E fejuara e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez, ka bërë një rrëfim ndryshe për numrin e ri të ‘Grazia’, ndërsa foli për lidhjen e saj me futbollistin e njohur.Ajo tha se dridhej para tij në fillimet e tyre dhe se ai është i vetmi lojtar futbolli që arrin ta entuziazmojë gjatë një ndeshje futbolli.
Para tij dridhesha e tëra, por u ndez një shkëndijë. Kristiano është i vetmi që arrin të më entuziasmojë gjatë një ndeshjeje futbolli. Kam fatin të jem partnerja e lojtarit më të mirë të të gjitha kohërave. Kur është në fushë të bën të përjetosh një pafundësi emociones. Nuk ka rivalë”. thaGeorgina.
Faqet e para të gazetave të përditshme shqiptare, në versionin e tyre print që mund ta gjeni pranë kioskës së shtypit, ofrojnë këto tituj kryesorë për lexuesit e tyre, për ditën e sotme- e premte 31 janar 2020:
Henry Charles Bukowski është një nga poetet më të njohur botëror. Ai ka shkruar shumë poezi, e tregime të shkurtra. Është autor i rreth 50 librave, përfshirë “Femrat” dhe “Zyra postare”, “Zonja vdekje” .
Duke qenë se thëniet e tij tashmë janë shumtë njohura dhe shpesh përdoren në rrjete të ndryshme, Ju sjellim disa nga citatet më të mira të tij.
Duhet të jetoni me njerëz të gabuar për të vlerësuar vlerën e atyre që janë të drejtë kur t’i takoni.
Problemi i kësaj bote është se njerëzit inteligjentë janë plot dyshime, kur idiotët janë të mbushur me vetëbesim.
Dallimi midis demokracisë dhe diktaturës është se në demokraci fillimisht votoni dhe pastaj merrni urdhra, në diktaturë, nuk është e nevojshme të humbni kohën duke votuar.
Kudo që shkon turma, vrapo nga ana e kundërt. Bën gjithmonë gabim.
Pija është diçka emocionale. Të shkund dhe të nxjerr nga rregullsia e jetës së përditshme, nga gjithçka që mbetet e njëjtë. Të tërheq papritmas nga trupi dhe mendja juaj dhe ju fluturon në mur. Kam ndjenjën se pija është një formë vetëvrasjeje që ju lejon të ktheheni në jetë dhe të filloni përsëri nga e para ditën tjetër.
Henry Charles Bukowski
Vetmia më forcon: pa atë unë jam sikur nuk kam ushqim dhe ujë. Çdo ditë pa atë unë bëhem më i dobët. Unë nuk jam krenar për vetminë time, por jam i varur nga ajo.
“Të dashuruarit janë shpesh neurotikë, të rrezikshëm. Humbin çdo kuptim të perspektivës dhe humorit. Bëhen histerikë, psikotikë, të padurueshëm, ndonjëherë bëhen dhe vrasës “.
“Shpreheni atë që ndjeni. Mos kini frikë nga pasojat, sepse koha nuk fal askënd. Dashuroni, urreni, shpreheni çdo emocion të fortë që po përjetoni. Njerëzit janë spektakli më i bukur në botë, dhe për të cilin nuk paguhet ndonjë biletë”.
“Një nga ndjesitë më të bukura në botë është kur përqafon dikë dhe ai person të shtrëngon akoma më fort”.“
“Asnjë marrëdhënie nuk është një humbje kohe : nëse personi tjetër nuk të ka dhënë atë që kërkoje, dije se të ka mësuar gjënë për të cilën kishe vërtet nevojë”.
“Do të të duhet të vdesësh disa herë përpara se të jetosh me të vërtetë”.
Edhe pse këtë vit ajo nuk ishte nominuar për asnjë çmim në “Grammy Awards”, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, pushtoi tapetin e kuq të dielën në mbrëmje e shoqëruar nga i dashuri i saj, modeli Anwar Hadid.
Ajo u ndalua nga “Billboard” në tapetin e kuq në “Grammy Awards 2020”, për të zbuluar më shumë detaje rreth këngës së re “Physical”, dhe se çfarë fansat mund të presin nga albumi i saj i katërt -“Future Nostalgia”.
Duke folur për këngën e saj të re, e cila lancohet nesër (31 janar), Lipa ka thënë së është inspiruar nga vitet e 80-ta.
“Ju mund të kërceni me të”, vazhdoi ajo. “Është me të vërtetë, më e çmendura prej këngëve të mia energjike”.
