KONICA KY MËSUES I RREPTË, “E deshi Shqipërinë aq sa e urreu”

Intelekuali i papërsëritshëm, Konica, nuk e ka kursyer as dashurinë dhe kontributin e vyer për Shqipërinë, po as qëndrimin tejet kritik e ironinë therëse për vëllezërit e tij shqiptarë. Mes dhimbjes e me qesëndi, ai ka lënë mësime të çmuara për vendin e kombin e tij; mësime që duhen shkruar mbase, më shkronja të mëdha…

Dukë parë dhë dukë dëgjhuar, bota mësojnë ment dhë ndërtohën. Ne Shqipëtarët s’marim dot mësimë; malët të tundën dhë të rrëkëlëhën, në nuk këmbëjmë mënyrën tonë. Mbani mirë këtë që po u thom: në njëqint vjët, në vafshin si vëmi, do të jëmi aqë poshtë sa dhe sot.

Grëqia u-rrëkëllyë dhë u-shua për jëtë: ne, në vent që të marrim mësimë, dhë dukë kërkuar shkakët ë rrëkëllimit të Grëqisë, të hapim sytë mos na ngjase dhë në një shojtjë ë përjetshme, bëjmë ato që humbën grekun.

Shqipëria është një vent i mjërë dhë i ërrët, pa bukë, pa gjuhë, pa qytëtari, pa njërëz të shquar, pa njërëz që njohin të mirën dhë përpiqën t’a arrijnë. O është detyra ë atyrë të pakëvë Shqipëtarë që kanë në kokë ca fara, dhë në zembërë një cikë dashuri për mëmëdhënë? Detyra ë tyrë është të përpiqen të këndohët dhë të shkruhët gjuha shqip, të hapën ca shkolla, të shëndoshët dhë të rritët mendimi kombiar, të çahën dhë udhëra të mira ëdhë të shumta nëpër tërë Shqipëri që të ngjallët trëgëtia dhe bujqësia të cilat janë të ngordhura në dhë tonë. Po këto punëra s’bëhën pa vojtjë; duhet, për ti mbaruar, një durim, një mjeshtri qe ‘mëmëdhetarët ë vërtëtë’ s’janë të zotërit t’i kënë. Andaj, ç’bëjnë? Bëjnë një punë shumë më të lëhtë: politikë.

Të lëshojë Turqinë njëriu dhe të dalë jashtë kufisë, të shkruajë ditë për ditë mëmoranda, të këndonjë gazëtat, të lëvdonjë Shqipërinë përpara të huajvë, ë të tjëra, janë lodra për të cilat s’duhët as dituri ë madhë as mundim i shumë.

Pa të përpiqët njëriu të ngulë nat’ë ditë, më ç’do mënyrë, mendimin kombiar në tru të Shqipëtarëvë ndofta është ca m’ë rëndë.

Të vësh t’u thuash ‘mëmëdhetarëvë të vërtëtë’ ëjani të punojmë për gjuhën shqip dhë për mendimin kombiar, do të lodhësh kot: Ata s’duan mundimë, po lodra, duan si Grëkërit të vënë nëpër kafëra, dhe, me fjalë për të qëshur, të këmbejnë kartën e Ballkanikut.

Ashtu bënin Grëkërit, andaj u-shuan. Po, siç e thamë, s’jemi të zotërit të hëqim mësimë nga vojtjet ë botës. Në vent që të vëmi të rrëmihim kopshten dhë të mbjëllim, na është me udob të bëjmë gati shportat për të mblëdhur pëmë që s’kanë zen’ as rrënjë. Atyrëvë cilëvë u pëlqën, le t’i vënë politikës pas; këmi shprësë që do të bëjnë punëra të mbëdha. Po Shqipëtarët e rinj, në shpirt të cilëvë zjen dashuria ë mëmëdhëut, ditë për ditë po mblidhën rrëth ë rrotull flamurit tonë, dhë lëftojnë në atë luftën ë mirë dhë pa gjak nga ë cila do të dalë i fortë dhë i math Kombi Shqipëtar.Burimi: Konica.al

 

Formacionet zyrtare: Atletico e pret kampionin Liverpool

Atletico Madridi dhe Liverpooli zhvillojnë ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.Wanda Metropolitano është arena e duelit ndërmjet klubit spanjoll që e pret kampionin në fuqi të garës më të madhe evropiane për klube.

Nuk ka dyshim qe pritet një përballje interesante dhe e fuqishme ndërmjet dy skuadrave që do të zbresin në fushë.

Trajnerët Diego Simeone dhe Jurgen Klopp i kanë zgjedhur lojtarët më të mirë që i kanë në dispozicion për të përfshirë në formacionet baze.

Formacioni startues i Atletico Madridit: Oblak, Vrsaljko, Felipe, Savic, Lodi, Saul, Thomas Partey, Koke, Lemar, Morata, Correa.

Formacioni startues i Liverpoolit: Alisson, Alexander-Arnold, Gomez, Van Dijk, Robertson, Fabinho, Henderson, Wijnaldum, Salah, Firmino, Mane.

