Këngëtarja e njohur shqiptare e kujton gjithmonë origjinën, hap dyert e Hollywood-it për të rinjtë shqiptarë

 

Dua Lipa mban premtimin që dha, në konferencën për shtyp para përformacës së saj në Prishtinë, për “Sunny Hill Festival.” Nëpërmjet fondacionit të saj të bamirësisë, këngëtarja e njohur do të sponsorizojë 3 të rinj shqiptarë, të talentuar, të cilët do të kenë mundësi të ndjekin klasa të specializuara të muzikës, të trajnohen nga disa prej emrave më të rëndësishëm të Hollywood-it, si dhe të vizitojnë nga afër studiot e Disney-t dhe të Universal Studios, në Los Angelos.

Me qindra të rinj, nga mosha 13 deri në moshën 17 vjeç kanë apikuar online në faqen e websajtit të Sunny Hill Fondation, Fituesit do të përzgjidhen nëpërmjet një jurie ndërkombëtare.

Dua Lipa

Vetë fondacioni, që është në patronazhin e Dua Lipës ka bërë një deklaratë ku sqaron të gjithë të interesuarit, për proçesin e aplikimit dhe të përzgjedhjes. “Fondacioni Sunny Hill do të dërgojë tre performues dhe/apo producentë të rinj dhe të talentuar nga Kosova në Los Angeles – USA, për t’ua mundësuar këtyre talentëve të rinj që të kalojnë viziten shkollore për një muaj (4 javë) në një nga institucionet më prestigjioze të muzikës botërore, përkatësisht Institutin për Art dhe Inovacion (OCS Institute of Art and Innovation.) të Los Angeles-it”, – kanë thënë përfaqësues të Sunny Hill Fondation./Pamfleti

MOVIOLA LAÇI-SKËNDERBEU/pikantet e ndeshjes

 

Ndeshja e djeshme mes Laçit dhe Skënderbeut u gjykua nga kryesori Olsid Ferataj, ndërsa asistentë të tij ishin Rudin Preça dhe Marjus Qose. Gjykimi mund të thuhet se ndikoi në rezultat, pasi në fundin e pjesës së parë skuadrës korçare iu mohua një penallti e pastër.

39′ Ndeki kroson në zonë, aty ku Daja hidhet për të kapur topin me kokë, por mbahet prej fanelle nga Ignjatoviç. Me të drejtë mesfushori i Skënderbeut pretendon për penallti, por çuditërisht kryesori Ferataj dhe anësori Qose, që kishte një pamje edhe më të qartë, nuk sinjalizojnë për faull. Një penallti e mohuar për Skënderbeun.

MUZAKA – Në tribunën VIP ka tërhequr vëmendjen prania e kapitenit të Skënderbeut, Gjergji Muzaka, i cili prej tre muajsh është jashtë fushave prej operacionit në gju. Ai ishte në krah të presidentit Ardjan Takaj, i cili shoqërohej nga homologu i tij, Pashk Laska.

XHIXHA – Një goditje dënimi e Skënderbeut nga rreth 18 metra distancë me portën shkaktoi momente humori në stadiumin e Laçit. Përveç murit mbrojtës të përbërë nga 6 lojtarë, pas tyre i shtrirë ishte Xhixha. Kurbinasit menduan se Bregu do të godiste tokazi, por s’ndodhi ashtu.

Laçi-Skenderbeu

Lorena Beadini mahnit me zërin e saj jurinë e “The Voice of Switzerland”

 

Anëtarët e jurisë së “The Voice of Switzerland” tekstualisht “hynë në luftë” pas talentes së re nga Rickenbach-u16-vjeçarja Lorena Beadini ishte e para që doli në skenë. Me interpretimin e saj të këngës së Meghan Trainors “All About That Bass”, ajo mahniti të gjithë anëtarët e jurisë.Beadini e ka ditur për një kohë të gjatë se dëshiron të provojë veten si këngëtare. Në moshën gjashtëvjeçare ajo kishte dhënë koncertin e saj të parë, transmeton albinfo.ch. Pra, asaj nuk i mungon përvoja skenike. E megjithatë atë e rrëmbyen emocionet para se të dilte në skenë.

“Zakonisht nuk kam emocione”, thotë Beadini. Por, në këtë skenë kishte diçka që ndryshonte dhe kjo është e kuptueshme. Sic shkruan tagblatt fundja, Lorena po këndonte para emrave të mëdhenj të muzikës zvicerane, si DJ Antoine, Anna Rossinelli, Noah Veraguth dhe “Büetzer Buebe”, Gölä dhe Trauffer.

Ndërkaq, Beadini nuk lejon të hutohet nga të famshmit e pranishëm. Performanca e saj pati sukses, përcjell albinfo.ch. Dhe suksesi qe kaq i dukshëm sa që nuk kaloi as një minutë para se secili nga katër anëtarët e jurisë të shtypte sustën për t’i sinjalizuar asaj se donte ta kishite Lorenën në ekipin e vet.

Lorena Beadini

E mbuluar nga lëvdatat, ajo tashmë ndodhej në dilema: kë ta zgjidhte. DJ Antoine provoi ta “korruptonte”, duke i dhuruar një trëndafil për ta joshur në ekipin e vet, por Lorena u përcaktua për ekipin e Anna Rossinelli-t, përcjell albinfo.ch. Për të vazhduar garën, Lorena Beadini në rundin e ardhshëm duhet të këndojë duet me njërin nga garuesit e tjerë.Burimi: Albinfo.ch

 

Fiks Fare/ Seks dhe drogë tek ish godina e amortizuar e fabrikës së miellit në Korçë

 

Banorët e një pallati të ndërtuar para 15-viteve janë në frikë të përditshme, pasi godina e ish fabrikës së miellit të qytetit të Korçës që ndodhet jo më larg se 1 metër distancë mund të shembet prej amortizimit.Kjo fabrikë e dalë jashtë funksionit, e ndërtuar në vitet 1945, tashmë është kthyer në një ngrehinë të rrezikshme për pallatin ngjitur, por edhe për kalimtarët që kalojnë nëpër ngushticën ndërmjet dy godinave. Tullat e godinës kanë filluar të bien, ndaj banorët për të hyrë në pallatin e tyre çdo ditë rrezikojnë jetën.

Ish Fabrika e Miellit

Përveç rrezikut të shembjes, banorët e këtij pallati ankohen në Fiks Fare se kjo godinë është kthyer edhe ne një vatër sëmundjesh, pasi ambientet në të janë plot plehra dhe me fekale. Ata shtojnë se kjo godinë është kthyer në një strehë për përdoruesit e drogave dhe bazë për të kryer vepra të turpshme.

Kemi fëmije dhe vajza, por për shkak se aty bëhet gjithçka kemi frikë dhe turp t’i nxjerrim në dritare apo në oborr” shprehet një banor i pallatit.”Kemi 5-vite që ankohemi pranë Bashkisë së Korçës, por deri më tani asnjë ndërhyrje nuk është bërë. Te vetmen gjë që bënë është vendosja e dy tabelave paralajmëruese ku shkruhet: ‘Kujdes rrezik shembje’ ” pohon një tjetër banor. Ata kërkojnë që godina e rrënuar e ish fabrikës së miellit të shembet, para se të shkaktojë ndonjë tragjedi.

Gazetarët e Fiksit pas shqetësimit të banorëve u interesuan pranë Bashkisë Korçë. Kryeinspektori i I.M.T-së zoti Idlir Limllari shprehet se është i njohur me problemin dhe u jep të drejtë banorëve. Aqi sqaron se godina ka vite që është privatizuar ndaj edhe I.M.T nuk mund të ndërhyjë në prishjen e saj. ” Ne kemi ndërhyrë dy herë në godinë pas ankesave të banorëve, kemi pastruar tullat për mos rënë, por nuk mund të bëjmë më shumë se kaq” u shpreh Limllari. Për të qetësuar banorët por edhe për t’iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve se sa rrezikon kjo godinë shembjen , Limllari sqaron se godina është e amortizuar, por është e ndërtuar me beton arme dhe kjo përjashton rrezikun e shembjes.

I pyetur se nëse situata është e tillë pse janë vënë tabela sinjalizuese ku tregojnë rrezik shembje, Limllari shpjegon se është gabim “do i heqim ato dhe do vëmë tabela ku do të tregojnë që ka rrezik vetëm për rënie tullash, jo për shembje”. Në fund kryeinspektori i IMT-së Korçë premton se do të ndërhyjnë në godinë për ta pastruar.Top Channel

“Më fal” Elvana Gjata

 

Në muajin shkurt të vitit 2018, këngëtarja Elvana Gjata lançoi një album në YouTube, ku me secilën këngë ajo goditi fort.Këngët u shndërruan në hit menjëherë dhe vazhdojnë të dëgjohen edhe sot.Në bashkëpunim me Pirro Çakon dhe Darko Dimitrov, Elvana përmes këtij albumi dëshmoi edhe njëherë se është një artiste e kompletuar. Ky album ka emocionuar të gjithë me këngë të dhimbshme e të thella, me tekste kuptimplota që publikut do i mbesin për shumë gjatë në mendje.

Elvana Gjata

Në ndër këngët e preferuara të këtij albumi është “Më fal”. Një tekst i këndshëm, i qartë, i dhimbshëm, i përjetuar. Elvana Gjata me shumë pak instrumente pas saj, dëgjohet tek e vuan këngën dhe përvojën. Këtë këngë e ka shkruar ajo vetë, ndërsa duket se mbetet kënga më e mirë në albumin e saj.

“Më fal” Elvana Gjata

S’ma fal ti
Unë e di më shumë ku të kam vrarë
Nuk desha, besomë nuk desha
S’ma fal ti
Unë s’u bëra kurrë si ti ke dasht
Si ti ke dasht, si ti ke dasht, si ti ke dasht
Si një mallkim, një mallkim

Elvana Gjata

Sot dua të të them: “Më fal”
Asgjë më shumë, njeri unë jam
Mos gjyko ti zemra ime, se kush e di
Ndoshta dhe më keq do bëje ti

Harrohet, oh sa shpejt harrohet cdo e mirë
Jo e keqja, jo e keqja
Mësohet, kam mësuar shumë nga cdo gabim
Nuk guxoj të mendoj dhe njëherë
Të lëndoj unë ty, unë ty

Sot dua të të them: “Më fal”
Asgjë më shumë, njeri unë jam
Mos gjyko ti zemra ime, se kush e di
Ndoshta dhe më keq do bëje ti
Ndoshta dhe më keq do bëje ti

Mos gjyko ti zemra ime, se kush e di
Ndoshta dhe më keq do bëje ti
Ndoshta dhe më keq do bëje ti

I iku 7 postblloqeve, aksidentoi patrullën dhe 2 makina të tjera, ky është i riu që nuk iu bind policisë, dyshohet se…

 

Aldiron Shehu quhet personi i cili ishte në makinën “Passat” me ngjyrë të zezë e cila përfundoi e përmbysur pasi u përplas me dy mjete të tjera në Elbasan gjatë një ndjekje policore që prej Pogradecit.

Ai është vënë në prangat e policisë pas aksidentit të mëngjesit të sotëm.

I riu nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar dhe arriti të kalonte 7 postblloqe, por që më pas u bë shkak i një aksidenti me 5 të plagosur në Krastë.

“News 24” raporton se ka dyshime që në mjetin e Shehut, mund të ketë pasur lëndë narkotike dhe armë, të cilat ka arritur t’i fshehë gjatë kohës që i ka ikur postblloqeve policore.

Aksidenti në Elbasan, shoferi nuk i ndaloi patrullës/ E ndoqën që nga Korça, policia qëlloi me armë në ajër

 

Tre makina u përfshinë në një aksident në hyrje të qytetit të Elbasanit, sot nga i cili 5 persona kanë përfunduar të plagosur në spital.Ku u zbulue se policia kishte qenë në ndjekje të njërës prej makinave me targa të huaja.Ngjarja ka ndodhur rreth orës 9:15. Pasi nuk kanë ndaluar personat që ndodheshin në mjet, policia ka qëlluar për t’i shpuar gomat, më pas makina e zeze i është kundërpërgjigjur dhe ka ndodhur edhe përplasja.

Mësohet se Aldiron Shehu, 27 vjeç, një person me precedentë penalë, ka qenë duke udhëtuar me targa greke fallso nga Korça. Policia i ka bërë me shenjë të ndalojë, por ai nuk i është bindur urdhrit dhe ka vazhduar rrugën. Forcat e policisë së Korçës kanë njoftuar menjëherë kolegët e Pogradecit por as atyre Shehu nuk u është bindur duke vazhduar drejt Librazhdit.

Forcat e policisë në Librazhd tentuan gjithashtu ndalimin e tij, por rezultoi një tentativë e dështuar, pasi Shehu vazhdoi rrugën drejt Elbasanit. Në Elbasan, policia i kishte ngritur një postbllok, nga ku merrnin pjesë edhe forcat Shqiponja. As këtu, Shehu nuk ka ndaluar.

Në këto kushte, policia ka qëlluar me armë në ajër, ndërsa Shehu i është kundërpërgjigjur. Në morinë e plumbave, drejtuesi i mjetit ka tentuar të largohet duke goditur makinën e policisë dhe dy mjete të tjera.

Për pasojë janë plagosur: Eugen Abdurrazaku (polic), Albert Cani (instruktori i autoshkollës), Adriana Muka, Diana dhe Durim Plaka (burrë e grua).