Korçarët dhe tiranasit “nuk duan angazhime”…Korça numrin me te ulet te martesave


Shqiptarët nuk e kanë humbur ende besimin te martesa, duke qenë vendi me numrin më të lartë të martesave në raport me popullsinë.Në vitin 2018, për çdo 1000 persona që jetojnë në Shqipëri, u lidhën 8.1 martesa. Së bashku me martesat që janë lidhur nga shqiptarët e Kosovës, thyejnë rekordin në Europë dhe rajon për numrin më të lartë të tyre.

Sipas Eurostat, në Kosovë u lidhën 9.6 martesa për çdo 1000 banorë, thuajse dyfishi i martesave që janë lidhur në të gjithë Bashkimin Europian. Eurostat raporton se në vitin 2018, kishte 4.4 martesa për 1000 banorë.

Në Shqipëri, rekordi thyhet nga lezhjanët, korçarët dhe tiranasit “nuk duan angazhime” 

Në Shqipëri, qarku me numrin më të lartë të martesave është Lezha. Sipas përllogaritjeve të Monitor, në 2018-n u lidhen 11.2 martesa për 1000 banorë. Martesat ishin më të larta se mesatarja e vendit edhe në Qarkun e Beratit, ku në 2018-n kishte 9.9 martesa për 1000 banorë, ndjekur nga Dibra me 9.4 martesa, Fieri 8.8 martesa, Elbasani me 8.5 martesa, Durrësi me 8.4.

Nga ana tjetër, qarku me numrin më të ulët të martesave në raport me popullsinë është Korça. Sipas përllogaritjeve të Monitor, bazuar në të dhënat e INSTAT për numrin e martesave dhe popullsinë sipas qarqeve, në Korçë u lidhën vetëm 6.5 martesa për çdo 1000 banorë që jetojnë atje. Edhe pse është qarku me numrin më të ulët në vend, sërish numri i martesave në Korçë është më i lartë se mesatarja e Bashkimit Europian.

Pas Korçës, Tirana është qarku i dytë me numrin më të ulët të martesave. Në Tiranë është përqendruar thuajse një e treta e popullsisë së vendit, por me sa duket, kryeqytetasit nuk besojnë aq shumë te martesa në krahasim me rrethet.

Europa Perëndimore po i largohet martesës

Në vitin 2018, vendet e Bashkimit Europian me numrin më të madh të martesave në raport me popullsinë ishin Qipro (7.8 martesa për 1 000 banorë), Rumania (7.4), Lituania (7.0) dhe Letonia (6.8). Këto ndiqen nga Malta (5.8), Sllovakia (5.7) dhe Danimarka (5.6).

Nga ana tjetër, vendet me nivelin më të ulët të martesave ishin rreth 3 martesa për 1 000 banorë, të cilat u raportuan në Luksemburg (3.1), Itali (3.2) dhe Portugali (3.4), pasuar nga Spanja, Franca (të dhënat e vitit 2017) dhe Sllovenia (të gjithë 3.5) .Burimi: INSTAT

Ne prag sfida Tirana – Skenderbeu/Egbo: Vlerësim maksimal për Skënderbeun

Tirana nuk njeh asnjë rezultat tjetër përveç fitoreve me Emanuel Egbo në stol, ndërsa testi i radhës i bardhebluve do të jetë nesër pasdite ndaj Skënderbeut dhe trajneri doli sot në konferencën e zakonshme për shtyp.

Ai vlerësoi Skuadren Korcare dhe trajnerin Daja, por theksoi se skuadra e ka përgatitur mirë ndeshjen e nesërme dhe se beson te një rezultat pozitiv .

Emanuel Egbo

Si e keni përgatitur ndeshjen me Skënderbeun?
Të gjitha ndeshjet janë në një nivel të vështirë. Edhe ndeshja me Luftëtarin dhe Flamurtarin janë të njëjta si kjo me Skënderbeun. Çdo ndeshje duhet të vlerësohet maksimalisht. Çunat dhe ekipi janë gati që të japin 100% në fushën e lojës.

Keni planifikuar të lini pushim ndonjë prej titullarëve?
Nuk më vjen mirë kur flitet për titullarët. Siç e kam thënë, të gjithë lojtarët brenda në këtë ekip, janë titullarë. Nuk ka rëndësi se kush e nis. Ka disa lojtarë që kanë luajtur shumë ndeshje bashkë dhe nuk mund t’i quaj titullarë, por lojtarë që rastis të nisin ndeshjen. Nuk ka ekip i parë dhe ekip i dytë te Tirana. Janë lojtarë të gatshëm në çdo ndeshje.

Cilat mendoni se janë pikat e dobëta të Skënderbeut?
Ne gjithmonë shohim lojën tonë dhe unë merrem me ekipin tim. E vlerësojmë Skënderbeun, pasi kanë një trajner të mirë dhe lojtarë që kanë luajtur bashkë për disa vjet. Ndeshje është vlerësuar maksimalisht.

