Ndryshon Kodi Rrugor, nga shpejtësia në autostradë deri te zgjatja e patentës…

Zyrtarisht shpejtësia e lejuar në autostradat shqiptare vendoset deri në 130 km/orë. Me asnjë votë kundër u miratua në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin këtë të martë vendimi për ndryshimin e shpejtësisë në autostrada. Ky vendim ishte një ndër pikat e propozuara për ndryshim në Kodin Rrugor nga një grup deputetësh të Partisë Demokratike. Shpejtësia e lejuar në autostrada deri më sot ka qenë në kufirin 110 km/orë.

Sipas deputetëve, por dhe ekspertëve të sigurisë rrugore në komision, autostradat në Shqipëri i kanë kushtet për lëvizjen e automjeteve në këtë nivel shpejtësie.

Për qytetarët deri në 70 vjeç do t’u lejohet mbajtja e patentës. Ky vendim bëri që kohëzgjatja të ndryshohet nga mosha 65 vjeç deri në 70 vjeç.

Ndër vendimet e tjera të miratuara në këtë komision është dhe lejimi i mbajtjes së dy patentave.Kushdo qytetar shqiptar që zotëron një patentë të huaj të mos i hiqet e drejta për të mbajtur dhe atë të vendit të lindjes. Në komision u diskutua dhe evidentimi i monopatinave në autostrada dhe rrugët interubane. Deputetët sugjeruan që të vendosen rregulla për këta udhëtarë.

E pazakonta e Botërorit/ Shtesa rekord në Katar, çdo ndeshje ka shkuar mbi 100 minuta…

Ndeshjet e para në Botërorin e Katarit janë shoqëruar me një fenomen që nuk ishte parë më parë. Të katër sfidat e para i kanë kaluar mbi 100 minuta, pra 10 minuta ose më shumë. Në takimin hapës u dhanë dy herë nga 5 minuta shtesë, te Senegal-Holandë 2+9, te SHBA-Uells 4+9, ndërsa kulmi ishte në ndeshjen Angli-Iran teksa në pjesën e parë u dhanë 14 minuta shtesë, ndërsa në të dytën 10 të tilla, por që në fakt, në total shkuan 27 minuta shtesë,më tej vazhdoi në Iran -Argjentinë

Të gjithë kanë ngritur pyetjen: Kanë ndryshuar rregullat e futbollit?

Në fakt, presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, e kishte paralajmëruar këtë që në fillim të këtij viti, teksa deklaronte:

“Në çdo ndeshje ka shumë kohë të humbur. Duhet të rishikohet diçka, sepse shikuesit paguajnë për të parë 90 minuta futboll, ndërsa ndeshjet zgjasin 50 minuta. Nuk po them se do të arrij në 100 minuta, por padyshim që koha e rikuperimit që jep gjyqtari duhet të jetë e lidhur ngushtë me minutat e humbura gjatë ndeshjes” – pohonte kreu i FIFA-s.

Një mesazh që është zbatuar nga gjyqtarët, por ndoshta e kanë tepruar.

A do të vijojë kështu deri në fund? Kjo mbetet për t’u parë, por trendi është për po….

I kërkuar në Francë për trafik droge/ Arrestohet 24 vjeçari shqiptar në Kapshticë…

Një 24 vjeçar shqiptar, i kërkuar nga autoritetet franceze për trafik droge, është arrestuar ditën e sotme nga Policia greke në Kapshticë. Mësohet se i riu është ndaluar nga sektori i verifikimit të pasaportave Kapshticë në bashkëpunim me policinë kufitare Kapshticë Follorinë, teksa po tentonte të hynte në Greqi. 24-vjeçari rezulton me urdhër europian arresti nga autoritetet franceze për trafik droge

E ëma i feston ditëlindjen/ Bora Zemani i bën urimin e veçantë: “Je dashuri, forcë, energji pozitive…

E ëma e Bora Zemanit feston sot ditëlindjen dhe moderatorja ka zgjedhur ta surprizojë me një urim publik.Bora ka publikuar një foto krah të ëmës dhe ka shkruar fjalët më të bukura duke u shprehur se ajo është shembulli më i mirë që mund të kishte në jetën e saj.“ Edhe 100 vite për njeriun më të bukur në jetën time! Je dashuri, forcë, energji pozitive…shembulli më i mirë që mund të kisha në jetë! Të dua Mam Ermira zemani e mira ime”, ka shkruar ajo.

