Largimi Kiarës, shenjë e kiametit….

Nga Lutfi Dervishi :  
Tirana sot u zgjua e përgjumur dhe njerëzit ende nuk e kanë marrë veten nga goditja e befasishme që morën në mesnatë. Këtë goditje nuk e morën as kur iku princ Wiedi, as kur iku Fan Noli, as kur iku Ahmet Zogu, as kur iku Mithat Frashëri madje as kur iku Fatos Nano. Këtë herë është më ndryshe, na iku Kiara! Mes lotësh ajo u largua jashtë shtëpisë së “Big Brother VIP” dhe rivalja e saj Olta mbeti brenda. Dramë, dhimbje dhe emocione, pengje ndjenjash që të mbërthejnë zemrën…

Shqetësimi nuk është pse iku ajo, por sepse i dashuri i saj Luizi kishte bërë thirrje për të mos ja larguar dhe tani ai rrezikon të pushtohet nga brengat. Kjo gjëmë ka revoltuar mijëra fansa në Shqipëri dhe kudo ku ka shqiptarë, pra në gjithë globin. Fansat kanë shumë të drejtë të jenë të revoltuar. Njeriu që gjeti dashurinë mes mikrofonëve dhe kamerave sot e sheh veten jashtë shtëpisë më të famshme duke lënë të vetëm në habitatin e tij: Luanin e shqiptarëve, Luizin!

Hidhërimi dhe trishtimi, pritet që t’ia lerë vendin zemërimit dhe revoltës.

Priten prostesta para shtëpisë me slloganet: ”Pa drejtësi nuk ka paqe!”, “Na ktheni Mbretëreshën e Luanit!”, “SPAK, vepro o sot o kurrë!”, “Zgjohu Altin Dumani!”, “Shqiptar, mos rri por duku!”… Dhoma e avokatisë së Shqipërisë pritet të caktojë një ekip me avokatët më të mirë, që shfaqen dendur në ekrane, për të paditur ata dhe ato që nxorrën jashtë shtëpisë të dashurën e luanit dhe për të hetuar dyshimet për një konspiracion.

Fansat mund të bojkotojnë sezonet e ardhshme të Big Brother, derisa të ketë një ndjesë të thellë, të sinqertë dhe të vihet në vend padrejtësia.

Në rrjetet sociale po qarkullon një peticion që kërkon rregulla të reja të lojës që të parandalohet përsëritja e kësaj tragjedie në të ardhmen. Largimi i Kiarës është fyerje për çdo votë që i është dhënë asaj. Mirë në zgjedhje, por vota nuk po respektohet as në Reality Show. Paralelisht është hapur një llogari për të mbledhur 200 mijë euro, dyfishin e asaj që do të marrë fituesi. Grupi i hackerave iranianë ka premtuar se do të hakerojë faqen e Big Brother VIP dhe do t’i zëvendësojë fotot e Oltës me ato të Kiarës

Njerëzit priten të ngrenë çadra dhe nuk do të largohen nga çadra e drejtësisë derisa të plotësohen kërkesat e tyre.

Në një përpjekje për të qetësuar situatën qeveria ka ndërmend të shpallë tre ditë zie kombëtare, duke nisur nga nesër, e hënë 27 mars 2023. Flamujt do të ulen në gjysmë shtize dhe qeveria do të ofrojë shami falas për të gjithë fansat e përlotur. Qiri dhe lule do të vendosen në çdo shesh qyteti duke nisur nga sot në orën 20:00 .Ata që kanë mbetur në Big Brother duhet të mbajnë një shirit të zi për një javë në nderim dhe si kompensim për largimin e padrejtë të Kiarës.

Me vendim të Ministrisë së Arsimit do të ngrihet një statut i Kiarës pranë çdo universiteti në mënyrë që brezat e ardhshëm të frymëzohen nga dituria, mençuria dhe nga strategjitë e përdorura në lojë. Ministria e Shëndetësisë do të ofrojë seanca terapie me psikologë për gjithë fansat e traumatizuar.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të shtyjë zgjedhjet e 14 majit në mënyrë që t’u japë kohë shqiptarëve të marrin veten nga kjo gjëmë e madhe.

