Bënte namin në Shqipëri në vitet ‘90/ Këngëtarja Korçare : “ Në Gjermani jeta e një artisti është e thjeshtë në vendin tonë nuk vlerësohet

A e mbani mend Shirli Polenën? Bjondja korçare, studente e kantos dhe pinjolle e familjes së famshme të mjekëve, u bë e njohur që me daljen e saj në vitin 1992 me këngën ‘vetmi’….E ëmbël, sharmante, me shume elegancë u duk sikur Shirli e kishte kapur një pozicion shumë të mirë në mesin e këngëtareve të reja që po shfaqeshin një e nga një….Mund të bindeshe fare mirë për këtë ku pas dy vitesh, Shirli këndoi sërish në festivalin e ’94-ës, këngën ‘Përse më fshihesh’….

Por me sa dukej, kënga nuk kishte kishte qenë thjesht një dëshirë e momentit.

Sepse Shirli vazhdoi më pas rrugën që kishte nisur. Iu përkushtua muzikës klasike si soprano ku u specializua në Paris. Prej vitesh jeton në Gjermani dhe vazhdon karrierën në skena të muzikës klasike së bashku me bashkëshortin e saj tenor, Adrian Xhema. Punojnë të dy në teatrin e Mynihut dhe gjithashtu janë bërë prindër. Në një intervistë të mëparshme ajo është shprehur se nuk është vetëm faji i saj që ajo mungon me shfaqje dhe koncerte në vendlindje, por në fakt ftesat kanë munguar.

“Shqipëria më ka falur momentet më të bukura të jetës. Një fëmijëri tepër të bukur me aktivitete të shumta e një rini të lumtur. Por ajo që është e vështirë në Shqipëri është se artisti nuk e gjen dot vetveten, nuk ka një siguri profesionale, qoftë edhe financiare për të siguruar jetesën nga arti që bën. Ndërsa në Gjermani një artist siguron jo vetëm një karrierë profesionale, por edhe një jetesë të mirë. Jeta e një artisti bëhet më e thjeshtë, ndërsa këtu te ne nga ana materiale një artist nuk vlerësohet sa duhet.

Por përsëri ne jemi shumë të lidhur me vendin tonë, jo vetëm pasi këtu kemi njerëzit e dashur, por publiku shqiptar është një publik i shtrenjtë dhe i dashur, edhe pse për mua publiku gjerman mbetet më i miri, pasi di ta vlerësojë artin. Nuk ka qenë për fajin tim që nuk kam ardhur e angazhuar, por në fakt kanë munguar ftesat.”, shprehet Shirli Polena.

Video :

Brezi më i mirë është duke vdekur…Shqipëria po humb një gjeneratë që do i zhduket kombit tonë …

Po vdesin !

Brezi më i mirë është duke vdekur…
Ato që s’kanë bërë shkencë, por që kanë dhënë gjithçka për fëmijët.
Po zhduken familjet e mëdha, me shumë fëmijë dhe që respektonin prindrit. Rinia e sotme nuk njeh kushërinjtë. Po vdesin gjyshrit e varfër por që kane kapercyer me zemër të madhe gjithë veshtiresitë financiare .. Jane duke vdekur..

Ata kane njohur kohë lufte, kohë kur kanë shtrënguar rripat dhe janë kënaqur me pak, kanë njohur dhimbje dhe vuajtje, shpesh kanë punuar si kafshe…dhe nuk ankoheshin kurrë! Ata kerkonin grimca të thjeshta lumturie…dhe sot kerkojnë vetëm të perjetojnë çaste te lumtura me niperit dhe mbesat e tyre …

Ata po ikin nga kjo bote pa shqetesuar njeri, gjithmone ata s’kane shqetesuar …ata po ikin pa u thënë lamtumire fëmijve

dhe nipave që janë në emigracion.

Shqipëria po humb një gjeneratë që do i zhduket kombit tonë brez pas brezi….

