TIRANA fiton derbin me Partizanin dhe merr kryesimin

Tirana mposht Partizanin me rezultatin minimal 1-0 në derbi. Sfida u vendos nga një gol I shënuar nga Vesel Limaj në pjesën e parë me penallti. Sfida nisi “zjarr” që në minutat e para, por ekipet nuk arritën të gjenin rrugën e rrjetës. Gol i ndeshjes do të vinte në fundin e pjesës së parë dhe pas një vendimi me VAR. Belica pengon brenda zonës Tolin, gjyqtari vijon lojën, por më pas thirret në VAR dhe pas rishikimit vendos të akordoi penallti. Nga 11-metrat, Vesel Limaj nuk gabon dhe e dërgon topin në rrjetë duke I dhënë avantazhin bardhebluve. Në pjesën e dytë, Partizanit hidhet i gjithë përpara për të gjetur golin e barazimit, por Tirana mbrohet mirë deri në fund duke marrë kështu 3 pikë me vlera, ndërsa fundos akoma më shumë Partizanin që nuk ka marrë ende fitoren e parë. Me këtë fitore, Tirana merr kryesimin me 14 pikë, ndërsa Partizani në vendin e 8-të me 4 pikë.

Java e 6-të e Abissnet Superiore

Formacionet zyrtare:

Tirana (4-3-3): Bekaj; Ismailgeci, Hoxhallari, Behiratce, Toshevski, Najdovski, Toli, Limaj; Totre, Seferi, Ngo’o.

Partizani (3-5-2): Hoxhaj; Sota, Belica, Saliou; A. Marku, Rrapaj, Murataj, Mala, Musta; Stenio Junior, Filipovic.

Gjyqtar: Eldorjan Hamiti / VAR: Kridens Meta

Nënkalimet, Erion Braçe bën batuta: “Unë futem, Bashës i prishen flokët, Ramës i hiqet koka” (VIDEO)

Në seancën e kësaj të hëne në Kuvend, ish-zv/kryeministri dhe deputeti i PS-së Erion Braçe foli për nënkalimet, ku batutat nuk i kurseu. Braçe ngriti shqetësimin e dy rrugëve në Lushnje që lidhin shumë fshatra në zonë me njëra tjetrën.Braçe tregoi me foto se si mbikalimet janë lënë përgjysmë dhe kërkoi nga ministrja të dinte se a kanë qenë ato të përfshira në projekt apo jo dhe pas kësaj qeveria ti japë zgjidhje situatës.

Brace tha :

“Këtu? Në ajër….As nuk hipën dot dhe as nuk zbret dot. Urdhëroni dhe një tjetër. Mbikalim tjetër ky. Edhe një mbikalim tjetër, edhe një tjetër? Edhe një mbikalim tjetër, ky është i njëjti. Ndërkohë që ky këtu është nënkalim. Jam i bindur që kryetarit të Opozitës i prishin flokët, kryetarit të Qeverisë i heqin kokën”.


Mosha dhe vitet për të janë thjesht numra/ Luljeta Bozo nuk dorëzohet, shkon me bastun në seancë, ministrja e pret në oborrin e Kuvendit !

Deputetja e PS Luljeta Bozo ka marrë pjesë sot në seancën e radhës plenare. Edhe pse 79 vjeçe, ajo nuk dorëzohet dhe ka vendosur të qëndrojë bashkë me kolegët e tjerë. Sot, ajo është fotografuar në oborrin e Kuvendit duke u mbështetur në një bastun. Mosha dhe vitet për të janë thjesht numra. Teksa Bozo i afrohet hyrjes së Kuvendit duke ecur me bastun, e para që e pret është ministrja e Bujqësisë Frida Krifca. Po aq “e habitur” sa ne që shohim këtë foto duket dhe ministrja, e cila me një vështrim ngulmues pret deputeten e PS të afrohet.


Tronditet Vlora/ Nipi vret me armë gjahu xhaxhanë e me pas veten…

Një krim i dyfishtë ka tronditur fshatin Mekat të Vlorës pasditen e kësaj të hëne. Një i ri ka vrarë me armë gjahu xhaxhanë me më pas veten. Shtetasi Genci Koreta, 39 vjeç, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta ka vrarë me armë gjahu xhaxhain e tij, shtetasin Jorgji Koreta, 64 vjeç, e më pas veten. 39-vjeçari ka vrarë edhe veten me po të njëjtën armë gjahu, e cila është sekuestruar nga policia.

