S’përmbahen burrat në Pogradec dhe Maliq /Rrahin bashkëshortet, tjetri komshiun…

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. Sh., 19 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj partneres së tij.

Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. Ç., 30 vjeç, banues në fshatin Podgorie, Maliq, për veprën penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, pasi në lagjen nr. 2, Pogradec, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ka kanosur me fjalë bashkëshorten e tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin E. P., 44 vjeç, banues në fshatin Vloçisht, Maliq, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi gjatë një konflikti në fshatin Vloçisht, dyshohet së ka goditur me grushte një shtetas tjetër.

Materialet i kaluan prokurorive të rretheve gjyqësore Korçë dhe Pogradec, për veprime të mëtejshme.

I shkaktoi plagë më sy të rriut që përfundoi në trauma/ Policia e Korçës arreston 23-vjeçarin nga Belortaja

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin R. Gj., 23 vjeç, banues në fshatin Belorta, Korçë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, pasi mbrëmjen e djeshme, në një lokal në fshatin Belorta, për motive të dobëta, ka dëmtuar me sende të forta, në sy, një 20-vjeçar,

i cili pas mjekimit në spitalin e Korçës, u transportua në Tiranë, për mjekim të specializuar.

Basti i fundit/ Policia operacion në Pogradec, arrestohen tre persona, shpallet në kërkim një tjetër

Vijon operacioni policor i koduar “Basti i fundit”, goditen 4 raste të tjera të organizimit të paligjshëm të lojërave të fatit dhe të informalitetit.Ushtronin veprimtarinë e paligjshme të lojërave të fatit, në lokalet e tyre, vihen në pranga 3 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër. Procedohet penalisht në gjendje të lirë 1 shtetas tjetër, pasi ushtronte aktivitetin në një lokal të paregjistruar në organet tatimore.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në vijim të operacionit policor të koduar “Basti i fundit”, për goditjen e informalitetit dhe organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, kanë vijuar kontrollet në ambiente të ndryshme dhe në lokale në qytetin e Pogradecit. Si rezultat, kanë goditur disa raste të këtyre paligjshmërive, konkretisht:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, shtetasit:

– E. C., 44 vjeç, banues në Memaliaj, M. B., 27 vjeç dhe R. S., 21 vjeç, banues në Pogradec. Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi E. K., 36 vjeç, banues në Pogradec.

Gjatë kontrolleve të ushtruara nga Policia, në lokalet e këtyre shtetasve, në lagjet nr. 1 dhe 2, në Pogradec, u gjetën dhe u sekuestruan, nga 1 aparat celular, që dyshohet se shërbente për vendosjen e basteve sportive.

Gjithashtu, nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. Ç., 38 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paligjshëm ose të paregjistruar në organet tatimore”, pasi ky shtetas ushtronte aktivitetin në një lokal, në lagjen nr.2, pa dokumentacionin përkatës.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan aparatet celulare që përdoreshin për vendosjen e basteve sportive të palejuara.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme.

Bora mbulon fshatin turistik të Dardhës (Video)

Dëbora ka mbuluar fshatin turistik të Dardhës. Sipas informacioneve bora ka arritur deri në 10 cm në vende të caktuara. Nga km 8 deri në km e 13, kjo është zona që është përfshirë nga reshjet, por nuk janë shënuar problematika. Fatmirësisht qarkullimi i mjeteve po bëhet pa probleme, ndërsa temperaturat mesatare shkon 0 gradë.
Ne akset e tjera rrugore nacionale dhe turistike, nuk ka probleme ne rruge.

Nën bardhësinë e dëborës, Dardha merr pamjen tjetër, e cila i tërheq edhe më tepër vizitorët drejt saj. Mundësia për të ushtruar sportin e skive, gatimet tradicionale, por mbi të gjitha peizazhi i zbardhur, po josh çdo fundjavë edhe qindra vizitorë nga Tirana dhe qytete të tjera.

Olta Gixhari: “Nuk jam e martuar me letra, jam në të zezë”

Olta Gixhari është njëra nga banoret e edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania. Që nga fillimi i këtij reality show, ajo ka qenë një nga emrat më të komentuar për shkak të sjelljes me konkurrentët e tjerë, ngacmimeve e po ashtu dhe për debatet që ka krijuar. Aktorja shqiptare u ka treguar banorëve se nuk është e martuar zyrtarisht me partnerin e saj me të cilin jeton në Spanjë.

“Unë nuk jam e martuar, s’ më ka kërkuar ende, po pres ende”, u shpreh ajo.

“ Me letra jo, jam në të zezë”, tha ma tej ajo.

Olta theksoi tutje se ai nuk e ka pasaportën dhe me këtë rast nuk mund ta ketë marrë as ajo. Gixhari ndërkohë e ka mbajtur të fshehtë prej vitesh identitetin e partnerit, e cila nuk e ka zbuluar akoma se kush është mashkulli që ia ka rrëmbyer zemrën

Aksident i frikshëm në Librazhd/ Makina del nga rruga dhe bie në lumë…

Një aksident i rëndë është regjistruar në Librazhd, ku një autoveturë ka përfunduar në rrjedhën e Shkumbinit. Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur “Ura e Murrashit”. Automjeti ka dalë nga rruga nga shpejtësia dhe favorizuar nga moti i keq. Siç shihet në video, xhami i përparmë i mjetit është thyer ndërsa makina është mbuluar nga uji. Shoferi, 48-vjeçari me iniciale A. Sh., ka arritur të shpëtojë mrekullisht duke marrë vetëm dëmtime të lehta. Ai ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa po hetohet shkaku i aksidentit.

Rreth orës 12:35, në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”, në vendin e quajtur “Ura e Murrashit”, shtetasi A. Sh., 48 vjeç, banues në fshatin Xibrakë, Elbasan, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për shkak të dëmtimeve të marra, 48-vjeçari është dërguar për ndihmë mjekësore, në spitalin e Librazhdit. Grupit hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Dëbora në disa prej akseve turistike/ ARRSH: Pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë

Reshjet e dëborës kanë përfshirë një pjesë të vendit, pas uljes së temperaturave. Në rrugët Bogë-Theth, Hani i Hotit-Vermosh dhe Dardhë deri më tani nuk paraqiten probleme në qarkullim. ARRSH u bën thirrje drejtuesve të automjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë udhëtimeve, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë.

“Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit në zonat malore kanë filluar reshjet e dëborës si në Dardhë, Bogë-Theth, Hani i Hotit-Vermosh, pa sjellë probleme për qarkullimin. Kontraktorët me mjete e punëtorë janë në terren për të bërë pastrimin e akseve, shpërndarjen e kripës dhe për të mbajtur qarkullimin në normalitet.

Tregoni kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit në kohë me reshje, pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtoni për në zonat malore, ulni shpejtësinë, respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”, apelon ARRSH.

Në këtë vend dhe shtet hipokrit mëshira ime shkon për pastruesen Rozeta/ Korrupsionit i ka plasur cipa, quhet normalitet, vanitet, dekoratë

Nga Brizida Gjikondi:                                                                Ka dy ditë që mediat mëkatare shqiptare i janë sulur asaj dhe familjes së saj, asnjë rrjesht, asnjë hetim dhe asnjë kamer televizive nuk shkon tek shefja e kabinetit dikur shefe prokurimesh dhe shefe koncesionesh. Sot shefja duhet të ishte gdhirë në të njëjtën qeli me Rozetën dhe jo vetëm si një ruajtje vëndngjarjeje dhe domosdoshmëri hetimi por në rradhë të parë për një model dhe ndëshkim model që ky shtet i kalbur duhet t’i japë shtetasve të vet, qoftë dhe në mënyrë sporadike.

150 mijë ose 400 mijë që iu përplasën surratit shqiptarve nga një shefe kabineti dikur shefe prokurimesh dhe shefe koncesionesh klithin se sa miliona euro kanë shefat, ish shefat e saj dhe të parardhësve të saj. Ajo sot duhet të gdhihej në të njëjtën qeli me Rozetën. Por kjo duket e vështirë. Shteti dhe partitë politike shqiptare janë strehë për qëniet më të liga me vese dhe të pashpirta që kjo tokë mban.

Janë hienat e tokës së tyre. Tokës së tyre që e kanë reduktuar dhe plaçkitur deri në poshtrim.

Korrupsionit i ka plasur cipa në Shqipëri, korrupsioni është normalitet, vanitet, dekoratë. Korrupsioni është cinik në Shqipëri.

Këtu janë përmbysur ekuilibrat e Zotit dhe të njeriut. E liga e pandëshkuar sundon. Mos ndëshkimi dhe vetëm mosndëshkimi është gjeneza dhe barku i infektuar që i ka dhënë imunitet kriminal 30 vjeçar të ligës që të sundojë.

Zullumi është trashur, dhe vetëm koincidencat qoftë dhe paranormale po i shfaqin shqiptarve se nga kush jane drejtuar këto 3 dekada.

Sot shume vipa të politikës, biznesit, drejtësisë dhe mediave shqiptare u kanë dhënë ditë pushimi pastrueseve të tyre.

Duhet ndonjëherë ndonjë inventar i shtëpisë si dhe një verifikim me libër shtëpie i pastrueseve përkatëse.

Shoqëria e lartë ose pseudoelita shqiptare është groposur në ligësinë dhe mendjengushtësinë e vet, plastikat, botoxet, udhëtimet vanitoze për dynjanë, perlat xhevahiret, pasuritë materiale, shërbëtoret që sot i quajnë pastruese nuk ia u fshehin dot zbraztësinë e ligë ku ushëton klithma e një populli që lëngon, që lëngon jo prej varfërisë, se saj prej poshtrimit.

Sot shumë pastruese do të jenë regjistruar pranë sigurimeve shoqërore, falë Rozetës, sot shumë këshilltarë, shefe kabineti, ministra, zv ministra, drejtore dhe drejtorevica.. të sotme dhe të djeshme, kanë dalë lakuriq para shqiptarëve… Aq lakuriq sa që mund të shihen dhe nga satelitët në hava.

Olta Goxhari qan për djalin: “Nuk e di si sillet kur më kërkon, kur nuk më shikon në shtëpi

Olta është përlotur këtë pasdite teksa fliste për djalin e saj. Ajo tha se është shumë kurioze ta shoh reagimin e djalin e saj teksa ajo shfaqet në televizor. “Nuk e di si sillet kur më kërkon, se si e kalon kur nuk më sheh në shtëpi.

Para se të vija këtu ai pasti një lidhje edhe më të madhe me mua, sikur e ndjente që do ikja”, i tregoi ajo Kiarës.

Kombinatin e sheqerit në Maliq e hapin ish punonjësit, sot pensionistë me një darkë respekti…

Sipërmarrësi i njohur Gjergj Luca ka hapur një tjetër “Rozafa”, këtë radhë në Maliq. Mbrëmjen e sotme “Fish City Maliq” ka hapur dyert me një darkë në shenjë respekti për ish-punonjësit e kombinatit të sheqerit ndër vite, të cilët sot janë pensionistë.

“Rikthyem punën në provincë, rikthyem investimet në këtë copëz juglindje Shqipëri të braktisur. Nga nesër dyert hapen për punë, për takime, për argëtime në Rozafën më të re, ju mirëpresim”, është shprehur më herët Luca .

