Le t’i tregojmë botës se çfarë mund të bëjnë dy vajza të vogla latine,” shkroi Jennifer Lopez për Shakira-n, pak para se të fillonte Super Bowl Half Time Show në Miami.Në ngjarjen më të ndjekur amerikane të futbollit, dy këngëtaret latine elektrizuan skenën përmes hiteve të njohura, kërcimeve të shoqëruara nga balerinë, bally dance, pole dancing etj.
Shakira vs Jennifer Lopez
E gjithë atmosfera u konsiderua e jashtëzakonshme sepse J.Lo dhe Shakira kënduan 20 këngë në vetëm 12 minuta. Ndryshe nga Justin Timberlake dhe Maroon 5 në vitet e kaluara, këngëtaret u përqëndruan te hitet më të forta, ndërkohë që sigurisht koreografia ishte një tjetër pikë e rëndësishme.
“Hola Miami!” bërtiti Shakira, e cila nisi e para performancën me “She ëolf”, “Empire”, ndërsa më pas performoi “Kashmir”, cover i Led Zeppelin, dhe “ëhenever, ëherever”.
Ajo solli në skenë këngëtarin nga Puerto Rico, Bad Bunny, me të cilin këndoi “I Like It”, cover nga Cardi B. Pak minuta më vonë, sigurisht që Shakira, e cila kishte edhe 43-vjetorin, ngriti peshë publikun me “Hips Don’t Lie”.
Jennifer Lopez u shfaq në skenë sipër një instalacioni të Empire State Building teksa këndonte “Jenny from the block”. Disa nga këngët e tjera që performoi J.Lo ishin “I’m Real”, “Get Right” dhe “ëaiting for Tonight”.
Më vonë, vajza 11-vjeçare e saj, Emme, u shfaq papritmas për të kënduar “Born In The USA” dhe “Let’s Get Loud”. Lopez u shfaq e veshur me flamurin e Puerto Rico-s, një detaj politik për administratën e Trump, që nuk ka kontribuar mjaftueshëm me ndihma pas 2017-s, kur ishulli u shkatërrua nga dy uraganë.
Në përgjithësi, shfaqja e tyre u konceptua si një “festë gjithëpërfshirëse”, që “integron kulturat dhe diversitetin”, tha Shakira në konferencën për shtyp. Stilet muzikore qenë të larmishme: salsa, reggaeton, hip-hop, afro-fusion.
Pas performancave të mëvetësishme, ato u shfaqën bashkë për të kënduar “ëaka ëaka” të Shakira-s, që duhej thënë se ishte paksa surprizë, sepse ishte kënga zyrtare e një tjetër eventi sportiv të rëndësishëm, Kupa e Botës nga FIFA 2010.
Intervistë e improvizuar me Faik bej Konicën: Dëshira për hakmarrje është susta më e fuqishme e shpirtit shqiptar.-Ne nuk kemi frikë nga plumbi, po dridhemi nga Valiu
-Evropa shqiptarët i mban për të egër e për të humbur
– Në Shqipëri leu një zanat i çuditshëm, më i poshtër se ai i hyzmeqarëve të pendës: zanati i larove të pendës…
– Shqipëria u ngjall nga idealistët, u ruajt nga rastet, u vra nga politikanët
Faik Konica
AHMET COLLAKU
Faik Bej, ju faleminderit për këtë intervistë për Shqipërinë dhe shqiptarët. Cytem te bëjmë këtë intervistë me Ju, sepse jeni patriot dhe i zgjuar. Shqiptarët po ikin ne emigracion, ndërsa të huajit po grabisin gjithë pasuritë. Shkurt, Shqipëria që konçesionohet nga të huajt po boshatiset përditë…
Si është Shqipëria në zemrën tuaj?
Është një vend në faqe të dheut ku katilin e kanë për njeri të nderuar; hapen që t’i bëjnë udhë kur kalon; e fshehin nga i vetë-thëni gjyq, në iu tektë së vetë-thënës polici të bëjë sikur e kërkon; edhe në daltë ndonjë i çmendur për të marrë anën e kanunit [ligjit], e shajnë edhe e fëlliqin me një zell të çuditshëm. Dhe prandaj vendi ka fituar një famë shumë të shëmtuar në botë… Për cilin vend po flas, do ta kuptoni menjëherë kur t’ju them që nuk ndodhet në mes të Afrikës, po në Europë…
Cili është virusi shqiptarë më i keq?
Dëshira për hakmarrje është susta më e fuqishme e shpirtit shqiptar.
Ka raport të mirë midis popullit dhe drejtuesve?
Asgjë nuk i ftoh më shumë shqiptarët se t’u thuash që kanë të bëjnë me një copë injoranti që i drejton.
Kemi ndonjë trimëri që të mburremi?
Trimëria e shqiptarit nuk është e artë, është e teneqejtë… sado e madhe në vetvete, është e vogël në shkaqet që e ndezin. Për një kec të grabitur, për një fjalë të shtrembër, dhe shumë herë pa e ditur as vetë përse, shqiptarët marrin armët, hidhen, vriten. Por, ata njerëz që vriten për interes e për përralla [dokrra], ftohen dhe frikësohen në u dashtë trimëri për ndonjë mendim të bukur, për ndonjë dobi të vërtetë e të përgjithshme… Nuk kanë frikë nga plumbi, po dridhen nga Valiu! Trimëria e vërtetë është ajo që vihet në shërbim të së Drejtës dhe Atdheut, në shërbim të dobisë së përgjithshme. Të tjerat punë janë punë egërsie e kafshërie, jo trimërie.
Raporti I shqiptarëve me njëri-tjetrin?
Ka shqiptarë që sillen si këndesa të vërtetë e zemërohen posa zë të këndojë kokorikooo ndonjë tjetër si ata. Mjerisht në Shqipëri ka pak pula. Shqiptarët me mendje të nderuar s’duan e as kanë dashur njeri që del e thërret: “Unë jam!” Historia e Shqipërisë s’është përveçse vërtetimi i kësaj që themi.
Cilët janë armiqtë real të Shqipërisë?
Armiqtë e Shqipërisë janë shqiptarët, jo të tjerë. Shqiptarët kanë shkruar me gjakun e tyre më tepër se një faqe në histori të Evropës. Nga më të voglat trazira gjer në luftërat më të gjakta, shqiptari ka hequr hark, vërvitur kordhë a zbrazur pushkë. A ka gjë më të turpshme, më të ulët se historia e këtij kombi që, për pak të qelbur ergjent [të holla], shet mish njeriu në çdo luftë, edhe kujt s’i erdhi dëshirim nga aq qindra vjet që e shkelin dhe e kurvërojnë të huajt, s’i erdhi dëshirim të japë dy pika gjak për lirinë e vetvetes? Të donin shqiptarët lirinë e Shqipërisë lehtazi e bëjnë; por rrinë të patundur dhe kështu dëftojnë që s’e duan Shqipërinë, dëftojnë që janë armiqtë e saj.
Si e shikoni raportin e politikanëve me njëri-tjetrin?
Çakajtë e përgjakur e të urët, që kafshohen dhe ulërijnë për një kockë në Tiranë…, në pastë Shqipëria para, ata ua gjejnë lehtë vendin: dy njerëz të paguar ndezin një zjarr gjëkundi, – dhe përpara sergjerdetë me harxhet! … O-derra buçe, atdheu është në rrezik!..
A do të përparojë Shqipëria ndonjë herë?
Duke parë dhe duke dëgjuar, bota mësojnë mend dhe ndërtohen. Ne shqiptarët, s’marrim dot mësime; malet të tunden dhe të rrëkëllehen, ne nuk këmbejmë mënyrën tonë. Mbani mirë këtë që po ju them: në njëqind vjet, në vafshim si po vemi, do të jemi aq poshtë sa edhe sot.
9.Raporti Shqipëri-Evropë?
Shqiptarët e mjerë presin që Evropa të vijë sot a nesër t’i shpëtojë. Është nevojë të themi, të bërtasim të vërtetën: Evropa shqiptarët i mban për të egër e për të humbur… Le të themi pra të vërtetën, gjithnjë të vërtetën,… të përpiqemi t’i fryjmë popullit tonë pak jetë e pak guxim.
T’i japim botës një provë urtësie, të bëjmë një çap të ri të madh në udhë të qeverimit të shtruar
10.Trishtohem shumë… A ka shqiptari nostalgji për skllavërinë?