Tragjedia e mbrëmshme mund të krahasohet me mbytjen e Titanikut, rënien e Perandorisë Romake apo zhdukjen e dinozaurëve! Ndërkohë, mos harroni! Luani është ende brenda! Ai tani do të hakmerret për të gjithë shqiptarët për ta çuar të vërtetën në vend dhe për të bërë drejtësi! Kujdes, Big Brother, këtë herë po vëzhgohesh! P.S. Sipas njoftimeve më të fundit largimi Kiarës ka demoralizuar edhe trupat ukrainase në front!

Pas Bejkos për Tiranën Alibeaj nxjerr të tjerë kandidatë(Emrat)

PD e vulës” e Enkelejd Alibeaj ka vendosur të nxjerrë zyrtarisht një kandidat për kryetar bashkie në Tiranë për zgjedhjet e 14 majit. Përballë Erion Veliajt nga PS dhe Belind Këlliçit nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” mësohet se PD e vulës do të garojë me Roland Bejkon. Kandidatët e publikuar deri tani nga PD e Alibeajt, janë 18 nga 61 bashki që ka vendi.

Kujtojme qe të hënën përfundon afati që kanë partitë për dorëzimin e kandidaturave.

Roland Bejko

KANDIDATET E ALIBEAJT

Tiranë – Roland Bejko
Mallakastër- Agron Kapllanaj
Poliçan – Florian Qamo
Kuçovë – Ilirjan Koxhaj
Kamëz – Bilbil Bajraktari
Lezhë – Sandër Marku
Krujë – Sabah Sheta
Dibër – Naim Gazidede
Kurbin- Genc Doçi
Dimal- Dritan Sula
Patos- Pranvera Rizai
Vaut i Dejës- Klomentina Drini
Fier -Eriselda Zotaj Çelaj
Librazhd -Bujar Vreto
Vorë- Ibrahim Bruka
Korçë -Gjergji Gjata
Sarandë- Skënder Muço
Mirditë – Mark Ruçi

Olta Gixhari: “Unë për Luizin kam afeksion (Video)

Olta Gixhari ka thënë se për Luiz Ejllin ka afeksion. Këtë deklaratë aktorja e bëri gjatë një bisede me Dean, teksa po flisnin për raportet që kanë me banorët e tjerë.

Biseda mes Oltës dhe Deas: 

Olta: Mbase me ne i hahet muhabeti, pse është keq që të qëndrojë me ne? Dhe me ty ka qëndruar.

Dea:Ne na hahet muhabeti të gjithëve me njëri-tjetrin.

Olta: Po pra he, kështu që mos i shiko gjërat kështu.

Olta: E di si i thashë Getit unë, kur zihesh, pastaj qesh dhe përqafoheni dhe me Fotininë jo. I thashë ore kam 91 ditë.

Dea: Këto nuk kuptojnë fare.

Olta: Jo se nuk kuptojnë se janë të rinj, po nuk po kuptojnë dinamikën. Ia thashë troç: unë për Luizin kam afeksion.

‘I kthyer në fenomen’/ Gëzim Topçiu kandidon për herë të shtatë në Maliq…

Për zgjedhjet lokale të 14 Majit, Partia Socialiste në 44 bashki vendosi që të garojë me kryetarët aktualë, duke u besuar një mandat tjetër. Asnjë ndryshim nuk kishin listat e kandidatëve për bashkitë në qarkun e Tiranës, të Beratit, Korçës, Durrësit dhe Lezhës…

Dora e hekurt” që vijon të drejtojë duke shënuar rekord në ri-kandidimin e tij për herë të shtatë, është Gëzim Topçiu, i vetmi administrator i denjë që mesa duket banorët e Maliqit besojnë. Ai ka qenë zgjedhur për herë të parë në vitin 2000. Një tjetër emër që pason Topçiun drejt rekordeve është Adriatik Zotkaj i Poliçanit. Zotkaj drejton Bashkinë e Poliçanit prej vitit 2004 dhe kërkon tashmë të marrë një mandat të gjashtë.

Zyrtare/ PD e vulës kandidon Roland Bejkon për Bashkinë Tiranë

Kryesia e PD-së në mbledhjen që po zhvillon aktualisht ka vendosur që Roland Bejko të jetë kandidat për Bashkinë Tiranë në zgjedhjet e 14 majit. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, Roland Bejko kandidoi për deputet në qarkun Gjirokastër. Ai ka drejtuar gjithashtu edhe PD-në e këtij qyteti dhe ka një aktivitet

të gjatë politik në radhët e të djathtëve.

