Patrioti Nuçi Naçi, një nga drejtorët e parë të Mësonjëtores Shqipe të Korçës

 

Naum Dhimitër Naçi (1871 – 1927) i njohur edhe si Nuçi Naçi, ishte “Mësues i Popullit”, atdhetar i shquar i Rilindjes Kombëtare Shqiptare, dhe njëri ndër drejtorët e “Mësonjtores së Parë Shqipe”Korçë.

Botoi disa libra, dhe si publicist trajtoi çështje të arsimit të kohës; ishte redaktor e më pas drejtor i gazetës “Zgjimi i Shqipërisë” (Janinë, 1906). Bëri pjesë në Komitetin e Fshehtë të Manastirit dhe në klubet shqiptare në Janinë e Stamboll. U burgos dy herë nga autoritetet osmane. Njihet gjerësisht me emrin Nuçi Naçi.

Atje ku zë fill historia e krijimit të shkollës së parë shqipe më 7 mars të vitit 1887 në Korçë, në Muzeun e Arsimit.

Simpatizante dhe dashamires te muzeut dhe kultures i kanë dhuruar fondit të muzeut mjaft dorëshkrime, fotografi,dokumente ,shkrime apo dhe objekte të përdorura nga atdhetarët, të patriotit të njohur Nuçi Naçi te cilat i janë bashkangjitur kohe me pare këtij muzeu, Mësonjëtores së Parë Shqipe, qe është një dëshmi e patjetërsueshme e rrugës së gjatë të arsimit shqiptar.Muzeu Kombëtar i Arsimit “Mësenjtorja e Parë” do ti botojë këto dorëshkrime në një vëllim të veçantë për të nxjerrë në dritë për herë të parë krijimtarinë deri më sot të panjohur të atdhetarit të shquar.

FotoPortret i panjohur i Nuçi Naçit ne shtypshkronjen ku botohej gazeta “Zgjim’ i Shqiperise” ne Janine.
Sot, perulje dhe respekt ndaj vepres se Mesuesit te Madh, rilindasit te shquar, luftetarit te paepur ne 92 vjetorin e ndarjes nga jeta.

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: