“Eni Imami: Skenderbeu mund të bëjë gjëra të mëdha. E kam gjetur veten mirë”

 

Eni Imami vendosi t’i jepte fund aventurës me Tiranën, teksa vendosi të kalojë te Skënderbeu, ku gjeti një ish-trajner të tijin si Ilir Daja.Mbrojtësi debutoi që në ndeshjen me Partizanin, ku gjithashtu tregoi edhe një paraqitje shumë të mirë. Imami ka dalë ditën e sotme para mediave, ku ka folur për përshtatjen e tij, dhe shprehet se ky ekip e ka forcën për të rikuperuar pikët.

Eni Imami

“Uroj që ajo që thashë para ndeshjes me Partizanin, se shpresoj të kem ardhur me këmbën e mbarë të vazhdojë deri në fund të javës. Të marrësh 6 pikë në dy ndeshje, do të ishte diçka perfekte. Vendi i parë larg nesh është vetëm 8 pikë, dhe në 18 javë janë mëse të rikuperueshme.

E kemi forcën për të rikuperuar, dhe të këtë e treguam edhe në ndeshjen me Partizanin. Më pëlqen shumë qyteti, njerëzit, klima jo dhe aq sepse është shumë ftohtë. Jam surprizuar këtu.

Përshtatja?

Daja është shumë i qartë në ato që kërkon. E kam gjetur mirë vetën dhe më ka ndihmuar.”, u shpreh Imami.

“Ruhu nga monotonia. Ajo është nëna e mëkateve më të rënda”.

 

Thënie nga Edith Wharton

Sonte po sjellim disa thënie të njohura nga shkrimtarja amerikane Edith Wharton:

“Lumturia është vepër arti. Trajtoje me kujdes.”

“Mund të mbetemi gjallë vetëm nëse nuk kemi frikë nga ndryshimi, nga kureshtja e pangopur intelektuale ndaj gjërave të ëmdha, si dhe nga lumturia ndaj gjërave të vogla.”

“Ruhu nga monotonia. Ajo është nëna e mëkateve më të rënda”.

“Ka dy mënyra për të përhapur dritën: të jesh qiri ose pasqyrë.”

“Asgjë nuk e shastis më shumë një burrë se sa procesi mendor i një gruaje, e cila i motivon emocionet e saj.”

Silvana Begaj: Shqipëria nuk afron asgjë për rininë,po ikën truri,niveli arsimor po përkeqësohet

 

Silvana Begaj, asistente pedagoge, emri i së cilës u bë i njohur pas shkrimit të saj “Mirupafshim Shqipëri! Unë po iki!” tha në studion e lajmeve në RTV Ora, se sot “Shqipëria po shitet”.

Ajo ka 6 vite që jeton në Suedi, ndërsa thotë se është e zhgënjyer me atë çfarë bëhet për të rinjtë në Shqipëri. Duhet të shohim një Shqipëri evropiane, thotë Silvana Begaj, dhe jo një Shqipëri të mbyllur.

Silvana Begaj

Silvana Begaj: Unë e quaj Shqipëria e Skënderbeut sepse ne kemi luftuar me shekuj me Turqinë dhe sot vërtet po e shesim Shqipërinë, sepse nuk po bëjmë diçka për përmirësimin e Shqipërisë. Unë dua që Shqipëria të bëjë hapa të sigurta dhe të bëjë hapa që ne ti shikojmë dhe të jemi shqiptarë të Evropës, jo Shqipëria që mbyllet dhe jo Shqipëria që luan filma dhe nuk ofron asgjë për rininë, mos flasim më për atë që Shqipërisë po i ikën truri.

Shpresa është vrarë thotë Silvana, ndërsa shprehet se niveli arsimor po përkeqësohet.

Silvana Begaj: Po shikoj që ka shumë shpresa të vrara, kjo më bën që unë si emigrante ta vuaj më shumë. Janë shumë fenomene që mua më kanë trishtuar nga Shqipëria.  Që në kohën kur unë isha studente kisha ëndrra. Prisja diçka tjetër, po niveli arsimor ka qenë dhe po përkeqësohet, Shqipëria po ngelet prapa.

