Shën Valentini festohet çdo vit me datën 14 shkurt. Është dita kur njerëzit ia shfaqin dashurinë një personi tjetër përmes dhuratave të ndryshme, duke përfshirë dërgimin e kartolinave, luleve apo çokollatave.Pa marrë parasysh se a planifikoni t’i dhuroni dikujt lule, apo mbase prisni t’i merrni dhuratë, do të duhej të dinit kuptimin e kësaj dhurate aromatike, gjë që me siguri do t’ju ndihmojë me rastin e zgjedhjes, aq më parë në prag të Ditës së të Dashuruarve

Dikush shprehet për dashurinë, e dikush tjetër mendon më shumë për miqësinë, e në këtë mënyrë teksa vitet ikin me festime sa herë e më origjinale, ajo që mbetet është gjithmonë emocioni, që festa e Shën Valentinit përcjell me aq lehtësi
Në fund të fundit, është dashuria ajo që festohet.
Ekziston një “gjuhë e luleve”, sipas së cilës, llojet e ndryshme të luleve kanë kuptime specifike dhe simbolika të ndryshme, duke përfshirë edhe ngjyrën dhe dorën, në të cilën e mbajmë buqetën për t’i shprehur emocionet tona.
Në kohën e tyre, viktorianët shkuan aq larg sa krijuan fjalorin me kuptimet që shprehin lulet që njihet si floriografi. Mënyra më e dashur për t’i shprehur emocionet për ta ishte në formë të një buqete të vogël me lule.

Disa nga kuptimet e luleve më të njohura:
• Trëndafilat e kuq: dashuri, pasion
• Trëndafilat rozë: miqësi
• Trëndafilat e bardhë: je e denjë për mua
• Trëndafilat e verdhë: falje dhe pajtim
• Trëndafilat ngjyrë pjeshke: të qëndrojmë bashkë
• Margarita: pafajësi, besueshmëri
• Gladiolat: sinqeritet
• Zambakët: besim, urtësi
• Orkidetë: madhështi
• Luledielli: devotshmëri

Historia
“Në kohën e Valentinit, në shekullin e III-të, martesa konsiderohej si diçka jo shumë e mirë. Perandori Klaudi II nxori një dekret, që ndalonte të rinjtë të martoheshin, burrat e martuar ishin ushtarë shumë të këqij”. Pra, si mund të mendohet që pikërisht në këto viteve festohej dhe “shenjti i të dashuruarve”, pyet veten Pacifico. “Duhet menduar se kristianët e kësaj kohe e konsideronin si një ide pagane, madje një obsesion pagan riprodhimin dhe krijimin e një familjeje”, përfundon ai. Historia dhe legjenda e Shën Valentinit, nëse flasim për festën, sigurisht që është e dobishme për shumë njerëz. Për shembull, nëse tregu i luleve vlen katër miliardë dollarë në vit, gjysmën e këtyre parave, ata që kanë dyqane lulesh i fitojnë vetëm brenda një dite: në 14 shkurt. Atë ditë një në katër burra blen një diamant apo një bizhuteri. Këtë gjë e kanë filluar si të thuash anglezët, por ata që e dekretuan ishin amerikanët e viteve 1800.

Kjo festë mbërriti në Amerikë në vitet 1845 dhe nuk u quajt kurrë Shën Valentin, por thjesht Dita e Valentinit, dita e ndjenjave të mira dhe jo vetëm e dashurisë. Pati një sukses shumë të madh, gazetat e kësaj kohe flasin për “një epidemi” apo për një “mani kolektive”. Fëmijët u dërgonin “Valentinë” mësueseve, revistat u shpjegonin lëneshave (beqaret në atë kohë nuk ekzistonin) si të gjenin burrë me anë të një kartoline, burrat u blinin grave të tyre çokollata, të gjithë të bindur se në një fare mënyre po festonin dhe kënaqnin Zotin.
Por sipas disa të tjerëve Shën Valentini ka një të kaluar prej 2000 vjetësh që nëpër shekujsh është festuar në tradita të ndryshme. Një nga traditat e praktikuara shekuj më parë, ishte për të gjetur një të dashur në ditën e të dashuruarve, për çka organizoheshin shorte. Në atë periudhë, ishin njerëz të veçantë ata që merreshin me këtë lloj riti.

Ndërmjetësi merrej vesh me vajzën, e cila duhet të shkruante emrin e personit që pëlqente në një copë letër dhe t’ia jepte ndërmjetësit që të merrte pjesë në short, dhe të fitonte njeriun e preferuar. Në shekullin e 16-të, pikërisht më 14 shkurt, si shenjë dashurie jepeshin dhurata të këtilla si; dorëza, çorape dhe shami. Në shekullin e 17-të, Puritenët amerikanë, që ishin një shoqëri e krishterë, me arsyetimin se është dita e të dashuruarve është një besim i kotë, u munduan ta ndalonin. Edhe këtë here dashuria triumfoi, dhe ata nuk ia dolën ta ndalojnë këtë festë. Dhuratat e asaj kohe ishin veshjet dhe një shishe verë. Në atë periudhë, 14 shkurti festohej në Francë, Itali, Gjermani etj.
Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