Skllavëria, si çdo pësim tjetër, pasi rëndon ca kohë në kurriz, bëhet më në fund një zakon i pëlqyer, dhe ata që e mbajnë mbi zverk, e durojnë me gëzim. … Ata jo vetëm s’marrin vesh ç’do me thënë liri, po ndjejnë njëfarë urrejtje për mbrojtësit e lirisë dhe ushqejnë respektin më të thellë për tiranët ekspertë të shkopit e të zinxhirit.
Mund të qeveriset mirë një popull?
Një popull që s’duron padrejtësi, që s’u jep besim sharlatanëve, që ngul këmbë për pastërti në hesapet [financat] dhe për prova zotësie në zyrtarët, ai popull qeveriset mirë, qoftë me mbret në krye, qoftë me president.
A I takon Shqipërisë të jetë ne Evropë?
Ta dini se ne në sy të Evropës së qytetëruar, jemi të prapambetur, dhe asgjë më shumë; ca na shajnë, ca na përqeshin, ca të pakëve u vjen keq. Hiqni dorë ju them, se u bëmë palaçot e dheut. Heshtni, shtrohuni, bashkohuni. Udha që shpie në nder, në liri e në shpëtim, nuk është e shtruar me lule, po me ferra; kush arrin në kulm, arrin i grisur, i djersitur, i përgjakur; dhe kur arrin në kulm, bie i vdekur nga të lodhurit, por me vetëdijen që i hapi një udhë të re popullit.
Sa I lashtë është kombi shqiptarë?
Kombi [iliro-shqiptar] i Diokletianit, i filozofit Julian, i Justinianit, është një komb i cili kishte një qytetari të tij kur stërgjyshërit e frëngjve dhe të anglezëve visheshin me lëkura bualli dhe rronin të futur në shpellat.
Italia është afër, a mundet të bëjmë ndonjë krahasim me të?
Ç’ka Italia që vlen të merret? Makaronat dhe Kamorrën, hiçgjë tjetër. Për makaronat, s’kemi nevojë, se kemi patatet tona; Kamorrën e kemi marrë dhe, shyqyr perëndisë, e kemi përmirësuar dhe rregulluar me një sistem më të mbaruar se italianët vetë.
A kanë ideal shqiptarët?
Një tipar padyshim fatkeq i shqiptarëve dhe tipar mjaft i dukshëm është mungesa e plotë e idealizmit. Në një vend ku njerëzit vdesin aq kollaj për hiçgjë, nuk është dëgjuar që të vdesë dikush për një ideal ose çështje. Do të kërkonte shumë kohë të shpjegohej përse Shqipëria nuk e ka fituar lirinë më herët. Akte të trimërisë e të devotshmërisë, që kanë shkaktuar vdekjen e mijëra njerëzve, mund ta bënin të dukej i rremë pretendimi im për mungesën e idealizmit. Por besnikëria e verbër ndaj traditave të ngulitura dhe kanuni qibar për nderin janë pothuaj akte mekanike, që nuk nënkuptojnë se dikush e rrezikon jetën për një ideal të zgjedhur lirisht.
Jemi në kohën moderne, Demokratike, si e shikoni raportin qeveri-popull?
Kanunet [ligjet] e bëra me qëllimin që t’u lehtësohet faji njerëzve pak a shumë të fuqishëm dhe që shumica e barrës të rëndojë mbi kurriz të njerëzve të popullit, lënë ngaherë deriçka shpëtimi për ngrehësit e pusive…Sa kohë të mbetet e pandryshuar mendësia e errët se vrasja është një mjet i ndershëm, Shqipëria do mbetet një njësi afrikane në mes të Evropës.
Çfarë mund të thoni për shtypin dhe mediet shqiptare?
Në Shqipëri leu një zanat i çuditshëm, më i poshtër se ai i hyzmeqarëve të pendës: zanati i larove të pendës… Shumë njerëzve u ka rënë erë kërmë; dhe nga çdo çip e prej çdo ngjyre, rendin shpirt-skllevër që kanë uri dhe etje për poshtërsi, lënë zanatin e tyre dhe, duke u bashkuar me larot e pendës, bëhen laro të pendës edhe vetë. Në mes të këtyre të rekrutuarve të papritur, ndodhen edhe ca të vetë-thënë “juristë”.
Çfarë do tu këshillonit shqiptarëve?
Bëhuni burra! Rrëmbeni kazmat! Puna është më e lartë se trimëria, kazma më fisnike se palla. E mbi të gjitha heshtni! Jo fjalë, por kazmën. Jo mbledhje, por kazmën. Jo misione, por kazmën! Dhe parmendën, dhe draprin, dhe shoshën, dhe furrën. Mjaft lëvdime. E kam zemrën aq të mbushur me lot sa s’qaj dot…Duke u ngritur përmbi egoizmat e pafuqishëm dhe mëritë e pafrytshme vetjake, le të ulim kokat e të punojmë për formimin e një Shqipërie ku poshtërsia keqbërëse e armiqve tanë trashëgimtarë t’i lërë vendin drejtësisë dhe ndershmërisë së mëkëmbur të stërgjyshërve tanë. Boll duke krasitur degë kuturu, dhe me një vendosmëri të ftohtë por të pamëshirshme, le të japim goditjen përfundimtare në rrënjët e së keqes.
A ka Shqipëria të ardhme?
Shtetet, sikurse njerëzit, lindin, rriten dhe vdesin, – dhe ca vdesin që në foshnjëri, nga sëmundjet ose nga aksidentet… Në qoftë se Shqipëria – fjalë fatale – vdes, ahere mundet, pa shpifje, të shkruajmë këto fjalë në gur të varrit të saj: U ngjall nga idealistët, u ruajt nga rastet, u vra nga politikanët… Politikanët kanë zënë t’i vënë kazmën Shqipërisë.
A keni mall për Shqipërinë?
Ah, malli i Shqipërisë, malli i atdheut të dashur, i shenjtë mall dhe dashuri e shenjtë, kush është ai shqiptar që s’e ka pasur në dhe të huaj! Duhet të jesh jashtë Shqipërisë, e të jesh larg, për të kuptuar se ç’forcë e ç’bukuri të ëmbël ka për veshët kjo fjalë: Shqipëri! Sa mirë i vjen njeriut kur, pas shumë vjet largimi, shkel përsëri baltën e mëmëdheut të tij; kur hyn në shtëpi a në kasolle, i duket sikur edhe gurët e mureve i thonë “mirëserdhe”! Shqipëria është një vend i bekuar me njëmijë bukurira, shkelur nga turmë e cila ushqen njëfarë urrejtje ndaj bukurisë. Mjerimi i shqiptarëve ka qenë në tërë kohërat të kapej pas individëve dhe jo pas ideve… Historia e Shqipërisë është e mbushur fund e krye me prova të tilla të përngjashme. Të përpiqemi me të gjitha forcat tona të shërojmë shqiptarët nga dashuria për individët. Ata duhet të mësojnë të duan Shqipërinë – jo t’i bëjnë qejfin këtij apo atij shqiptari…Shqiptari duket si i bërë për të qenë lodër e një mashtrimi të përjetshëm; një fatalitet i dhimbshëm rri pezull mbi këtë popull të mjerë. Sa e sa marrëzi, sa e sa poshtërsi e krime janë bërë në emër të së gjorës Shqipëri.
Avokati Alfred Thomo për 8 vite nuk i hapi asnjë proces gjyqësor qytetarit, edhe pse mori 2.5 mln lekë për përpjestimin e pasurisë. Gjykata nuk ka ndërmarrë asnjë proces gjyqësor lidhur me këtë çështje, pasi kërkesë padia e paraqitur nga avokati Thano nuk ka qenë e saktë. Sot ai mashtron e kërc ënon qytetarin se i kërkon lekët, pasi nuk bëri punën.
Fiks Fare solli rastin e qytetarit nga Korça, Barjam Trokës i cili de noncon avokatin e tij Alfred Thomo. Ky i fundit sipas z.Troka e ka mashtruar se do t’i bëjë përpjesëtimin e pasurisë, por që prej 8 vitesh nuk ka bërë asgjë. “Kam paguar 2 milionë e gjysmë lekë, kanë kaluar 8 vite dhe ai s’më ka bërë asgjë. I kam dhënë lekë për të mbledhur dokumente, por nuk është bërë asnjë seancë gjyqësore” thotë Barjami për Fiksin.
Sipas tij e ka telefonuar disa herë po as në telefon nuk i përgjigjet më. ” E kam marrë në telefon, kam kërkuar ta takoj, por s’kam mundur, s’kam ku ta gjej” shprehet i shqetësuar z.Troka.
Fiksi solli bisedën midis qytetarit dhe avokatit, ky i fundit në takimin e parë tha se do e merrte qytetarin në telefon pasdite dhe të takoheshin , por që kaloi më shumë se një muaj dhe nuk e bëri.
Në takimin e dytë të qytetarit dhe avokatit, të pasqyruar me zë dhe figurë nga emisioni Fiks Fare, avokati kërc ënon qytetarin, duke i thënë se “do të ther me th ikë” , kjo vetëm se përse qytetari i kërkonte përgjigje se çfarë po bëhej me çështjen e tij. Avokati i thotë qytetarit se nuk është faji i tij, që gjykata ka kthyer mbrapsht dokumentacion.” Ik mos më çaj b… dokumentet i ka kthyer gjykata, po do t’i kthej dokumentet, por lekët t’i harrosh” i thotë avokati qytetarit.
Gazetarët e Fiksit u interesuan edhe pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, ku në përgjigjen e saj zyrtare gjykata sqaron se paditë e ngritura me paditës Barjam Trokën dhe avokat Fredi Thomon kanë rezultuar me mungesë në dokumentacion dhe kërkesa padia në vetvete ka pasur të meta./tch
O popull, ç’të bëjnë! Të japin lodra të luash, Të mbajnë me përralla, Të flesh në shtrat sa të duash, Pa zhurma e andralla, Të quajnë të vogël, Dhe thonë se ende s’di shumë, Të japin në duar një lodër Dhe thonë:
Pusho, mos bëj zhurmë! Refren i përhershëm në kohët, O popull, ç’të bëjnë! Të thonë: “Gërvish e fito” në letra!” Dhe ti gërvish me thonjtë e paprerë Nën mëngët e vjetra, Dhe fati s’të vjen asnjëherë.
Dritëro Agolli
Të marrën përdore me lekë T’i shohësh Miss-et, Kur zhveshur kërcejnë, Me brekë e pa brekë, Në Skenë. O popull, ç’të bëjnë! Të japin lodra në duar Me Tomin dhe Xherrin, Të bëhesh fëmijë i duruar, Mos njohësh telashin dhe sherrin.
Elvana Gjata është një nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar, këngët e së cilës kthehen menjëherë në hite dhe dëgjohen nga të gjithë.Por dita e sotme është një ditë e veçantë për të.
Ajo feston sot ditëlindjen dhe urimet kanë qënë të shumtë si nga kolegët dhe nga ndjekësit e saj.
Elvana ka lindur me 3 shkurt të vitit 1987 dhe sot feston 33 vjetorin e saj.
Elvana Gjata
Së fundmi ndodhet në New York dhe këtë e ka treguar vetë duke publikuar video ku tregon pritjen madhështore që i kanë bërë.
‘Zemra ime është plot. Faleminderit ka shkruar krahas video.
Elvana në këtë ditë të veçantë ka publikuar edhe një video përmbledhëse me këngët e albumit të saj “3”. “Gëzuar ditëlindjen “3””, ka shkruar krahas videos këngëtarja e cila sot mbushi 33 vjet.
Lëri të të gjykojnë, e dashur. Lëri të të keqkuptojnë. Lëri të ikin. Lëri të zgjedhin. Lëri të flasin për ty. Të belbëzojnë për atë që nuk je.
Të çmenden për atë që je. Lëri të ecin përballë teje e të mos e kthejnë kokën. Lëri të të shohin e të mos prekin bukurinë tënde. Lëri të të kenë zili. Të të duan. Të të adhurojnë. Pastaj të të lëshojnë poshtë. Të shkojnë sërish. Lëri përballë teje. Shko. Godit. Shtyj me bërryla. Lagu nën shi. Lëre erën të të peshkojë ëndrrat. Puth. Dashuro. Fal. Rindërtohu. Ti je e fortë. Nuk të mposht asgjë ty. Mos ndrysho.
Njerëzit e gabuar do të të ndëshkojnë për atë që je. Të duhurit do të të dashurojnë. Askush s’mund të jetë ti. Magjia jote nuk mund t’i mahnisë të gjithë. Disa do ta xhelozojnë. Andaj, ec drejt me perfekten dhe joperfekten tënde. Bëhu vetvetja. Rritu. Zgjidh ata që bëjnë gjithçka për ty. Zgjidh ata që e kërkojnë me ngulm praninë tënde, dhe jo ata që në mungesën tënde gjejnë justifikime. Zgjidh njerëzit që s’kanë frikë nga mrekullia jote. Zgjidh njerëzit që nuk thonë se të duan, por që e tregojnë atë në sy të botës. Pa asnjë frikë. Askush nuk do mund të jetë paqja e shpirtit tënd, nëse ti s’mund të gjesh vetveten në paqe me atë që ti je. Ndaj bëj një lëng portokalli. Fshiji sytë. Qëndro rebele. Rritu….dashurohu sërish…me vehten. Me çmendurinë e një sekondi… Me vallëzimet e tua nën shi. Me vështrimin tënd nevrik, atëherë kur bota nuk të pret. / KultPlus.com
Laçi ka arritur të fitojë me rezultatin 1-0 ndaj Skënderbeut. Ekipi i drejtuar nga Armando Cungut ia ka dalë falë golit të Redon Xhixhës.Ky i fundit ka gjetur rrjetën në minutën e 52, në të vetmen hapësirë që iu lejua në zonën kundërshtare. Pavarësisht përpjekjeve të korçarëve për të barazuar rezultatin, janë treguar të pasaktë në metrat e fundit.“U ndje mungesa e Krasniqit,qe eshte sulmues i parë.Goli eshte mare nga një goditje standarte, me një mungesë vëmendje.Ekipi ka pasur shanset për të shënuar, por në fund fare ky është futbolli.Sot ekipi nuk u dorëzua për asnjë moment dhe gjatë gjithë kohës loja ishte në ekuilibër.
Daja ka zgjedhur që të hedhë në fushën e lojës ne mësfushë Dajën, Elezin dhe Taipin. Ndërsa në sulm ka vendosur Gripshin në vend të Krasniqit, që do të ketë në shoqërinë e tij Bregun dhe Ndekin.
KOMENTI LIVE:
LIVE| LAÇI-SKËNDERBEU 1-0
90′ Akordohen 4 minuta shtesë.
90′ Ndëshkohet me karton të verdhë edhe kapiteni Dita.
85′ Minuta mjaft të mira për korçarët që kanë shtyrë para në kërkim të golit të barazimit, ndëkohë që Laçi mbron me forca të shumta.
82′ Zëvendësim i dytë te Skënderbeu, largohet nga fusha Daja, në lojë shkodrani Pusi.
80′ Tjetër pretendim i Skënderbeut për penallti, por nuk është
74′ Mundësi e artë për korçarët. Ndeki dhuron spektakël nga krahu i djathtë, provon të shërbejë për Marën, por ky i fundit nuk arrin pasi është me një kohë vonesë.
73′ Zëvendësim te Skënderbeun, largohet Elezi, vendin e tij e zë Uerdi Mara.
66′ Bruno Dita dhe portieri Koliçi për pak sa nuk shkaktojnë një autogol. Me fatë korçarët në këto momente.
60’ Skënderbeu hidhet në sulm në kërkim të golit të barazimit. Gripshi provon me një gjuajtje nga distanca, por topi shkon drejt e në duart e portierit Stazhilla.
52′ GOOOL LAÇI 1-0/ Zhbllokohet sfida. Redon Xhixha kalon në avantazh kurbinasit, me një gjuajtje mjaft të bukur brenda zonës, i harruar nga mbrojtësit e Skënderbeut, sulmuesi nuk fal, duke e dërguat topin në trekëndësh.
46′ Starton pjesa e dytë, Skënderbeu e nis menjëherë në sulm, duke kërcënuar ndjeshëm portën e Stazhillës
44′ Ndeki fiton një faull në zonë mjaft të favorshme. Provon Dejvi Bregu, por topi devijohet në këndore! Korçarët pretendojnë për penallti.
25′ Pranë golit Laçi, shtylla i vjen në ndihmë portierit Koliçi, pas gjuajtjes së Xhixhës.
21′ Fantastik portieri Stazhilla, i cili shpëton portën nga një gol i sigurt, pas një skeme fantastike të korçarëve. Gardiani i skuadrës kurbinase ndal gjuajtje e Pollozhanit.
12′ Kundërpërgjigjet Laçi. Greca harkon bukur në zonë për Nuabuezen, largojnë futbollistët e Skënderbeut, topi shkon te Shehu, i cili provon me një goditje, por kontrollon pa problem Koliçi.
10′ Goditje dënimi për Skënderbeun, kroson Gripshi, por topi kontrollohet nga portierti Stazhilla.
2′ Korçarët e nisin në sulm, duke fituar goditjen e parë nga këndi.
Faqet e para të gazetave të përditshme shqiptare, në versionin e tyre print që mund ta gjeni pranë kioskës së shtypit, ofrojnë këto tituj kryesorë për lexuesit e tyre, për ditën e sotme- e hënë 3 shkurt 2020:
Sot bëhen tre vite pa poetin e shkrimtarin e madh shqiptar Dritëro Agolli. Prania e tij artistike vjen pothuajse çdo ditë mes vargjeve e letrave që la ai.Agolli ishte poet, prozator, publicist dhe politikan shqiptar. Që nga viti 1973 ai ishte kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe të Artistëve të Shqipërisë.
Krijimtaria e tij letrare është mjaft e pasur në gjini e lloje të ndryshme: poezi, poema, tregime, novela, romane, drama, skenarë filmash etj. Është fitues i disa çmimeve dhe i nderimeve të tjera. Disa prej veprave më të rëndësishme të tij janë përkthyer në Perëndim e në Lindje. Dritëro Agolli hyri që në fillim në letërsinë shqiptare (vitet’60) si një protagonist i saj, duke i ndryshuar përmasën e së ardhmes.
Dritëro Agolli
Në veprën e Agollit e pa veten si protagonist bujku dhe bariu, fshatari dhe studenti, malësori dhe fusharaku. Agolli i bë poeti i tokës dhe i dashurisë për të, shkrimtari i filozofisë dhe i dhimbjes njerëzore. Vepra letrare e Dritëro Agollit krijoi traditën e re të letërsisë shqiptare.
Agolli vuante prej kohësh nga një sëmundje në mushkëri, ndërsa nuk e kishte ndarë asnjëherë cigaren nga dora.
Veprat e autorit të madh shqiptar, që u lind më 13 tetor 1931 në Menkulas të Devollit, u përkthyen edhe në shumë gjuhë të huaja.
I paharrueshëm është edhe romani “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”, që flet për burokratin servil Zylo Kamberi, i cili falë Agollit u bë subjekt filmash dhe këngësh.
Dritëro Agolli
Vepra e fundit e tij ishte libri me poezi “Prit edhe pak”, të cilin ia kushtoi bashkëshortes Sadies.
Agolli iku nga kjo botë më 3 shkurt të vitit 2017, ndërsa po atë ditë u rikujtua përmes poezisë “Kur të jesh mërzitur shumë”, pasi vet poezia ishte një udhëzim se ku duhet kërkuar autori kur të mos jetë më.
Kjo poezi e vendosur edhe në vargje këngësh, është interpretuar shumë nga artistë e interpretues. Sot ju sjellim këtë video me interpretimin e vet autorit Dritëro Agolli.
Këtu s’ do të jem, do jem larguar; Në tokë i tretur si të tjerët, Në kafenenë e preferuar Nuk do më shohin kamarierët.
Dhe nëpër udhët ku kam ecur, S’do ndihet kolla ime e thatë, Mbi varrin tim do të rrijë i heshtur Një qiparis si murg i ngratë.
Ti do trishtohesh atëherë, Se s’do më kesh në dhomë gjallë, Dhe, kur në xham të fryjë erë, Do qash me erën dalëngadalë.
Po kur të jesh mërzitur shumë. Në raft të librave kërkomë, Atje do të jem i fshehur unë, Në ndonjë varg a ndonjë shkronjë.
Mjafton që librin pak ta heqësh Dhe unë do zbres, do vij pas teje; Ti si dikur me mall do qeshësh, Si një blerim pas një rrëkeje…