Horoskopi javor i Paolo Fox nga 2 deri në 8 maj 2022

Horoskopi i Dashit

Pesë yje për shenjën e Dashit. Sharmi dhe suksesi janë të garantuara pasi Venusi ka hyrë në shenjën tuaj. Ju favorizoheni për takime të shtunën, por bëni kujdes të mos ngecni me njerëz që nuk e meritojnë vëmendjen tuaj. Në punë, pritet të merren vendime të rëndësishme, për disa, sidomos në lidhje me shitjen e një aseti.

Horoskopi i Demit

Pesë yje për shenjën e Demit. Në dashuri, dy muajt e ardhshëm do të jenë të rëndësishëm, sepse mund të keni takime premtuese. Për disa madje kjo mund të shërbejë si çlirim nga një barrë. Një këshillë, nëse një lidhje mbyllet, mos u riktheni më tek ajo, do të rrezikoni vetëm të humbni kohë. Në punë, nga ana tjetër, mund të lidhni marrëveshje të reja, mund të gjeni dhe hapësira të reja pune, thjesht nuk keni arritur ende në atë mungesë kënaqësie për të dëshiruar një ndryshim.

Horoskopi i Binjakëve

Katër yje për shenjën e Binjakëve. Venusi së shpejti do të fillojë një tranzit pozitiv, kështu që është e nevojshme të përgatiteni për të, që tani. Nëse jeni beqarë, mos qëndroni brenda mureve as brenda grackën tuaj, por lëvizni, bëhuni të gjallë. Ndërsa për ata që janë në çift nuk përjashtohet mundësia e legalizimit të lidhjes. Në punë, nga ana tjetër, Jupiteri është i favorshëm dhe kjo sjell një lajm të mirë: favorizohen eksperimentet dhe mundësitë e reja. Ju mos u shqetësoni, përgjigjet që kërkoni nuk do të vonojnë të vijnë.

Horoskopi i Gaforres

Katër yje për shenjën e Gaforres. Në dashuri duhet të hiqni qafe një barrë të rëndë, karakteri që keni ju shtyn të mendoni se dashuria e vërtetë është vetëm vuajtje, por ju e dini shumë mirë që nuk është kështu! Tani është koha për të hapur zemrën dhe për t’u përfshirë me një gjysmë tjetër! Sakaq në punë gjërat nuk do të pësojnë ndryshime të mëdha, pranoni atë që keni dhe përpiquni të jeni racionalë.

Horoskopi i Luanit

Tre yje për shenjën e Luanit. Këto ditë do të keni mundësinë të rishikoni një histori, veçanërisht nëse marrëdhënia bazohet vetëm në tërheqjen fizike. Megjithatë, mos u shqetësoni, ju do të jeni gjithmonë në krye dhe do të dinise në ç’situatë jeni, për të vepruar. Në punë, jeni mjaft të acaruar, por edhe këtu nuk ka asgjë për t’u frikësuar, shumë gjëra po ecin në favorin tuaj!

Horoskopi i Virgjëreshës

Tre yje për shenjën e Virgjëreshës. Në dashuri, nëse jeni djegur nga një zhgënjim i keq, dalëngadalë duhet të përpiqeni ta kapërceni dhe ta lini veten të ecë përpara, vetëm kështu mund të mirëprisni lajmin e mirë që ju pret në këtë periudhë. Ndërsa në punë nuk e përjashtoj mundësinë e një rinovimi, një marrëveshjeje të re edhe nëse këto ditë do ta gjeni veten duke u marrë më shumë se zakonisht me përditshmërinë e punës suaj.

Horoskopi i Peshores

Tre yje për shenjën e Peshores. Natyra e punës që bëni duket të kketë dikuar së fundmi në marrëdhënien me partnerin/en. Mundohuni të kuptoni se cilat janë emocionet tuaja të vërteta dhe nëse personi që keni në krah është me të vërtetë i duhuri për ju, përndryshe rrezikoni të izoloheni. Në punë, brenda javës së ardhshme do të jetë mirë të përcaktohen të gjitha detajet e një marrëveshjeje.

