Korçarët dhe Dibranët preferojnë të ecin në këmbë, tironsit dhe durrsakët nuk dalin nga shtëpia pa makinë

 

Korça dhe Dibra janë qarqet me numrin më të ulët të automjeteve në vend. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, dibranët janë përdoruesit më të pakët të makinave në vend, pasi atje numërohen vetëm 103 automjete për 1000 banorë.Por nuk mbeten pas korçarët, ku referuar INSTAT, përllogaritet të ketë vetëm 112 makina për 1000 banorë që jetojnë në qarkun e Korçës. Me sa duket dibranët dhe korçarët preferojnë të ecin pak më shumë në këmbë se pjesa tjetër në vend.

Në vend të tretë për numrin e ulët të automjeteve në raport me popullsinë është qarku i Elbasanit, ku për vitin 2018 kishin në përdorim 116 makina për 1000 banorë.

Nga ana tjetër edhe pse Kukësi është cilësuar si qarku më i varfër i vendit, kur vjen puna të numri i automjeteve, në vitin 2018 kishin 130 automjete për 1000 banorë, me një diferencë të konsiderueshme nga qarku i Dibrës që renditet i fundit, raporton monitor.

Në qarkun e Fierit dhe të Beratit, në vend të pestë dhe të gjashtë, kanë përkatësisht 153 makina për 1000 banorë, ndjekur nga Gjirokastra me 171 makina për 1000 banorë, Vlora dhe Shkodra me 187, si dhe Lezha me 190 makina për 1000 banorë.

Nga ana tjetër Tirana dhe Durrësi mbajnë rekord për numrin e lartë të makinave, ku për vitin 2018 e tejkaluan numrin 200 për një banorë në këto qarqe, përkatësisht 201 për qarkun Durrës dhe 215 për qarkun e Tiranës.

Sipas INSTAT gjatë të dhënave tre vjeçare 2016-2018, vihet re se mjetet rrugore për pasagjerë për 1.000 banorë kanë një tendencë rritje në numrin e tyre. Qarku i Tiranës zë 38,3 % të mjeteve për pasagjerë.

Gjatë periudhës 2016-2018, qarku me rritjen mesatarisht më të lartë të numrit të mjeteve për pasagjerë llogaritur për 1.000 banorë është qarku i Kukësit me mesatarisht 10,3 % mjete për 1.000 banorë i ndjekur nga qarku i Dibrës me 10,1 % mjete për 1.000 banorë. Qarku me rritjen mesatarisht më të ulët të numrit të mjeteve për pasagjerë është qarku i Tiranës me 2,5 % mjete për 1.000 banorë.

Ndërkohë, për të njëjtën periudhë, qarku me rënien mesatarisht më të lartë paraqitet qarku i Gjirokastrës me 2,2 % mjete më pak për 1.000 banorë.

Historia e 400 familjeve shqiptare nga Korça në një qytet të SHBA-së

 

Një prej trashëgimtarëve shqiptaro-amerikanë, Gregori Stefon, tregon se ishin 400 familje shqiptare nga Korça që u vendosen atje në vitin 1900 dhe filluan të organizohen gjatë vitit 1915.Rreth kësaj periudhe u themelua kisha ortodokse shqiptare, duke u shndërruar në një qendër me rëndësi për komunitetin.

Shqiptare ne Shtetet e Bashkuara

Sot, komuniteti shqiptar i mirintegruar përbën pesë për qind të rreth 180 mijë banorëve të qytetit. Ky komunitet, i cili jep kontribut në fusha të ndryshme për zhvillimin e qytetit, ka luajtur një rol me rëndësi në prezantimin e Shqipërisë përmes ruajtjes së kulturës dhe traditave në pesë breza me radhë.

Pra, emigrantët shqiptarë përbëjnë rreth 5 për qind të rreth 180 mijë banorëve në qytetin e Usterit në Masaçusets. Ndërkohë shqiptarët e parë u vendosën atje në fillim të shekullit të kaluar, një valë e dytë e ardhur pas viteve ’90 ka pasuruar komunitetin dhe tani 5 breza shqiptarësh kontribuojnë në jetën e qytetit, duke ruajtur dhe përhapur gjithashtu traditën e tyre.

Keida Kostreci vizitoi Usterin këtë muaj dhe sjell reportazhin e mësipërm. /albinfo

Me dekret nga Macron, Ismail Kadare merr titullin ‘Oficer i Madh i Legjionit të Nderit’ në Francë

 

I jepet titulli i lartë shtetëror “Oficer i Madh i Legjionit të Nderit”2020 ka nisur mbarë për shkrimtarin Ismail Kadare, i cili është nderuar nga Presidenti francez Emmanuel Macron me titullin e lartë shtetëror “Oficer i Madh i Legjionit të Nderit”.Përmes një dekreti të posaçëm që mban datën 31 Dhjetor, Kadare e ka marrë këtë titull që e gëzojnë 250 personalitete në Francë.

Ismail Kadare

Legjioni i Nderit është dekorata më e lartë që jepet në Francë. Ky titull akordohet për trimëri në veprimet ushtarake ose për shërbim ushtarak 20-vjeçar të dalluar, por edhe në rastet e civilëve, kur puna e tyre ndikon në rritjen e reputacionit të Francës përmes studimeve, artit, shkencës, politikës etj.Në vitin 1996 Kadare u bë anëtar për jetë i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike në Francë. Në vitin 1992 u vlerësua me Prix Mondial Cino Del Duca; më 2005 fitoi Man Booker International Prize, më 2009 çmimin “Prince of Asturias Awards” për Artet, kurse në vitin 2015 Çmimin Jeruzalem.