Do na mungoni shumë…..❤️❤️❤️❤️

(Shkroi: Kreshnik Spahiu Janar 2021)

Kokainën nuk e kapi skaneri, por e kapi qeni/ Ja “heroi” që i bëri gropën “BanaKing-ut” (video)

Në Portin e Durrësit është kapur një sasi kokaine prej 33.5 kg, në kontejnerin e kompanisë së bananeve, “Banaking”, në pronësi të Trifon Murataj. Kontejneri vinte nga Amerika Latine, konkretisht nga Ekuadori. Skaneri nuk e ka evidentuar drogën, por policia e cila ka patur informacion për ngarkesën, ka kryer kërkim me qen, i cili e ka nuhatur dhe pikasur kokainë në banane. Policia ka shoqëruar punonjësit e kompanisë që prisnin ngarkesën dhe punonjës të portit. Deri tani janë shoqëruar tetë persona. Sipas policisë janë sekuestruar 31 pako me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, me peshë totale 33.5 kilogramë.

Revoltohet djali i së moshuarës që u dhunua nga infermierja: “Erdha nga Belgjika, nënën time nuk e lë më në duart e askujt

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Pejë ku një infermiere e një qendre për të moshuar u filmua duke goditur dhe u talluar me një grua në moshë, ka folur për Shqipëria Live në Top Channel, djali i saj. Lidhur me rastin, ai tha se për momentin ia kanë lënë drejtësisë të merret dhe se nuk ka kontaktuar akoma me familjarët e infermierës që bëri gjestin e rëndë. “Mua më morën në telefon. E rëndësishme për mua të vi këtu se unë jetoj në Belgjikë, Nëna do qëndrojë me mua këtu në Kosovë, në Bekgjikë do shkojmë pasi të bëhen procedurat ligjore, E kam vendos që nëna kurrë të mos jetë e tjetërkujt përveç se e imja dhe e motrës time,” tha djali i saj.

Ermal Mamaqi bëhet shkrimtar, boton librin e tij të parë(Fotolajm)

Ermal Mamaqi ka prezantuar librin e tij të parë me titull “Në garë me veten”. Ai thotë se ky libër nuk duhet lexuar, por duhet studiuar. Miqtë e mi, nëse do t’ju jepja një këshillë për këtë libër do të ishte kjo: Mos e lexoni. STUDIOJENI. Gjithë çka unë di e kam shprehur në këto faqe: dhjetra vite, momente dhe situata nga të cilat kam marrë mësimet e duhura që më kanë sjellë pikërisht këtu, tani.

Unë e di se secili nga ne ka brenda vetes më shumë se sa shfaq.

Dhe tani është koha më e mirë që ta shpalosësh veten drejt një realiteti të ri, drejt një jete të re..

Kujtim Gjuzi shpall kandidaturën për Bashkinë e Tiranës ,ja letra qe i dergon berishës(Foto)

Kreu i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi ka shpallur kanidaturën për të garuar për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet vendore 2023. Gjuzi përmes një shkrese i ka kërkuar kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, që ta regjistrojë për Primaret. Ja dhe dokumenti që, Kujtim Gjuzi i dorëzon Sali Berishës me nje
gramatikë e pastër që meriton vëmëndje për të votuar njeriun e duhur.
Deri më tani Belind Këlliçi, Gerti Bogdani dhe Ilir Alimehmeti janë kandidatët që do marrin pjesë në primaret e brendshme të Partisë Demokratik për të garuar për Bashkinë e Tiranës.

Armina Mevlani thirrje burrave: “Ose bëni punët e shtëpisë, ose paguani dikë të pastrojë…

“Burri nuk të ndihmon në shtëpi, a mund të shkohet deri tek ndarja?”- ishte kjo tema e diskutimit sonte në “Goca dhe Gra” dhe mendimi i përbashkët i moderatoreve ishte “po, nëse kjo është e vazhdueshme”. Moderatorja Armina Mevlani tha se në bashkëjetesë kur të dy partnerët punojnë, është e domosdoshme që secili të japë kontributin e tij në punët e shtëpisë. Ajo tha se partneri ose duhet të të ndihmojë, ose duhet të paguajë dikë për ndihmë.