Belinda Balluku- Berishës: “Ty të ka vdekur burrëria, nderi dhe fjala(Video)

Pas akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha, se shkak për përmbytjet në Shkodër është bërë keqqeverisja ka ardhur dhe reagimi i ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Ballukut. Në llogarinë e saj në “Instagram”, Balluku ka risjellë përmes një video deklaratat se si në 2010 Berisha “shfajsohej” nga përmbytjet në Shkodër. Duke risjellë deklaratat kontradiktore të Sali Berishës, ministrja shkruan se meqënëse “i ka vdekur burrëra, nderi dhe fjala”, atëhere kjo video i rifreskon memorien kur në mënyrë kriminale në 2010 shkarkonin më shumë se 107% të prurjeve të kaskadës së Drinit, duke përmbytur 14. 280 hektarë, e nxjerrë në rrugë për ditë 12.145 persona. Sipas saj nuk ka asnjë krahasim mes menaxhimit të kaskadës sot me 2005-2013 .

Alketa Vejsiu publikon pamjet : “Ne Paris duke kenduar me Babin tim(Video)

Moderatorja e njohur, Alketa Vejsiu e ka treguar gjithmonë se është shumë e lidhur me babain e saj. Së fundmi, ajo ka bërë një udhëtim për në Paris, ku padyshim e ka shoqëruar edhe i ati. Ata shfaqen së bashku duke kënduar në rrugët e ndriçuara një këngë të famshme franceze. Moderatorja nuk nguroi që këtë moment ta ndante me ndjekësit në Instagram, duke shkruar: “Ne Paris duke kenduar me Babin tim qe per mua ka zerin me te bukur ne bote . Babo Shpirti dashuria ime pare dhe e perjetshme

Në Shqipëri polic, në Itali e arrestojnë për vjedhje/ Policia e Shtetit përjashton “Xhepistin”

Policia e Shtetit ka reaguar përmes një deklarata për mediat pas raportimit të lajmit se punonjësi i patrullës në Shëngjin, Klsiman Nikolli, është arrestuar nga autoritetet italiane për vjedhje. Policia e Shtetit thotë në deklaratë se ai është përjashtuar nga radhët e kësaj trupe me vendim të drejtorit të Përgjithshëm, Muhamet Rrumbullaku.

Deklarata:

Departamenti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Policinë e Shtetit, në kuadër të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacioneve me homologët, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve dhe të paligjshmërive në përgjithësi, ka marrë njoftim se shtetasi K. N., 27 vjeç, me detyrë oficer i Patrullës së Përgjithshme në Postën e Policisë Shëngjin, në Komisariatin e Policisë Lezhë, ishte arrestuar nga organet ligjzbatuese italiane, për veprën penale “Vjedhja”.

Menjëherë pas njoftimit të marrë nga homologët italianë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka firmosur përjashtimin nga Policia e Shtetit, të punonjësit të Policisë K. N.

Punonjësi i Policisë K. N., konform procedurave ligjore, ka marrë leje pa të drejtë page, nga data 01.11.2022 deri më datë 31.12.2022. Kjo leje i është miratuar nga eprori i tij, për dalje jashtë shtetit, pas kërkesës së bërë nga vetë punonjësi, për arsye shëndetësore.

Sqarojmë opinionin publik se rekrutimet në Kolegjin e Policisë, të Akademisë së Sigurisë, për Patrullë të Përgjithshme, bëhen në zbatim të ligjit “Për Policinë e Shtetit” dhe në zbatim të kritereve të përcaktuara me VKM. Aplikantët kalojnë disa faza testimi dhe verifikimi, të cilat përjashtojnë kategorikisht mundësinë e hyrjes në Akademi, të aplikantëve me të kaluar kriminale.

Shprehim keqardhje për deklaratat dashakeqe që synojnë të përbaltin punën, mundin dhe sakrificën e mijëra djemve dhe vajzave, burrave dhe grave, të Policisë së Shtetit, që punojnë 24/7 për të garantuar rendin e sigurinë, dhe që përballen e luftojnë çdo ditë, me krimin në përgjithësi dhe me krimin e organizuar në veçanti.

Klisman Nikolli

Zyrtare/ Cristiano Ronaldo largohet përfundimisht nga Manchester United

Cristiano Ronaldo nuk do të jetë më pjesë e Manchester United. Këtë lajm e ka bërë publik klubi “Djajve të Kuq” në një reagim në faqen zyrtare. United bën me dije se portugezi nuk është më pjesë e tyre ndërsa e falenderon dhe i uron fat në të ardhmen Cristiano Ronaldo do të largohet nga Manchester United me marrëveshje të dyanshme, me efekt të menjëhershëm”. “Klubi e falënderon atë për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në dy periudha në Old Trafford, duke shënuar 145 gola në 346 paraqitje dhe i uron atij dhe familjes së tij më të mirën në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e klubit .

Endri Prifti feston 51-vjetorin,dalin pamjet nga festa e artistit Korçar(Video)

Endri Prifti ka festuar mbrëmjen e djeshme 51-vjetorin e lindjes. Këtë ditë speciale ai e ka kaluar me miqtë, familjarët dhe kolegët e tij. Siç shihet nga postimet në rrjete sociale, në mesin e të ftuarve ishin Aurela Gaçe, Eli Fara, Gena, Devis Xherahu, Gaz Paja, Rezart Veleshnja, Ledio Lako dhe të tjerë. Endri ka publikuar tre këngë, njëra prej të cilave i dedikohet nënës ndërsa dy të tjerat dashurisë. Këngën “As shpirt as zemër” Endri e këndon vetëm, ndërkohë “Nëna” dhe “Kjo është jeta ime” me të vëllanë e tij .

Bordi njofton çmimin e ri të naftës dhe benzinës në Shqipëri…

Bordi i Transparencës ka ndryshuar çmimet e karburanteve për ditët në vijim. Sipas vendimit të marrë sëfundmi, një litër naftë nuk do të shitet me më shumë se 214 lekë nga 218 lekë që ishte deri më tani, kurse një litër benzinë, jo më shumë se 202 lekë. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 214 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 202 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 195 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 183 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 71 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 59 lekë/litër për automjetet. Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 120 lekë/litër”, njofton bordi.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 22 Nëntor, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Prezantuesja Shqiptare: “Unë dhe burri flemë në dhoma të ndara…

Moderatorja e njohur, Ilda Bejleri, është shumë e rezervuar për jetën e saj private. Mirëpo, mbrëmjen e djeshme, ajo ka bërë një përjashtim, duke u shfaqur për herë të parë në ekran si nënë. Ilda ka ndarë detaje nga jeta e saj private dhe mëmësia. Ndër të tjera, ajo tregoi se pasi ka lindur vajza, fle në dhomë me të duke lënë partnerin në një dhomë vetëm, pasi sipas saj është më mirë të rrijë vetëm njëri pa gjumë se të dy.

“Unë ia thashë partnerit direkt sapo e zbulova se jam shtatzënë, ka qenë një periudhë shumë e bukur, e kemi zbuluar shumë bukur. Vajzat janë shoqe shumë të mira, janë speciale.

Emrin ia kam vënë unë, po shihja një film dhe më pëlqeu se si tingëlloi Siena. Pjesa më e vështirë janë ditët e para dhe muaji i fundit. Sa ja merr dorën është vështirë, pastaj është më thjeshtë.

Natën qëndroj vetë, pjesa më e vështirë. Marrëdhënia nuk ka ndryshuar, vajza fle në dhomë vetëm dhe unë fle me të. Më mirë një pa gjumë se sa të dy”, u shpreh moderatorja në “Goca dhe Gra”.

“Shtatzënia do kohën e vet. Kështu që të paktën në ekran nuk kam dalë sepse kam pritur të vijë edhe në formë. Në sensin që edhe të marr kohën time se edhe nga vajza nuk ndahem dot se është ende herët vetëm tre muaj”, u shpreh Ilda

Plas vjedhja në Korçë/ Dy persona i futen në shtëpi 39-vjeçarit i marrin: “Laptop, celular dhe lekë…

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin A. Ç., 40 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim. Mbrëmjen e djeshme, në lagjen nr. 13, Korçë, ky shtetas, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, dyshohet se i ka vjedhur me dhunë një 39-vjeçari, një laptop, një celular dhe një shumë parash. Nga ana e Policisë po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të shtetasit A. Ç. dhe të bashkëpunëtorit të tij ,njofton Drejtoria Vendore e policisë Korçë.

“Jugorët janë kurnacë, në Veri më mbushin plot me lekë… Atyre iu zien gjaku”

Këngëtarja e njohur Korçare Anxhela Peristeri, ka thënë gjatë një emisioni, se më shumë në dasma e ftojnë në Veri, se në Jug, edhe pse ajo vetë është jugore.

Po kush hedh më shumë lekë për dasma, Veriu apo Jugut? Anxhela thotë se jugorët janë më kurancë, në raport me veriorët.

“Zakonisht ne funskionojmë me një pagesë fikse, jo me para të hedhura. Por Veriu është më i gëzueshëm dhe më bujar. Sigurisht që edhe Jugu ka dasma shumë të bukura, por Veriut i zien pak më shumë gjaku sesa neve nga jugu”, tha ajo.

Bie dëbora e parë në juglindje(Video)

Qarku juglindor i Korçës sot është prekur nga dëbora. Këto pamjet vijnë nga zonat më të larta malore si Mali i Thatë, Mokra dhe fshati Shtyllë në bashkinë e Korçës. Edhe në fshatin Dardhë ka patur reshje bore, megjithëse jo me dendësi. Nuk paraqiten problematika për shkak se reshjet e borës kanë qenë jo të dendura.Temperaturat ditën e sotme shënojnë 9 gradë maksimale dhe 4 minimalja, ndërkohë që ditën e premte pritet që temperaturat të shkojnë nën zero.