Gaqo Cako – Rrjedh në këngë e ligjërime

 

Tenori legjendar, Gaqo Çako, artist i popullit,zëri i tij është kthyer në objekt kënaqësie kudo që ai dëgjohet e shfaqet.Timbri i tij, eshtë mjeti më i mirë për të depërtuar te njerëzit dhe misioni i tij është më i drejtpërdrejti për të përçuar artin e tij.Gaqoja përfaqëson ndoshta zërin më përfaqësues korçar, tipar ky që u bë i dallueshëm pikërisht nga repertori që këndohej në Korçë, ai i serenatave, i këngëve të lëvruara popullore qytetare apo i copëzave të huaja që adoptoheshin në Korçë dhe merrnin ngjyrën e këngëve karakteristike të qytetit.

Në 31 Dhjetor 1980, Gaqo Cako merr pjesë në Festivali i 19-të në RTSH me këngën “Rrjedh Ne Kenge E Ligjerime”.

Gaqo Çako

Hej fort po ngrin ai diell
dhe burimi kenget lugjeve
mi percjell

hej fort po ngroh ai diell
edhe trimat neper mend mi sjell
mi percjeeeeell
mi perkdheel

Nga ky diell
i kohes sime
ndrisin shekuj ne agime
eedhe push, ka e shqiptarit
zjaaaaaaaaaaarr flakeroooon

2x)
O kuuu ka si ti o Shqiperia ime
o fisnikia permbi gur
rrjedh ne kenge e ligjerime
balle larta me flamur

Hej forte po rreh ai
tel
dhe luhata kenget mi qon large
mi percjell

Hej forte po rreh ai
tel
dhe partizanet nder mend mi sjell
po mi sjell

Nga ky ze i kohes sime
flasin shekuj me gjemime
edhe krisma e shqiptareve
brez me brez

2x)
O kuuu ka si ti o Shqiperia ime
o fisnikia permbi gur
rrjedh ne kenge e ligjerime
balle larta me flamur

FOTOT/ “Pomo o plata”- Kryebashkiaku i Bulqizës u filmua duke konsumaur kokainë, faqet satirike shfrenojnë fantazinë. Ja memet më të bukura

 

Publikimi i videos së kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla teksa konsumon kokainë në një ambient publik ka shfrenuar fantazinë e rrjeteve sociale.

Disa prej faqeve satirike, si “Brryli Broadway”, “Alergjiku”, “Lolita” etj, nuk kanë lënë pa u shpëtuar rasti i Lefter Allës, të cilin e kanë paraqitur në mënyrat nga më humoristike për ndjekësit e tyre.

Lefter Alla po hetohet aktualisht nga SPAK

Aviacioni shqiptar, si shkuan për skrap 200 MIG-ët

 

Nga Leonard Veizi

Në hangarët e dikurshëm, të cilët zhurmonin prej zërave njerëzorë dhe gumëzhimave motorike, tanimë ka veç heshtje. Sot, asnjë nga avionët që i përkisnin flotës ajrore lu, ftarake të Shqipërisë nuk fluturon më. Një gjë e tillë përbënte çudi në vitin 2005 kur u mor vendimi për “kyçjen” e tyre në hangarë. Sot indiferenca ka mbërthyer jo vetëm avionët që nuk flenë në hangarë por në një pista të papërdorshme, por dhe patriotët më të ashpër që akuzonin “për shitje të interesave të vendit”.

E me gjithë nostalgjinë e mundshme, – se me një përbindësh të tillë ajri siç ishte Mig-21, fluturohej me shpejtësinë marramendëse që kapte 1700 kilometrat në orë apo që ngrihej prej tokës deri në 20 mijë metra lartësi, – padyshim koha e MIG-ëve shqiptarë ka mbaruar. Teknologjia ecën me ritme më të shpejta nga sa mendohej, ndërsa MIG-39 rus ka parametra që bën çudira… F-16 amerikan gjithashtu. E megjithatë, po jetojmë kohën kur pistat e Gjadrit e të Kuçovës përgatiten për armatim të ri….

…Nisur nga një foto e rrallë artistike e plot kuptim, (si kjo më poshtë) të cilën ma ka mundësuar ish komandanti i Flotës Ajrore, kolonel Klement Aliko, u nisa të bëj një përshkrim të shkurtër të jetës së aviacionit lu, ftarak shqiptar.