Se çfarë mund të presin fansat nga albumi i saj i katërt, këngëtarja tha që i gjithë koleksioni i këngëve lidhet me titullin dhe mënyrën sesi ajo i interpretoi ato.
“Unë kam punuar me fotografin Hugo Comte, dhe jam po ashtu një fanse e madhe e tij. Jam me të vërtetë e lumtur që punuam së bashku”, vazhdon më tej 24-vjeçarja.
Në intervistë, Lipa është pyetur gjithashtu nëse ajo ka ndonjë zgjedhje për artistin e ri më të mirë, të cilës i përgjigjet se i do të gjithë të nominuarit.
Dua Lipa
“Ajo që unë jam vërtet e lumtur është se sa femra janë nominuar përsëri në atë kategori”. “Ne vetëm mund të shpresojmë të shohim gjithnjë e më shumë atë ndërsa vitet kalojnë”.
Vivian Ward: Epo ti je me fat. Pjesa më e madhe e tyre mua më shastisin fare.
Edward Lewis: Reagimi i njerëzve ndaj operës, herën e parë që e shohin, është shumë dramatik. Ata ose e duan, ose e urrejnë. Nëse e duan, do ta duan gjithmonë. Nëse nuk e bëjnë këtë, ata mund të mësojnë ta vlerësojnë, por opera kurrë nuk do të bëhet pjesë e shpirtit të tyre.
Vivian Ward: Unë dua përrallën.
Edward Lewis: Cili është emri juaj?
Vivian ward: Cili doni ju që të jetë?
Vivian ward: Je me vonesë.
Edward Lewis: Je mahnitëse.
Vivian ward: Je i falur.
Vivian ward: Se mos harroj të ta them më vonë, kalova një natë të mrekullueshme sonte.
Bridget: Tani, jam e sigurt që do të gjej diçka këtu, që xhaxhait tënd do i pëlqejë shumë.
Vivian: Bridg? Ai nuk është vërtetë xhaxhai im.
Bridget: Nuk është asnjëherë, e dashur.
Zonja e moshuar në opera: Të pëlqeu opera, e dashur?
Vivian: Ishte kaq e bukur, pothuaj e bëra në brekë.
Edward: Ajo tha që i pëlqeu më shumë se sa Pi, ratët e Penzances.
Edward: Unë nuk të kam trajtuar asnjëherë si pro, stitutë.
Vivian: Sapo e bëre.
Edward Lewis: Atëherë, çfarë ndodh pasi ai ngjitet lart dhe e shpëton atë?
Vivian: Edhe ajo e shpëton atë mbrapsht.
Njeriu i lumtur: Mirësevini në Hollywood! Cila është ëndrra juaj? Të gjithë vijnë këtu; ky është Hollywoodi, vendi i ëndrrave. Disa ëndrra realizohen, disa jo; por vazhdoni të ëndërroni – ky është Hollywoodi. Gjithmonë ëndërroni, vazhdoni të ëndërroni./Naishtedikur.info
“As armiku më i madh nuk mund të sjellë më shumë dëme sesa mungesa e edukatës e cila gjithë jetën duhet të merret sikur të ishe foshnje.”
“Edukimi duhet të jetë në gjendje ta bëjë edhe trupin edhe shpirtin sa më të mirë dhe sa më të bukur.”
“Edukimi është buka e shpirtit.”
“Më e mira që e njohu dhe kuptoi njeriu në jetë është të mësuarit.”
“Mendja e një kombi është arsimi, zemra e tij është morali i përgjithshëm.”
“Shërbimin që bën arsimi për përmirësimin e një kombi, ligji s’mund ta bëjë kurrë.”
“Themeli i çdo shoqërie, pa përjashtim, është edukimi i të rinjve.”
“Duhet që fëmijët të mos i krekosim e t’i fryjmë me lëvdata sepse zgërlaqen dhe vetëpërkëdhelen.”
“Të luash që të mësosh, të kombinosh mësimin me lojën.”
“Arsimimi është çelësi i suksesit tuaj, ai është fytyra e mendjes së njeriut.”
“Njeriu që është i aftë t’i bëjë gjërat e rënda të ndjehen të lehta, është mësues.”
“Që ta bësh të thjeshtën të ndërlikuar, kjo është e zakonshme, por që ta bësh të ndërlikuarën të thjeshtë, vërtetë të thjeshtë, kjo është krijimtari.”
“Ju nuk mund t’i mësoni dikujt asnjë gjë; ju vetëm mund ta ndihmoni që ai ta gjejë vetë atë.”
“Një nga defektet kryesore në mësimdhënie është se ne i japim shumë rëndësi zhvillimit të kujtesës dhe shumë pak zhvillimit të mendjes; ne i japim shumë rëndësi marrjes së dijes dhe shumë pak aplikimit gjerësisht të saj.”
“Kultura? Ulërima që njerëzit i bëjnë në fytyrë fatit të tyre.”
“Edukata është ajo që mbetet kur gjithçka e mësuar harrohet.”
Një histori e shkurtër në lidhje me rëndësinë jetike të edukimit:
Një djalë vodhi në shkollë fletoren e një shoku të klasës, dhe ia shpuri s’ëmës. Ajo, jo vetëm nuk e qortoi, por për këtë e lavdëroi. Kështu për herë të dytë vodhi një pallto dhe ia solli. Ajo e priti me dëshirë dhe kështu me kalimin e kohës, kur djali u bë adoleshent, bënte grabitje të mëdha.
Një herë e zunë duke vjedhur dhe, pasi e lidhën me hekura, po e shpinin te xhelati. E ëma e ndiqte dhe rrihte gjoksin. Atëherë djali tha se kishte një amanet të fundit që dëshironte t’ia thoshte të ëmës në vesh. Kur ajo vrapoi drejt tij, ai i kafshoi veshin dhe ia preu. Dhe ndërsa ajo e qortonte për mosrespekt dhe se nuk ishte ngopur me gjynahet e tij, por tani cungoi edhe të ëmën, djali u kthye e i tha:
“Po të më kishe qortuar kur vodha për herë të parë fletoren, nuk do të arrija në këtë pikë që të më tërheqin drejt vdekjes.” / KultPlus.com
Giacomo Vrioni, sulmuesi i kombëtares shqiptare, është zyrtarisht pjesë e klubit të Juventusit në Itali. Futbollisti i datëlindjes 1998 ka firmosur me kampionët e Italisë, ndërsa do të jetë pjesë e ekipit të U-23.
21-vjeçari që nga 2015 ka qenë pjesë e Sampdoria-s, ndërsa më pas ka luajtur me skuadra si Pistoise, Venecia dhe Cittadella. Sezonin e fundit në Seria B Vrioni është aktivizuar në katër ndeshje, ndërsa tani do të ketë mundësinë të tregojë vlerat me bardhezinjtë.
Vrioni ka shtetësinë shqiptare dhe nënshtetësinë italiane, ndërsa në formimin e tij si futbollist numëron paraqitje edhe me ekipet e moshave të kombëtares ‘axurre’.
Një ekspeditë disa vjeçare drejt historisë, gjeografisë, etnografisë dhe gastronomisë shqiptare. Gjeneza e një aventure, e cila rishtazi merr jetë në revistat më prestigjioze italiane.
Alessia Selimi
“Letra nga Ballkani” Mund të mendoni se bëhet fjalë për letra të atij lloji, të dërguara dikur me postë, që të mbanin zemrën peshë nga kurioziteti i ushqyer dhe malli i tepruar. Me të drejtë! Por, tanimë, janë rrjetet sociale ato çka konsiderohen si pjesë të angazhimeve dhe jetës së përditshme. Françeska Masoti e di shumë mirë këtë gjë. Kësisoj, jo më kot ka vendosur të hapë një blog. Bëhet fjalë për një hapësirë shumëngjyrëshe, ku shihet qartazi pasioni i thekshëm për shkrimin dhe fotografinë, të shkrira dhe të gërshetuara në hallkat kryesore që i japin formë dhe karakter Shqipërisë.
Alessia Selimi
E lindur në Firence në 1988-n, ku u diplomua në Drejtësi, Françeska i është përkushtuar prej rreth 10 vitesh pikërisht vendit fqinj; historisë, gjeografisë, etnografisë dhe gastronomisë shqiptare. Një gazetare gjithnjë në lëvizje, e cila bashkëpunon me disa revista prestigjioze si, Corriere della Sera, National Geographic Italy, Vanity Fair Italy, Islands Viaggi, WU Magazine, The Travel News dhe Momondo. Por, edhe autore librash. Mes faqesh, Françeska i qëndron dukshëm besnike Shqipërisë, jo vetëm prej dashurisë që e lidhi me një djalë nga Vlora, me të cilin ka vendosur të ndajë jetën.
Alessia Selimi
Gjeneza e dëshirës dhe vullnetit të kësaj 32-vjeçareje, për të eksploruar dhe promovuar “tokën e shqiponjave”, përbën mjaft kureshtje. Kjo është edhe arsyeja se përse “Fjala” është vendosur në kontakt me të.
Françeska, shkruani prej disa vitesh tashmë për Shqipërinë. Si e zbuluat ju këtë vend?