Horoskopi i Akrepit

Pesë yje për shenjën e Shigjetarit. Kohët e fundit nuk keni shumë dëshirë për t’u angazhuar, ndaj preferoni t’i përkushtoheni dashurisë me kohë të pjesshme. Historitë e lindura së fundmi vazhdojnë, por nëse jeni vetëm, kujdes mos u mbyllni në shtëpi! Në punë, qielli është në anën tuaj edhe nëse duhet të luftoni për të marrë atë që dëshironi. Nëse keni diçka për të kërkuar, bëjeni deri të enjten.

Horoskopi i Shigjetarit

Tre yje për shenjën e Shigjetarit. Në dashuri kjo është java e fundit e të qenit paksa të bllokuar, nga java e ardhshme në fakt do të ketë një zgjim të vërtetë! Pra, nëse jeni të interesuar për një person, mos hezitoni të dilni që tani me të. Në punë, java është mjaft statike edhe nëse diçka po zien, ndoshta një angazhim në fund të muajit maj.

Horoskopi i Bricjapit

Pesë yje për shenjën e Bricjapit: E marta që po vjen duket të jetë favorizuese për takime të reja! Nëse keni qenë vetëm prej një kohë të gjatë, është koha për të bërë pazar! Sidomos sepse e diela 1 maj është interesante për të përjetuar emocione të reja që i paraprijnë të martës. Në punë, nga ana tjetër, dikush po përpiqet të përcaktojë role të reja dhe nga ky këndvështrim, fillimi i javës është shumë i vlefshëm për ju.

Horoskopi i Ujorit

Katër yje për shenjën e Ujorit. Ndonjëherë bini në dashuri me njerëz që janë pak të pakapshëm dhe të largët. Nga ana tjetër mund të zbuloni se jeni të interesuar për dikë që keni takuar rastësisht! Në punë, duhet të arrini një pikë takimi, apo një armëpushim me shefat dhe kolegët. Në këtë kuptim, ditët e ardhshme do të jenë të rëndësishme.

Horoskopi i Peshqve

Katër yje për shenjën e Peshqve. Afërdita nuk është më në shenjën tuaj, por kjo nuk përfaqëson një kufi. Takimet e reja janë të rëndësishme, veçanërisht për ata që duan të ndihen të dashuruar. Në punë, yjet janë në anën tuaj, por përpiquni të mos jeni viktimë e ndonjë ndryshimi. Një përgjigje pozitive mund të vijë gjatë ditëve në vijim.

Sazan Guri: “Lekët m’i merr gruaja, por 40 mijë lekë të reja mi lë mua për ndonjë kongres…

Ambientalisti Sazan Guri është një ndër kandidatët e vetëofruar për postin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Në një intervistë për “ABC News” ai tregoi arsyet që e shtynë të vetëofrohet për postin e lartë, ndërsa rrëfeu edhe disa detaje nga jeta e tij private.

“Studio ku unë punoj ka një fitim të caktuar sepse normalisht nuk punojmë kot. Nga kjo pjesë fitimi në marrëdhënie me zonjën time i kam thënë që kaq lek në muaj mi lërë, zëre se do i prishja me vese që nuk i kam”, tha Sazan Guri.

Pyetje: Pse Sazan t’i kontrollon lekët nusja?

Sazan Guri: Po patjetër jam krenar për këtë. Po i mban ajo lekët, por 40 mijë lekë të reja për vendin mi lë mua ajo për shembull për ndonjë kongres…

Horoskopi 1 Maj 2022/ Ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju….

Dashi:

Ditët kalojnë ngadalë pa ndjenja, ndaj mjaft më, por punoni fort për të rindezur flakën tuaj. Në punë jeni duke punuar me ritme të larta dhe nuk ndaleni, por mos e teproni dhe kaq.

Demi:

Mos u shqetësoni nëse ka keqkuptime me partnerin/en, do të rikuperoheni në fundjavë. Kujdes nga çdo koleg në punë.

Binjakët:

Ju pëlqejnë emocionet e forta, por edhe ato janë në gjendje t’ju lodhin. Efektet ndjehen dukshëm edhe në punë.

Gaforrja:

Jeta për ju është një kazan me ndjenja të ngatërruara, përpiquni të hidhni pak dritë në tunelin e krijuar dhe të qartësoni pështjellimet. Punoni, punoni dhe punoni gjithmonë: ndonjëherë dhe mund të pushoni!

Luani:

Pasioni i vrullshëm po vonohet, do të duhet të presim kalimin e Hënës dhe Venusit deri në fund të muajit maj 2022. Kolegët tuaj ju duan, ju jeni mentori i tyre në punë.

Virgjëresha:

Jeni dyshues dhe i matur dhe nuk është domosdoshmërisht një defekt. Jeni në formë të shkëlqyer edhe në punë, por fundjava mund të sjellë disa surpriza.

Peshorja:

Mos u bëni karremi i të gjithëve dhe mësoni të dini si të kalibroni instinktet tuaja. Në punë jeni në stres të madh, përpiquni të mos e humbni durimin.

Akrepi:

Pasioni, vrulli, të gjitha këto ju përkasin ju dhe ato padyshim që i pëlqejnë edhe partnerit/es tuaj. Nga ana tjetër është e dukshme se ju punoni dhe madje shumë, por herë pas here lini trurin të pushojë.

Shigjetari:

Jini të sinqertë me veten: për momentin thjesht po kërkoni një aventurë. Puna po ju ecën, por ende nuk duket asnjë shans për karrierë.

Bricjapi:

Cili është ndryshimi midis një dashurie dhe një arratisjeje? Shumë prej jush ende luftojnë për ta njohur këtë fazë. Puna nuk ju shqetëson, por jeni shumë ambicioz.

Ujori:

Zemërimi dominon dashurinë, por tani kjo dukuri është bërë një konstante në jetën tuaj. Këshilla është që të kini respekt për ndjeshmërinë e partnerit/es tuaj. Puna po ecën mirë, lajme të mira priten javën e ardhshme.

Peshqit:

Konfuzioni mbretëron në zemrën tuaj, por thellë brenda jush duket se kjo gjendje po ju pëlqen, jeni duke e shijuar. Puna është e lodhshme dhe rutina ju mërzit, bëni durim.

Shpërthen festa në ‘Santiago Bernabeu’ / Real Madrid fiton titullin e 35-të në La Liga (Foto)

Reali i Madridit shpallet kampion i Spanjës për herë të 35-të në historinë e klubit. Skuadra e Ancelottit ka mposhtur 4-0 Espanyolin në “Santiago Bernabeu” dhe është shpallur kampione e vendit 4 javë para përfundimit të kampionatit. Tekniku italian ka bërë disa ndryshime në formacion, duke lënë në stol disa nga yjet e skuadrës për gjysmëfinalen e Championsit kundër Manchester City, por ata që kanë zbritur në fushë nuk kanë zhgënjyer, duke kaluar me lehtësi miqtë nga Barcelona. Rodrygo shënoi 2 gola në pjesën e parë, ndërsa Asensio dhe Benzema shënojnë në pjesën e dytë për të plotësuar pokerin. Reali fiton titullin e radhës në Spanjë dhe në mesjavë synon një vend në finalen e Championsit.

Ja çfarë ndodh në Madrid….

Myftinia e Korçës jep njoftimin e rëndësishëm: “Falja e namazit të Fitër Bajramit, do bëhet ditën e hënë në….

L A J M Ë R I M
Lajmërohen të gjithë besimtarët myslimanë të qytetit të Korçës, se falja e namazit të Fitër Bajramit, për të dyja xhamitë e qytetit, do të bëhet bashkarisht në oborrin e xhamisë “Iljas Bej Mirahori”, ditën e hënë, dt.02.05.2022.
Programi i ditës së Bajramit fillon në orën 05.50 me ligjërata, ndërsa namazi i Bajramit falet në orën 06.20.
Gëzuar dhe për shumë vjet Fitër Bajramin!
Myftinia e Zonës Korçë

Çmimet e shportës/ Bordi merr vendimin e dytë : “Shtrenjtohet orizi dhe vaji, ulet çmimi për miellin dhe sheqerin “

Mielli, vaj, sheqeri dhe orizi, janë 4 produktet që Bordi i Transparencës ka vendosur që të mbajë në monitorim dhe caktojë një çmim tavan për shitjen e tyre.Konkretisht, nga sot 1 kg oriz kokërrgjatë, në të gjitha dyqanet do të shitet me çmim jo më të lartë se 109 lekë/kg, nga 104 lekë/kg që ishte më parë. Edhe një litër vaji do të shitet më shtrenjtë. Nga 321 lekë/litër për vajin e lulediellit, çmimi është vendosur që të jetë jo më i lartë se në 381 lekë/litër për vajin e lulediellit.Çmimi i miellit ka pësuar rënie. Nga sot një kg miell masiv do të shitet 79 lekë/kg për miellin masiv nga 90.5 leke/kg që shitej më parë. Edhe çmimi i sheqerit është ulur me dy lekë, nga 123 lekë/kg që shitje më parë në 121 lekë/ kg.

Njoftimi i Bordit të Transparencës:

‘Vendimi i Bordit të Transparencës së produkteve të shportës datë 29.4.2022. Bordi i Transaparencës dhe Monitorimit të Çmimeve të Tregtimit me shumicë/pakicë të produkteve ushqimore bazë dhe produkteve të tjera të lidhura me to, i ngritur në zbatim të aktit normativ nr. 7, datë 18.03.2022 “Për transparencën dhe monitorimin e çmimit për disa produkte ushqimore bazë dhe produkte të tjera të lidhura me to, si pasojë e situatës së veçantë të krijuar në treg”, në mbledhjen e datës 29 Prill, vendosi miratimin e listës së produkteve ushqimore bazë që do të monitorohen, si më poshtë: Miell, Vaj luledielli, Sheqer, Oriz kokërrgjatë. Ky vendim është i detyrueshëm për të gjitha subjektet që tregtojnë me shumicë/pakicë këto produkte. Gjithashtu Bordi i Transparencës vendosi miratimin e marzheve që do të aplikohen për disa produkte ushqimore bazë, si pasojë e situatës së veçantë të krijuar nga rritja e cmimeve ndërkombëtare.
Për artikullin oriz kokërrgjatë (1 kg i paketuar) miratohen marzhet si më poshtë:
a) Marzhi i tregtimit të shitësit me shumicë të orizit kokërrgjatë, i cili paketohet në vend nga distributori, është 11.7 % mbi koston e zhdoganimit të produktit përfshirë dhe detyrimet e paguara në doganë, ose shprehur në vlerë 11 lekë/kg.
b) Marzhi i tregtimit të shitësit me pakicë të orizit kokërrgjatë të paketuar në vend nga distributori, është 3.8 % mbi çmimin e shitjes me shumicë të përllogaritur sipas shkronjës “a” të kësaj pike, ose shprehur në vlerë 4 lekë/kg.
Për artikullin sheqer (1 kg) miratohen marzhet si më poshtë:
a) Marzhi i tregtimit të sheqerit nga importuesi (i papaketuar), është 3.8 % mbi koston mesatare të ponderuar të zhdoganimit të produktit përfshirë dhe detyrimet e paguara në doganë, ose shprehur në vlerë 4 lekë/kg.
b) Marzhi i tregtimit të shitësit me shumicë të sheqerit, i cili realizon ambalazhimin e produktit të paketuar në vend, është 7.3 % mbi çmimin e blerjes së produktit të përllogaritur sipas shkronjës “a” të kësaj pike, ose shprehur në vlerë 12 lekë/kg.
c) Marzhi i tregtimit të shitësit me pakicë të sheqerit, është 3.4 % mbi çmimin e shitjes me shumicë të përllogaritur sipas shkronjës “b” të kësaj pike, ose shprehur në vlerë 4 lekë/kg.
Për artikullin vaj luledielli miratohen marzhet si më poshtë:
a) Marzhi i tregtimit të shitësit me shumicë të vajit të lulediellit të paketuar në vend nga distributori, është 10.3 % mbi koston mesatare të ponderuar të zhdoganimit të produktit përfshirë dhe detyrimet e paguara në doganë, ose shprehur në vlerë 35 lekë/litër.
b) Marzhi i tregtimit të shitësit me pakicë të vajit të lulediellit, është 1.6 % mbi çmimin e shitjes me shumicë të përllogaritur sipas shkronjës “a” të kësaj pike, ose shprehur në vlerë 6 lekë/litër.
Për miellin masiv miratohen marzhet si më poshtë:
a) Marzhi i tregtimit për produktin mielli masiv për prodhimin e bukës, i tregtuar nga përpunuesi i grurit, është 33.9 % mbi koston mesatare të ponderuar të zhdoganimit të produktit grurë, përfshirë dhe detyrimet e paguara në doganë, ose shprehur në vlerë 19 lekë/kg.
b) Marzhi i tregtimit të shitësit me pakicë të produktit miell masiv i ambalazhuar, është 5.3 % mbi çmimin e shitjes me shumicë të përllogaritur sipas shkronjës “a” të kësaj pike, ose shprehur në vlerë 4 lekë/kg.
Pas analizimit të këtyre marzheve Bordi i Transparencës vendosi që këto produkte duhet ti ofrohen konsumatorit familjar në markete me çmime jo më të larta se:
109 lekë/kg për orizin kokërrgjatë (1 kg)
121 lekë/kg për sheqerin (1 kg)
381 lekë/litër për vajin e lulediellit
79 lekë/kg për miellin masivKy vendim hyn në fuqi në datë 30.04.2022 dhe është i detyrueshëm për të gjitha subjektet që tregtojnë me shumicë/pakicë produktet e përcaktuara në këtë vendim.’- njofton Bordi i Transparencës.

Çmënduri në Korçë / Hajdutët vjedhin kabujt e ndriçimit në ish-godina e sanatoriumit…

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë u referuan materialet pranë Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale “Vjedhja” dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, pasi në lagjen nr. 4, Korçë, tek ish-godina e sanatoriumit, në qendrën e kujdesit mendor, është vjedhur rreth 15 m kabllo, i cili shërbente për ndriçimin e ambienteve të brendshme të kësaj godine.

Vaj në rrugë në Qafë-Thanë, pas një aksidenti, e pëson një tjetër automjet(Video)

Një aksident që ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në rrugën që lidh Librazhdin me Elbasanin është bërë shkak për një aksident tjetër. Mësohet se si pasojë e aksidentit të parë, në mes të rrugës është derdhur vaj dhe për pasojë është aksidentuar një automjet i radhës që ka kaluar.Shoferi i automjetit të dytë pretendon se edhe pse ka shkuar në vendin e ngjarjes zjarrfikësja, situata nuk është zgjidhur./abcnews

Rudina Hajdari shpreh ambicien për t’u bërë kryetare e PD-së: “Berisha nuk është zgjedhja më e mirë, ka ardhur koha për lidership të ri…

Ish-deputetja Rudina Hajari ishte e ftuar këtë të shtunë në emisionin “Kjo Javë”, të gazetares Nisida Tufa. Ajo tha se tashmë është rikthyer në PD dhe shprehu hapur dëshirën që në të ardhmen të jetë në krye të partisë. Hajdari theksoi se Berisha është më i favorizuar për të fituar garën për kryetarin e ri të PD, për vetë atë që përfaqëson në atë parti.