Ismail Kadare

Një ndër fushat më pak të lakuara të veprimtarisë së Kadaresë janë përkthimet, hulli të cilën e nisi më 1955, kur shqipëroi poemat Lisi, Fëminija, Në pyllin afër fronit, Katjusha, Pranvera, etj. të shkrimtarit rus M. Isakovski. Autorë të tjerë të shqipëruar prej tij janë: Eskili, Heminguej, Pushkin, Majakovski, Eminescu, Gogol, Esenin, Mihallkov, Shçipaçov, Mickieviç, Buske, Sendrar, Bodler, Andrade, Vijon, Kejler, Seferis, Kavafis, Elitis, Li Bo, Du Fu, Jan Czjun etj.

Në medaljen e titullit është koka e Napoleonit, ndërsa nga mbrapa shkruhet motoja “HONNEUR” (nder). Urdhri është dekorimi më i lartë në Francë dhe është i ndarë në pesë shkallë të ndryshme: Chevalier (kalorës), Officier (oficer), Commandeur (komandant), Grand Officier (oficer i madh) dhe Grand’Croix (Kryqi i madh).

Mini-faza përgatitore, ja kur do të zhvillohet java e 18-të e Kategorisë Superiore

 

Pas mbylljes së javës së 17-të, skuadrat e Superiores, do të qëndrojnë plot 1 muaj pushim, ku do % zhvillojnë edhe mini-fazën përgatitore, teksa do të rikthehen për të luajtur, të mërkurën e datës 22 janar të vitit 2020, ku paraprakisht janë planifikuar të zhvillohen 5 sfidat e javës së 18-të.Në këtë javë spikat përballja mes Skënderbeut dhe Partizanit që do të jetë dhe kryendeshja e javës, ndërkohë që përballje tepër interesante pritet të jetë dhe sfida Tirana-Bylis.

Skenderbeu-Partizani

JAVA 18-të:

E mërkurë, 22 janar 2020

SKËNDERBEU-PARTIZANI

TIRANA-BYLIS

TEUTA-LAÇI

LUFTËTARI-KUKËSI

VLLAZNIA-FLAMURTARI

2020 një vit i brishtë, ja arsyeja përse shkurti ka 29 ditë një herë në katër vjet

 

Do të quhet një vit i brishtë, Viti i Ri 2020 i cili trokiti në mesnatë edhe në Shqipëri.Muaji shkurt do të ketë 29 ditë, një rregull ky që përsëritet një herë në 4 vite.

Por çfarë është një vit i brishtë?


Është një vit me 366 ditë, kjo e fundit shtohet për të rregulluar shtyrjen e stinëve. Nëse do të mbaheshin gjithmonë 365 ditë, do të mblidhej çdo 4 vjet, një ditë me vonesë.

Rregulli

Ajo e kalendarit gregorian thotë: «Një vit është i brishtë nëse numri i tij mund të pjesëtohet me katër, përjashtim janë vite shekullore, (që janë të përpjesëtueshme me 100,) që nuk mund të përpjestohen me 400”.

Tradita anglo-saksone


Në botën anglosaksone, viti i brishtë quhet Leap year, d.m.th Viti i kalimit. 29 shkurti është Dita e Shën Patrikut dhe sipas traditës është e vetmja datë në të cilën vajzat, mund t’i kërkojnë të të fejuarit të martohet me do.

Tradita e do që ajo të këtë 12 palë dorashka, një për çdo muaj, për të fshehur dorën pa unazë të vajzës.

Historia


Ishte Jul Cesari që e prezantoi ditën më shumë çdo katër vjet, kjo për të barazuar llogaritë me 6 orët që mbeteshin çdo vit sipas përllogaritjeve të astronomit të tij.

Ishte Papa Gregori XIII që me vendim papnor vendosi në 1582, të el iminonte 3 vite të brishta, kjo sepse ishte parë të spostim përpara, duke shtuar nga një ditë, çdo katër vjet, duke rrezikuar Pashkën.

Vit i brishtë, vit i trishtë


Romakët mendonin se viti i brishtë, ishte dhe vit i trishtë, që sillte epidemi dhe tragjedi të mëdha. Ndërsa të tjerë mendojnë që është dhe viti i balenës, sepse mendohet se balena lind çdo katër vjet. Vitet e brishta përkojnë dhe me realizimin e Olimpiadave.

Përse femrat u propozojnë meshkujve në një “vit të brishtë”?

“Viti i brishtë” njihet edhe si viti kur femrat mund të marrin guximin për t’u propozuar meshkujve për martesë. Legjenda daton në shekullin e 5-të, kur një murgeshë irlandeze, Shën Bridget u ankua te Shën Patrick se femrat duhet të prisnin shumë deri sa t’u vinte propozimi për martesë. Kështu, Shën Patricku vendosi t’u lejonte femrave të pyesnin ato meshkujt ë çdo katër vite.

Të lindurit në 29 shkurt


Mundësia për të lindur në një “vit të brishtë” është 1 në 1,461. Në vitet e zakonshme, të lindurit më 29 shkurt e festojnë ditëlindjen e tyre më 28 shkurt ose më 1 mars, por edhe këtu ka një debat. Disa sugjerojnë se të lindurit përpara mesditës së 29 shkurtit duhet ta festojnë ditëlindjen më datë 28, ndërsa ata që kanë lindur pas mesdite, duhet të festojnë më 1 mars.