Dua Lipa në mëngjesin e djeshem publikoi këngën e re bashkë me disa sekuenca nga videoklipi, por ende pa kaluar shumë orë ajo e ka publikuar videoklipin e plotë të këngës së saj më të re “Don’t Start Now”. Dua Lipa është gati të futet në një “Epokë të Re”, sipas Forbes, me këngën e saj të re “Don’t Start Now”.
“Zgjodha të botoj këtë këngë të parën që të mbyll një kapitull të jetës dhe të nis një tjetër”, tha ajo në një deklaratë. “Në një epokë të re me një tingull të ri muzikor.
Dua Lipa
Kjo këngë është për të bërë përpara e për të mos lejuar njeri të të pengojë. Më erdhi natyrshëm të zgjidhja këtë këngë, me të njëjtin ekip që bëra “New Rules”, tha ajo. Ndërkohë, kënga e saj e re jo vetëm që ka marrë miliona klikime në Youtube, por ka dalë dhe “Kënga e Ditës” në Shazam, që do të thotë se është muzika që kanë kërkuar më shumë njerëzit në aplikacionin që identifikon këngët.
Kompania e njohur zviceriane “Sportradar”, e cila punon për llogari të UEFA-s dhe të FIFA-s, është përfshirë nga një skandal i rëndë.
Kjo kompani ka ndërtuar sistemin BFDS, që solli dhe dënimin e Skënderbeut. Në Itali mediat publikojnë një lajm, ku një i penduar i mafies italiane ka treguar se si bashkëpunonte me këtë kompani dhe ka bërë disa pagesa në të zezë.
Sipas medias italiane “Businesss Insider”, pas hetimeve qe janë bërë janë arrestuar 60 persona vitin e shkuar nga mafia siçiliane dhe Sacra Corona Unita që kishin ndarë mes tyre tregun e basteve ilegale në Itali për dy vjet, duke përdorur disa shoqëri të cilat vepronin në vebnde si Rumania, Shqipëria apo edhe Malta.
Fabio Lanzafame, një i arrestuar nga ky grup, ka bërë pohuar dhe ka shpjeguar se nëpërmjet faqeve fiktive të krijuara, punohej paralelisht me faqet e njohura ndërkombëtare, falë informacioneve që blinte rregullisht nga filiali i “Sportradar”, i cili quhet “Betradar”.
Në artikullin e publikuar nga “Business Insider” shkruhet se si disa prej drejtuese të “Sportradar”, kishin rënë dakord që kompanive të jashtëligjshme t’u jepeshin kuotat e ndeshjeve para atyre të regjistruara.
Pasi ky skandal doli në dritë kompania Zviceriane “Sport Radar” ka reaguar dhe ka hedhur poshtë çdo akluzë, duke thënë se nuk është një shkrim gazetaresk korrekt.Panorama Sport
Ekonomia ka arritur në një pikë kritike, që nuk po arrin të fshihet më as nga shifrat zyrtare. Rritja është përgjysmuar në raport me një vit më parë, duke zbritur në rreth 2.2%, pas mbarimit të efektit të energjisë.
Institucionet ndërkombëtare kanë rishikuar në ulje projeksionet për performancën ekonomike të vendit. Banka Botërore deklaroi së fundmi se, në afatin e mesëm, nuk pret një rritje më të lartë sesa 3.5%, që vlerësohet shumë e ulët për një vend në zhvillim si Shqipëria, që ka të ardhurat për frymë më të ulëtat në Europë.
Gazsjellësi TAP, investimi më i madh ndonjëherë në vend, me vlerë 1.5 miliardë euro, po i jep efektet pa u mbyllur ende mirë. Në korrik dhe gusht, të ardhurat nga TVSH e brendshme ranë me më shumë se 30% me bazë vjetore dhe në shtator me gati 50%, duke nxjerrë zbuluar konsumin anemik në vend, që nuk po arrin të nxitet as nga turistët që, për hir të së vërtetës, ishin të shumtë në numër. Shërbimet janë, në fakt, i vetmi sektor që po mban ekonominë në këmbë.
Investimet e reja janë pothuajse inekzistente, sidomos në sektorë me vlerë të shtuar, të cilat do të ndikonin pozitivisht në rritjen e produktivitetit të ekonomisë dhe pagave. Kjo e fundit do të ishte stimuli më i mirë për të mbajtur të rinjtë në vend, duke frenuar disi emigracionin që po e gërryen vendin dalëngadalë.
Stimujt monetarë dhe fiskalë, që do t’i jepnin një dorë ekonomisë së çalë, janë ezauruar thuajse tërësisht. Norma bazë e interesit është në nivele minimale historike prej 1%. Kredia, ndonëse në gjallërim, mbetet e ulët, teksa janë faktorë të tjerë që e kushtëzojnë atë, ku më kryesori është mungesa e projekteve fizibël dhe të qëndrueshme. Ndërtimi është i vetmi që po merr vëmendje (jo nga bankat), por siç e kemi përmendur shpesh, në afat të mesëm e të gjatë, kjo nuk i sjell asgjë ekonomisë.
Nuk mund të bëhet fjalë as për stimuj fiskalë. Ndonëse taksat u rritën vitet e fundit, kjo nuk duket se shërbeu për të zgjeruar të ardhurat, që kanë ngecur në 27% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), më të ulëtat në rajon. Nëse do të hiqnim efektin e shpërndarjes së dividendit, i nxitur nga ulja e tij nga 15 në 8%, edhe për fitimet e mbartura, të ardhurat për 9-mujorin do të ishin negative. Me borxhin real (përfshirë detyrimet e prapambetura) që ka mbetur në rreth 70% të PBB-së dhe faturat e koncesioneve që pritet të rriten nga viti në vit, rreziqet fiskale sa vijnë e shtohen.
Ndërkohë, kemi një rritje anemike të paqëndrueshme, me burimet amortizuese që sa vijnë e po shterohen, çka pritet të ketë efekt kundërciklik në të ardhurat buxhetore. Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit flet për një situatë aspak optimiste, me fshehje të detyrimeve të prapambetura, me qëllim ruajtjen e parametrave makroekonomikë, por duke shtyrë detyrimet në të ardhmen, thjesht rritet rreziku për një paaftësi paguese në afatin e mesëm. Shpresa e vetme mbetet ulja e evazionit (te të mëdhenjtë, se te më të vegjlit është provuar shpesh) dhe çlirimi i fondeve nga ulja e korrupsionit në tenderë e koncesione.
Doing Business e vendos Shqipërinë të fundit në rajon për të bërë biznes, bashkë me Bosnjën dhe me barrën më të lartë të taksave, kur të ardhurat në buxhet i ka më të ulëtat.
Nuk ndihmon as ekonomia europiane, që po jep shenja ngadalësimi, ku po tronditet dhe shtylla më e fortë e saj, Gjermania. Italia, partneri kryesor, është prej muajsh në rrezik recesioni. Banka e Shqipërisë e ka pohuar tashmë se rreziqet në kahun e poshtëm po rriten, si nga ambienti i brendshëm (që përveç halleve të tjera i shtohet dhe kriza politike) ashtu dhe në atë të jashtëm.
Përballë kësaj situate, kemi një qeveri të zhytur në guaskën e saj virtuale, ku më të rëndësishme janë “like” e “share”, që mund të marrin ministrat dhe zyrtarët e saj në “Facebook”, sesa ajo që po ndodh në realitet. Në “oborrin” e qeverisë, jeta është e bukur, me plot shkëlqim, njerëzit janë të lumtur e të veshur bukur, me stilin e modës së fundit. Media bombardon përditë me lajme për rrugë të shtruara e të rishtruara, për pemë të mbjella për “armiq” të jashtëm, që nuk e duan integrimin e vendit.
Janë aq të zhytur në botën e tyre të bukur, sa duket shumë e vështirë, që dikush t’i bindë të shohin realitetin. Këtë nuk po arrijnë ta bëjnë as ata që po refuzojnë në heshtje, duke braktisur vendin dhe as shifrat që janë kokëfortë. Mbreti ende beson që është i veshur bukur, ndonëse ekonomia po thërret me zë të lartë, që është lakuriq…Monitor
Korça është qyteti i dytë drejt të cilit shqiptarët kanë udhëtuar brenda vendit në vitin 2018. Të paktën 12.2 për qind e udhëtimeve janë kryer per ne qytetin juglindor.E për ta vijuar këtë Korça, nuk është më vetëm qyteti i serenatave, teksa është vështirë të sigurosh një hotel në periudha të tilla si Festa e Birrës që zë vend në muajin gusht, festa e Lakrorit.
Festat e Nëntorit gjithashtu pësojnë një dyndje drejt Korçës teksa qershia mbi tortë janë Krishtlindjet ku sërish frekuentimi tradicionalisht ka mbetur i lartë. Kjo ka bere qe dhe investimet ne struktura akomoduese viteve te fundit te jene me te medha.
Anketa e Insitutit të Statistikave Turizmi “Pushime dhe Udhëtime” tregon Tirana, kryeqyteti i vendit mban 27.1 për qind kurse i treti në listë është qyteti i Vlorës me 11.1 për qind të udhëtimeve. Qëllimet e udhëtimeve janë përkufizuar si personale apo biznesi dhe në këtë kontekst i katërti në listë është qyteti bregdetar i Durrësit.
Me radhë sipas të dhënave zyrtare qytetet e tjera me përqindjet respektive të udhëtimeve janë Elbasani me 4.2 për qind, Fieri me 3.3 për qind, Lezha me 3.1 për qind, Shkodra me 2.9 për qind, Gjirokastra me 2.4 për qind. Të fundit në listë mbeten Berati me 2.1 për qind dhe Dibra ku vetëm 1.2 për qind e të anketuarve kanë udhëtuar drejt këtij qyteti në vitin 2018.
Lidhur me udhëtimet jashtë Shqipërisë kryesojnë ato drejt Italisë dhe Greqisë çka është e shpjegueshme për aq kohë sa një pjesë e mirë e emigrantëve janë të vendosur në dy vendet fqinjë dhe vizitat nga të afërmit nuk mungojnë.Monitor