mëshirë Zoti e fqinjësh me mjete; Delta të vjen nga çdo anë me një çorientim ulëritës, bota mbyllet, vaksinat duhen bërë, por delta plus-i i sfidon dhe një Zot e di edhe sa herë do çpohemi të kuptojmë; lëvizja e lirë kushtëzohet në dhjetra forma në çdo cep të botës, por dhemb ca më tepër në vendin ku më shumë se gjysma e popullsisë jeton jashtë e shpirti do vuajë në çdo familje për mungesën e një të afërmi të shtrenjtë.

Mandej nis e të ngatërrohet meraku për shëndetin me një dalldi ballkanase, që lëshon vetëm avuj urrejtjeje për tëndin, shqiptarin tjetër. Do këndojë Bregoviçi në Korçë, si rastësisht fill pas marrëveshjes trepolare mes Shqipërisë, Serbisë e Maqedonisë dhe mohuar nga Kosova, Mali i Zi dhe Bosnia, për një Ballkan të Hapur.
Dhe mbetesh si tutkun, të përfshihesh në debat a të kalosh në lajmin tjetër ku të kall datën raporti i OKB-së për ngrohjen globale e ndryshimet klimaterike që afruan me një dekadë apokalipsin.
Edhe të duash të shqetësohesh për çfarë e kërcënon përditshmërinë e të shtrenjtët e tu, pa shkuar botës së madhe, nuk të lenë kërcënimet e ofshamat e kujt duhet të bëjë shtetin e të na afrojë me Europën pasi i dhe votën, kundra atyre që i prishin terezinë e raporteve me autoritaristët e Ballkanit lumëmadh. 


Dhe ndërsa bëhesh gati të çohesh nga krevati e të hysh vrik në dush se djersët e një vape zhuritëse bashkuar me ato të ankthit prej batërdisë informative të kanë këputur pa ia nisur halleve të vërteta me fëmijët, faturat, prindërit e kreditë, kujtohesh se është vetëm gusht, muaj pushimi, se shtatori është veç dy javë larg.
Se gjithë kjo zallamahi me zjarre, pandemi, Bregoviçëra e Vuçiçëra, me ambasadorë e konspiracione, me kërcënime e borxhe, me ushtarë të bindur e betuar qeverie lëshuar me dhëmbët e skërmitur ndaj kujtdo që bën opozitë edhe përtej asaj zyrtare (ende e nemitur pas zgjedhjeve), me opozitë në dilema të mëdha mes liderit historik e partnerit strategjik, ndërsa Shqipëria falimenton…

Pra gjithë kjo zallamahi që sapo të mbushi dekikat nga shtrati në banjo është vetëm preludi në kohë pushimesh i një shtatori që askush nuk do ta mendojë, të paktën edhe për dy javë, se përndryshe çmendet.

Tani merrni frymë thellë, shuheni sistemin për pak çaste dhe lëreni trurin të ftohet…po ia dolët edhe për 10 sekonda është hap i madh drejt shëndetit mendor, ama kur të rinisni mos hapni rrjetin…aty ka gjobavënës që majmen me leximin tuaj, përbuzës patologjikë, që nuk kanë me ç’merren dhe koha që iu jepni u fal grimca jete, “patriotë” të paguar, “kondrapedalë” të paguar që ju t’i lexoni e t’ju zërë ankthi deri në atë pikë sa të dorëzoheni, të pranoni se jeni të pamundur, të sfiduar, të nënshtruar…ose t’ju fusin çdo orë në një “hall” të ri, që i kaluari të harrohet ndërsa të plotfuqishmit forcojnë pushtetet e pasurohen prej hutimit e ankthit masiv.

Dhe e gjitha kjo nga krevati për në banjo, pa nisur dita, në atë mrokllën ku ngjyejmë çapat e jetës sonë me gjellën që gatuajnë mjeshtrat e PR-it. Ky është kërcënimi më i egër se zjarret, pandemia, Ballkani i Hapur, bota e mbyllur, ngrohja globale, korrupsioni e borxhet, pra kërcënimi më i madh është marrja peng e vëmendjes dhe ndërgjegjes shoqërore nga marketingu i disave.

“Kamarier, një birrë të lutem, të pi sa të harroj Bregoviçin…”

Tentuan të kalonin 5.4 kg kanabis në Kapshticë/Arrestohet 48-vjeçari nga Korça si transportues,…largohen dy trafikantët

Një person është arrestuar, ndërsa dy të tjerë janë larguar pasi tentuan që përmes kufirit të gjelbër me Greqinë, të kalonin një sasi lënde narkotike. Dy personat sapo janë pikasur nga policia në afërsi të vendit të quajtur “Lugina e vogël” në fshatin Kapshticë, Devoll dhe iu është bërë thirrje që të ndaloni, u larguan me vrap në zonën e pyllëzuar, ku hodhën dhe dy pako me peshë 5. 4 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis. Në kuadër të hetimit të këtij operacioni, policia arrestoi transportuesin e drogës nga Tirana drejt kufirit të gjelbër dhe dy trafikantëve që u larguan. Në pranga ra 48-vjeçari Festim Qazolli, banues në Korçë, pasi nga hetimet e kryera rezulton se ka transportuar me mjetin tip “Benz”, nga Tirana në drejtim të “Luginës së vogël” këta dy shtetas së bashku me lëndën narkotike, sasi e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.