“Unë them dy janë mundësitë, ose të ketë mundësi ekonomike të të sjellë dikë të të pastrojë, ose përvishni duar çun i dashur. S’ka, shtëpia është e të dyve. Të dy duhet të kontriubojnë në mënyra të ndryshëm.

Të dy janë në punë. Mendoj se të gjithë burrat janë të rrëmujshëm. Mund të ketë ndonjë rradhë domethënë. Është njëri në ‘Tik Tok” që hekuros çarçafët dhe i shkruajnë gratë ‘mos je serial killer’ se ai hekuros”- tha Armina.

Po ju si mendoni?

Berisha nxjerr mesazhet si iu bë presion punonjësve: “Postimet e Raqit kanë pak “like”,identifikohen ata që s’e kanë pëlqyer….

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar disa mesazhe që sipas tij i janë dërguar socialistëve të Korçës, ku iu është kërkuar përmes presionit të mbështesin me “pëlqime” në rrjetet sociale postimet e kryebashkiakut Sotiraq Filo, gjatë vizitës së kryeministrit Edi Rama. Në mesazhet e publikuara nga Berisha, kordinatorëve socialistë u kërkohet që të informojnë punonjësit e Bashkisë Korçë t’i japin “like” postimeve të “Raqit”, pasi siç shkruan një prej tyre, “janë të identifikueshëm ata që nuk e kanë bërë”.

“Miq, nuk do ju besoni syve kur të lexoni për Raqin(Ramën)!! Sb”, shkruan ish-kryeministri Sali Berisha teksa publikon edhe foton.

Mesazhet e publikuara nga Berisha:

Forwarded: Postimet e Raqit kanë shumë pak like, kështu që janë të identifikueshëm ata që nuk e kanë bërë. Ju lutem kordinatorëve tja përcjellin këtë gjë punonjësve

Forwarded: Katër postimet e sotme të Raqit likeeeeeeee pa përjashtim

Denis: e bëra të 4

Irena: Faleminderit shumë

Grida Duma çmend rrjetin, fryn buzët si femrat VIP, ja si duket tani(Foto)

Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma është një prej grave parlamentare më të komentuara për pamjen e saj të jashtme. Duma kujdeset shumë për veshjet dhe fizikun e saj jo vetëm gjatë seancave parlamentare por edhe në daljet publike e në emisionet televizive. Në daljen e saj të fundit, përdoruesit e rrjeteve sociale kanë vënë re disa ndryshime në fytyrën e saj. Trendit të fillerave, fryrjes së buzëve e jo vetëm duket se nuk u ka rezistuar dot as Grida. Deputetja demokrate duket se ka fryrë buzët dhe në rrjetet sociale po aludohet se ka rimodeluar hundën dhe fryrë mollëzat me fillera

Publikoi videon e sulmit ndaj të moshuarës/ Kërcënohet aktorja :‘Po të pashë kam me të mbyt…

Aktorja dhe aktivistja Kaltrina Zeneli, e cila publikoi videon e tmerrshme të dhunës së infermiereve ndaj të moshuarës në azil, është kërcënuar me jetë. Zeneli u shpreh se mes qindra mesazheve që i kishin mbërritur, mes tyre ishte dhe një kërcënim me jetë. Edhe pse anonim, sërish ndaj aktores është bërë një kërcënim i frikshëm. Ajo shpjegoi se një ndër mesazhet kërcënuese shkruante: “Veç mos të pafsha në rrugë se kam me t’mbyt”.

“Unë punoj në Artpolis, një organizatë feministe dhe reagojmë për raste të ndryshme kur ka dhunë familjare. Gjatë kohës që kam qenë me kolegët pak para provave, më ka shkrujt dikush dhe ka kërkuar me dit qysh me raportu një dhunë. I thashë thirre Policinë, ata të drejtojnë ku duhesh me shku. Më tha, a mundesh me ma gjet një numër që merret këto raste dhe po më tregon që është ushtru dhunë ndaj një të moshuare.

