Sheshet e tregtimit në pazarin e Korçës, vitet ’30

 

Nga Vepror Hasani

SHESHET E TREGTIMIT NË PAZARIN E KORÇËS
(Sipas planit te përgjithshëm te pazarit)

  1. PAZARI I MADH– aty tregtoheshin prodhime bujqësore dhe zejtare nga më të ndryshmet
  2. PAZARI I VOGËL– ishte i shkëputur mjaft nga pazari i madh, ku tregtohej kryesisht bereqet
  3. PAZARI I BAGËTIVE– ishte vazhdimi i pazarit të vogël

4.PAZARI I PESHKUT- ishte vendosur në periferi të pjesës qëndrore dhe formonte një shesh të vogël, të përshkuar nga rrugët e shumta të pazarit. Ai rrethohej nga ndërtesat e dyqaneve, ndërsa pranë tij ngrihej hani me të njëjtin emër- Hani i peshkut. Këtu tregtohej peshk që vinte jo vetëm nga liqeni i Prespës, por edhe nga Kosturi

5.PAZARI I BULMETIT- zhvillohej në një nga rrugët më të drejta që e përshkonte tërthor bërthamën qendrore të pazarit. Tregtimi nuk bëhej në një shesh të caktuar, por gjatë gjithë kësaj rruge

6.PAZARI I GRAVE- ishte një pikë tjetër e veçantë. Aty tregtoheshin prodhime shtëpiake, kryesisht tekstile e prodhime leshi, si: qilima, velenxa, çorape, etj për të cilat gratë e Korçës dhe të rrethit ishin bërë të njohura dhe në viset përreth

7.BEZISTENI- për ekzistencën e një bezisteni bën fjalë kodiku i Korçës dhe i Selasforit që në vitin 1875. nuk kemi ndonjë të dhënë mbi pamjen fillestare të bezistenit dhe nuk e dimë nëse është prekur ose jo nga zjarri i tretë i vitit 1879. tradita në popull njeh për bezisten një rrugë të ngushtë 3 m në shpinë të hanit të Elbasanit, në të dy anët e së cilës ngriheshin dyqane. Aty tregtoheshin mallrat ë rralla e të kushtueshme, ndërsa më vonë, në shek. XX edhe pjesë makinerish të lehta

VIJONIN MË TEJ:

8.Thertorja – ishte pranë pazarit të bagëtive

9.Teneqexhinjtë

10.Lëkurëpunuesit

11.Samarxhinjtë

12.Saraçët

13.Zilexhinjtë

SHESHET– i jepnin një gjallëri të jashtëzakonshme pazarit sidomos në ditën e shtunë, e cila tradicionalisht ishte dita e pazarit në Korçë. Ato ditë kishte një dyndje të madhe njerëzish dhe një dëndësi të madhe në sheshe e rrugë, aq sa bëhej i vështirë kalimi. Pazari zjente nga thirrjet dhe zërat e shitësve dhe blerësve. Në treg hidheshin mallra e prodhime gjithfarshe. Shpesh nuk mjaftonin sheshet, kështu që edhe rrugët ktheheshin në pika shitjeje.

RRUGËT, HANET, XHAMIA DHE KULLA E SAHATIT

1.Rruga e kallajxhinjve

2.Rruga e këpucarve

3.Rruga e rrobaqepsëve

4.Hani i Shuleve

5.Hotel “Misiri”

6.Hani i Kafesë

7.Hani i Zallit

8.Hani i Elbasanit

9.Hani i Manastirit

10Hani i Trebickallinjve

11.Hani i Voskopojarëve

12.Hani i Gjelit

13.Hani i Vithkuqarëve

14.Hani i Baba Aliut

15.Han i Kiços

16.Hani i Kadillinjve

17.Hani i Peshkut

18.Hani me dy porta

Xhamia e Mirahorit

Kulla e Sahatit

Çezma e Radanecit

(Renditja sipas planit të përgjithshëm të pazarit)

Advertisement