Njoftimi i policisë:


Vlorë/Informacion paraprak

Në fshatin Mekat, Vlorë, dyshohet se shtetasi G. K, ka vrarë me armë gjahu në banesë xhaxhain e tij, shtetasin J. K, dhe më pas ka vrarë veten.

Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e gjahut.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Fatos Lubonja: Duhet refleksion,Basha po e kthen PD në viktimë të sistemit !”

Gjatë bisedës në studio, analisti Fatos Lubonja u ndal tek dy terma, përkatësisht replikë dhe miza nën kësulë, terma të përdorura në komunikimin e kreut të PD-së gjatë fjalimit të tij të mbajtur të shtunën. Lubonja tha se kriza në të cilën është përfshirë PD ka nevojë për refleksion. Po ashtu shtoi se kjo përplasje po kthehet në një meskine dhe të dy personazhet, Berisha dhe Basha kanë përgjegjësi.

Pyetje: Përse mendoni se Basha më në fund foli?


Lubonja tha :

Po i referohem dy termave, replikë dhe miza nën kësulë…Unë mendoj që në këtë krizë që është hapur në PD, në interes jo thjesht të PD por të gjithë shqiptarëve, ne kemi nevojë për refleksion. Refleksion për gjithë çfarë ka ndodhur që na ka sjellë në këtë pikë, PD! Unë do të rekomandoja ulje dhe reflektim të përbashkët se si kemi arritur deri këtu dhe cilat janë përgjegjësitë tona , nëse duhet të ndryshojmë apo të ikim dhe t’ja lëmë disa të tjerëve. Kjo mungon. Unë mendoj që kjo luftë e vogël bëhet meskine, pikërisht sepse kanë përgjegjësi. Pra ky është PD ka humbur sepse në thelbin e vet nuk ka punuar për shqiptarët, por për oligarkët dhe një pakicë dhe këta kanë qenë pjesë e këtij bashkëpunimi dhe ndaj kanë mizën në kësulë dhe nuk qasen dot. Unë mendoj që detyra e parë e Bashës nuk është të thotë, “Unë s’të lejoj”! Por mund të thuash ne nuk të lejojmë… dhe lind pyetja kush jemi ne që nuk të lejojmë? Pra dhe këtu nis problemi… Jemi në një situatë që në vend që të sqarojnë, vazhdojnë përplasjet në distancë.

Edmond Spaho:”Strukturat e partisë janë në depresion politik,vetëm Sali Berisha mund ta bënte këtë shkundje”

Edmond Spaho, deputeti i Partisë Demokratike i Korçes u shpreh në në A2 CNN se Foltorja e Sali Berishës është gjëja më e mirë që i ka ndodhur PD-së, që sipas tij, kishte nevojë për një “shkundje”. Deputeti demokrat shtoi se ka ngelur shumë i ofenduar nga fjala “llum” dhe se nuk e pranon as në nivel personal dhe as në nivel partiak.

Edmond Spaho tha :


“Kam përgjegjësitë e mia për gjendjen në të cilën ndodhet sot Partia Demokratike dhe për këtë arsye nuk kam pranuar post as në Kuvend dhe as në parti. Më janë ofruar dy poste dhe i kam refuzuar. Do të jap kontributin tim si deputet i thjeshtë. Nëse unë kam bërë gabime në të shkuarën, kjo nuk do të thotë se tani nuk duhet të ngre zërin dhe të kërkoj që ai që ka humbur 4 herë radhazi, të japë dorëheqjen. Sepse nuk ka më asnjë pritshmëri dhe strukturat e PD-së e kanë humbur besimin te fitorja tashmë. Mund të them që Foltorja është gjëja më e mirë që i ka ndodhur PD-së, të paktën që nga viti 1997. E ka shkundur partinë. Strukturat e partisë janë në depresion politik. Vetëm Sali Berisha mund ta bënte këtë shkundje dhe për këtë duhet t’i jemi mirënjohës. Ai mund ta ketë nisur për interesa personale, por kjo i shërben shumë PD-së”, deklaroi Spaho.

“Aq më tepër që zoti Basha vjen pikërisht nga qeverisja e Berishës, ka pasur poste ministrash dhe ka qenë kryetar partie. Basha ta ekspozonte më parë këtë “llumin”, meqë ka qenë pjesë e tij”, theksoi Spaho.

