“Rrituni sa të doni…”, emocionon Ardit Gjebrea, bën dedikimin më të ëmbël për fëmijët e tij(Foto)


Producenti i njohur, Ardit Gjebrea është një nga personazhet më të dashur nga publiku shqiptar. Arditi ka ndarë një foto të dy fëmijëve të tij, Annës dhe Jonit. Ky i fundi jeton në SHBA dhe mesa duket ka zgjedhur që të kthehet për pushime në atdhe . Arditi ka bërë një dedikim për ta, duke thënë se në sytë e tij do jenë gjithmonë “dy bebe”.“Rrituni sa të doni, prapë dy beba do jeni për ne, gjithmonë”, ka shkruar Arditi.

Shqiptarët “gjelbërojnë” malet greke me “bar”,transferojnë edhe puntorët besnikë që…

Mediat greke kanë vënë alarmin, duke theksuar se pjesëtarë të grupeve kriminale nga Shqipëria kanë transferuar mbjelljen e hashashit në malet greke. Kështu shkruajnë mediat greke, duke iu referuar burimeve nga hetimet e deritanishme të autoriteteve. Kufizimet e qarkullimit dhe mbyllja e kufijve për shkak të covid-19 – sipas vlerësimeve të Prokurorisë – ishin ato që sollën fillimisht kultivimin mjaft fitimprurës të hashashit në Greqi, në vend të importit të hashashit nga Shqipëria dhe siç rezulton, pavarësisht heqjes së masave , kultivimi vazhdon në malet greke.

Për nevojat e kultivimit nga Shqipëria janë shpërngulur edhe punëtorët që paguhen shumë për të jetuar në mal gjatë sezonit të kultivimit. Një grup i madh është kapur në Larisa dje në plantacionin e tyre përveç 2193 bimëve, u kapën edhe 22 kilogramë hashash në tufa, pa llogaritur sasinë e korrur në periudhën e mëparshme.

Duke pasur parasysh numrin e bimëve autorët do të kishin korrur rreth 5 ton hashash, me vlerë 10 milionë euro, përmasa që nga njëra anë konfirmon fitimet e mëdha nga tregtia e substancave të varësisë dhe nga ana tjetër lejon edhe pagesat ‘në ar’ të punëtorëve në mal.


Vlen të theksohet se në banesën e një 30-vjeçari të arrestuar,

në një fshat të komunës së Kilelerit, u gjetën dhe u konfiskuan tre pasaporta të shtetasve shqiptarë. Nga gjykimi i rasteve të mëparshme bëhet e ditur se të arrestuarit në Larisa kanë marrë një shpërblim në të holla prej 30 mijë eurosh, ndërsa me të korrat në formë bonusi do të merrnin edhe 10 kilogramë hashash, të cilin do ta dispononin.

Ashtu siç u konfirmua edhe në plantacionin e djeshëm, autorët e organizonin jetesën e tyre, pasi do t’u duhet të qëndrojnë me muaj në mal.

Balerina e njohur Shqiptare “provokon” nga Kreta: “Ku ka si Greqia?


Balerina e njohur shqiptare, Klaudia Pepa, ka disa vite që jeton në Itali, aty ku ka nisur edhe karrierën e saj. Me talentin e saj, ajo arriti që të fitonte zemrën e publikut italian teksa ishte pjesë e emisionit shumë të ndjekur, Amici si dhe realizoi koreografinë e Ronela Hajatit për performancën në festivalin “Eurovision”. Ndërsa së fundmi ka tërhequr vëmëndjen pasi ka vendosur që pushimet e verës t’i kalojë në Greqi. Ajo ka postuar disa foto nga Kreta, duke shprehur dashurinë për vendin grek, gje qe ka sjellë komente të shumta të ndjekësve të saj, të cilët e kanë pyetur se pse nuk pushon në Shqipëri…


E rëndë në Tiranë/ 35-vjeçari i jep fund jetës :”Pret damarët e duarve në banesë….


Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në kryeqytet, teksa një 35-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke prerë damarët teksa ndodhej në banesën e tij. “Më datë 07.08.2022, rreth orës 20:25, në rrugën “Myslym Shyri”, në banesë, shtetasi S. C., 35 vjeç dyshohet se ka prerë damarët e duarve dhe për pasojë ka ndërruar jetë”, njofton policia. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Po kërcente në dritaren e makinës/ Momenti i frrikshëm, vajza bie me kokë në asfalt (Video)


Një vajze 24 vjeç, shpëtoi për mrekulli vdekjes, kur ra nga dritarja e makinës teksa po vallëzonte dhe dukej sikur nuk i bënte përshtypje që po i rrezikohej jeta… në një moment humb baraspeshimin dhe bie me kokë në asfalt, duke i shpëtuar shtypjes nga makina qe vinte nga pas .Ngjarja ka ndodhur më Makhachkala, kryeqytetin e Dagestanit në jug të Rusisë ndersa video ka nxitur reagime të ashpra .

Tradita vazhdon në Polenë/ Për të 14- tin vit organizohet Festa e lakrorit(Foto)


Festa e Lakrorit si një prej gatimeve më të veçanta të zonës në Korçë është organizuar për të 14 vit duke ruajtur traditën për shijuesit e kulinarisë. Vitet e fundit kjo festë organizohet në fshatin Polenë, ndërsa atje nuk munguan panairet me produkte bio të zonës. Aktiviteti është shoqëruar me tingujt e serenatave korçare duke gjallëruar edhe më shumë atmosferën në fshat. Risi e këtij viti është promovimi i gatimit të lakrorit në saç gjatë gjithë vitit nga amvisat në Polenë, duke iu dhënë mundësi vizitorëve vendas dhe të huaj, jo vetëm ta shijojnë, por edhe ta shohin nga afër mënyrën e veçantë të përgatitjes së tij.

“Më është bërë një kurth shumë i madh/ Çfarë shkruante Shqiptari që shokoi New York…

Në rrjete sociale është publikuar një postim i aktorit Florind Belliu, i cili u hodh të premten mbrëma nga kati i gjashtë i një ndërtese në New York, së bashku me bashkëshorten e tij 28-vjeçare. Të dy të rinjtë gjetën vdekjen e menjëhershme ndërkohë që lanë pas dy fëmijë të mitur, 2 dhe 6-vjeç. Në mesazhin e publikuar, aktori flet për një kurth që i është bërë atij dhe në të cilin janë përfshirë shumë persona të tjerë, por pa dhënë detaje për çfarë bëhet fjalë. Nuk dihet ende nëse 35-vjeçari është vetëhedhur së bashku me gruan nga banesa ku banonte në Bronx, apo kemi të bëjmë me një vrasje.

Do kisha shumë dëshirë të vazhdoja të bëja meme, por nuk mundëm më! Po e shkruaj këtë përpara se të më detyrojnë të them gjëra që nuk janë dhe nuk i kam bërë. Më është bërë një kurth shumë i madh dhe i shtrirë në kohë shumë të gjatë. Janë përfshirë shumë njerëz prandaj nuk ia vlen të përmend emra.

Për dy çunat e mi Schëibe dhe Raya.

Kurrë në jetën time nuk kam shkelur asnjë ligj. As kam bërë ndonjë shkelje. Kam menduar se të flasësh dhe të thuash çfarë të duash është e drejta hyjnore. Përpara se të më detyrojnë me forma nga më të ndryshmet. Babi ju do shumë.

Mi kanë kthyer të gjithë kundër. Me forma nga më të ndryshmet, secilin me arsyet e veta. Jam vetëm, vetëm fare nuk kam as njeri. Nuk kam si e nxjerr të vërtetën. Jam i pafuqishëm. Nuk gjej as avokat dhe as gazetar ta bëj publike. Më vjen keq. Kam vetëm Allahun. Ai më mjafton”, ka shkruar ai.


Digjet autobusi në Durrës/ Tymi i zi tmerron qytetarët(Video)


Një autobus i linjës Durrës – Porto Romano ka marrë flakë në ecje dhe është shkrumbuar totalisht. Sipas policisë shkak i zjarrit është bërë një shkëndijë elektrike në motor. Fatmirësisht në momentin e shpërthimit nuk ka pasur pasagjerë në autobus, por janë regjistruar vetëm dëme të shumta materiale. Dy mjete zjarrfikëse arritën të shuajnë flakët, ndërsa shkak për tymin e zi, që pushtoi zonën dhe tmerroi banorët, është bërë djegia e vajit të autobusit.

