Nga Eli Fara deri te Elvana Gjata këto janë këngët pjesëmarrëse për në Eurovision

 

Të gjithë po i presin netët finale për të kuptuar se kush do të fitojë në festival dhe kush do ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion. Këngët pjesëmarrëse për në Festivalin e Këngës në RTSH janë lançuar në kanalin YouTube dhe interesimi i publikut për t’i dëgjuar është i madh.

Arilena Ara dhe Elvana Gjata janë disa nga emrat pretendentë për të fituar në këtë festival por pjesëmarrësit në garë janë të shumtë.

Elvana Gjata, Arilena Ara, Olta Boka, Eli Fara dhe Stresi,Devis Xherahu,Gena, Kamela Islamaj, Era Rusi, Bojken Lako e Robert Berisha, janë disa nga emrat që i janë futur kësaj gare. 

Fituesi i këtij festivali shkon automatikisht në Eurovizion.

Advertisement