Shqipëria ndër vendet me normën më të lartë të “dembelizmit” në Europë

Shqipëria u rendit në mesin e vendeve e normën të lartë të popullsisë në moshë në punë që nuk aktivizohet në forcën e punës. Sipas përllogaritjeve të INSTAT në vendin tonë popullsia, që nuk do të punojë dhe që kategorizohet në statistika, si grupi inaktiv, zuri 32.5% të totalit të popullsisë mbi 15 vjeç, duke u renditur e shtata në Europë për normën më të lartë të popullsisë inaktive. Ky tregues ishte më i lartë në 6 vende të tjera Europiane, si Greqia, Kroacia, Maqedonia e Veriut, Italia, Mali i Zi dhe Turqia ku popullsia inaktive arriti në intervalet 32.6-45.1 %. Niveli më i lartë në Europë i përket Turqisë.


Në Shqipëri popullsia jo aktive në tregun e punës pësoi rritje të ndjeshme në vitin 2020. Si rrjedhojë e krizës ekonomike që u krijua nga pandemia shumë persona u dekurajuan të kërkojnë punë pasi mendojnë se nuk gjendet një e tille. Në vitin 2020 shkalla e inaktivitetit shënoi rritje vjetore me 1.2 pikë përqindje.

Në të gjithë Europën përqindja e popullsisë inaktive jashtë forcës së punës ishte në trend në rënie, nga 32.3% në 2002 në 26.6% në 2019. Por në vitin 2020, ky tregues u rrit me 0.5 pikë përqindjeje, duke arritur në 27.1% si rrjedhojë e efekteve të pandemisë.

Punësimi në Shqipëri përballet me nivel të lartë informaliteti, që së paku me treguesit zyrtar është 34%. Sipas të dhënave të INSTAT nga anketa e forcës së punës në fund të tremujorit të parë 2021 u raportuan të punësuar 1,138,604 persona, por vetëm h 35% e tyre nuk paguan sigurimeve shoqërore.

Popullsia jashtë forcës së punës përfshin persona që janë në moshë pune, por nuk janë të punësuar dhe gjithashtu nuk kategorizohen të papunë, pasi nuk janë në dispozicion ose nuk kërkojnë punë për një larmi arsyesh, për shembull, sepse po studiojnë, kujdesen për një anëtar të familjes ose janë të paaftë për punë.

Por ndryshe nga Bashkimi Europian në Shqipëri popullsia që merr pjesë në forcën e punës, që dëshiron të punojë dhe nuk gjen punë është shumë e lartë. Kjo pjesë e popullsisë në moshë pune konsiderohet “e papunë”. Shkalla e papunësisë në Shqipëri arriti në 11.8 për qind në fund të vitit 2020 me një rritje vjetore prej 0.7 pikë përqindje.

Pjesëmarrja e popullsisë në forcën e punës u përmirësua ndjeshëm gjatë viteve të fundit. Rekordi arriti në vitin 2019, ku 69.7 për qind e popullsisë 15-64 vjeç ishin në punë ose në kërkim të një pune. Në vitin 2017 ky tregues ishte 65.9%.

Duke analizuar forcën e punës sipas grup-moshave të popullsisë shihet se po reduktohet me ritme të përshpejtuara forca e punës tek të rinjtë 15-29 vjeç. Në të kundërt, numri i pensionistëve në punë po rritet. Sipas të dhënave të INSTAT numri i personave mbi 64 vjeç që janë raportuar në punë arriti në mbi 86 mijë në tremujorin e parë të vitit 2021 me një rritje 30 % në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë./Monitor

Policia nis arrestimet /Vendos në pranga dy të rinjtë në Korçë për zjarrvënie…

Të tjera arrestime për zjarret janë bërë në vend. Policia e Korçës ka vendosur në pranga dy të rinjë, pasi dyshohet se kanë vendosur zjarrin në fshatin Gjonomadh. Të arrestuarit janë Arbër Xhaxhamani 18 vjeç dhe Taulant Bardhollari, 22 vjeç.Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”.

