“Shqipëria, për të rrojtur e për të lulëzuar, duhet të spastrohet nga gjithë qelbësirat e vjetra, duhet të riorganizohet në një bazë të re dhe në një mënyrë që tërë forcat morale dhe materiale të popullit të zhvillohen pa pengim” .
Faik Konica

“Shqipëria, për të rrojtur e për të lulëzuar, duhet të spastrohet nga gjithë qelbësirat e vjetra, duhet të riorganizohet në një bazë të re dhe në një mënyrë që tërë forcat morale dhe materiale të popullit të zhvillohen pa pengim” .
Faik Konica

Nga Tomas Menkshi
Traversa vazhdon ende të lëkundet
por rrjeta më në fund u ça,
prej gëzimit tribuna po tundet
dhe Bregu fitoren na dha.
Çdo ndeshje është një finale
futbolli është sport i vështirë,
3 pikët na zgjidhin shumë halle
në renditje të jemi më mirë.
Kundërshtarët vetëm shtrihen
lojën për ta vonuar,
me zor çohen, me zor ngrihen
1 pikë për të fituar.
I mbyturi të mbyt
nuk duhet nënvlehtësuar,
gjithmonë duhen hapur syt’
fitoren për të mos e diskutuar.
Forca Mbreti Madhështor
zemrat tona i gëzo,
drejt kreut me ashensor
Europën siguro !!!


Ishte vetë Çani i cili zbuloi se Joana ishte e bija e tij, ndërsa nuk e fshehu emocionin për faktin se e ftonte atë për herë të parë si aktore.
Për herë të parë në studion e “Zonë e Lirë”, e ftuar mbrëmjen e kësaj të premteje ishte një person tepër i veçantë për drejtuesin e emisionit, Arian Çani.

Bëhej fjalë për vajzën e tij të vogël Joana, e cila ndodhej në studio, si pjesë e grupit të aktorëve të shfaqjes për fëmijë “Torta e ditëlindjes”, që do të vihet në skenën e ArTurbina.
Ishte vetë Çani i cili zbuloi se Joana ishte e bija e tij, ndërsa nuk e fshehu emocionin për faktin se e ftonte atë për herë të parë si aktore.
Arian Çani: Ti Joana ke mbiemrin tim më duket? Po çne që ke mbiemrin tim, rastësi? Çfarë jemi në bashkë? Do e themi apo jo? Hajde mos ki emocione se aktorët nuk kanë emocione.
Disa thënie të veçanta nga Marilyn Monroe…
“Për fat të keq, njerëzit ta dinë vlerën e vërtetë vetëm pasi ke vdekur”.
“Një femër nuk mund të rrijë dot e vetme. Një femër ka nevojë për një mashkull. Një femër dhe një mashkull e mbështesin dhe e forcojnë njëri-tjetrin. Femrat thjesht nuk mundet t’ia dalin dot të vetme me gjithçka”.
Hollywoodi është vendi ku do të të paguajnë 1000 dollarë për një puthje dhe 50 qindarka për shpirtin tënd.
Bëje një femër të qeshë dhe dije se ajo do bëjë çdo gjë për ty.

Suksesi bën që shumë njerëz të të urrejnë. Do të doja të mos ishte kështu. Do të ishte shumë bukur të shijoje suksesin, pa vënë re zilinë në sytë e personave që të rrethojnë.
Gjëja më e bukur për mua është gjumi, sepse në gjumë të paktën mund të ëndërroj.
“Kjo jetë është ashtu siç ti e jeton. Pavarësisht gjithçkaje, do ta dreqosësh ndonjëherë, kjo është një e vërtetë universale. Por gjëja e mirë është se, je ti që e vendos se si t’i dreqosësh gjërat”.

“Respekti është një nga thesaret më të mëdhenj në jetë. Domethënë, çfarë vlere do të kishte gjithçka, nëse nuk do të kishe respektin e të tjerëve?”.
“Një femër e mençur puth pa dashuruar, dëgjon pa besuar dhe largohet përpara se ta lënë mënjanë”.
Vazhdo të buzëqeshësh. Është një gjë e bukur dhe ka shumë gjëra për t’iu buzëqeshur.”
Të gjithë duhet të fillojmë të jetojmë para se të plakemi. Frika është e parëndësishme. Mirëpo pendimet janë reale.”