Gara me kuaj në Korçë/ Kalorës nga e gjithë Shqipëria dhurojnë spektakël

Me dhjetëra kalorës nga e gjithë Shqipëria kanë marrë pjesë në këtë aktivitet, i cili synohet të kthehet si traditë. Një nga kampionët e hipizmit në Shqipëri tregon se vitet e fundit ky sport po rikthehet në vëmendjen e dashamirësve të këtij sporti ndërkohë që mungon mbështetja institucionale. Mbështetje institucionale shpresojmë të kemi në vazhdimësi, nuk jemi akoma at ku duhet, aktualisht jemi zero, por shpresoj që të në të ardhmen të ndihmohemi”, thotë Gazmend Brahimi

Sabriu është vetëm 12 vjeç por është shpallur 2 here kampion në kategorinë ku ai garon. “Që i vogël më ka pëlqyer shumë si sport dhe më pëlqen shumë kali”, shprehet ai. Shtëpia e Kuajve në Korçë u ndërtua nga dy vëllezër emigrantë, të cilët vendosën të ktheheshin në vendin e tyre të lindjes për të rikthyer sportin që është lënë në harresë prej vitesh./Euronews Albania

“Një hakmarrje”/Olta tenton të puthë Luizin, por ai fton Jorin në suitë (Video)

Pasi Kiara doli nga shtëpia, Olta shkoi të puthë Luizin, gjest ky, për të treguar “hakmarrje”, apo për t’i kthyer atij “reston”. Ajo i tha Luizit që ta puthte në faqe, por ky i fundit refuzoi duke thënë se ata bashkë do puthen vetëm në finale. Olta ia pati thënë edhe Kiarës, që nëse ajo do dilte të shtunën nga shtëpia, ajo do puthte Luizin, njëjtë siç ky i fundit, ia bëri kur doli Maestro.

Luizi doli në oborr dhe nisi të ngacmonte Jorin. Ai e ftoi atë të flinin bashkë në suitë. Kjo e fundit i tha Luizit se ajo e sheh atë si vëlla. Komenti i saj shkriu së qeshuri banorët.

Pas daljes nga BBV/ Kiara dedikim për Luizin: “Do t’i qëndroj besnike ndjenjës time deri në fund!

Kiara Tito la shtëpinë e “Big Brother Vip”, mbrëmjen e djeshme . Pas daljes nga shtëpia moderatorja ka bërë psotimin e parë në rrjetet sociale. Ajo ka postuar një foto me Luizin nga dasma brenda BBV, ndërsa thotë se do t’i qëndrojë besnike ndjenjës së saj për të. Teksa ka falenderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur, Kiara tha se ajo ka qenë e para që e ndjeu pozitivitetin, mirësinë dhe dashurinë e Luizit, edhe atëherë kur i kishte kundër të gjithë.

“Faleminderit me shpirt. Dua ta nis pikërisht me mirënjohje reagimin tim të parë. Mirënjohje për të gjithë ata të cilët më kanë mbështetur dhe na kanë mbështetur në këto 90 ditë qendrimi e mbi të gjitha izolimi në shtëpinë e Big Brother Vip. Edhe pse nuk kanë kaluar as 24 orë që kam dalë e ende kam shumë gjëra për të mësuar, e kam ndjerë pafund dashurinë tuaj.

Falenderuese për të gjithë ata që besuan tek unë, edhe kur gjuha e urrejtjes nuk e bënte aq të thjeshtë. Pavarësisht se nuk bëra lojë, jam e bindur që ata që më kuptuan e vlerësuan qendrimin tim dhe emocionet që kam dashur të përcjell. Unë kam qen e para që e ndjeva pozitivitetin, mirësinë dhe dashurine e Luizit, edhe kur kisha kundër të gjithë, dhe i kam qendruar dhe do ti qendroj besnike ndjenjës time, deri në fund! Shumë dashuri për ju dhe mos harroni”, shkruan Kiara.

“Pa shtëpi dhe pa punë”/Kiara Tito: “E kam dashuruar Luizin brenda burgut, pa asgjë…

Një ditë pas një nominimit “kokë më kokë” me Oltën, e cila edhe solli largimin nga shtëpia e BBV2, Kiara ka folur në ldihje me përjetimet dhe emocionet e përballjes me realitetin. Përballë Megi Pojanit, Ronaldo Sharkës, Estela Ujkës dhe Eni Shehut, Kiara i është përgjigjur pyetjeve të ndryshme. Ashtu siç pritej, fokusi ishte te marrëdhënia e saj me Luizin.