Ju tremb fakti që në ndeshjen e kaluar në Korçë keni humbur?
Po kemi fituar në Tiranë 3-1 dhe humbëm në Korçë 2-1. Nuk ka rëndësi çfarë ka ndodhur, shohim përpara. Nëse lojtarët luftojnë për çdo top dhe japin maksimumin do marrim atë që meritojmë.

A do t’ju shërbente një lojtar si Bruno Dita? 
Unë flas për lojtarë që kam. Dita është një lojtar i mirë, është një armë plus për atë ekip që e ka. Nuk flas për lojtarët që s’kam në ekip.

A prisni një ndeshje me shumë gola nesër?
Besoj se Tirana di të krijojë raste dhe të shënojë. Kemi biseduar me lojtarët që nëse mbajmë zero mbrapa, mund të shënojmë gola. Skënderbeu dhe ne luajmë hapur. Ai që bën më pak gabime do marrë maksimumin e ndeshjes.

“Dashuria nis me ty me ty mbaron, je kuptimi që merr dita sa fillon”

Sot shënohet anembanë botës dita e të dashuruarve, e njohur si Shën Valentini.Për dashurinë janë shkruar mijëra libra, poezi, janë kënduar mijëra këngë.

Po sjellim sot njërën prej këngëve më të bukura shqipe, një lirikë e pastër e çila përçjell emocion te shumë gjenerata.

Për një çast, më ndali zemra, s’ishe ti,
Shpirtin sonte, ma trazove përsëri
Më kujtohet,sa shumë prisja,
Që të ndjeja erën tënde
Kthehu, dhe një herë unë të të shihja.

Ëndrra gjumin,ma këputi e më zgjoi,
Mbi nënkres të ndjeva frymën, ku je ti,
Puthjet ende janë të nxeta,
S’na i ftoh dot largësia.
Eja,mos u fshih vetëm në ëndrra.

Unë dhe ti,
Lusnim natën që edhe pak të zgjaste,
Të mos kish agim,
Edhe dielli fare të mos lindte,
Vetëm unë dhe ti,

Lusnim natën që pafund të zgjaste
Të mos kish mbarim,
Edhe dielli atë ditë të shuhej,
Ndarje të mos kish
Nëse mijëra kilometra sot na ndajnë.

Ref.
Mos më thuaj humbi dashuria
Më të madhe e bën largësia
Eja zemer netët ti përcjellim si dikur

Dashuria nis me ty,me ty mbaron
Je kuptimi që merr dita sa fillon
Puthjet ende janë të nxehta
S’na i ftoh dot largësia
Eja, mos u fshih vetëm në ëndrra

Unë dhe ti
Lusnim natën që edhe pak të zgjaste
Të mos kish agim
Edhe dielli fare të mos lindte
Vetëm unë dhe ti

Lusnim natën që pafund të zgjaste
Të mos kish mbarim
Edhe dielli atë ditë të shuhej
Ndarje të mos kish..Ndarje te mos kish..ooo…oo

Unë dhe ti
Lusnim natën që pa fund të zgjaste
Të mos kish mbarim

Edhe dielli atë ditë të shuhej
Ndarje të mos kish
nese mira kilometra sot na ndajn

Ref.
Mos më thuaj humbi dashuria
Më të madhe e bën largësia
Eja zemer netët ti përcjellim si dikur

Mos më thuaj humbi dashuria
Më të madhe e bën largësia
Eja zemer netët ti përcjellim si dikur

Mos më thuaj humbi dashuria
Më të madhe e bën largësia
Eja zemer..ejaaa si dikur..

Kuptimit më të shpeshtë të luleve, të cilat i marrin dhuratë femrat për Ditën e të Dashuruarve

Shën Valentini festohet çdo vit me datën 14 shkurt. Është dita kur njerëzit ia shfaqin dashurinë një personi tjetër përmes dhuratave të ndryshme, duke përfshirë dërgimin e kartolinave, luleve apo çokollatave.Pa marrë parasysh se a planifikoni t’i dhuroni dikujt lule, apo mbase prisni t’i merrni dhuratë, do të duhej të dinit kuptimin e kësaj dhurate aromatike, gjë që me siguri do t’ju ndihmojë me rastin e zgjedhjes, aq më parë në prag të Ditës së të Dashuruarve

Dikush shprehet për dashurinë, e dikush tjetër mendon më shumë për miqësinë, e në këtë mënyrë teksa vitet ikin me festime sa herë e më origjinale, ajo që mbetet është gjithmonë emocioni, që festa e Shën Valentinit përcjell me aq lehtësi

Në fund të fundit, është dashuria ajo që festohet.

Ekziston një “gjuhë e luleve”, sipas së cilës, llojet e ndryshme të luleve kanë kuptime specifike dhe simbolika të ndryshme, duke përfshirë edhe ngjyrën dhe dorën, në të cilën e mbajmë buqetën për t’i shprehur emocionet tona.

Në kohën e tyre, viktorianët shkuan aq larg sa krijuan fjalorin me kuptimet që shprehin lulet që njihet si floriografi. Mënyra më e dashur për t’i shprehur emocionet për ta ishte në formë të një buqete të vogël me lule.

Disa nga kuptimet e luleve më të njohura:

• Trëndafilat e kuq: dashuri, pasion
• Trëndafilat rozë: miqësi
• Trëndafilat e bardhë: je e denjë për mua
• Trëndafilat e verdhë: falje dhe pajtim
• Trëndafilat ngjyrë pjeshke: të qëndrojmë bashkë
• Margarita: pafajësi, besueshmëri
• Gladiolat: sinqeritet
• Zambakët: besim, urtësi
• Orkidetë: madhështi
• Luledielli: devotshmëri

Historia

“Në kohën e Valentinit, në shekullin e III-të, martesa konsiderohej si diçka jo shumë e mirë. Perandori Klaudi II nxori një dekret, që ndalonte të rinjtë të martoheshin, burrat e martuar ishin ushtarë shumë të këqij”. Pra, si mund të mendohet që pikërisht në këto viteve festohej dhe “shenjti i të dashuruarve”, pyet veten Pacifico. “Duhet menduar se kristianët e kësaj kohe e konsideronin si një ide pagane, madje një obsesion pagan riprodhimin dhe krijimin e një familjeje”, përfundon ai. Historia dhe legjenda e Shën Valentinit, nëse flasim për festën, sigurisht që është e dobishme për shumë njerëz. Për shembull, nëse tregu i luleve vlen katër miliardë dollarë në vit, gjysmën e këtyre parave, ata që kanë dyqane lulesh i fitojnë vetëm brenda një dite: në 14 shkurt. Atë ditë një në katër burra blen një diamant apo një bizhuteri. Këtë gjë e kanë filluar si të thuash anglezët, por ata që e dekretuan ishin amerikanët e viteve 1800.

Kjo festë mbërriti në Amerikë në vitet 1845 dhe nuk u quajt kurrë Shën Valentin, por thjesht Dita e Valentinit, dita e ndjenjave të mira dhe jo vetëm e dashurisë. Pati një sukses shumë të madh, gazetat e kësaj kohe flasin për “një epidemi” apo për një “mani kolektive”. Fëmijët u dërgonin “Valentinë” mësueseve, revistat u shpjegonin lëneshave (beqaret në atë kohë nuk ekzistonin) si të gjenin burrë me anë të një kartoline, burrat u blinin grave të tyre çokollata, të gjithë të bindur se në një fare mënyre po festonin dhe kënaqnin Zotin. 

Por sipas disa të tjerëve Shën Valentini ka një të kaluar prej 2000 vjetësh që nëpër shekujsh është festuar në tradita të ndryshme. Një nga traditat e praktikuara shekuj më parë, ishte për të gjetur një të dashur në ditën e të dashuruarve, për çka organizoheshin shorte. Në atë periudhë, ishin njerëz të veçantë ata që merreshin me këtë lloj riti.

Ndërmjetësi merrej vesh me vajzën, e cila duhet të shkruante emrin e personit që pëlqente në një copë letër dhe t’ia jepte ndërmjetësit që të merrte pjesë në short, dhe të fitonte njeriun e preferuar. Në shekullin e 16-të, pikërisht më 14 shkurt, si shenjë dashurie jepeshin dhurata të këtilla si; dorëza, çorape dhe shami. Në shekullin e 17-të, Puritenët amerikanë, që ishin një shoqëri e krishterë, me arsyetimin se është dita e të dashuruarve është një besim i kotë, u munduan ta ndalonin. Edhe këtë here dashuria triumfoi, dhe ata nuk ia dolën ta ndalojnë këtë festë. Dhuratat e asaj kohe ishin veshjet dhe një shishe verë. Në atë periudhë, 14 shkurti festohej në Francë, Itali, Gjermani etj.

Alban Skënderaj sjell këngën “Çdo ditë një Shën Valentin” (VIDEO)

Shumë çmime, bashkëpunime e këngë të suksesshme e mbushin karrierën e këngëtarit Alban SkënderajKantautori Alban Skënderaj është njëri ndër artistët që ka paralajmëruar këngë për “Shën Valentin”.

Ai sot ka publikuar këngën, e cila përmban një tekst të bukur të gërshetuar me zërin unik të Albanit.

“Çdo ditë një Shën Valentin”, tashmë është edhe me videoklip dhe pritet të dëgjohet nga shumë adhurues të muzikës së Albanit.