Njoftimi i Policisë:


Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Dogjën me zjarr një sipërfaqe pyjore në fshatin Gjonomadh, vihen në pranga dy autorët e dyshuar. Në vijim të punës hetimore për zbulimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë ndalimin e shtetasve A. Xh., 18 vjeç dhe T. B., 22 vjeç, banues në fshatin Gjonomadh, Korçë, pasi dyshohet se tek vendi i quajtur “Korija e fshatit” në Gjonomadh, këta shtetas, kanë djegur me zjarr një sipërfaqe pyjore me bimësi të ndryshme.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”. Drejtoria Vendore e Policisë Korçë apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore.

Lionel Messi ,kryen stërvitjen e parë me PSG-në (Video)

Messi stërvitet për herë të parë me Neymarin dhe Mbappe. Të enjten në mëngjes, ai ka zbritur për herë të parë në fushë me fanellën e klubit të ri, Paris SG. Gjithashtu është takuar me shokët e rinj të skuadrës, teksa një pjesë të stërvitjes e ka bërë të diferencuar. Ai është parë duke u stërvitur me lojtarë si Di Maria, Neymar dhe Mbappe. Ylli i botës edhe vetë e pranoi gjatë prezantimit se do t’i duhen ditë për t’u përgatitur para se të debutojë me ekipin e ri. Ai fillimisht do të bëjë një stërvitje të vecantë së paku dy javë dhe më pas do të zbresë në fushë për të luajtur, që mendohet të jetë 29 gushti.


Diva greke që shokoi gjithë Greqinë/ “Jam shqiptare nuk mund te vdes pa e thënë këtë”

Kjo figurë e bukur femërore, e fortë, me ato sytë e theIIë që treegojnë vuajtje dhe bukuri njerëzore është gdhendur theIIë në memorien e çdo njeriu që njohu moraIin e jetës nëpërrmjet kinemasë. Që njohu madhështinë dhe pastërtinë e një dashurie në një fiIm epokaI siç është Odiseu.


Dhe një roI i interpretuar me madhështi mbetet në jetë të je’tëve dhe kthehet në mit. E tiIIë është dhe Irene Papas. DekIaratat e saj të fundit, të kësaj diveje të madhe dhe të papërsëritshme të kinemasë që me karrierën e saj u kthye në një Iegjendë botërore me të vërtet të bëjnë përshtypje.

“Nuk mund të Iar.gohem nga kjo botë e të mos them të vërtetën se unë jam shqiptare”, ka dekIaruar diva e kinemasë. Emri i saj i vërtetë është Irene IeIeku dhe se origjina e babait të saj ishte shqip.tare. “Nëna ime ishte nga Epiri dhe babai nga Shqipëria.

Ai ishte një mësues Ietërsie dhe urre.nte priftërinjtë”, ka dekIaruar diva në biografinë e saj në IDM. Një dekIaratë që ka shokuar me të vërtetë gjithë Greqinë sepse ajo është një nga her’oinat më të mëdha të kinemasë greke, një idhuII i këtij kombi por që vërteton dhe më shumë bindjen se shqipt’arët në Greqi janë me të vërtet një faktor i rëndësishëm dhe kanë kontribuar në të gjitha fushat e jetës.

Faktin që ajo është arvanitase e konfirmojnë dhe historianët e rëndësishëm të fushës. Irene Papas arriti të reaIizonte një karrierë briIante. Ajo ka Iindur në 3 shtator 1926 dhe ka Iuajtur në 70 fiIma me një karrierë që ka zgjatur më shumë se mbi pesë dekada.EXPRES


“Boshatiset” Elbasani, në 20 vite janë larguar rreth 90 mijë persona

Rreth 90 mijë persona janë larguar nga qyteti i Elbasanit në dy dekadat e fundit. I kanë lënë shtëpitë e tyre, me shpresën e mundësive më të mira jashtë shtetit Me të rinjtë në emigrim, Elbasani dominohet nga mosha e tretë.


Hallet që i bashkojnë në stolat e parkut janë të shumta, nga gjendja shëndetësore, pamundësitë financiare dhe malli për fëmijët transmeton Ora News.
Lidhjet me të afërmit jashtë vendit i mbajnë përmes teknologjisë. “Kam në Gjermani djalin me dy kalamajtë dhe nusen. Në Greqi kam tre,” thotë një qytetar. “Unë vetëm me plakën kam mbetur në shtëpi, të gjithë andej i kam, asnjë nuk kam në shtëpi,” thotë qytetari.

Mungesa e tyre i trishton por thonë se ndihen të lumtur kur i shohin se jetojnë shumë më mirë se në Shqipëri. “Ndërsa s’kemi fëmijët edhe jemi të lumtur, edhe s’jemi të lumtur,” thotë një i moshuar. Sipas INSTAT, Elbasani është qarku me numrin më të lartë të largimeve. Shkak i këtij fenomeni gjithnjë në rritje janë problemet ekonomike dhe sociale.