Pjesë nga biseda:

Hajdari: Do të jetë e vështirë. Ka një procedurë. Ende s’kam parë se kush ka depozituar kërkesën. Nuk mund të them se si do të shkojë procesi. Le t’i japim kohë për të parë se kush do të jenë kandidaturat. Përballë zotit Berisha do të jetë e vështirë për të pasur rivalë. Do të jetë e vështirë. Zoti Berisha ka një rol të rëndësishëm brenda PD dhe ndikimi i tij është i madh. PD i duhet një ofertë e re dhe duhet të apelojnë jo vetëm demokratët. Partia nuk duhet të bazohet te një individ. Duhet të krijojmë një ekip, të kemi disa njerëz. Aftësitë që janë aty brenda mund ta bëjnë këtë. Duhet një besim i ndërsjelltë nga të gjithë funksionarët brenda PD. Duke ia lënë në dorë votës dhe duke zbatuar statutin mund të arrihen te këto ide, duke i qëndruar parimeve dhe jo mënyrën se si mund të zgjidhen disa çështje brenda PD. Kushdo që ka dëshirë të sfidojë zotin Berisha duhet ta bëjë këtë gjë sepse anëtarësia në të ardhmen do të përqafojë një figurë të re. Nga ’91 deri në 2022 ka kaluar mjaftueshëm kohë që me zotin Berisha Shqipëria ka arritur shumë. Tani është koha të kemi një alternativë tjetër. Mendimi im personal, e kam thënë dhe e rithem. Unë vazhdoj të mendoj që cikli i Berishës ka mbaruar, por kush jam unë të vendos në pikëpyetje dëshirën e demokratëve.

Pyetje: Figurë që e drejtonte denjësisht PD?

Hajdari: Nuk mund të fsheh faktin që kam patur ambicie të ecë përpara në PD. Nuk mendoj që tani është momenti për të qenë kryetare e PD. Në të ardhmen do e shihja si opsion, kjo do të ndodhë në mënyrë të natyrshme. Unë sot e shoh veten si anëtare e Këshillit Kombëtar, ose më saktë si kandidate. Më tutje do të shohim mënyrën se si ata do të më besojnë. Dëshira ime është që parimet që kam t’i zbërthej në parim. Shkëputja ime nga PD në këto 2 vite ka dhënë efektet e veta. Ky është një hap i rëndësishëm në angazhimin tim brenda PD.

Pyetje: Marrëdhënia me Berishën?

Hajdari: Shumë të mira. S’i kemi shkëputur asnjëherë. Janë korrekte. Nuk ka asgjë për të fshehur. Zotin Berisha e njohim prej kohësh dhe i kemi ruajtur raportet.

Pyetje: E mbështesni Berishën në garë?

Hajdari: Personalisht jo. Mendoj që zoti Berisha s’do të ishte zgjedhja e duhur për të ardhur në pushtet nesër. Berisha është i rëndësishëm brenda PD, por për të ecur përpara si parti, duhet të zgjdhim dikë tjetër që nuk është i njëjti me atë që kemi patur 31 vite. Është e rëndësishme plaga e rëndë që ka ndodhur në këto vite. Zoti Basha ndërtoi një kult individi ku shumë prej anëtarëve të PD janë ndier të braktisur. Mendoj që Basha ka funksionuar me emërime, jo me zgjedhje. Unë mendoj që zoti Basha duhet të jetë brenda PD. Është deputet, ka kohë të gjatë brenda PD. Unë kam rezerva për mënyrën e lidershipit që ai zgjodhi të ketë.

Pyetje: Si iu duk platforma e propozuar nga Alibeaj?

Hajdari: E lexova platformën. Platforma në momentin që vjen nga deputetët ka vlerën e saj. Nuk kuptova se sa realisht anëtarët e PD e mbështesin. Duhet bërë një referendum nëse ka mbështetje në bazë. Zgjidhja duhet mbështetur edhe nga ata. Unë jam që krizën ta zgjidhim një herë e mirë.

Pyetje: Statusi non grata i Berishës, a do të ndikojë në marrëdhënien që PD do të ketë me SHBA?