Unë u njoha me Shqipërinë falë bashkëshortit, i cili është me origjinë nga Vlora. Vendosëm që ta vizitonim së bashku këtë vend magjik. Sikurse mund të merret me mend, rrugëtimi ynë filloi në Vlorë, për t’iu drejtuar më pas Gjirokastrës, Butrintit dhe Sarandës. Më duhet ta pranoj se rashë shumë lehtësisht në dashuri me “tokën e shqiponjave”.
Kur ka qenë hera e parë që keni ardhur në Shqipëri?
Vizita ime e parë në Shqipëri përkon përpara 10 vitesh. Për të qenë më e saktë, në tetor të vitit 2010. Asokohe, isha veçse një studente me dëshirën për të udhëtuar.
Si lindi tek ju ideja për të shkruar rreth qyteteve dhe fshatrave shqiptarë?
Unë jam një gazetare në lëvizje, që zbulon vende të reja dhe shkruan për to. Si një vend turistik, disa vite më parë, Shqipëria gëzonte shumë pak artikuj në mediat italiane. Duke u nisur nga lidhja e saj e ngushtë me Italinë, në vitin 2017, shkrova një reportazh në Corriere della Sera, i cili rezultoi çuditërisht mjaft i pëlqyer. Për të parën herë, disa italianë, praktikisht disa miq të mi, vendosën të udhëtonin drejt Shqipërisë.
Çfarë mendojnë këta të fundit për natyrën e vendit tonë?
Ata e konsiderojnë si diçka mjaft intriguese dhe ekzotike; janë të etur për të eksploruar sa më shumë qytete dhe fshatra shqiptarë. Miqtë e mi udhëhiqen nga një kuriozitet i pashoq, sidomos kur bëhet fjalë për Shqipërinë, këtë vend të rrallë në Europë që u jep udhëtarëve natyrshëm kënaqësinë e zbulimit.
Cilin qytet preferoni më së tepërmi në Shqipëri?
Nuk kam një qytet të preferuar. Kjo vjen për shkak se Shqipëria është mjaft e larmishme. Personalisht mendoj se Tirana është e gjallë, ndërsa Korça është një qytet romantik. Sa i takon Beratit dhe Gjirokastrës, i konsideroj thesare të vërtetë. Ajo ç’ka mund të them me plot siguri është se e adhuroj rivierën e vendit tuaj. Sa herë që jam në Dhërmi, Qeparo, Vuno, Porto Palermo dhe Himarë, ndihem mirë. Mbi të gjitha, ndihem e lirë.
Por nëse do ju pyesnim se kë qytet shihni më të ngjashëm me vendlindjen tuaj, Firencen…?
Pa e menduar dy herë, them se Korça është mjaft e ngjashme me Firencen. Korça është një qytet shumë elegant, i sofistikuar dhe funksional, i cili, nga një këndvështrim kulturor, më kujton Firencen më shumë se çdo qytet tjetër.
Si do ta përkufizonit marrëdhënien tuaj me gjuhën shqipe?
Flas shqip. Pra, që të jem e sinqertë, nuk flas në mënyrë të rrjedhshme. Por, e kuptoj shumë mirë dhe them se mund të jem pjesë e një bashkëbisedimi. Megjithatë, për italianët, ku përfshihem gjithashtu edhe unë, shqipja është një gjuhë shumë e vështirë për t’u mësuar.
Ju jeni gjithashtu nënë e një djali të vogël. A e keni orientuar atë drejt gjuhës shqipe?
Patjetër që po! Im biri flet me mua gjuhën italiane, ndërsa me të atin komunikon në shqip. Është mjaft interesante kur e mendon, se si një vogëlush 4-vjeçar përpiqet të flasë në dy gjuhë të ndryshme.
Sikurse u rrëfyet pak më parë, bashkëshorti juaj është nga Shqipëria. Si është të jetosh me një shqiptar? Keni ju pika ku mund të cilësoheni si të ngjashëm?
Midis kulturave tona, ka mjaft ndryshime. Megjithatë, kjo gjë nuk na ka stepur në asnjë çast. Përkundrazi, e kemi parë si diçka në favor të jetëgjatësisë së marrëdhënies sonë në çift.
Alessia Selimi
Duke u nisur nga artikujt tuaj, të cilët janë një promovues i jashtëzakonshëm i historisë dhe kulturës së qyteteve dhe fshatrave shqiptarë, çfarë mendoni për turizmin në Shqipëri?