Unë prapë i thashë thirre Policinë. E vazhdova ditën. Pas dy-tre ore, e pyeta a ka marrë një iniciativë.

Më tha që ishte duke pritur për të shkuar në Polici. Por aty ma ka dërgu videon. Pasi e kam pa, nuk mujta me prit më dhe e kam postuar menjëherë. Nuk kam mundur ta shoh videon deri në fund. Jam shtangur, nuk kam dit me reagu. E kam qit nënën time në vend të saj. Nuk e di… s’po gjej fjalë të përshkruaj”, u shpreh aktorja.

Faqe e re në historinë e hekurudhave/ Balluku:” Nis ndërtimi i linjave Tiranë-Rinas, Durrës-Prishtinë, Rrogozhinë-Pogradec

Ministrja e Infrastukturës dhe Energjitikës thotë se duke filluar nga viti i ardhshëm, një faqe e re do të hapet në historinë e Shqipërisë për hekurudhat. Teksa prezantoi projektet në Komisionin Parlamentar për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, Balluku njoftoi nisjen e ndërtimit të disa linjave të reja hekurudhore.

Pjesë nga deklarata e Ballukut:

Qeveria shqiptare e ka prioritet transportin hekurudhor, është një prej fushave që bshkëpunojmë me Bashkimin Europian. Krijimi i autoritetit hekurudhor, i sigurisë hekurudhore, duke hapur kështu një faqe të re në historinë e hekurudhës shqiptare dhe duke e menaxhuar atë sipas të gjitha rregullave. Sot në hekurudhat shqiptare ne kemi të njëjtën mundësi si te aeroportet për ta menaxhuar.

Drejtoria e inspektimit hekurudhor të të shkrihet, i kalojnë autoritetit për inspektimin e incidenteve hekurudhore. Rehabilitohet linja hekurudhore Durrës, Terminali Tiranë si dhe ndërtohet linja Tiranë-Rinas, projektet këtë vit. Vorë-Hani i Hotit do të rehabilitojë 12 stacione dhe godina.

Standartizohet hekurudha me atë të Malit të Zi. Puna që po bëjmë me BE është inkludimi i Shqipërisë në korridoret e njohura tashmë.

Studim i fizibilitetit Durrës-Prishtinë, hartim i projektit të detajuar për linjën Durrës-Rrogozhinë, dhe projekt Rrogozhinë-Pogradec-Lin. Në vitin 2023 nis ndërtimi i linjës hekurudhore Durrës-Prishtinë, ky projekt pritet të jetë 700 milionë euro, nuk gjykojmë që do të marrim fonde nga WDF.

Vajza e të moshuarës që u dhunua në azil: “Paguaja 600 euro në muaj, ka qenë tronditje e madhe…

Zhaneta Nura, e bija të moshuarës ndaj të cilës u ushtrua dhunë në azilin e të moshuarve në Pejë “Orenda” ka thënë se është e shokuar me atë që i ka ndodhur nënës së saj. Nura ka thënë se menjëherë pasi pa videon, e cila u shpërnda sot në media, e ka tërhequr menjëherë nënën e saj nga kjo qendër. Ajo ka thënë se para 4 ose 5 ditësh kishte vërejtur shenja dhune në fytyrën e nënës.

“Minimumi një herë ose dy herë në javë e kam vizitu nënën. Tash para 4-5 dite kam qenë në rezidencë, në herën e fundit, e kam parë një shenjë dhune në faqe, por s’më ka shkuar mendja që ka dhunë në një rezidencë me standarde zivcerane”, ka deklaruar ajo, shkruan Express.

“Kam qenë në punë kur më ka ardhë video. Mamën e kam tërhequr automatikisht prej aty dhe tani shpresoj që drejtësia ta qes në dritë këtë punë. Nënës time i ndodhi, por mos t’i ndodh dhe të tjerëve”, ka thënë ajo për rtv Dukagjinin.

Nura ka deklaruar se për strehimin e nënës së saj në këtë qendër, familja e saj ka paguar 600 euro për muaj, duke i bartur edhe shpenzimet e veshmbathjes dhe terapisë mjekësore.

“Ka qenë tronditje e madhe, stres i paparë. Kur një dhunë bëhet ndaj një nëne të sëmurë në atë rezidencë, të cilës s’di a t’i them rezidencë më. Besoj që secili prej qytetarëve më kupton. S’kam fjalë me përshkru dhimbjen që ka ndodhur. Kemi paguar 600 euro në muaj. Veshmbathja ka qenë prej nesh, terapia prej nesh”, ka deklaruar ajo.

Hakerat nuk ndalen/ Publikojnë listën e punonjësve të SHISH…

Hakerat iranianë kanë publikuar sot (2 nentor) të dhënat e agjentëve të Shërbimit Informativ Shqiptar. Lista përmban emrat, ndërsa pjesë e të dhënave janë email-et dhe numrat e telefonit. Listën e plote me emrat e agjenteve të SHISH e gjeni ne telegramin e Homeland Justice. Hakerat iranianë, të cilët prej kohësh kanë hyrë në sistemet tona online kanë publikuar herë pas here të dhëna sensitive për shqiptarët. Pak dite me parë, po në rrjetin telegram, hakerat publikuan të gjitha të dhënat personale të kreut të qeverisë. Ndër to janë kartat e identitetit, pasaportat, adresa e banimit e të dhëna të tjera.

14 herë ‘për Amerikë’/ Mësuesja nga Korça aplikon çdo vit për të ikur nga Shqipëria(Video)

Kjo është Miljana Liço nga Korça, e cila prej më shume se 10 vitesh aplikon çdo vit për lotarinë amerikane. “Është hera e 14 që unë aplikoj për vizën amerikane dhe çdo vit është e njëjta dëshirë, pavarësisht zhgënjimit të madh në çdo tetor lind po e njëjta dëshirë për të ikur dhe aplikuar për vizën amerikane”, thotë ajo. Miljana është mësuese e gjuhës gjermane, e cila po këmbëngul nga viti në vit për t’u larguar nga vendi ku jeton. Por çfarë e shtyn atë të kërkojë largimin nga Shqipëria?

Me Shqipërinë shkojnë të gjitha. Me shqiptarët ka shumë probleme. Me shqiptarët nuk shkon marrëdhënia në punë, marrëdhënia korrekte mes njerëzve, marrëdhëniet shoqërore. Janë problematika që shkojnë përtej personales, janë problem që ne e kemi si popull, korrektësinë dhe të qenit empatik me tjetrin. Kjo ma mungon dhe kjo mua me bezdis e me shqetëson shumë për të vazhduar jetën time në këtë vend”, shprehet Miljana.

Edhe pse sot ajo është në punë dhe fiton të ardhura, sërish nuk ndihet e përmbushur në Shqipëri. “Nuk është vetëm rroga ajo që me pengon për të jetuar këtu. Një rrogë e mire nuk do të thotë absolutisht një jetese e mire. Kur ti nuk ke njerëzit e duhur për të bere një jetë të qetë sociale, atëherë rroga është thjeshte një bonus, jo arsye për të qëndruar”, tregon 32-vjeçarja.

Për të është e qartë që të ardhmen e sheh jashtë vendit, madje ka edhe një plan B. “Në Gjermani patjetër. Në qoftë se unë nuk e kam sërish mundësinë, do vazhdoj ta hedh lotarinë kudo që të jem”, thotë ajo.

Si kjo e re, janë me qindra të rinj dhe jo vetëm që kanë aplikuar për lotarinë amerikane dhe jo vetëm, duke e kthyer trend në problem për të ardhmen e vendit tonë.