Nesër te dashuruarit kanë festën e tyre. Dita e Shën Valentinit njihet si dita më romantike e vitit.Mund të lexoni disa fakte interesante per kete dite.
Çdo vit, më shumë se 36 milionë kuti çokollatash me formë zemre shiten në të gjithë vendin.
Një mashkull shpenzon mesatarisht 130 dollarë në ditën e Shën Valentinit, ndërsa një femër shpenzon 70 dollarë.
Çdo vit, rreth 9 milionë njerëz u blejnë kafshëve dhurata për Shën Valentin.
14 shkurti është dita e dytë me e madhe e shpërndarjes së kartolinave, pas Krishtlindjeve.
Këtë vit pritet të shpërndahen 1 miliardë kartolina në të gjithë botën.
Hallmark ishte një nga të parët që prodhoi kartolinën në Ditën e Shën Valentinit, në vitit 1913.
Më shumë se 1/3 e meshkujve janë të lumtur që nuk marrin asnjë dhuratë nga e dashura për Shën Valentin
E dashura ime, në mes të urrejtjes zbulova brenda vetes një dashuri të pathyeshme.
Mes lotëve zbulova brenda vetes një buzëqeshje të pathyeshme. Mes kaosit zbulova brenda vetes një qetësi të pathyeshme. Në mes të dimrit kam kuptuar, më në fund, se brenda vetes kam një behar të pathyeshëm.
Dhe kjo më bën të lumtur. Sepse kjo vërteton se s’ka rëndësi se sa ashpër më kundërvihet bota ngase brenda vetes kam diçka më të fortë, diçka më të mirë që sakaq
Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Radios.UNESCO e ka shpallur këtë festë për të promovuar radion si medium dhe të gjitha mundësitë që ajo ofron.
13 shkurti është zgjedhur pasi në këtë datë, në vitin 1946, Radio e Kombeve të Bashkuara ka emetuar programin e parë.
Ish-sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon kishte thënë se radioja argëton, edukon, informon, si dhe ndihmon në popullarizimin e ndryshimeve demokratike në gjithë globin.
Për herë të parë, Dita Botërore e Radios është shënuar më 13 shkurt të vitit 2012 dhe tashmë është festë e përvitshme.
Moderatorja sportive, Ilda Bejleri, është shoqëruar në polici, pak pasi pranoi përfshirjen e saj në një aksident rrugor, ku përplasi një të moshuar.Ajo është shoqëruar në komisariatin numër 2, në Tiranë. Mësohet se gazetares sportive i është sekuestruar edhe automjeti, ndërsa ekspertët kanë nisur kqyrjen për të zbardhur dinamikën e ngjarjes.Ngjarja ndodhi mesditën e së të mërkurës pranë Drejtorisë Vendore të Policisë, Tiranë, ku Bejleri, teksa drejtonte një automjet tip “BMW X5” aksidentoi 63-vjeçaren E.Gj.
Pas aksidentit, Bejleri u largua nga vendngjarja, ndërsa gruaja e moshuar u dërgua në Spitalin e Traumës.
64-vjeçarja e denoncoi në polici moderatoren, ndërsa gjatë një dëshmie për mediat ajo tregoi se u përplas nga Ilda Bejleri.
Kujtojmë këtu që moderatorja fillimisht e cilësoi si shpifje lajmin, më pas ajo u detyrua të pranojë të vërtetën, duke pohuar përfshirjen e saj në aksident.
Ajo u justifikua duke thënë se “përplasja ishte e lehtë”, dhe se nuk e mendonte që e moshuara do ta denonconte në polici.
Vlen të theksohet edhe fakti që Policia nuk ka treguar asnjë të dhënë për personin që aksidentoi gruan e moshuar në njoftimin zyrtar për ngarjen.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 12.02.2020, rreth orës 12:50, në bulevardin ‘Gjergj Fishta’, në afërsi të Urës së Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, një mjet ende i paidentifikuar ka aksidentuar shtetasen E.GJ , 63 vjeçe , e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe së bashku me grupin hetimor po vijojnë punën, për identifikimin dhe kapjen e mjetit që ka shkaktuar aksidentin.”