Pilotët:Kujtim Kryekurti,Petrit Bebeqi,Luto Sadiku,Klement Aliko

Aviacioni në letër

Hapi i parë për të krijuar një Aviacion Ushtarak në Shqipëri, u hodh në 1914, kur qeveria shqiptare porositi blerjen e tre avionëve Lohner Daimler nga Austria për të formuar Korpusin Ajror Shqiptarë. Si rezultat i Luftës së Parë Botërore, urdhri u anulua

Në vitin 1920 në Shqipëri janë bërë përpjekje për të organizuar Aviacionin Ushtarak. Më 9 shtator 1921, Ministri i Luftës Selaudin Shkoza shprehte shqetësimin se “tash për tash s’mundena me ble aeroplana…”.

Në nëntor 1929 u dekretua “Ligji mbi organizimin e Fuqive Armate”, sipas të cilit ushtria emërtohej “Ushtria Kombëtare Shqiptare” dhe ndahej në “Fuqitë Tokësore, Detare e Ajrore”. Por Forcat Ajrore nuk arritën të krijohen asnjëherë, ndonëse formalisht ajo ishte edhe në tri dekretligjet, që u miratuan në vitet 1931, 1934 e 1937.

Aviacioni Lu, ftarak Shqiptar është krijuar pas Luftës së Dytë Botërore më 24 prill të vitit 1951.

Pas vitit 1945 u hodhën hapat e para për krijimin e armës së aviacionit duke përgatitur grupet e specialistëve, pilotëve dhe teknikëve në Jugosllavi. Grupi i parë ka mbaruar në vitin 1949.

Grupi i dytë është përgatitur në ish-Bashkimin Sovjetik.

Më pas pilotët do të përgatiteshin në Vlorë ndërsa disa prej tyre do të specializoheshin në Kinë.

Krijimi i katër regjimenteve

Aviacioni Lu, ftarak Shqiptar është krijuar më 24 prill të vitit 1951, kur piloti shqiptar Peço Polena fluturoi me një avion të Forcave Ajrore, të montuar e përgatitur nga specialistët shqiptarë.

Reparti i parë ushtarak i aviacionit u krijua në Tiranë në vitin 1951, në Aerodromin e Laprakës.

Regjimenti i parë i Aviacionit Reaktiv u krijua në vitin 1955 në Kuçovë.

Ai do të pasohej më pas me krijimin e Regjimentit të Rinasit, Shkollën e Aviacionit, Regjimentin e Helikopterëve në Farkë dhe Regjimentin e Gjadrit.

Në vitet ‘70-‘80 niveli i programimit të fluturimeve ishte intensiv dhe sasia e fluturimeve për çdo pilot e avion ishte i standardeve e kërkesave të larta.

200 avionë për të mbrojtur “ajrin”

Në vitet ’70-’80, Aviacioni Lu, ftarak kishte në efiçencë të plotë mbi 70 avionë MIG-19 dhe 12 avionë MIG-21, një skuadrilje lu, ftarake me 12 avionë MIG-17 dhe shumë avionë lu, ftarakë-mësimorë të tipit MIG-15, 4 avionë transporti IL-14 për transport qeveritar, apo për studime ushtarake dhe gjeografike.

Në Tiranë, në Aerodromin e Laprakës ishin të dislokuar edhe 12 avionë transporti të lehtë AN-2 për transport trupash, apo në ndihmë të ekonomisë, ndërsa në Shkollën e Lartë të Aviacionit në Vlorë, veç avionëve reaktivë MIG-15 kishte edhe dy skuadrilje me avionë me helikë JAK-18, që shërbenin për përgatitjen e pilotëve në vitin e parë të kualifikimit si pilot.

Në Farkë ishin rreth 36 helikopterë MI-4

Në Rinas kishte gjithashtu edhe 1 (një) avion bom, bardues të lehtë tip IL-28.