Hajdari: Sa i përket statusit non grata të PD është problem i tij dhe të mos kthehet në kalë beteje për PD. Zoti Berisha duhet ta izolojë këtë problem dhe të merret me të në mënyrë individuale. Kjo çështje duhet të jetë e izoluar nga pjesa tjetër e PD. Është çështje personale. Nuk duhet ndikuar marrëdhëniet mes PD dhe SHBA-së. Nëse kjo ndodh do të jetë situatë e vështirë, por jo e pamundur. Zoti Berisha faktorizoi rolin e tij brenda PD, te ata që s’e besonin më. U pa qartë që zoti Berisha ka ende një peshë të madhe brenda partisë.

Pyetje: Si duhet zgjedhur Presidenti i ri?

Hajdari: Unë mendoj që Presidenti të vijë nga vota e popullit. Në 2022 duhet zgjedhur Presidenti nëpërmjet votës së qytetarëve, por ne s’i kemi kushtet. Tani Presidenti mund të zgjidhet nga një forcë politike, nëse ke votat në PD.

Pyetje: Roli i Metës?

Hajdari: Mendoj që zoti Meta ka pasur një pozitë të vështirë në këto vite. Opozita u largua nga parlamenti. Ai duhet shprehur më parë për djegien e mandateve. Ai e kuptoi që Kuvendi në atë kohë funksiononte në mënyrë të limituar. Unë mendoj që ai post duhet të jetë mbi palët, por që në kushtet që ishte zoti Meta me ndodhitë që ndodhën, ishin atipike.

Tirana me një atraksion turistik plus? Veliaj pyet qytetarët: “Ta lëmë autobusin që ra dje në Lanë si nje instalacion…

Ç’do të bëhet me këtë autobus në Lanë? Me gjasë, Tiranës do i shtohet një atraksion turistik plus. Do jetë pikërisht ky autobus urban, i cili përfundoi në Lanë pas daljes nga rruga si pasojë e përplasjes me një automjet tjetër të përmasave më të vogla. Dhe është pikërisht mënyra se si u fiksua pas ndalimit , ajo që ka nxitur idenë që mos hiqet por të qëndrojë aty, siç përflitet, si dëshmi e një ndërgjegjësimi nga aksidentet.

Kështu Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka pyetur qytetarët nëse kanë dëshirë që autobuzi i linjës së “Unazës” që u aksidentua dje dhe ra në lumin Lanë të lihet si një instalacion për kujdesin në timon dhe si një urë alternative. Fatmiresisht aksidenti me i çuditshem ne nje shekull kryeqytet qe pa pasoja per jeten! Por teksa po pergatiteshim per te hequr autobuzin mbi Lane, shume vete propozuan ta leme si nje instalacion per kujdesin ne timon e ure alternative mbi Lane! Si mendon shumica”, shkruan Veliaj, teksa qytetarët kanë kohë deri nesër për t’u përgjigjur.

Nëse do jetë kështu, autobusi do përbëjë nga një simbolet e Tiranës në interesin turistik…

Andi Bushati: “Mungesa e pjesës dërrmuese të deputetëve në Kuvendin e sotëm është dështimi më i madh i Berishës që prej 9 shtatorit”

Edhe pse u pa si një lëvizje për bashkimin e demokratëve, shumica e deputetëve të PD-së nuk kanë marrë pjesë në Komisionin e Rithemelimit. Lidhur me këtë ka ardhur një reagim nga analisti Andi Bushati. Ky i fundit shkruan në Facebook se: “Mungesa e pjesës dërrmuese të deputetëve në Kuvendin e sotëm është dështimi më I madh I Berishës që prej 9 shtatorit.

Nuk mund të predikosh hapje dhe bashkim e mos përfillesh mendimet ndryshe të askujt”.

Mungesa e deputetëve ka konfirmuar edhe një herë se grupi parlamentar i PD-së, vijon të jetë i përçarë, ku rezulton se 35 prej deputetëve nga 52 gjithsej, nuk kanë zgjedhur që t’i bashkohen Sali Berishës dhe Komisionit të Rithemelimit për mbledhjen e Kuvendit.

Operacion anti-drogë në Korçë/ Arrestohet 22-vjeçari i shpallur në kërkim (EMRI)

Ka shkruar në 25 numri i të ndaluarve në kuadër të operacionit antidrogë “Knock down”, i cili është finalizuar para 10 ditësh në Korçë. Uniformat blu të Korçës bëjnë me dije se këtë të shtunë ka rënë në prangat e policisë shtetasi Romeo Belul, 22 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim.Gjykata e Korcës caktoi në datën 19 prill masën e sigurisë “arrest me burg” për 22 vjeçarin,i akuzuar për veprën penale: “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Njoftimi i policisë: 

Vijon operacioni “Knock doën”, finalizuar para 10 ditësh.Vihet në pranga 1 tjetër shtetas i shpallur në kërkim, në kuadër të këtij operacioni. Shkon në 25 numri i të ndaluarve, 6 të shpallurve në kërkim dhe 70 të tjerë nën hetim penal.

Në vijim të punës për vënien përpara përgjegjësisë ligjore, të personave të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit antidrogë “Knock doën”, të finalizuar më datë 20.04.2022, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve në DVP Korçë, bënë ndalimin e shtetasit në kërkim Romeo Belul, 22 vjeç, banues në Korçë.

Ndalimi i tij u bë pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me vendimin e datës 19.04.2022, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

Bota e futbollit në zi/ Ndërron jetë Mino Raiola

Mino Raiola, agjenti që përfaqësonte disa nga lojtarët më të famshëm të futbollit, ka vdekur në moshën 54-vjeçare. Këtë herë konfirmimi vjen nga familja e Raiolës, të cilët bëjnë të ditur se Mino ndërroi jetë për shkak të sëmundjes së rëndë, të cilën e luftonte prej disa vitesh. Mino luftoi deri në fund me të njëjtën forcë që vendosi në tavolinat e negociatave për të mbrojtur lojtarët tanë”, thuhet në njoftimin e familjes Raiola.

Raiola kishte nën menaxhim disa prej futbollistëve të njohur si sulmuesin e Borussia Dortmund, Erling Haaland, mesfushorin e Manchester United, Paul Pogba dhe sulmuesin e Milanit, Zlatan Ibrahimovic. Raiola ishte gjithashtu president i Forumit të Futbollit, një organizatë e krijuar për të përfaqësuar interesat e agjentëve kryesorë dhe lojtarëve të tyre.

Arrestohen 2 vëllezërit në Korçë/ Goditën me grushta policët pasi i kapën….

2 vëllezër nga Voskopi janë arrestuar nga blutë e Korçës për shkak se kanë goditur me grushte policët që i kapën duke transportuar dru zjarri me Range Rover. Sipas njoftimit të policisë, Xhemal dhe Robert Jaçe, 41 dhe 52 vjeç u kapën duke transportuar me dy mjete “Range Rover”, njëri prej të cilëve ishte pa dokumentacionin përkatës dhe pa targa. Ndërkohë është proceduar penalisht edhe shtetasi A.J, 25 vjeç.

Njoftimi i Plotë:

Korçë

Goditën për shkak të detyrës punonjësit e policisë, pasi u kapën duke transportuar dru zjarri pa leje, me dy mjete njëri prej të cilëve pa dokumentacion, vihen në pranga 2 vëllezër dhe procedohet penalisht 1 tjetër.

Arrestohen në flagrancë Xhemal dhe Robert Jaçe, 41 dhe 52 vjeç, banues në fshatin Voskop, Korçë.

Procedohet penalisht edhe shtetasi A. J., 25 vjeç.

Këta shtetas u kapën në rrugën Voskop-Voskopojë, duke transportuar me dy mjete “Range Rover”, njëri prej të cilëve ishte pa dokumentacionin përkatës, pa targa, nga 2 m³ secili.