Turizmi në Shqipëri po zhvillohet me hapa të mëdhenj, por mendoj se ka ende punë për t’u bërë. Pikë së pari, ndotja është një çështje që duhet të marrë zgjidhje sa më të shpejtë. Është problem i madh dhe është e trishtë që shumë vende të bukura të vendit tuaj, po faniten pikërisht prej plehrave. Duhet me patjetër të ndërmerren masa, jo vetëm për turistët, por në radhë të parë edhe për banorët e tyre.
Të ndalemi paksa në dy romanet tuaja, “Aroma e portokallit të Vlorës” dhe “Lulet e Kosovës”. Përse kjo zgjedhje, për t’i ofruar vëmendje Shqipërisë edhe në një format të tillë?
Romanet e mia janë rezultat i trillimit letrar, të diktuara, sikurse kuptohet qartazi, nga pasioni dhe dashuria që kam për Shqipërinë. Që në momentin e parë, kur përshkova “tokën e shqiponjave”, i premtova vetes se do të bëja gjithçka që italianët të njihnin më së miri historinë, kulturën dhe bukurinë e saj, si dhe të eleminonin paragjykimet e padrejta dhe të pabaza që, për fat të keq, zënë ende vend.
SANREMO, 30 janar /ATSH-ANSA/ – Jam e lumtur që marr pjesë si e ftuar nderi së bashku me Albanon në edicionin e 70-të të Sanremos më 4 shkurt dhe me atë rast të paraqesim edhe këngën ”Raccogli l’attimo”, shkruar me Cristiano Malgioglio, tha këngëtarja Romina Power, ish-bashkëshorte e Al Banos. Është kënga e parë për të cilën ish-çifti i famshëm bashkohet pas 25 vitesh, po ashtu edhe albumin e ri me të njëjtin emër.
Edhe ky lajm u bë i ditur nga Power, në funksion të pjesëmarrjes së saj në festival.
“Dhe përveç kësaj do të ketë një surprizë të madhe’’, shtoi Romina./ Burimi: Ata.gov.al
Agolli lindi më 13 tetor 1931 në Menkulas të Rrethit të Devollit afër Korçës.Poezia shqipe nuk do të mund të ishte ajo që është sot pa Agollin, njeriun e penës dhe studimit.Agolli u bë poeti i tokës dhe i dashurisë, shkrimtari i filozofisë dhe i dhimbjes njerëzore. Vepra letrare e Dritëro Agollit krijoi traditën e re të letërsisë shqiptare.Për nga gjinitë, krijimtaria e Dritëro Agollit është e larmishme.
Dritëro Agolli
Në vjershat dhe poemat e Dritëro Agollit gjejnë shprehje mendimet dhe ndjenjat e njeriut të ri, patriotizmi dhe besnikëria ndaj idealeve revolucionare, cilësitë e tij morale në jetë dhe në punë.
Në prozë bëri emër sidomos romani Komisari Memo (1969), në të cilin pasqyrohet roli i madh edukues dhe drejtues në vitet e Luftës ANÇ. Nga ngjarjet e kësaj periudhe e merr subjektin edhe romani Njeriu me top (1975), që flet për ndikimin e luftës çlirimtare në mentalitetin e njerëzve. Dritëro Agolli ka botuar edhe mjaft tregime e novela nga jeta e sotme. Ndër krijimet satirike romani Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo (1973).
Në vitin 2011 Dritëro Agolli, është nderuar me titullin doktor Honoris Causa nga Universiteti Europian i Tiranës.
Dritero Agolli
Ankime
Ankime nga miqtë , ankime nga rruga Ankime nga gruaja ime; Veriu fshikullon, ngre pluhurin juga; Ankime , ankime , ankime…
Ankime në letër , ankime në gjellë, Ankime në lopët në fushë U çmenda ! Do të iki të fshihem në shpellë Të fle pa ankime me një ujk a arushë.
Sulmuesi i Juventusit dhe Portugalisë, Cristiano Ronaldo është personi i parë në botë që arrin shifrën e 200 milionë ndjekësve në rrjetin social Instagram.Ronaldo, i cili u zhvendos në Torino, Itali nga Madridi i Spanjës, në verën e korrikut 2018, tani ka 27 milionë ndjekës më shumë se këngëtarja me famë botërore, Ariana Grande, e cila renditet në vendin e dytë.
Ronaldo u bë personi më i ndjekur në Instagram në tetor të vitit 2018 pasi eklipsoi muzikanten dhe aktoren amerikane Selena Gomez, e cila krenohet me 167 milion ndjekës.
Cr 7
34-vjeçari ka shënuar 20 gola këtë sezon për Juventusin në të gjitha garat.
Kjo është lista me 10 personat më të ndjekur aktualisht në rrjetin social Instagram: