Cristiano Ronaldo bëhet njeriu i parë në botë që arrin 200 milionë ndjekës në Instagram

 

Sulmuesi i Juventusit dhe Portugalisë, Cristiano Ronaldo është personi i parë në botë që arrin shifrën e 200 milionë ndjekësve në rrjetin social Instagram.Ronaldo, i cili u zhvendos në Torino, Itali nga Madridi i Spanjës, në verën e korrikut 2018, tani ka 27 milionë ndjekës më shumë se këngëtarja me famë botërore, Ariana Grande, e cila renditet në vendin e dytë.

Ronaldo u bë personi më i ndjekur në Instagram në tetor të vitit 2018 pasi eklipsoi muzikanten dhe aktoren amerikane Selena Gomez, e cila krenohet me 167 milion ndjekës.

Cr 7

34-vjeçari ka shënuar 20 gola këtë sezon për Juventusin në të gjitha garat.

Kjo është lista me 10 personat më të ndjekur aktualisht në rrjetin social Instagram:

1. Cristiano Ronaldo – 200 milionë
2. Ariana Grande – 173 milionë
3. Dwayne Johnson – 170 milionë
4. Selena Gomez – 167 milionë
5. Kylie Jenner – 159 milionë
6. Kim Kardashian – 158 milionë
7. Lionel Messi – 141 milionë
8. Beyonce – 139 milionë
9. Neymar – 132 milionë
10. Justin Bieber – 126 milionë.

“Moj Rini e Korces” !

Nga Athina Bino

Moj Rini, e Korces Meme!
Ti, e arta, mendjendritur
Vrullin tend, mos e ndal
Jo, si ne… duke pritur!

Moj Rini, e Korces Zonje!
Ti, qe dije mban ne gji
Hapi flatrat, si shqiponje
Dil ne drite… bej cudi!

Moj Rini, e Korces Nuse!
Ti, je shpresa, je frymezimi
Coje tej me tej traditen
Te na shtohet… ne gezimi!

Moj Rini, e Korces Rini!
Sa besim, tek ty kam!
Te te shoh,ne Maja te larta
E te them:… “korcare jam!”

Moj Rini, e Korces Sot!
Merr timonin e drejto!
Elektronike, je:”kapitene!”
Sille Parajsen… E Jeto!

Të huaj jemi”, një poezi romantike dhe e trishtë nga Ismail Kadare

 

“Të huaj jemi”

Të huaj jemi ne prej kohësh
Ç’ish për t’u thënë është thënë.
Si gurët që zënë vend në tokë
Në jetë vend ne kemi zënë.

Drejt njëri tjetrit kemi mbyllur
Të gjitha rrugët edhe shtigjet
Si dy qytete mesjetarë
Me mure, heshta dhe me pirgje.

Por natën kur i lodhur truri
Portat i mbyll me qetësi,
Ti gjen një shteg dhe futesh brenda,
Një shteg që vetëm ti e di.

Futesh dhe si n’rrugica parqesh
Shetit mes cirkonvolucionesh.
Hyn nëpër ëndrra e shkujdesur,
Fanitesh, qesh, ma bën me dorë.

Po kur mëngjesi zë ofrohet
Nis shqetësohesh befas ti.
Dhe heshturazi del përjashta
Nga shtegu që veç ti e di.

E dita vjen. Rrjedh prap jeta
Dhe ne të dy si dhe më parë
Të ftohtë rrimë e të pamposhtur
Si dy qytete mesjetarë

Trishtimi nga Dritëro Agolli

 

Trishtimi

Po iki me trishtim i zhgënjyer nga miqtë,
E mbylla dhe derën që rrinte e hapur
Për lajkatarët, për rrenacakët e smirëzinjtë,
Që shtireshin ëngjëj të dashur.

Ku vete, s’e di, veç s’dua të kthehem
Sërishmi në rrenat e jetës.
Diku në një skaj të largët do prehem
Me qafën e futur në jakën gri të xhaketës.

Shorti për “Eurovision” 2019, zbuloni kur do performojë Arilena Ara

 

Arilena Ara është e përzgjedhura për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision këtë vit.

Sipas shortit të hedhur këngëtarja do të performojë këngën “Shaj” gjysmëfinalen e dytë të Eurovision.Ajo është përzgjedhur në bllokun e dytë dhe do mbajë numrin nga 10 deri në 18.

Këtë vit festivali i madh evropian i muzikës do të zhvillohet në Roterdam.Nata e parë gjysmëfinale do të mbahet më 12 maj, nata e dytë më 14 maj, ndërsa finalja e madhe do të mbahet më 16 maj.

Arilena do ngjitet në skenë me versionin anglisht të këngës “Shaj”.

Kujtojmë se fitorja e Arilenës në Festivalin e RTSH-së, të organizuar nga Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu, u shoqërua me shumë debate dhe polemika.

Elvana Gjata u largua e zhgënjyer nga skena pasi nuk rrëmbeu çmimin e parë. Ndërsa vetë Alketa shprehur zhgënjimin pse e përzgjedhura ishte Arilena, duke ia hedhur fajin jurisë.

“Mos kurse para për ditën e martesës së saj, shpenzoi ato në shkollimin dhe edukimin e saj”

 

Rrite dhe edukoje vajzën tënde aq të aftë dhe të fortë, sa të mos shqetësohesh fare se më kë do të martohet ajo.

Në vend që të kursesh para apo edhe të futesh në borxhe për ditën e martesës së saj, më mirë shpenzoji ato para në shkollimin dhe edukimin e saj.Në vend që t’i thuash që të mësojë të bëjë atë e këtë se do ikësh në “derë të huaj”…në vend që t’ia fiksosh në tru që ajo duhet të mësojë punët e shtëpisë vetëm sepse do shkojë te burri e aty do luajë edhe rolin e “shërbyeses”, më mirë fiksoja në tru që pastërtia apo gatimi janë të domosdoshme në jetën e gjithsecilit dhe duke i mësuar ajo s’do varet nga askush që të ushqehet.

Në vend që ta përgatisni për martesën, shumë më mirë do ishte ta përgatisnit për veten e saj…po qe e përgatitur për veten, ajo do jetë në gjendje të përballojë gjithçka tjetër pa pranuar nënshtrimin.

Dhe më e rëndësishmja, në vend që ta mësoni të sakrifikojë veten e saj, të falë tradhtitë apo dhunën, të durojë për fjalët e botës, mësojeni të dashurojë veten e saj fillimisht, mësojani vetrespektin!

Mos i shkatërroni jetët e vajzave tuaja për tekat e juaja, për disa zakone që gjithmonë e kanë parë gruan shumë më poshtë se burrin, mos i shkatërroni sepse iu intereson më shumë për fjalët e botës, se sa për lumturinë e vajzës suaj.

Nëse vajza juaj pëson nga keqprindërimi juaj, askujt s’do i dhembë më shumë se sa juve, andaj mos i rrisni vajzat tuaja me idealet e kanunet me të cilat iu kanë rritur juve, mos ‘merrni hak’ tek vajzat e juaja, për mundësitë që nuk ua dhanë kurrë juve!

Mos iu thoni, “Unë kam duruar, duro dhe ti!” / Femër