Sa i përket thirrjes së Kuvendit Kombëtar të PD-së, Spaho nënvizoi: “Në statut thuhet se Kuvendin Kombëtar e thërret edhe 25% e anëtarësisë dhe 15% e saj përcaktojnë objektin e debatit dhe diskutimeve në të. Kuvendi do të mblidhet”.

Gazetari Bledian Koka: “Basha është në ditët e fundit në krye të PD-së, ‘Foltorja’ e Berishës po çliron Partinë Demokratike”

Gazetari Bledian Koka, i ftuar në Edicionin e Pasdites, në një intervistë me moderatoren Armela Ferko, në Syri Tv, foli për zhvillimet në PD dhe Foltoren e Sali Berishës. Koka thekson se Basha është në ditët e fundit në krye të PD-së, duke shtuar se Foltorja e Berishës do ta çlirojë Partinë Demokratike.

Basha tha se ka mbështetjen e 97 përqind të demokratëve, është si meme. Një qytetar u masakrua në Policinë e Lushnjës dhe PD nuk reagoi, e nga PD bëjnë ca denoncime pa kuptim. Foltorja do të çlirojë PD-në. Kjo se PD aktualisht është çorientuar. PD është bërë parti e fasadës, është në agoni. Nëse flasim për vettingun, në ato institucione ka vetëm njerëz të Ramës e të maxhorancës. Basha është në ditët e fundit si kryetar i PD, edhe pse po përpiqet që të mos e lëshojë kreun, do ta bëjë, sepse nuk ka rrugë tjetër”, u shpreh Koka.


Masat anti COVID/ Nga nesër Italia ‘mbyll’ kufirin me Shqipërinë, nuk ka më asnjë vizitë turistike !

Në një vendim të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë atje është mësuar se Italia ka mbyllur kufijtë me Shqipërinë për udhëtime jo esenciale. Pra, nga dita e nesërme askush nuk mund të udhëtojë më për turizëm apo për arsye që nuk janë të domosdoshme.Shqipëria nuk është më në listën D të Italisë dhe kemi kaluar në listën E, duke e bërë më të vështirë udhëtimin mes dy vendeve. Ky vendim do të jetë dhe është i vlefshëm deri në 15 dhjetor.

Njoftimi i plotë:


Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se qeveria italiane ka forcuar masat kufizuese, për të përballuar situatën emergjente epidemiologjike shkaktuar nga Covid-19.
Si rrjedhojë, duke filluar nga data 26 tetor- 15 dhjetor, shtetasit nga:

  • Shqipëria
  • Maqedonia e Veriut
  • Serbia
  • Mali i Zi
  • Bosnje Hercegovina
  • Libani
  • Azerbaxhani
  • Moldavia
  • Brunei Armenia
    mund të hyjnë në Itali vetëm për motive të caktuara si:
    -motive pune,
    -motive shëndeti,
    -motive studimi,
    -motive urgjence,
    -persona të cilët kthehen në vendin e tyre të rezidencës,
    -familjarët e ngushtë të shtetasve shqiptarë të pajisur me leje qëndrimi të rregullt në Itali,
    -personat të cilët kanë një marrëdhënie emocionale të provuar dhe të qëndrueshme me shtetas që janë rezident në Itali,
    -sportist, teknik dhe gjykatës garash dhe shoqërues që marrin pjesë në aktivitete sportive olimpike, paraolimpike të certifikuara dhe me interes kombëtar.
    Shtetasit që udhëtojnë nga Shqipëria drejt Italisë, pavarësisht nga nënshtetësia dhe që kanë qëndruar aty më shumë se 120 orë do t’i nënshtrohen edhe një vetë izolimiditor, në fund të të cilit do kryejnë edhe një tampon molekular apo antigjenik. Dokumentacioni i nevojshëm që kërkohet:
    a) prezantimi i “Passenger Locator Form” në format dixhital ose në kopje fizike
    https://app.euplf.eu/
    b) prezantimi i testit me rezultat negativ molekular ose antigjenik, të kryer 72 orë përpara udhëtimit;
    c) qytetarët i nënshtrohen izolimit në mirëbesim prej 10 ditësh në adresën e deklaruar në “Passenger Locator Form”;
    d) i nënshtrohen testit molekular ose antigjeni, në përfundim të izolimit.
    Këto masa janë të vlefshme deri më datë 15 dhjetor 2021 Arsyet për të udhëtuar janë vetëm për punë, çështje shëndetësore, urgjencë absolute apo rikthim në banesën e rezidencës. Në këtë vendim të Italisë janë të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, me përjashtimin e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Dyshohet për helmim/ Nisin hetimet për 35 qyetaret në Krujë, priten përgjigjet e analizave

