Shtëpia Rumune, e pozicionuar në Zonën Këmbësore të qytetit të Korçës, përfaqëson një nga ndërtesat më të rralla nga pikpamja arkitekturore,e cila ka marrë emërtimin e saj të veçantë nga një familje rumune që jetoi aty në fillimet e saj, ndonëse arkitektura nuk e lidh aspak me Rumaninë.
Sot eshte nje nga banesat me te bukura te qytetit dhe njihet si “Shtepia rumune”… E vecanta qëndron qe godina eshte e ndertuar e gjitha me material shqiptar !
“Miqësia është si një kështjellë rëre, e vështirë ta ndërtosh, e thjeshtë ta shkatërrosh, dhe shumë e bukur ta rindërtosh”.
Sa me fat jemi kur në ditë të mira e jo të mira, kemi dikë që na rri afër, na përqafon, na ngushëllon, e na thotë: Mos u shqetëso jam këtu për ty, nuk të lë vetëm.
“Askush nuk do të donte të jetonte pa miq edhe sikur të kishte të gjitha të mirat e botës”, kjo thënie nga Aristoteli asnjëherë nuk mund të ndryshohet, deshe apo nuk deshe, sepse është e vërtetë.
Zyrije Salihu
Ata na i mbanë afër dashuria, besimi, ndershmëria, respekti, pra miqtë krijohen me kalimin e kohës, por, me themelet e besnikërisë dhe respektit. Miqtë nuk kanë shtëpi për hipokrizi, tradhti, interes, mashtrime, imponime etj., por, që ne shtëpinë e tyre mjafton ngrohtësia e dashurisë dhe respektit.
Krijimi i një lidhje të ngushtë e deri tek njohja mirë me njeri tjetrin nënkupton miqësinë, pra një lidhje sociale bashkë me ndjenja dashurie të ndërsjella që ndodhë mes dy apo më shumë personave.
“Miqtë janë si vera, sa më e fortë aq më e mirë”, një gjë që na fal siguri dhe më shumë besim në vetvete .
Miqësi e vërtetë quhet ajo që zgjatë dhe mund t’i thuash tjetrit, ti nuk je si unë, bën mirë që je kështu siç je, sepse më pëlqen që je ndryshe nga unë. Andaj për miqtë kujdesu si për një lule, se po nuk u kujdese dhe nuk e ujite atë me ujë të pastër ajo vyshket…
Kjo ese ishte në mesin e dhjetë eseve në kuadër të punëtorisë “Pen For Culture” organizuar nga OJQ “ProPlus” dhe mbështetur nga Amasada Amerikane në Kosovë.
Alketa Vejsiu udhëtoi sot drejt Italisë për të marrë pjesë në Sanremo.Moderatorja shqiptare do jetë mes emrave të mëdhenj botërorë që do prezantojë në festivalin e madh të muzikës italiane.Kjo ishte një ëndërr e bërë realitet për Alketën për të cilën ka punuar që në moshë të vogël për ta realizuar.
Dhe ndërsa u nis drejt shtetit fqinj, ajo kishte edhe një kërkesë për shqiptarët.Alketa publikoi një foto nga aeroporti dhe u kërkoi bashkatdhetarëve t’i uronin fat duke u shprehur se shpreson që t’i nderojë.
Alketa Vejsiu
Destinazione Sanremo! 🇮🇹 Thank you Air Albania for being my partner! Love flying with you! Më uroni fat Shqipëria! Ju dua shumë të gjithëve! Shpresoj t’ju nderoj. 🇦🇱 #jamkrenareqejamshqiptare
Moderatorja ka prezantuar shumë emisione në Shqipëri. Së fundmi, Alketa ishte organizatore dhe prezantuese e Festivalit të RTSH-së që u shoqërua me shumë polemika për mënyrën sesi u përzgjodh fituesja dhe se si u organizua.
Skënderbeu e mbyll merkaton me gjashtë afrime dhe tre lojtarë që u zyrtarizuan vetëm ditën e djeshme. Pas mbrojtësit të majtë, Eni Imami, klubi korçar firmosi me tre lojtarë që luajnë në repartin ofensiv, pikërisht qendërsulmuesi shkodran, Belajdi Pusi, si dhe sulmuesit e krahut: Beli Lukaj dhe Elvi Berisha. Nëse Pusi ka dy javë që stërvitet me korçarët dhe nuk përbënte ndonjë risi firma e tij, e kundërta mund të thuhet për dy të tjerët, të cilët vijnë nga aventura te Lacio dhe Laçi.
“Panorama Sport” zbuloi se sulmuesi i krahut të majtë, Lukaj, i lindur në Zvicër dhe i grumbulluar me Kombëtaren U-21 të Shqipërisë, ka arritur marrëveshjen me korçarët. Bëhet fjalë për një kontratë 3-vjeçare me sulmuesin 20-vjeçar, që vjen nga të rinjtë e Lacios.
Beli Lukaj
Ai ka qenë te skuadra bardhekaltër në këto dy vitet e fundit, ndërsa është formuar si lojtar tek Argau në Zvicër, duke qenë pjesë e ekipeve të moshave deri në U-18. Më pas ra në sytë e Lacios dhe pas dy viteve në Itali, tashmë do të luajë për Skënderbeun. Presidenti Takaj është i bindur se ka afruar një lojtar shumë interesant, që është një sulmues tipik i majtë. Në Korçë shpresojnë se i riu do të shpërthejë me fanellën bardhekuqe, me synimin për t’u shitur më pas në një klub të huaj. Kjo është edhe vetë strategjia e klubit me lojtarët e rinj.
Elvi Berisha është afrimi i radhës i Skënderbeut, teksa vjen pas aktivizimit për afro një vit te Laçi. Me fanellën e kurbinasve 20-vjeçari nuk gjeti hapësirat e duhura dhe u largua që në muajin dhjetor. Tashmë ai do të jetë një forcë më tepër për krahët e sulmit të bardhekuqve.
Elvi Berisha
Berisha debutoi në futbollin profesionist me Tiranën tri vite më parë, teksa bëhet fjalë për një lojtar që është kontingjent i ekipeve kombëtare të moshave. Për pak muaj Berisha ishte pjesë e Leganesit në Spanjë, por pa mundur të bëjë karrierë.
Ndërsa qendërsulmuesi Pusi shihet si alternativa më e mirë për të zëvendësuar Blerim Krasniqin. Shkodrani vjen pas aktivizimit te Vllaznia, aty ku nuk i besuan shumë dhe tashmë kërkon të ketë minutat e duhura me korçarët, në mënyrë që të tregojë potencialin që ka.
LARGIMET
Në orët e fundit të merkatos janë federuar edhe mesfushorët nga Gana, Alfred Mensah dhe Randi Xhunfo, që prej kohësh stërviten me Skënderbeun.
Dje klubi ka larguar mesfushorin kosovar, Malsor Ajeti, i cili nuk pati hapësira dhe tashmë do të gjejë një skuadër tjetër. Ndërsa dilema të mëdha ka për sulmuesin Arbnor Muja, i cili me shumë mundësi sot do të huazohet në një skuadër tjetër, ndoshta në Superligën e Kosovës.Panorama Sport
Mbretëria e Bashkuar është larguar nga Bashkimi Evropian.Ndërsa akrepat prekën orën 23:00 të kohës lokale në Mbretërinë e Bashkuar, kombi miratoi zyrtarisht ndryshimin më të madh kushtetues, duke u bërë kështu shteti i parë anëtar që u largua nga BE.
Ndryshimi i jashtëzakonshëm pason më shumë se tre vjet grindje politike që kanë parë dy kryeministrat dhe kanë sjellë ndryshime rrënjësore brenda dy partive kryesore politike.
Mbretëria e Bashkuar tani hyn në një periudhë tranzicioni që do të zgjasë deri në fund të vitit dhe gjatë së cilës qeveria është ngarkuar me detyrën për të rivendosur marrëdhëniet e vendit me fqinjët e saj më të afërt.