Gazetari: “Alda Klosi ka 3-4 apartamente në Tiranë, iu dhuruan nga gruaja e xhaxhait

Ish-zyrtarja Alda Klosi, e cila zyrtarisht jeton me qira në një shtëpi, e cila iu vodh nga pastruesja Rozeta Dobi, rezulton se ka në ronësi 3 ose 4 apartamente. I ftuar në ‘Opinion’, gazetari Julian Kasapi tha se këto aprtamente, më herët kanë qenë në emër të gruas së xhaxhait të Klosit. Sipas Kasapit, vetëm para 1 viti këto apartamente, 3 ose 4, janë bërë me dhurim nga gruaja e xhaxhait të saj tek vetë ajo.

“Zonja Klosi, rezultojnë në emër të saj 3 ose 4 apartamente në zona të ndryshme të Tiranës. Këto apartamente që bëhet kjo lidhja, më parë kanë qenë në emër të gruas së xhaxhait të saj. Dhe vetëm para 1 viti këto apartamente, 3 ose 4, janë bërë me dhurim nga gruaja e xhaxhait të saj tek vetë ajo”, u shpreh gazetari Jul Kasapi.

Rozeta Dobi u la në burg sot bashkë me djalin Havier Dobi. Vetëm dy ditë më parë u zbulua një megavjedhje ku Rozeta Dobi, pastruese bashkë me të birin, Havierin vunë në shënjestër dhe vodhën mbi 540 mijë euro, plus një sasi të konsiderueshme florinjsh dhe sendesh me vlerë. Banesa që solli zbulimin e dyshes ishte ajo e këshilltares në Kryeministri, Alda Klosi, njëherazi ish-shefe e Kabinetit të ish-ministrit të Rindërtimit, Arben Ahmetaj. Ata vodhën te shtëpia e Klosit 120 mijë euro lekë dhe florinj. Por kjo vjedhje ka shërbyer si një shkëndijë për një tjetër çështje. Atë të burimit të parave të vjedhura. Në dëshminë e saj për mediat, Klosi thotë se paratë i kishte mbledhur për kurimin e xhaxhait ndërsa për to nuk ka asnjë faturë.

Spartak Ngjela s’përmbahet para modeles: “O krijim artistiko aktorial i një bukurie femërore që të inspiron

Avokati ë Spartak Ngjela, është një përdorues i rregullt i rrjeteve sociale, ku herë pas here nuk nguron të lerë dhe ndonjë koment pikant nëpër statuset e ndjekësve të tij. Së fundmi Ngjela nuk ka kursyer as komplimentet ndaj modeles Rike Roçi duke i thënë se e inspiron.

“O krijim artistiko aktorial i një bukurie femërore që të inspiron. Komplimente miss”, shkrua Ngjela në postimin e Rike Roçit, e cila ka publikuar një foto në rrjetet sociale.

Revolta e vajzës së Lasgush Poradecit : “Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’…

Vajza e poetit të madh, Lasgush Poradeci, Marie Poradeci ka bere nje reagim te forte ndaj atyre qe sot cilesohen opinion berisit publike por pa bere specifikim me emra konkrete. E indinjuar nga integriteti i atyre që dalin nëpër ekrane dhe flasin në emër të të gjithëve por edhe të parave, vajza e lirikut nuk ngurron të thotë se çfarë nxorri sipas saj politika në 3 dekada .

“O qelbësirë grua, o qelbësirë burrë: kur të japësh një opinion për diçka duhet të shtosh përpara fjalët “për mendimin tim” dhe pastaj ta thuash opinionin për të cilin je paguar kodoshërisht.

Politika ka 27 vjet që gërmovi e nxorri tërë llumin, kurvat, spiunët, hajdutët, dallaveraxhinjtë, sahanlëpirësit dhe i vuri të drejtojnë shtetin dhe dipllomacinë. Dhe kështu e bëri Shqipërine një llumnajë të ndyre. Mercenaret të qelbur që ju vrafte zoti. Është një vojtje e pafund për ata pak njerëz të ndershëm që jetojnë në këtë vend”, përmbyll me nota revolte deri në fund Marie Poradeci.