Më ka marrë malli shumë më ka marrë,
Në dhomën time nuk mbaj më kalendarë,
Dhe një që pata e bëra copë e çikë.
Kush i bëri muajt me nga 30 ditë?!
Çdo herë dua të të kem pranë
Dhe veç për ty unë të mendoj.
Më mendo, më mendo.
Çdo herë unë kam mall të madh
Dhe vetëm ty të dashuroj
Me dashuro. Më dashuro.

Ref:
Më ka marrë malli shumë më ka marrë,
Në dhomën time s’mbaj më kalendarë,
Dhe një që pata e bëra copë e çikë.
Kush i bëri muajt me nga 30 ditë?!
Çdo herë dua të bëhem pëllumb
Dhe pranë teje të fluturoj.
Fluturo. Fluturo.
Të tregoj se zemra ime
Ty dhe vetëm ty të do.
Mua më do. Mua më do.
Ref:
Më ka marrë malli shumë më ka marrë,
Në dhomën time s’mbaj më kalendarë,
Dhe një që pata e bëra copë e çikë.
Kush i bëri muajt me nga 30 ditë?!

Skënderbeu ka mposhtur Flamurtarin me rezultatin 1-0, në sfidën e parë të javës së 19-të të Kategorisë Superiore. Goli i vlonjatit Dejvi Bregu në minutën e 89-të, i dhuroi triumfin e radhës korçarëve të Ilir Dajës.Shumë tentativa të dështuara nuk kanë përfunduar në mënyrën e duhur nga ana e vendasve, që nuk ishin të saktë me konkretizimin e tyre dhe në një rast janë ndaluar nga traversa.Edhe pse u mendua se do të ishte një sfidë e lehtë, bardhekuqtë vuajtën jo pak, teksa duhet të prisnin plot 89-të minuta për të gjetur golin e fitores.Pavarësisht kësaj fitoreje,motivimi i skuadrës ishte jo ai që pritej….ekipi shfaqi oshilacione, duke nënvlerësuar skuadrat e dorës së dytë…

Ky ishte triumfi i dytë për vitin 2020-të i Skënderbeut, i cili ka parakaluar përkohësisht Vllazninë, duke hedhur vështrimin nga pjesa e sipërme e renditjes. Në sfidën e radhës korçarët do të jenë mysafirë në Laç, ndërkohë që Flamurtari pret Kukësin në shtëpi.
Për sa i përket vlonjatëve, kolona e fitoreve vijon të mbetet 0, teksa rënia nga kategoria duket e pashmangshme.

FT| SKËNDERBEU – FLAMURTARI 1-0
Bregu 89′
KOMENTI LIVE:
Përfundon takimi!
90′ Akordohen 5 minuta shtesë.

89′ GOOOOL SKËNDERBEU 1-0/ Zhbllokohet sfida. Dejvi Bregu kalon në avantazh korçarët! Pas një shpërthimi të Gripshit nga e majta, topi shkon te Krasniqi, i cili gjuan nga brenda zonës, por prek sërish traversën. Aty pranë më pas është Bregu, i cili nuk fal, duke e shtyrë sferë drejt rrjetës.
84′ Tjetër rast ideal për Skënderbeun. Pollozhani jep një pasim të mrekullueshëm për Krasniqin, por ky i fundit nuk arrin ta devijojë drejt portës, topi shkon ngjitur me shtyllën e majtë pingule.
82′ Goditje dënimi për Skënderbeun, nga një pozicion i favorshëm. Provon Gripshi, por topi shkon shumë larg kuadratit.
73′ Mundësi ideale për Flamurtarin, pas krosimit të Kreshpës, Diamanti gjuan me kokë nga brenda zonës, topi shkon jashtë kuadratit.
70′ Shpëton për mrekulli porta e Flamurtarit. Krasniqi lëviz bukur brenda zonës, pas asistit të Marës provon me një gjuajtje, por topi stampohet në traversë.
62′ Drithërima në portën e Flamurtarit, pas një aksioni mjaft të bukur të korçarëve, por për meritë të portierit Moçka, dhe mbrojtësve të skuadrës vlonjate, topi nuk ka shkuar në rrjetë.
55′ Dejvi Bregu rrëzohet brenda zonë dhe kërkon 11-metërsh, por nuk është i këtij mendimi gjyqtari.