Organizimi

Në fillimet e tij e deri në vitin 1974, aviacioni ka qenë pjesë e Komandës së Mbrojtjes Kundër Ajrore të Shtetit Shqiptar, ku Komandanti i Aviacionit ishte njëherazi Zëvendëskomandant i MKA-së. Komandanti i parë i aviacionit ka qenë Kolonel Edip Ohri, i cili e ka komanduar atë deri në vitin 1974. Aviacioni ka qenë komandë më vete, deri në vitin 1995, kur aviacioni u bë pjesë e Forcave të Mbrojtjes Ajrore. Nga viti 1975 e deri në vitin 2005, komandantë të aviacionit kanë qenë Bardhyl Taçi, Kolonel Klement Aliko, Gjeneral Perlat Binaj, gjeneral Astrit Jaupi.

Fundi i avionëve supersonik

Edip Ohri, komandanti më jetëgjatë i aviacionit, prej më shumë se 20 vitesh, ka firmosur për futjen e të gjithë avionëve në Shqipëri, nga viti 1951 deri në vitin 1974. Pas kësaj kohe Shqipëria nuk ka marrë më avionë.

Gjeneralbrigade Astrit Jaupi ishte komandanti me firmën e të cilit avionët MIG ndaluan së fluturuari, në nëntor 2005, pas një aksidentit tragjik në aeroportin e Rinasit.

Mbas 30 viteve shërbimi, MIG-21 u cilësua si teknologji e prapambetur. Por nuk ishte vetëm kjo. Pas ngjarjes së ndodhur në shtatorin e vitit 2004, ku në Rinas u rrëzua me avionin e tij piloti dëshmor, Jani Tarifa, u vendos kategorikisht që të ndaloheshin fluturimet.

Në nëntor 2005 kur u mor ky vendim u lanë në konservim si rezervë për fluturim: 2 Mig-21, 8 Mig-19, 4 Utimig-17, 6 Mig-17 dhe 4 AN-2.

Aviacioni me 43 dëshmorë

43 ushtarakë të armës së aviacionit kanë rënë në krye të detyrës dhe janë shpallur “Dëshmorë të Atdheut”. Me vendim të Qeverisë Shqiptare, që nga data 24 prill e vitit 2003, ata prehen në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Tiranë dhe në rrethe.

Tuneli i bazës ajrore te Gjadrit

Statistikat

Të paktën 240 ishte numri i mjeteve fluturuese, që përbënin armën e Aviacionit Lu, ftarak. Një shifër të tillë ma ka konfirmuar vite më parë gjeneralbrigade Astrit Jaupi ndërsa ishte në krye të aviacionit. Edip Ohri, gjithashtu gjatë një interviste që më ka dhënë në të gjallë të tij ka përmendur shifrën e 200 avionëve lu, ftarak. Padyshim Ohri nuk ka futur këtu helikopterët dhe avionët mësimorë që përdorte Shkolla e Aviacionit, të cilat e rrisnin ndjeshëm numrin e mjeteve fluturuese që Shqipëria kishte në dispozicion.

Megjithatë, nisur nga një tabelë statistikore që tregon heqjen e avionëve nga shërbimi, shifra e të gjitha mjeteve fluturuese në Shqipëri duke futur edhe 4 avionë që përdoreshin nga ministria e Bujqësisë për spërkatje, arrin në 360.

Kjo është një shifër vërtet e madhe për këllqet e Shqipërisë së vogël që kishte avionë për numër më shumë se dhe disa shtete të fuqishme të Evropës.

Aviaconi shqiptar kishte në arsenalin e tij:

-95 avionë MIG-19-S,

-12 avionë MIG-21,

-12 avionë MIG-17,

-3 avionë IL-14 për shërbime qeveritare

-1 avion bombardues IL-28.

-36 helikopterë MI-4.

-12 avionë AN-2 transporti

-24 avionë JAK-18

-4- avionë “Po-2”

-1 ofiçinë për kapitalin e të gjithë tipave të avionëve që posedonte Shqipëria

Aktualitet

Pas viteve 2000, në Forcat Ajrore filloi prurja e teknikës fluturuese Perëndimore. Sot Shqipëria në përbërje të Forcës Ajrore ka rreth 20 helikopterë, nga të cilët:

-1 skuadrilje me helikopterë AB-206

-helikopterë AB-205

-helikopterë për transport VIP A – 109

-helikopterë BO – 105

-helikopterë EC-145, i versionit VIP

-4 helikopterë shumëfunksional tip Cougar

-2 helikopterë EC-145

Burimi: Fjala.al

 

 

 

‘Politikani bëhet burrë shteti kur nis të mendojë për brezat e ardhshëm e jo për zgjedhjet e ardhshme’

 

Sot shënohet 55 vjetori i vdekjes së politikanit të njohur Winston Churchill.

Winston Leonard Spencer-Churchill, ishte politikan britanik i njohur kryesisht për drejtimin e Britanisë së Madhe gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai shërbeu si kryeministër i Britanisë së Madhe prej viteve 1940-1945 dhe përsëri prej viteve 1951-1955. Një burrë shteti dhe një orator i njohur, Churchill ishte edhe oficer në ushtrinë britanike, historian, fitues i Nobelit për Letërsi.

Winston Churchill

Në krye të skenës politike për rreth 50 vite, ai pati shumë pozita politike dhe në kabinet. Para Luftës së Parë Botërore, ai punoi si President i Bordit Për Tregti, si sekretar dhe Lordi i Parë i Forcave Detare si pjesë e qeverisë liberale. Gjatë luftës ai ende punoi si Lord i Parë deri në luftën shkatërruese në Gallipoli e cila shkaktoi ndarjen e tij prej qeverisë. U kthye si Ministër i Municioneve, Sekretar i Shtetit për Luftë dhe Ajër. Gjatë viteve të luftës shërbeu si Kancelar i Thesarit në qeverinë konservative.

Sot në 55 vjetorin e vdekjes së Churchill ju sjellim një thënie të tij që flet për politikanin ideal.

Winston Churchill

“Politikani bëhet burrë shteti kur nis të mendojë për brezat e ardhshëm e jo për zgjedhjet e ardhshme”.

Pasi humbi zgjedhjet e vitit 1945, Churchill u bë Lider i Opozitës. Më 1951, u bë sërish Kryeministër deri në vitin 1955 kur dha dorëheqje përfundimisht. Elizabeta II i ofroi titullin Dukë i Londrës, por u refuzua nga djali i tij Randolf, i cili do ta kishte trashëguar titullin pas vdekjes së të atit. Dhe ne vitin 1965 ai vdiq ne Britaninë e Madhe dhe u Varros ne Spanje.

Miqtë nga Timo Flloko

Poezi nga Timo Flloko

Kot e ke, më tha ndërgjegja,
Njerëzit s’janë përherë miq.
Ti pandeh se ata të duan,
Por në fakt i ke “armiq”!

I them vetes, pse, s’kanë shkak,
S’kam pushtet, as ofiq…
Nuk urrej askënd në jetë,
S’ndaj të mirë dhe të liq!

S’ka të bëjë, ata s’të duan,
Afërmendsh i ke “miq”!
(Dashuri. ti s’fal. thotë Krishti.
Po s’i deshe dhe armiqtë!)

S’është çudi në këtë jetë.
Midis miqsh ka dhe “armiq”.
Helm i egos i ngërthen…
Dhe i bën, oh sa të liq!

Mos u lig, mos u mpak.
Thotë vetvetja, je një hiç.
I pavlerë në këtë botë,
Po nuk pate dhe “armiq”

“Mirupafshim Shqipëri, unë po iki!”, shkrimi rrëqethës i pedagoges shqiptare: Do më mungosh shumë, e marrtë dreqi!

 

Silvana Begaj, një e re shqiptare, e cila punon si asistent/pedagoge në Universitetin e Gavle në Suedi, ka publikuar në rrjetet sociale një shkrim rrëqethës.”Mirupafshim Shqipëri, unë po iki”, shkruan e reja, e cila flet për vendimin e saj për t’u larguar nga atdheu, që aq shumë e do, por që nuk gjen mundësi për të ecur përpara.Në shkrimin e saj, ajo shkruhen se i janë shuar shpresat për një të ardhme në Shqipëri, pasi vendi është duart e të paepurve, krimit, drogës dhe injorancës.

“Eh, do të më mungosh e marrtë dreqi! Do të më mungosh aq shumë sa do pres vetëm një shenjë nga ti dhe unë do të vi përsëri”, shkruan ajo ndër të tjera.

