Festë e çmendur në Dubai/ Enca i “thyen”të gjitha pjatat (Video)

Këngëtarja shqiptare, Enca, ditën e djeshme ka festuar ditëlindjen e 26-të. Këtë ditëlindje vendosi ta festoj në Dubai e rrethuar me shoqërinë e saj më të ngushtë. Madje, nuk munguan fotot dhe videot të cilat këngëtarja i postoi në rrjetet sociale të cilat u bënë virale.Enca ka postuar një video duke thyer pjata në këtë festë.

Gjithmonë kam dashur të bëjë këtë”, shkroi Enca.


“95% e demokratëve janë me mua”/ Jul Deda tallet me Bashën: “Ky edhe memet për veten, i bën vete”

Duket se deklatata e kreut aktual të PD-së Lulzim Basha se atë e mbështesin më shumë se 90% e demokratëve ka sjellë që rrjeti të shpërthejë në reagime apask të mira për kryedemokratin, teksa të gjithë kanë filluar të tallen me të. Një ndër kritikët më të mëdhëj në PD të Bashës pas përjashtim it të Berishës, është aktori i njohur i humorit Julian Deda i cili nuk e ka lënë pa ironizuar deklaratën e kreut të PD-së ku përmes një statusi në Facebook shkruan:“

95% e demokrateve jane me mua” thote Lul Vula. Me falni po hahahahahahahahah. Ky edhe memet per veten, i ben vete.


Vetingu i politikës/ Shehi: “Ka ardhur dita që klasa politike të kontrollohet,shpresoj të nisë i pari nga Lulzim Basha”

Deputeti Dashamir Shehi foli sot per nismen e PD-se lidhur me vetingun e politikes.

Lidhur me kete ai tha: “

Qëllimi është i mirë të pastrojmë politikën. Janë pasuruar dhjetëra njerëz prej politikës. Do ta mbështesja si propozim, por si formulë hajde ta shohim. Po ta ngarkojmë SPAK me një çështje të natyrës administrative…Nëse ka çështje penale, SPAK aty është. Shteti i ka të gjitha veglat për t’u marrë. Ka ardhur dita që klasa politike të kontrollohet. Nuk jam kundër saj, por nuk jam dakord t’i përzijmë të gjitha bashkë. Kështu me këtë lloj lëmshi do bëhet zhurmë shumë dhe punë pak. Moralisht është i drejtë. Shpresoj që megjithë mend të fillojë nga Basha dhe nga këto shefat.”


Gjekmarkaj, kthe ‘kredinë’!

Nga Agim Xhafka

Kur dëgjova para ca javësh deputetin Agron Gjekmarkaj të përbetohej se do e braktiste PD-në në se fitonte Berisha me thënë të drejtën vura buzën në gaz. Delir pas fitores së mandatit, mendova. Tani që e ka bërë refren të komunikimit të tij mediatik them se si shqiptar kam të drejtë ta pyes:


-O deputet, në se fiton Berisha do të thotë që në favor të ideve të tij ka votuar shumica e PD. Pra do të kryhet një proces demokratik. Ndaj sqaromë mua dhe gjithkënd, ti je kundër votimit apo je kundër Berishës? Largohesh nga PD se nuk do debat, a do largohesh nga që ‘Foltorja’ po bën për vete treçerekun e bazës së partisë?

Ky veprim pra, largimi i Gjekmarkajt nga grupi parlamentar i PD-së, më ngjason me veprimin e çartur të shokut tim Cale. Ai sa u bë drejtor bleu një shtëpi me kredi nga banka. Kur i erdhi sms që i kujtonte pagesën e këstit, ktheu i nxehur këtë përgjigje: ‘Mos më shqetësoni, nuk ju njoh fare’. Të nesërmen sa u kthye nga puna te dera e shtëpisë pa shënimin: ‘Shtëpia shitet. Ankandi zhvillohet në dt… brenda mjediseve të bankës.’

Agron, në se fiton Berisha ti vrapo e largohu ku të të doja kokrra e qejfit. Ama mos harro, kthe ‘shëpinë’, mandatin e deputetit pra, se atë e ka blerë anëtarësia e partisë me votat që të dha ty. Pa kredinë e tyre sot do ishe në fakultet me maskë te goja. E provoi dhe Lali Eri vetëm me ‘MJAFT’ e u kacavirr deri te 1%. Ose të paktën sillu si Mark Marku.


Largohu nga Kuvendi dhe bëj analiza sa të lodhesh. Çdo natë dhe në çdo tv. Të siguroj që Batoni, apo Lenci nuk dinë më shumë se ti.

Historia e dashurisë së çiftit shqiptaro-ganez/ Refehet vajza nga Vlora: “Kam kërkuar shumë për ta gjetur, ja mora shoqes” (Video)

Blendiana Mura është vlonjatja, e kthyer në trend në Tik Tok. Kjo pasi ajo poston vazhdimisht video të këndshme me partnerin e saj nga Gana, Michael Akromah. Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, çifti tregoi historinë e tyre të dashurisë.


Jemi njohur në Venecia. Faktikisht ai dilte me një shoqen time dhe unë e pashe me kete shoqen time dhe i thashe komplimenti. Edhe pastaj ky nuk ma vari fare dhe dilnim vetëm si shokë.

Edhe pas një viti kërkova nëpër Instagram dhe nuk e gjeta, por e gjeta në Tik Tok. I shkruajta, nga ajo që ky është DJ dhe kërcen, po shikoja mos kishte ndonjë video duke kërcyer dhe e pyeta ku i kishte videot, ky nuk ma vari prape”, rrëfeu Blendiana.

Më tej, dyshja zbuloi se jetojnë larg njëri-tjetrit për shkak të punës dhe Michael është detyruar të udhëtojë 7 orë.

Ne aktualisht jetojmë në qytete të ndryshme për shkak të punës së Michael. Ai udhëton 7 orë, më takon dhe pastaj ikën ditën tjetër. Ne gjithashtu, kemi një vajzë të quajtur Kylie”./abcnews.al

Pompa me tek dorë/ Policia e Elbasanit i “tregon dhëmbët” krimit duke dhënë mesazh force…

Policia e Elbasanit ka filluar që të “lëvizë” për të trembur kriminelët. Shefi i rendit në drejtorinë e policisë së Elbasanit, Armand Muça ka postuar një video në rrjetet sociale nga stërvitja brenda ambienteve të stadiumit të qytetit. Muça së bashku me disa kolegë të tjerë në drejtimin e një instruktori kryejnë disa ushtrime, mes tyre pompat, disa me një dorë, ndërsa të tjerët dëgjohen në video duke thënë “aha me një nuk e bëj dot unë”. Gjithsesi pavarësisht se çfarë mendojnë të tjerët, shefin e rendit nuk e shqetëson kjo gjë, por ka një mesazh.

Nuk më shqetëson çfarë se çfarë mendojnë ata që s’më duan! Por ata duhet të shqetësohen për atë që jam unë në të vërtetë (Shaka)” shkruan Muça në një postim në Facebook.


Kokë e këmbë i dashuruar/ Donaldi shkruan tekst dhe i bën dedikim më të ndjerë me këngë ,Bora Zemanit (VIDEO)

Donaldi ka folur gjerë e gjatë për lidhjen dhe ndarjen nga Bora Zemani gjatë një bisede me banorët e tjerë të “Big Brother”.Ai ka pranuar se e ka marrë malli për të dhe ka lënë të kuptohet se është ende i dashuruar pas saj. Donaldi ka treguar se shkaku i ndarjes nuk ka qenë mungesa e dashurisë, por zënkat e vazhdueshme.Ai ka shtuar se është shumë i njëjtë me Borën, kokëfortë të dy dhe asnjëheri nuk hap rrugë. Në lidhje me këtë situatë, Donaldi ka shkruar një tekst këngë, kënduar nga Elgit Doda.