46′ Starton pjesa e dytë!
45′ Përfundon pjesa e parë me rrjeta të paprekura
32′ Krasniqi për pak sa nuk arrin ta kthejë në gol pasimin e Imamit, edhe pse më parë loja ishte ndalur për një pozicion të parregullt nga sulmuesi.
29′ Skënderbeu i afrohet golit të avantazhit me afrikanin Ndeki, i cili provon me një gjuajtje diagonale në hyrje të zonës, por topi shkon jashtë kuadratit.
24′ Goditje dënimi për Skënderbeun, harkon Dejvi Bregu drejt zonës, por topi shkon jashtë kuadratit, pa u devijuar nga askush.
20′ Momenti i vështirë në portën e Skënderbeut. Pas një harkimi nga e dajthta, e Artit Hoxhaj, topi mbetet në zonë, pas grushtimi të Koliçit, por më pas topi preket me dorë nga Haruni.
7′ Rast ideal për Skënderbeun. Pas një harkimi të Gripshit nga e djathta, kapiteni Bruno Dita, nuk arrin të shtyjë topin në rrjetë nga shumë pranë vijë fatale.
2′ Eni Imami jep sinjalin e parë me një gjuajtje nga distanca, topi përfundon jashtë kuadratit.
1′ Ka startuar sfida.
FORMACIONET ZYRTARE:
SKËNDERBEU: Koliçi, Meksi, Dita, Pollozhani, Imami, Daja, Elezi, Ndeki, Gripshi, Bregu, Krasniqi. Trajner: Ilir Daja.
FLAMURTARI: Moçka, Gocaj, Nebihu, Qarri, Muçollari, Hoxhaj, Rrapaj, Vrapi, Kreshpa , Haruni, Ribaj. Trajner: Marçelo Troisi.

Skënderbeu i ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen ndaj Flamurtarit dhe është gati për të luajtur takimin e parë të fazës së tretë.
Trajneri Ilir Daja ka punuar më së shumti në aspektin tekniko-taktik, duke u fokusuar te qarkullimi i topit dhe daljet e shpejta nga krahët.Pas më shumë se 70 minutash stërvitje, trajneri bardhekuq ka vendosur edhe formacionin që do të hedhë në fushë nga minuta e parë në këtë takim.

Sipas një sondazhi të zhvilluar nga qendra kërkimore EPPC, 60% e të punësuarve në vend janë të pakënaqur me punën e tyre. Erald Pashaj, i cili është edhe autor i këtij sondazhi thotë se punësimi është një marrëdhënie e dyanshme.
I ftuar në studion e emisionit “Ekopolitikë”, Pashaj thotë se nuk është normale që të mos të të rritet paga pas një kohë të gjatë pune.

Erald Pashaj: Arsyet e pakënaqësisë në tregjet e zhvilluara lidhen me balancën mes jetës dhe punës. Tek ne kjo nuk është një nga faktorët kryesore. Ne kemi nevojë për vlerësim në punë, kemi nevojë për mundësi për karrierë dhe kemi nevojë për pagë më të mirë. Ne kemi problem me pagën. Kjo është problem në institucionet shtetërore dhe në institucionet private. Ti fillon me një pagë X dhe për shumë shumë shumë kohë paga nuk të rritet. Kjo nuk është normale.
Pamjet që vinë nga Turqi, pas tërmetit që goditi këtë vend janë të rënda.Bilanci i viktimave nga tërmeti në Turqi është rënduar edhe më shumë. Nga mediat turke raportohet se numri i viktimave deri më tani ka shkuar në 15.
Në pamjet e publikuara shikohet se disa ndërtesa janë shembur totalisht dhe se njerëzit janë duke kaluar një dhimbje të madhe.Ende nën rrënoja ka persona dhe ekipet e shpëtimit po punojnë në temepratura deri në -7 gradë celsiues për t’i nxjerrë të gjallë.
Ndërkohë që numri i të plagosurve raportohet të ketë shkuar në 300. U raportuar se një baba që e kishte zënë shtëpia poshtë kishte mbuluar dy fëmijët e tij me trup.