Silvana BEGAJ

Postimi i plotë:

Faik Konica: “Në qoftë se Shqipëria do të vdiste ndonjëherë, atëherë në epitafin e saj do të duhej të shkruhej: Shqipëria lindi nga Zoti, shpëtoi nga rastësia, vdiq nga politikanët”. Mirupafshim Shqipëri! Unë po iki!

Po lë familjen, po lë shokët e shoqet, po lë diellin, po lë kafen time të preferuar, po lë kujtimet dhe me to po lë dhe gjysmën time! Po e lë se do vi prapë ose se ndoshta do ta marr se s’dua të vi më!

Mirupafshim Shqipëria ime! Po lë çdo gjë në duart e të paepurve, krimit, drogës, injorancës. Unë nuk mund ta bëj shpirtin pis në emër të dashurisë për këtë vend!

Mirupafshim Shqipëri! Unë do të mendoj e do më marrë malli! Vras mendjen a do të marrë dhe ty për mua? E nëse do të merrte, pse më le të iki!

Mirupafshim Shqipëri! Vërja flakës veten se unë nuk dua të digjem! Le të digjen ata që duan ty në zjarr.

Mirupafshim Shqipëri e Gjergj Kastriot Skënderbeut! Luftuam kaq vite për ty dhe në fund të shesim me politikë. Turqia që të deshi aq shumë të ka marrë ka kohë me xhamitë e saj dhe telenovelat turke, e Serbia të mori me marrëveshje zotërinjsh.

Mirupafshim Shqipëri se dhe po të rri nuk kam me kë. Vendi po boshatiset çdo ditë dhe ata që janë aty janë thjesht fizikisht se me mendje janë larg nga ti!

Mirupafshim Shqipëri! Po të lë me vendet e tua të bukura që Naim Frashëri shkruante ditë e natë! Po të lë me dy detet më të bukura të rruzullit, me malet më të thepisura, po të lë me ajrin më të ëmbël dhe me diellin që ndriçon më shumë! Tani që e mendoj, po të lë dhe me hënën që të qan hallet çdo natë.

Shqipëri, ti ndoshta nuk e di, por në asnjë vend nuk ngroh dielli si aty dhe nuk ndriçon hëna si aty!

Mirupafshim Shqipëri! Do iki dhe do gjej një vend për qetësinë e shpirtit tim. Një vend që mos të ketë aq vrasje çdo ditë. Kam nevojë të di që jam e sigurt se jam shumë e re të vdes nga rastësia.

Mirupafshim Shqipëri! Mirupafshim o Shqipëri e pasur për 0.001 përqind të popullsisë dhe mjerim për pjesën tjetër.

Hap sytë Shqipëri! Lufta nuk sjell fitore! Tradhëtarët sjellin fitore të pisët!

Eh, do të më mungosh e marrtë dreqi! Do të më mungosh aq shumë sa do pres vetëm një shenjë nga ti dhe unë do të vi përsëri.

Silvana BEGAJ

Ardjan Takaj pas fitores me Partizanin:Skënderbeu me të mëdhenjtë është i madh,tani vjen edhe Jashanica

 

Skënderbeu ka arritur të fitojë me rezultatin 3-2 ndaj Partizanit, në një ndeshje që dhurojë gola dhe spektakël. Por problematike mbetet te korçarët mënyra sesi arrijnë që të fitojnë vetëm me ekipet e mëdha, por lënë shumë pikë rrugës me ato më të vogla në letër.

Presidenti, Ardjan Takaj, është parë i kënaqur pas fitores me Partizanit. Në intervistën e dhënë për “RTSH”, ka paralajmëruar edhe rikthimin e Bajram Jashanicës me fanellën e korçarëve, pavarësisht aludimeve në media.

Ardjan Takaj

“Ekipi është i plotë dhe sinjalet pozitive u dhanë në ndeshjet miqësore. Tani vjen Jashanica dhe lojtarët e dëmtuar që e forcojnë edhe më shumë. Problemi ynë është përqendrimi me ekipet e vogla. Skënderbeu me të mëdhenjtë është i madh. Edhe ekipet e tilla që luajnë me ne e dinë këtë mirë, e dinë shumë mirë. Objektivi ynë është pozicionimi i mirë në vendet e sipërme të renditjes”, ka thënë Takaj.