Një pyetje që iu shfaq Kiarës ishte se a do ta pranojë Luizin i cili ka deklaruar se është pa shtëpi dhe pa punë. “Ditën e parë në BBV Luizi ka hyrë me një valixhe dhe ka thënë unë vetëm këtë kam. Nuk kam asgjë jashtë. Une e kam dashuruar atë njeri brenda një burgu, pa patur asgjë, e kam dashuruar me gjithë shpirt”.

Më falni se ndihem e emocionuar. Kur shoh tani pjesë nga klipi, mu kujtuan dhe gjëra që edhe i kisha harruar. Kur e shoh tani që kam dalë jashtë, dhe më duket sikur më ka ikur një pjesë e shpirtit tim. Ndihem shumë e lumtur sepse kam përjetuar 90 ditë brenda me njeriun e zemrës”, tha Kiara e emocionuar.

Jonida Maliqi feston ditëlindjen, s’do ta besoni sa vjeç mbush këngëtarja(Foto)

Ajo është një nga artistet shqiptare që i ka rezistuar kohës (dhe me shumë mundësi) do vazhdojë të jetë për shumë gjatë në showbizin shqiptar. Fjala eshte për Jonida Maliqin e cila feston sot ditëlindjen e saj, por në të njëjtën kohë ka edhe një dhuratë për fansat e saj besnikë. ”Faleminderit për dashurinë që më keni dhuruar ndër vite”, shkruan Jonida në Instagram duke publikuar kështu këngën e saj më të re “Do apo nuk do”.

Në të dyja projektet e saj të fundit muzikore Jonida ka zgjedhur të vijë ndryshe duke publikuar këngë që nuk ngjajnë aspak me njëra-tjetrën, por që janë tejet ritmike.

Sa i përket ditës së saj të lindjes artistja ka vendosur ta festojë atë në Vlorë me disa prej miqve të saj më të ngushtë , ndersa kengetarja fiku dje plot 40 qirinj.

Këmbimi valutor, 26 mars 2023…

Sot më 26 mars 2023, dollari amerikan blihet me 105.7 lekë dhe shitet me 106.6 lekë. Euro blihet me 113.9 lekë dhe shitet 114.4 lekë. Paundi britanik sot blihet me 128.9 lekë dhe shitet me 130 lekë. Franga zvicerane këmbehet sot në blerje me 114.5 lekë, ndërsa në shitje me 115.5 lekë.

Më poshtë po sjellim të dhënat e këmbimit valutor, për të gjitha monedhat e huaja.

Bled Mane shpërthen ndaj Kiarës: “Pa Luizin do ishte jashtë si kamariere në Lushnjë

Ish-banorët e “Big Brother VIP” komentuan në studio zënkën e Luizit me Kiarën. Bledi u shpreh se ajo ishte një “përpjekje në ajër” e Kiarës për të qëndruar në shtëpi. Me tej ai shtoi se pa Luizin, Kiara do ishte “kamariere” ne Lushnje, duke parë “Big Brother-in” nga jashtë ndersa i doli në krah Luizit. Sipas tij ky i fundit e dashuron dhe dëshiron të kaloj kohë me të, e cila është këtu fal tij….

“Ai djalë aty, u kujdes gjithmonë për të dhe e solli atë këtu ku është. Kiara po të mos ishte Luizi do të ishte tani duke punuar si kamariere në Lushnjë duke e parë atë nga televizori”, tha Bledi i ashpër ndaj opinionistes.

Nuk ta hap derën nëse…”/Porosia e Kiarës për Luizin pas daljes nga Big Brother(Video)

Kiara ishte konkurrentja e Big Brother Vip që u eliminua mbrëmjen e sotme nga shtëpia vip. Ndërsa u përshëndet me banorët, të fundit takoi Luizin të cilin e përqafoi dhe i bëri një kërkesë, që nga shtëpia të dalë me fitore. Mos më hajde në shtëpi pa fitore , nuk ta hap derën”, i tha Kiara Luizit, ndërsa u shpreh gjithashtu se në Big Brother ka përjetuar 90 ditët ë të bukura të jetës.

Kiara e mori me sportivitet largimin, por u emocionua kur hapi biletën dhe nuk kishte më kthim.