Vëllezërit korçarë / Sjellin hitin më të ri për festat e fundvitit

 

“Gjetsh belan”titullohet kenga me e fundit, lancuar pak dite me pare ne treg.Vëllezërit korçarë Endri & Stefi vijnë këtë fundvit me një hit të ri. Në bashkëpunim me artistin Bruno Revolt.

Endri & Stefi

Ky produksion muzikor eshte mirepritur nga publiku si nje vlere e shtuar ne muzikën Shqiptare.

Duket se kënga ritmike e vëllezëve Endri dhe Stefi është ndarë me publikun në periudhën e duhur, pasi pritet të shoqërojë shumë mbrëmje festive për këtë fundvit

Drejtësia i takon fushës së ëndrrave; vetëm forca mbisundon

 

Faik Konica mbetet një intelektual i papërsëritshëm edhe në ditët e sotme. Një njeri mendjendritur jo vetëm si politikan por edhe si publicist e shkrimtar që pasuroj mendimin letrar shqiptar.Po sjellim disa prej shprehjeve më të bukura të Faik Konicës:

Faik Konica

Rinia është në sytë e injorantëve kërcënim për të ardhmen; por është edhe është rrezik për të tashmen, sepse rinia është e çiltër, ndërkohë që dhe çiltërsia është armiku i natyrshëm i sharlatanëve.

Dallimi në kulturë shpjegon dallimin në mendime.

Një shkrimtar duhet gjykuar më shumë nga cilësia se sa nga sasia.

Fisnikëria dhe thjeshtësia mund të jenë cilësi kudo gjetkë, kurse në poezi janë antipasta të dëmshme.

Faik Konica

Aq lehtë kujtoni se ëndrrat e kafeneve bëhen punë? Në jini aq besnikë te forca juaj, ngrihuni pra, se shqiptarët ju presin!

Ashtu kuptova se në të vërtet kisha arritur në Shqipëri, një vend i bekuar me një mijë bukurira, po i shkelur nga një turmë, e cila ushqen një urrejtje kundër bukurisë.

Trimëria e shqiptarit nuk është e artë, është e teneqenjtë. Me fjalë të tjera, trimëria e shqiptarit, sado e madhe në vete, është e vogël në shkaqet që e ndezin. Për një kec të grabitur, për një fjalë të shtrembër, e shumë herë pa ditur as vetë për se, shqiptarët marrin armët, hidhen, vriten.

Faik Konica

Historia na mëson se gjithë ndryshimet politike kanë pasur përherë këta dy faktorë: emigrantët dhe një elitë të vogël, e lindur apo intelektuale, brenda vendit.

Drejtësia i takon fushës së ëndrrave; vetëm forca mbisundon.

Koha kur rrojmë është koha e reklamës, dhe nuk duhet të çuditemi kur shohim mediokritetet e vëndit
t’onë të hidhen përpara, dhe përpara, dhe përpara, duke mos bërë vënt përveç për shokë në shkallë (të caktuar) mëndore të tyre.

Populli shqiptar ka disa veti shumë të mira… por një bandë maskarenjsh dhe dalaverexhinjsh kanë zënë të gjitha pozitat kyçe në politikën e vendit dhe është fare e pamundur t’i shkulësh.

Adriano Çelentano – Elvis Presley italian

 

Djali i një sahatçiu, lindi në vitin 1938 në Milano, ku fillimisht mësoi zanatin e të atit. Në vitet 50-të ai zbuloi talentin e tij për komedinë dhe u paraqit në një teatër të vogël kabareje në Milano. Ishte koha e Elvis Presley dhe Bill Haley & His Comets, prej të cilëve u mrekullua Celentano. Ai themeloi orkestrën e tij të parë, Rocky Boys, e fitoi një konkurs kënge. Regjisori i shquar italian Federico Fellini e zbuloi këngëtarin italian të rock-ut më 1959 dhe e angazhoi me kitarrën e tij që të këndojë në filimin “La dolce Vita” këngën “Ready Teddy”.

Adriano Celentano

Edhe sot e kësaj dite Adriano Celentano konsiderohet si, këngëtari që solli në Itali Rock ‘n’ Roll-in amerikan. Por tekstet e tij nuk ishin kurrësesi vetëm romantike e me përkëdheli dashurikash. Ai këndonte edhe tekste kritike për mëkatet ndaj mjedisit apo ato në ndërtim si “Il ragazzo della via Gluck”, lidhur me rëniën e vlerës së monedhës italiane dhe humbjen e fuqisë blerëse në këngën“Svalutation”.

Adriano Celentano

Ndërsa në filma ai kryesisht luante role komike. Ndonjëherë filmat e tij si ato të viteteve 70-të “Bluff” me Anthony Quinn shfaqeshin edhe jashtë Italisë.. NJë film tjetër i njohur ishte filmi “Jepu majmunëve sheqer”, një histori dashurie mes një shoferi autobusi dhe një princeshe, të luajtur nga Ornella Muti. Afera e dashurisë me Ornella Muti-n u bë shkas për grindjen me bashkëshorten e tij Claudia Mori, e cila përkohësisht u nda prej tij. Që prej 53 vjetësh Adriano Celentano është i martuar me këngëtaren Claudia Mori.

“Azzuro” është edhe sot hit-i i tij më i suksesshëm. Megjithatë Celentano ofron shumë më tepër se këngë për gra të bukura. Ai është një këngëtar rock-u, një artist komedie, një argëtues, aktor dhe muzikant. Me Adrian Celentano-n lidhen shumë këngë e figura. E shumë njerëz e lidhin historinë e tyre me të.

Kushdo që është rritur në vitet 60-të e ka të njohur hit-in e madh “Azzurro”. Kjo këngë për mallin e të dashuruarve pushtoi jo vetëm Hitparade në Itali. Bumi ekonomik pas Luftës së Dytë Botërore zgjoi në Gjermani edhe dëshirën për udhëtime. Këngë si “Peshkatarët e Caprit” (1943) tingëllonin ende në veshët e gjermanëve duke zgjuar dëshirën për të vizituar vendin, ku rriten limonat, shijohet dielli, deti dhe vera, si dhe ajo që konsiderohej si tipike italiane: të shijuarit e të ndenjurit rehat, pra “dolce far niente”.

Celentano, sikurse thuhet për të, është një fanatik i punës: ai ka në llogari të tij jo vetëm 50 albume dhe 150 milionë disqe të shitura, por ka luajtur gjithashtu në gati 40 filma dhe në vitin 1987 nisi edhe karrierën si moderator në televizion.

Me emisionin e tij “Fantastico”, ai jo vetëm që paguhej mirë, por ky ishte një nga emisionet me shikueshmërinë më të lartë në televizionin shtetëror italian RAI, në orarin kryesor të transmetimeve të shtunave. Italianët e donin Celentanon me kokë më vehte, i cili i është kundërvënë me kritika jo vetëm bankave e energjisë atomike, por edhe politikës e korrupsionit.
Adriano Celentano nuk hesht, kur është fjala për të kritikuar politikën.

Vegjetariani i bindur ngre zërin jo vetëm kundër testeve me kafshët, por lufton edhe për lirinë e shtypit dhe mbrojtjen e mjedisit.Madje edhe ish-kryeministri e cari i medieve Silvio Berlusconi duhej ta pranonte, se si Celentano në serialin e tij satirik “Rockpolitik” më 2005 në televizionin publik tallej me të. Emisioni i tij ishte aq popullor, sa që ai nuk mund të ndalohej. Celentano e akuzoi Berlusconi-n, se nuk po respekton lirinë e shtypit. Por Berluscon-i iu kundërvu duke i thënë, se pikërisht Celentano është dëshmia më e mirë, që liria e mendimit nuk shtypet në Itali.

Adriano Celentano

Në vitet 1990 Celentano u tërhoq nga biznesi i filmit si aktor. Sot ai ka vetëm markën e tij muzikore si dhe një firmë produksioni filmash. Por nga kënga ai nuk ka hequr dorë. Më 1998 ai këndoi bashkë me këngëtaren e njohur italiane Mina dhe publikoi albumin “Mina Celentano”, që ishte një sukses i madh. Ky sukses i dha atij motivimin për të vazhduar me një tjetër album më 2016 me titullin “Le migliori”. Ndonëse ky album doli në nëntor ai ishte albumi më i shitur në Itali. Në dhjetor 2017 doli një tjetër album me përmbledhjen e këngëve të dikurshme me një titull të ri “Eva”.

Si producent filmi sivjet Celentano – me rastin e 80 vjetorit – do të sjellë në ekran filmin me animacion “Adriano”. Një bocet në faqen e internetit të firmës së tij të le të kuptosh, që në këtë film nuk do të mungojnë aksioni dhe pasioni. Por klipi publicitar nuk nxjerr më shumë në pah se sa autobiografik mund të jetë filmi. Sidoqoftë protagonisti multiplikativ është shumë i ngjashëm me të riun Celentano.

Burimi:Gaby Reucher- DW-Na ishte dikur info