Kanë nisur hetimet lidhur me helmimin e 35 personave në Krujë. Mesohet se në urgjencën e spitalit të Krujës dy ditët e fundit kanë shkuar për ndihmë mjekësore, rreth 35 persona të cilët dyshohet se janë helmuar dhe mes tyre ka pasur edhe fëmijë. Këta persona kanë mbërritur në spital me të vjella, diarre, dhimbje barku, temperaturë dhe pesë prej tyre janë në gjendje më të rënduar dhe ndodhen të shtruar. Nga ana e Policisë janë njoftuar organet e shëndetit publik dhe të AKU-së, për të sqaruar këtë situatë. Priten analizat nga DSHP Krujë dhe Tiranë.Grupi hetimor po kryen të gjitha veprimet procedurale, me qëllim zbardhjen e shkakut dhe sqarimin e rrethanave të këtyre rasteve.


Ulen shifrat/ 264 raste të reja me Covid ,6 jetë të humbura

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.
Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.


Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:
Janë kryer 2,640 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 264 qytetarë, në këto bashki: 133 në Tiranë, 29 në Fier, 24 në Lushnje, 16 në Durrës, 7 në Vlorë, 5 në Has, Lezhë, Gjirokastër, 4 në Kukës, 3 në Kurbin, Libohovë, Tepelenë, Kolonjë, 2 në Tropojë, Kamëz, Vorë, Kavajë, Sarandë, Skrapar, 1 në Fushë- Arrëz, Mirditë, Dibër, Mat, Mallakastër, Delvinë, Konispol, Përmet, Këlcyrë, Peqin, Librazhd, Gramsh.

Janë 7098 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 155 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 6 qytetarë: katër qytetarë nga Tirana 57-76 vjeç, një qytetar nga Elbasani 66 vjeç, një qytetar nga Berati 83 vjeçe.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve. Janë shëruar 192 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 171,982 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (25 Tetor 2021)
Raste të reja ditore 264
Të shëruar në 24 orë 192
Të shtruar në spitale 155
Humbje jete në 24 orë 6
Testime ditore 2,640

Testime totale 1,285,961
Raste pozitive 181,960
Raste të shëruara 171,982
Raste Aktive 7098
Humbje jete 2,880

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3,604
Fier 900
Durrës 706
Shkodër 440
Elbasan 302
Gjirokastër 221
Korçë 191
Lezhë 183
Vlorë 174
Berat 171
Kukës 131
Dibër 75

Ndryshime në Polici/ Rokadë nga Korça në Elbasan ,ja kush janë shefat e rinj

Pas rokadës që ndodhi mes Policisë Korçë dhe Elbasan pak ditë më parë në nivele të drejtuesve të tyre mes Gjovalin Lokës dhe Ardian Çipës, nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ndryshimet kanë vijuar edhe në shefat e sektorëve të policisë së Korçës. Po brenda kësaj jave Gledis Nano pritet të bëj publik edhe ndryshimet në radhët e shefave të komisariateve në Tiranë dhe qarqe të tjera në vend.


Konkretisht në Policinë Korçë, zëvendës drejtor emërohet Ermal Muça duke zëvendësuar Ilir Prodën, i cili kalon po në të njëjtin post por në Policinë e Elbasanit.

Deri në ardhjen e shefit të ri të komisariatit të Korçës, kompetencat i kanë kaluar shefit të krimeve të tij komisariati, Qemal Hoxha.