E turpshme/ Shfaqet një tjetër Mihal në Sarandë,pronari ndjek me thikë në dorë klientin


Një tjetër ngjarje e shëmtuar ka ndodhur në jug të vendit, ku pushuesit përveç çmimeve të larta vijojnë dhe përballen me arrogancën dhe dhunën e pronarëve të restoranteve dhe hoteleve. Video e publikuar nga Joq Albania është xhiruar në një restorant në Sarandë, ku klienti ka patur një përplasje me pronarin, i cili e ndjek në rrugë me thikë në dorë. Mësohet se konflikti i turpshëm në mes të rrugës ka nisur pasi disa klientë nga Delvina u ankuan për çmimet e larta në restorantin e Çovës . Ata kanë refuzuar të paguajnë faturën, por sapo kanë dalë nga restoranti pronari, Çoba i ka ndjekur dhe i ka kërcënuar me thikë. Kur policia ka shkuar në vendngjarje 48-vjeçari nuk ka qenë më aty, ndersa eshte shpallur në kërkim….Kjo nuk është hera e para që shohim ngjarje kaq të shëmtuara, ku pak vite më parë Mihal Kokëdhima bëri të njëjtin gjest duke terrorizuar klientët në lokalin e tij , vetëm pse këta të fundit nuk iu pëlqeu as ushqimi por as çmimi abuzues në faturë…..


“Duam të dalim në det/ Skafistët në protestë: “Me atë punë hamë bukë…

Pronarët e Jetski-ve në Velipojë kanë dalë ne një protestë pasi policia kufitare nuk i lejon të dalin në det dhe të ushtrojnë aktivitetin e tyre. Ata kërkojnë zgjidhjen e problemit pasi janë të rregullt me dokumentacionin dhe janë të kujdesshëm në lëshimin me qira, ndërsa kanë kërkuar zgjidhjen e problemit pasi me këtë biznes sigurojnë të ardhurat e tyre. Pronarët e Jetski-ve protestuan për bllokimin e lundrimit të mjeteve lundruese pikërisht në kulmin e sezonit turistik. Ata shprehen se nuk kanë asnjë shkresë zyrtare për bllokim.

“Ne ushtrojmë biznesin në Velipojë. Kam 14 vite që punoj te pista, jam zonë emergjente. Vetëm hajrin ma ka parë policia dhe jo sherrin. Shumë jetë njerëzish kemi shpëtuar. S’po na japin zgjidhje, jo sot, jo nesër. Tatimet dhe dokumentet i kemi në rregull, policia nuk po na jep asnjë zgjidhje. Kërkojmë të na japin një përgjigje. Policia na ka thënë vetëm kemi urdhër nga lart. Asnjë vendim, asnjë shkresë. I ka thënë i madhi, i ka thënë i vogli. Na ka dëmtuar se ne kemi kabina, punëtorë, dokumente, paguajmë taksa, tatime.

Nuk na lejojnë, nëse do kundërshtojmë forcat e policisë, të çojnë brenda ata. Ec e gjeje të drejtën. Nuk ka kanë dhënë afat, vetëm prit. Kërkesa jonë është të dalim në punë.”


“Pas ngjarjes që ndodhi jemi të mërzitur se jemi familjarë vetë. U bllokua çdo gjë, erdhi një urdhër dhe policia kufitar tha se nuk duhen nxjerrë Jet skit-të në ujë. Kaq ishte dhe nuk kemi gjetur më asnjë mundësi që të dalim t’i hedhim. E pamë të arsyeshme që t’i drejtohemi medies. I bëjmë thirrje të na japin një zgjidhje. Dikush i ka për të ngrënë bukë, dikush i ka për biznes. Unë jam nga ata që e shfrytëzoj në ndonjë rast të veçantë, por më tepër i kam për qef.”

News