Dua Lipa në “Sanremo 2020”

 

Festivali më i vjetër në Evropë, njëherësh një nga më prestigjiozët e më të njohurit në këtë kontinent, “Sanremo”, duket se do ta ketë më të madhe se kurrë prezencën e shqiptarëve në edicionin e sivjetmë.Ditën e martë, mediat shqiptare “vluan” me lajmin se prezantuesja e mirënjohur dhe shumë e suksesshme shqiptare, Alketa Vejsiu, është përzgjedhur në mesin e emrave prezantues të edicionit të sivjetmë të festivalit italian me traditë shumëvjeçare.

Dua Lipa

Mediat e huaja dhe ato në Itali kanë raportuar edhe për një tjetër emër të njohur shqiptar, që do të jetë e ftuar speciale në “Sanremo 2020” – dhe ajo është këngëtarja shqiptare me renome ndërkombëtare, Dua Lipa, shkruan ANSA Italia.

Dua Lipa

Pop ylli kosovaro-britanik, Dua Lipa dhe prezantuesi veteran italian, Johhny Dorelli do të jenë në mesin e të ftuarve në Festivalin e Këngëve të këtij viti në “Sanremo””, tha nikoqiri Amadeus duke prezantuar edicionin e këtij viti të konkursit popullor të martën.

“Është konfirmuar që prezent do të jetë edhe këngëtari dhe “showman”-i veteran napolitan, Massimo Ranieri”, tha tutje Amadeus.

Ranieri do të bëjë duet me kantautorin Tiziano Ferro dhe pop yllin libanez-britanik Mika.

Ne jemi duke punuar për emra të tjerë për të nënshkruar kontratat, ne do të donim të kishim të ftuar edhe Al Bano dhe Romina, me një këngë të re të shkruar nga Malgioglio, si dhe Zucchero dhe Ultimo”, tha nikoqiri dhe drejtori artistik i festivalit të Sanremos.

“Prania e (aktores) Monica Bellucci konfirmohet gjithashtu, në mbrëmjen e dytë”, tha Amadeus.

Monica Bellucci

Do të jenë gjithashtu Rula Jebreal, Sabrina Salerno, Alketa Vejsiu, Mara Venier dhe Georgina Rodriguez (të enjten në mbrëmje)”, ka treguar më tutje ai.

Antonella Clerici, Diletta Leotta, Emma D’Aquino, Laura Chimenti dhe Francesca Sofia Novello janë ndër gratë që do të përkrahin Amadeus gjatë prezantimit të festivalit.

I pyetur rreth prezencës së gazetares izraelite-arabo-italiane Rula Jebreal, Amadeus tha: “Dhuna ndaj grave nuk ka një ngjyrë politike”.

Jebreal do të recitojë një monolog kundër dhunës në familje.Tch

E dua Shqiperine, eshte toka jone; nga Marin Mema

 

Ky vend ka halle, ka probleme, ka shumë pamundësi, varfëri, padrejtësi, ka mungesa të shumta e shtetarë të çdo krahu që duan ta rrjepin e ndukin, që e dhunojnë e grabisin, por prapë është vendi ynë, është historia, tradita, trashëgimia, kultura e të parë tanë, është dhimbja, loti, pasioni, dashuria, fëmijëria, rrudhat, kujtimet, malli, emocionet, gjaku ynë!!!

Marin Mema

Është toka jonë ! E dua Shqipërinë .

Alketa Vejsiu prezantuese e “Sanremo 2020”

 

Sanremo 2020 është gati! Vetëm pak minuta më parë, drejtuesit artistik dhe organizatorët e edicionit të 70-të të festivalit kult të muzikës në Itali dhe Europë, zbuluan të ftuarit special, skenografinë, si dhe emrat prestigjioz që do t’i bashkohen madhështisë së këtij kompeticioni artistik.Mes tyre, e konfirmuar zyrtarisht përmes Amadeus dhe konferencës për shtyp është edhe Alketa Vejsiu! Ajo do të ngjitet në skenën e teatrit “Ariston” në krahë të Amadues dhe Georgina Rodriguez, bashkëshortes së yllit të futbollit Cristiano Ronaldo. Mes 10 grave të famshme nga e gjithë bota, Alketa Vejsiu do të jetë një prej tyre si e ftuar në natën e tretë të Sanremos.

Alketa Vejsiu

Pak më parë Alketa Vejsiu ka ndarë me ndjekësit e saj lajmin më të rëndësishëm të karrierës.Ajo ka treguar se do të jetë prezantuese e festivalit ‘Sanremo 2020” ne krah te figurave më të rëndësishme në Itali.

Alketa Vejsiu

Ajo është bashkë me shumë figura të njohura si Monica Belluci, Antonella Clerici, Sabrina Salerno dhe shumë të tjera.

“Po qaj me lot gëzimi! Është dita më e lumtur e karrierës time! Faleminderit Shqipëria. Faleminderit Italia. Çfarë nderi. Nuk mund ta besoj”, shkruan Alketa mjaft e entuziasmuar në Instagram.

Pse po më qortoni zotëria juaj, vajzën tuaj e dua dhe për të vuaj

 

Grupi i njohur kosovar ”Fisnikët”, u formua në vitin 1980, gjatë kohës kur në Kosovë mbretëronte një atmosferë e zhvillimit të rock-ut.”Fisnikët” ndër vite u vlerësuan me shumë çmime, duke hyrë kështu në historinë e muzikës shqipe të viteve të 78′.

Fisnikët

Reportazhi i tyre numëron shumë këngë që këndohen nga shumë këngëtarë e dëgjohen nga adhuruesit e grupit edhe sot e kësaj dite. Ndër më të njohurat janë: ‘Ujku plak’, ‘Do të shkrihem’, ‘Kur të vjen pleqëria’, ‘Shiu’, ‘Zotëria juaj’, etj.

Ju sjellim këngën ‘Zotëria juaj’, këngë kjo që ka pothuajse 30 vite prej kur është realizuar, e që vazhdon të dëgjohet edhe sot e kësaj dite.

Pse po më qortoni zotria juaj
vajzën tuaj e dua dhe për të vuaj.
Pse s’po na lejon, të lutem më thuaj
dhe kur ajo më don zotria juaj.

Me quajtët huligan dhe shkatrraq, dhe shkatrraq
the s’je për vajzën time ore rrugaq, ore rrugaq.
Kur thërras në telefon shanë e bërtet, shanë e bërtet
vajzën tuaj s’e lëshoni në qytet, në qytet

Fisnikët

(refreni)
Pse po më qortoni zotria juaj
vajzën tuaj e dua dhe për të vuaj.
Pse s’po na lejon, të lutem më thuaj
dhe kur ajo më don zotria juaj.

Më quajtët të sëmurë dhe të marrë, dhe të marrë
the ti s’ke shtëpi more qyqar, more qyqar.
Por une kam zemër të çiltër e shpirt fisnik, shpirt fisnik
nuk jam si ti i egër dhe pasanik, dhe pasanik.

(refreni)
Pse po më qortoni zotria juaj
vajzën tuaj e dua dhe për të vuaj.
Pse s’po na lejon, të lutem më thuaj
dhe kur ajo më don zotria juaj. / KultPlus.com