Ndërsa Klement Pikulli i cili është pezulluar nga detyra për shpërdorim detyre pak ditë më parë do të zëvendësohet nga Eduart Liço, deri në emërimin e përgjegjësit të ri të sektorit të qarkullimit të Korçës

Të vaksinuar 60% e studentëve në Korçë/ Në mësim hyjnë edhe të pavaksinuarit

Në Universitetin Fan Noli në Korçë janë vaksinuar deri tani rreth 60% e studentëve një pjesë prej të cilëve kanë marrë të dyja dozat e vaksinës ndërsa të tjerë janë vetëm me një dozë. Por edhe pse për të lehtësuar vaksinimin e studentëve pranë universitetit janë 2 qendra të ngritura duket se ata kanë zgjedhur të vaksinohen pranë qendrave të tyre të banimit. Universiteti i Korçës prej fillimit të vitit akademik lejoi hyrjen e studentëve në auditore pavarësisht nëse ishin vaksinuar apo jo. Rektori sqaron se ky vendim nuk ishte kundër grupit të ekspertëve apo rekomandimeve të tyre, por Universiteti i Korçës edhe për shkak të numrit të vogël të studentëve ka ambiente të mjaftueshme për të zhvilluar mësimin në auditore duke respektuar masat e sigurisë. Në Universitetin e Korçës në të gjitha programet e studimit janë rreth 3400 studentë../topchannel


Rrëfimi i “djallit” shqiptar në Londër: “Si e furnizoj Anglinë me kanabis, klientit që nuk pagoi i preva gishtat…”

“Dily Mail” i ka kushtuar një artikulli një të riu shqiptar të përfshirë në fushën e trafikimit dhe shpërndarjes së kanabisit.I njohur si “djalli”, i riu shqiptar Selamet Mehmetaj, me një qetësi karakteristike, ka treguar “pa doreza” të fshehtat e tregtisë së drogës në Londër dhe anën më të errët të saj.Një “baron ndryshe droge”, 28-vjeçari shqiptar promovon dhe lidhet me klientët e tij përmes Instagramit me emrin “gjaku shqiptar”, nga ku edhe poston video për të treguar fabrikën e tij të kanabisit dhe llojet e disponueshme.


I riu i cili qarkullon në rrugët e Londrës me një Benz, i cili kushton 50 mijë paund pa targa, shpjegon se si çdo muaj ai furnizon tregtarët në të gjithë Britaninë e Madhe me 2,500 bimë kanabis dhe mbledh sytha për t’i shitur.Duke u “rrëfyer” për Daily Mail, ai e bëri të qartë se çfarë i ndodh atyre që guxojnë ta tradhtojnë në punën e tij, duke treguar me vetëbesim se njëherë i ka prerë gishtat një klienti i cili nuk e paguante, dhe se i mori paratë përpara se t’i priste një këmbë.

Instagrami e fshiu si llogari “gjaku shqiptar” pasi u kontaktua nga Daily Mail. Por ndërsa faqja ishte ende aktive, gazetarët e fshehtë të Mail-it kanë marrë rolin e klientit dhe e kanë kontaktuar përmes Instagramit. Mehmetaj i ka takuar pranë shtëpisë së tij në Palmers Green.

Po çfarë ndodhi gjatë takimit?


Ai tregoi se si ka shmangur një akuzë të ngritur ndaj tij për armëmbajtje pa leje, pavarësisht se policia i ka gjetur një armë ruse, të cilën e kishte futur kontrabandë nga Shqipëria dhe e kishte fshehur në makinën e tij, duke sqaruar se së bashku me avokatin kanë shpikur një historik për ta kamufluar.

Veç kësaj ai i ka treguar se si i shpenzoi paratë nga biznesi i tij i paligjshëm për një mënyrë jetese “të shthurur” duke përfshirë një Mercedes-Benz CLA AMG prej 50,000 paund.Mehmetaj me origjinë nga Tropoja, ka zhvilluar një perandori të lulëzuar droge në Mbretërinë e Bashkuar dhe një faqe në mediat sociale për ta promovuar atë.

“Kam njerëz që marrin çdo muaj nga unë për magazinat e tyre.”, tha ai gjatë intervistës.

Korçari: “Është viti i 7 që aplikoj për lotarinë amerikane,shpresa vdes e fundit…”

Qarkullojnë shumë besëtytni mbi Lotarinë Amerikane e njohur si Green Card, njëra prej tyre, që ka marrë jehonë edhe në rrjetet sociale, është se aplikantët nga juglindja janë më të privilegjuarit. Por, rasti i Xhentil Avdylit tregon të kundërtën. Ai nuk ka qenë aq me fat. Vitet e fundit ka aplikuar rregullisht, por nuk ka fituar.

Unë jam 30-vjeç. Arsimin e lartë e kam kryer në Universitetin e Korçës. Është viti i 7 që aplikoj për lotarinë amerikane”, u shpreh ai.