Për këtë situatën e ndarjes, unë shkruajta një tekst që e ka kënduar Giti. Nëse e ka nxjerrë Giti ta vendosin këtu ta dëgjojmë”, ka treguar ai.

Bëhet fjalë për këngën “Toxic Love” (Dashuri toksike), të publikuar një javë më parë nga Elgit Doda. Ndërkohë Donaldi është dhe pjesë e klipit. Kënga flet për një çift që e duan njëri-tjetrin, por zihen vazhdimisht.


“Përmbyti” Europën me kokainë/ Ekstradohet drejt Italisë “mbreti” shqiptar i drogës

Autoritetet shqiptare kanë ekstraduar drejt Italisë Dorian Petokun. Ai u arrestua në 30 janar të vitit 2019 në Tiranë dhe tashmë është në duart e drejtësisë italiane. Petoku ra në pranga falë operacionit të përbashkët me autoritetet italiane të koduar “Brasile low cost”.


Dorian Petoku nuk është vetëm një trafikant droge, ai është një mbret i trafikut evropian të drogës dhe është një nga figurat më të spikatura të mafies shqiptare, e cila ka përmbytur Romën me kokainë, marijuanë dhe armë” shkruajnë mediat italiane.

33-vjeçari akuzohet se është pjesë e një grupi që kishte tentuar të trafikonte 7 ton kokainë nga Brazili në Itali, por autoriteteve në Romë u kishte shpëtuar, ndërsa tashmë do të përballet me veprat penale.Ai kishte për detyrë të ndërmjetësonte çmimin e kokainës, transportimin e saj dhe korruptimin e punonjësve të doganave.

Në Itali për këtë dosje janë disa të arrestuar, mes të cilëve Silvano Mandolesi, Marcello Sciaffini, Salvatore Casamonica dhe malazezi Tomislav Pavloviç.

Pasi Wanda i fali tradhtinë/ Icardi konfirmon se janë bashkë dhe më të dashuruar se kurrë(Foto)

Mauro Icardi shkroi një mesazh emocional në Instagram pak ditë më parë për gruan e tij, Wanda Nara, pasi dyshja u ribashkuan pas një ndarjeje të shkurtër. Sulmuesit të Paris Saint-Germain iu dha leja për të munguar në ndeshjen vendimtare të skuadrës së tij në Ligën e Kampionëve kundër RB Leipzig dhe gjithashtu mungoi në dy seanca stërvitore pas një ndarje tipike publike nga Wanda, i cili është gjithashtu agjentja e tij, shkruan Daily Mail. Por çifti i famshëm duket se i ka rregulluar gjërat të dielën dhe Icardi tregoi mirënjohjen ndaj gruas së tij për angazhimin në lidhjen e tyre pasi ajo e kishte akuzuar atë për tradhti ndaj tij një ditë më parë….


Faleminderit dashuria ime që vazhdoni të besoni në këtë familje të bukur, faleminderit që je motori i jetës sonë. Të dua”, ka shkruar Icardi në postimin në Instagram.


Covid-19 në Greqi/ 3279 të infektuar ,38 viktima në 24 orët e fundit

Autoritetet në Greqi bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën nga covid 38 qytetarë. Po ashtu, në shtetin fqinj janë shënuar dhe 3279 raste të reja me COVID-19, ndërkohë 351 janë të intubuar duke vijuar betejën me sëmundjen. Me 38 viktimat që u shënuan sot numri i fataliteteve në total nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 15485.


Aktori Elvis Pupa apel fansave të Big Brother Vip: “Mbledhim lekë t’i blejmë një stol Arbana De Filipit!”

Të drejtosh një spektakël live për disa orë nuk është aq e lehtë sa duket, e sidomos nëse flasim për “Big Brother”. Pasi ka qëndruar gjatë në këmbë dhe mbi taka shpesh Arbana ulet në skenë, veprim që është komentuar gjithnjë. Vlen të përmendet se ky është një veprim që e bën dhe Maria De Filippi. Së fundmi, aktori i njohur i humorit Elvis Pupa ka bërë në Instagram një status lidhur me këtë.


Teksa ka postuar një foto nga spektakli i mbrëmshëm, ai e quan me humor “Arbana De Filipi” dhe shkruan:

“Them të mbledhim lekët ti blejmë një stol Arbana de Filipit se pa qamet tu fshi studion me plaçkat e trupit” ,- shkroi ai.

Në postimin e tij Elvisi i ka bërë tag edhe faqes së “Big Brother VIP Albania”. Mbetet për tu parë nëse herën tjetër do ketë një stol për Arbanën.

Rama emëron zv.ministren e re të Infrastrukturës

Enkelejda Muçaj është emëruar zëvendësministre e Infrastrukturës dhe Energjisë. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave nga kreu i qeverisë Edi Rama. Vendimi është publikuar në faqen online të Kryeministrisë.


V E N D I M

PËR

EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Enkelejda Muçaj emërohet zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

E vërteta e arrestimit të Koço Devolës në Itali/ Gazetari Mitro Çela publikon detaje: “U kap me drogë në Rimini”

Gazetari Mitro Çela ka publikuar detaje interesante nga jeta e aktorit të njohur të humorit, Koço Devole, i cili u nda nga jeta pas betejës me COVID-19. Çela për herë të parë ka zbuluar prapaskenat, se si angazhoi Sali Berisha avokatin e Berluskonit dhe interesimin e Ilir Metës për të liruar Koço Devolen nga arrestimi në Itali. Gazetari ka publikuar librin me kujtime në ndër të Koço Devolës, teksa e trajton në formë bisedë me gazetarin tjetër të njohur, Filip Çakulli.

NGA MITRO ÇELA


KUR QAU FILIP ÇAKULI

-Bisedë e Filipit me Mitron-

E pyeta Filipin: -Kaloi një javë pa Koçon. Të mungon?
-Ndjehem si peshku pa ujë! -ma ktheu ai. -Ishte njeriu im më i afërt. 42 vjet bashkë. U njohëm te revista “Hosteni”. Unë djalë. Ai humorist i madh. Vazhduam bashkë në koncerte. Hartuam bashkë skenare dhe skeçe. Bashkë te “Fiks Fare”, bashkë me pushime në Sarandë. Ai ishte pjesa ime e dytë ose isha unë pjesa e dytë e Koços.
-A mund të qajë Filip Çakuli?

-Kam ndjerë dhimbje të madhe, por nuk kam derdhur lotë as për humbjen e mamasë e as për vdekjen e babait. Si ndodhi që më rrodhën lotët? U futa në zyrën e Koços… Bosh… Gazetarët kishin vendosur mbi tavolinën e punës së tij një tufë me lule. Pashë dy palë syze(njëra e dëmtuar),kompjuterin ,një cigare të lënë përgjysmë, letra, disa karikatura… Ngriva. U ula në karrige. Ndenja ca minuta, fshiva sytë dhe pa i folur askujt u futa në zyrën time.

-Të ngushëlluan? -vazhdova të këmbëngul me pyetje unë.
-Si asnjëherë. Mbi 1000 telefonata. Mesazhe pa fund.
-Koço Devole në skenë ishte aktor i madh, por jashtë skene ishte i heshtur, i
mbyllur, dukej si i bezdisur nga njerëzit.


-E ke gabim, -ma ktheu Filipi. -Ai ishte shumë popullor, në skenë dhe jashtë saj. Ishte humoristi më i madh i Shqipërisë. Qe aktor, regjizor, bënte karikatura me ide. Qe skenarist. Ai, si humorist, mund të krahasohet me Qamil Buxhelin. Kur ecnim rrugës me Koçon, gjenim belanë. E ndalonin qytetarët: “Bëjmë një foto? Dua një foto tjetër me djalin”.

Kishte të tjerë që kërkonin autograf. Mua më kërkonin të ndërhyja te Koço që të shkonte të luante në estradat e Shkodrës, Fierit, Vlorës,Tiranës. Me Koçon donte të dilte në skenë Skënder Sollaku, Zef Deda, parodistët e Vlorës, Aleko Prodani, Fadil Hasa. Nuk gjen regjizor që nuk donte ta kishte aktor në filmat e Kinostudios ose në telenovelat e televizioneve.

Po koncertet në Pallatin e Sportit, në estradën e Tiranës, në Pallatin e Kongresit a mund të më gjesh njeri që mund t’i bënte si Koçoja? Jo dhe jo. Po pse? Sepse ai ishte si magjistar. I mblidheshin aktorët e këngëtarët, që nga Vaçe Zela, Tonin Tërshana, Liljana Kondakçi, Luan Zhegu, Parashqevi Simaku, Aleksandër Gjoka e të tjerë.

Nuk mund të gjesh mes aktorëve njeri punëtor, iniciator, fantazist si ai. I palodhur dhe i rreptë në punë, por i dashur dhe i respektuar pas punës. Unë bëhem kurioz dhe e pyes: -Koçon e mbaje për vete apo ishte edhe pjesë e familjes?


-Kur jetonim në Lushnje, Koço hynte dhe dilte te ne si në shtëpinë e tij. Bënte humor me Vasilikën, luante me dy djemtë e mi, Zhanin dhe Orestin. Ata qeshnin me lot, sepse ai ishte aktor jo vetëm në skenë, por edhe mes fëmijëve.
-A ka ardhur Koço në Dërmisht?
-Sa herë që shkonim në Sarandë, ngjiteshim në fshat, -thotë Filipi.


-Dhe çdo herë që shkonim babai bënte festë. Mamaja gatuante pulën që therte babai. Bënte pita. Mbi tavolinë shtrohej raki e verë. Ndërkohë hapej fjala në fshat.

Shkonim në klub, tavolinat plot. Dikush qeraste me një gotë verë, dikush me raki, një tjetër me kafe. Koço bënte humor: tregonte barcaleta. Njerëzit qeshnin me lot. Bënin shaka. Largoheshin të lumtur. Babai mburrej dhe krekosej se kishte mik shtëpije të madhin Koço Devole! Pa ikur mirë nga fshati më pyeste se kur do vinim përsëri…

Për dy-tre vjet nuk vimë, ia ktheja unë. U harxhojmë ju dhe fshatin. “Lëri këto! Koçoja bie në shtëpi dhe në fshat humor. Nuk i sheh sa të gëzuar janë njerëzit?!”-më thoshte babai.
-Kam mendimin se humori i madh bëhet vetëm në vatan,-them unë përsëri.-Pse
mori arratinë Koçoja përtej oqeanit?!

-Ai iku në Amerikë me familjen në vitin 1998. Kishte arsye. Vendi ishte sketerrë. Bandat qeverisnin vendin. Estradat u mbyllën. Humoristët luani tavëll ose me letra. Biznesi u tha. Nuk kishte para për sposorizime. Arti nuk bëhet nga shtëpija. Një ditë më mori në telefon dhe më tha: “Filip! Po të ra rruga nga Amerika, të pres në shtëpi. ”Pas disa muajsh një biszesmen më pagoi biletat. Na dha edhe ca para xhepie bashkë me gazetarin Genc Tirana hipëm në avion. Vizitën e parë në Nju Jork e bëmë në shtëpinë e Koços. Jetonte në mes të pyllit. Shtëpi e bukur.

Pronar ishte dhëndri, djalë i zoti, nga Kosova. Ishte bizesmen. Kishin dy vajza. E pyeta një ditë Koçon: “Çfarë bën në Amerikë?”
-“Dy vjet më parë jepja koncerte për emigrantë. Qytet më qytet. Bashkë me Pëllumb Kullën, Agim Krajkën, Xhevahir Zenelin, Anita Bitrin etj. Por u lodha. U mërzita, u bezdisa. Tani nuk bëj asgjë. Jetoj si i vdekur. Dal për peshk. Rrallë për gjah. Fle. Ëndërroj për humorin.
-Pse nuk vjen në Tiranë?
-Të tund derën apo të mas rrugët?
-Jo. Hajde të punojmë bashkë në Top Channel!

-Por te Top Channel-i ka zot hauri. Pa ftesën e Tanit, nuk e lë Amerikën”…
-U ktheva në Tiranë. I thashë Tanit: “Sikur të marrim në punë Koço Devolen?!”
-Bën shaka! Ai jeton në Amerikë? Vjen të punojë me ne? Unë e kam adhuruar Koçon që fëmijë. Mes shokëve tregonim batutat e tij. Në çdo kohë derën e Topit e ka të hapur.”

-Pas disa ditëve Koço mbërriti në Tiranë. Biletën e avionit ia preu Tani. Pimë kafe të tre. Më i lumturi ishte Tani.
E pyes Filipin: -“Fiks Fare” në vitet 2000 ishte një risi në televizion dhe në humor.
U përshtat Koçoja?
-Ai kishte lindur për të bërë çdo gjë. Bënte skenare. Dilte në skenë. Imitonte, shkruante. Solli në jetë shumë personazhe. Bënte monitorimet me Doktorin, Palomën, Fonin. Improvizonte. Shumë miq e shokë më thoshnin se jam me fat që punoj me Koçon. Kur mungonte ndonjë ditë në ekran, kërciste telefoni: “Ku është Koçoja?!”

-Për arsye të mos arsyes Koço u arrestua në Itali. Politikanët bënë sehir?- e pyes
unë dhe Filipi më thotë:
-Përkundrazi. Sali Berisha më thirri në Parlament. Më tha se në Itali kishte mik një avokat të njohur. “Zoti Biondi ka qenë edhe ministër i drejtësisë në qeverinë e Berluskonit. Do flas me avokatin. Ai do bëjë të pamundurën për ta nxjerrë të pafajshëm. Nuk ka mundësi që një humorist kaq i madh si Koço Devole të merret me drogë.”

Më thirri edhe Ilir Meta. Në atë mot ishte ministër i Jashtëm. Më tha se do bënin të pamundurën në rrugë diplomatike për Koçon. “Do bëjmë disa shkresa zyrtare ku do të tregojmë se cili është për shqiptarët Koçoja.”Ndërkohë Gjergj Luca dhe Agron Duka u treguan të gatshëm për të ndihmuar Koçon nga ana finaciare.
-Shkove në Itali?
-Po. Dy herë. Së pari me Gjergj Lucën. Koçoja ishte i burgosur në Rimini. Takuam avokatin. Dorëzuan dokumentat. Herën e dytë shkova me një përkthyese. E takuam Koçon në burg. Ishte me humor. “Kam trajtim ekstra,” -tha Koço.-“Biruca ime është si një dhomë në hotel me pesë yje. Bëja humor me karabinierët, por nuk kuptonin. I detyrova të mësojnë shqip. Tani u tregoj dhe qesh vetë. Por unë jam i pafajshëm. Më zunë në një makinë. Unë mbaja në duar, si lodër, një vegël. Nuk e dija çfarë ishte. Na kapën karabinierët. Shtypën një sumbull nga vegla që mbaja unë në dorë, diçka kërciti dhe u hap një kuti me drogë. Por unë isha pasagjer. Nuk dija gjë. Isha viktimë. Por do dali e vërteta.

”U bë gjyqi. U mbyll gjyqi. Koço doli i pastër! Por u trishtova me politikën ditën që Koço Devole u nda nga jeta. Ministria e Kulturës duhet të organizonte homazhe. Po kështu qeveria duhet të hapte sallën e “Pallatit të Kongreseve” për t’i dhënë lamtumirën humoristit të madh. Atë që la mangunt qeveria, e bëra bashkë me Agron Llakën. Folëm me drejtorin e Policisë së Qarkullimit Rrugor dhe ai dërgoi dy motoçiklistë që shoqëruan kortezhin.

-Të la ndonjë amanet Koçoja?
-Po… Një ditë, si shumë herë të tjera, u ulëm për drekë. Ishim vetëm të dy. Ai më tha se kishte merak djalin dhe mbesën. Djali kishte ardhur nga Italia dhe jetonte bashkë me të. A kishte zanat? Vetëm shofer. Ndërsa mbesa, Sindi, ishte studente në Itali. Çdo muaj i dërgonte 300 euro. I duhej edhe një vit që të mbaronte masterin. Pasi Koçoja u largua nga kjo jetë, e rregulluam djalin shofer në spitalin Gjerman. Më pas takova Sindin. E pyeta se kur e mbaronte masterin. I duheshin edhe katër muaj…E plotësova edhe amanetin e dytë të Koços…
Në fund e pyes Filipin: -E ka pasuruar biografinë tënde Koçoja?

-Kam punuar 42 vjet si gazetar. Kam botuar 10 libra. Kam shkruar qindra artikuj. Le të harrohen të gjitha. Mjafton të mbetet në biografinë time fakti që kam punuar, kam jetuar, kam bashkëpunuar dhe kam bërë humor me Koço Devolen.

Shqiptari habit në Aeroportin e Pizës/ Kishte mbushur valixhet me 40 kile mish…

Tipike shqiptare! Autoritetet italiane kanë ndaluar një person nga Shqipëria në aeroportin e Pizës, pasi autoritetet doganore kanë zbuluar një sasi të madhe mishi që ai e kishte futur në valixhe. Mediat italiane bëjnë me dije se shqiptari ishte nisur nga Tirana dhe kishte marrë me vetë 40 kilogramë mish. Për fat të keq, rreth 400 mijë lekë mish i kanë shkuar dëm shqiptarit pasi i është lejuar ta kalojë. Autoritetet italiane thonë se ushqimet e mishit, nënproduktet, po ashtu edhe ato të qumështit dhe nënproduktet janë të ndaluara pasi paraqesin rrezik të lartë për sëmundje të ndryshme infektive. Në këtë aeroport, përgjatë vitit 2021 janë sekuestruar plot 562,5 kilogramë produkte mishi dhe 413.20 kilogramë produkte qumështi, kryesisht nga vendet e Ballkanit.


Vdekja e turistëve Rusë/ gazetari Koka: “Në të njëjtën hotel ka gjetur vdekjen edhe një turist polak,2-3 muaj më parë !”

Gazetari Spartak Koka ka dhënë detaje të reja në lidhje me hotelin ku u gjetën të v dekur 4 turistë rusë. Koka tha se disa muaj më parë, në të njëjtin hotel dhe në të njëjtën SPA ku u gjetën të v dekur familja Burenkova dhe dhëndri i tyre, ka ndërruar jetë edhe një shtetas polak. Gazetari tha se ekspertiza mjekoligjore për këtë rast përcaktoi arrestin kardiak si shkakun e vdekjes ndërsa shtoi se më pas nga autoritetet ligjzbatuese është vendosur mosfillimi i çështjes.

Spartak Koka tha :


“Në të njëjtën hotel para dy-tre muajsh ka gjetur vdekjen edhe një shtetas polak 55 vjeç. Në të njëjtën hotel, në të njëjtën SPA. Sipas ekspertizës shkaku i vdekjes për këtë shtetasin polak është vendosur arreti kardiak. Dyshohej fillimisht që të kishte përdorur lëndë narkotike. Raporti mjekoligjor ka përcaktuar arrestin kardiak si shkak të vdekjes së këtij shtetasi. Është dy-tre muaj më parë. E kam të konfirmuar edhe nga Policia e Kavajës, edhe nga Prokuroria e Kavajës dhe është vendosur mosfillim i çështjes. Tani, kjo është për t’ju dhënë informacion, ndoshta për ta plotësuar background-in e ngjarjeve në të njëjtin vend”, tha gazetari Koka.