“Ndaj Teutës të bindur për fitore”, Dejvi Bregu: Të ardhmen ia kam lënë në dorë presidentit Takaj

Dejvi Bregu, është një nga pistat më të nxehta të merkatos te Skënderbeu. Shitja e talentit vlonjat do t’i bënte punë klubit,nëse do të siguronte të ardhura të konsiderueshme. Kontrata e Bregut me Skenderbeun skadon në muajin maj, teksa drejtuesit e klubit bardhekuq, nuk duan ta humbasin futbollistin me parametra zero.

Për këtë arsye, presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj, dhe stafi i tij, janë duke bërë çmos për të mbyllur brenda shkurti shitjen e Bregut.

Burime të sigurta pranë klubit bëjnë me dije se pista ruse për transferimin e lojtarit ka rënë. Oferta që korçarët prisnin nga rusët nuk erdhi asnjëherë dhe për pasojë kalimi ngriu përfundimisht. Ndërkohë së fundmi, në një prononcim për “RTSH”, Bregu shprehet se të ardhmen ia ka lënë në dorë presidentit Takaj:

“Kemi biseduar për situatën time. Ja kam lënë në dorë presidentit. Kemi një raport shumë të mirë dhe besoj se do i japë ai zgjidhje. Nuk mund të jap emra sepse siç e thashë është në dorë të presidencës”, u shpreh Bregu.

Dejvi Bregu

Për sa i përket ecurisë të Skënderbeu, 24-vjeçari ka dekluar:

E kemi nisur mirë vitin 2020, përveç rezultateve në këto tre ndeshjet e fundit, duke filluar me Laçin, ku kemi dominuar në lojë, por nuk kemi marrë rezultat. Ajo që kërkohet është vazhdimësia e lojës dhe më pas besoj se rezultatet do të vijnë. Kemi kuptuar gabimet e dy fazave të para dhe kjo ka qenë gjëja më kryesore në këtë ndryshim drastik në këtë vit 2020.

Ndeshja me Teutën është shumë e vështirë. Ata janë një ekip shumë serioz dhe kompakt. Besoj se do të jetë një ndeshje e luftuar nga të dyja palët. Do të hyjmë të mobilizuar dhe të bindur për fitore”, përfundoi ylli i Skënderbeut.

Ç’ESHTE ATDHEU..Atdheu je ti o populli im…o heroi im…tradita ime…loti dhe gezimi im …


Nga Ferdinant Shehaj

Atdheu nuk eshte dera e kyeministrise qe u thye….ku shiten e falen tokat e Atdheut..qe nga koha e mbretit Zog kur u ndertua…e deri tek i fundit sot…
Nuk eshte parlamenti ..ku politikanet grinden per te ndare aferat e tenderat korruptive
Atdheu nuk eshte zyra e nenpunesit shteteror ..ku per nje vule te kerkon ryshfet..
Nuk eshte uniforma e nje polici qe i sherben partise.. e te dhunon ne emer te saj
Nuk eshte hoteli me pese yje ..
Makina lluksoze e Biznesmenit..Gangesterit ..e Deputetit..
……….
Atdheu eshte ..kerraba , fyelli , guna e nje Bariu..
Atdheu eshte …ajo tufa me Dhi qe kullot monopatit qe zgjat anes se lumit
Atdheu eshte …gurgullima e nje vije burimi poshte lojfates renduar nga pjergulla e rrushit
Atdheu eshte ..pylli me lisa te gjate e hijerende qe po zhduket nga prerja..
Atdheu eshte…lumi qe rjedh prej mijera vjetesh e po e groposin neper tubacione hecesh
Atdheu eshte…kenga e bukur iso qe kendohet qe kur zoti krijoi shqiptarin..
Atdheu eshte…lahuta ku rapsodi Homer kendoi Iliaden..
Atdheu eshte …malesori me qeleshe.. e Çami me fustanelle..
Atdheu eshte…mikpritja qe te ofrojne ne nje shtepi te varfer me ç’te munden .. qe ju te ndieni te lumtur..
Atdheu eshte …ai punetori qe sapo mer rrogen do shkoj te laj borxhet ..e te pi nje birre me shoket
Atdheu eshte ….syri i nje femije qe ndrin ne nje shtepi te erret pa drita..ngaqe ua ka prere shteti ..sepse prindi nuk ka pune
Atdheu eshte …ulerrima e nje nene ne varreza per djalin e vrare..
Atdheu eshte…dhimbja e emigrantit te larguar nga vendi i tij
Atdheu eshte…..kafeneja e qytetit tend e mbetur me pleq…ngaqe te rinjte po largohen
Atdheu eshte …gurri..dheu..fusha …kodra..mali …deti ..liqeni ..lumi…qe po ti rrembejne…shfrytezojne e shkaterrone..
Atdheu je ti o populli im…o heroi im…tradita ime…loti dhe gezimi im …kenga ime …vargu i poezise sime..
Atdheu jam dhe un…

 

“Do jem edhe në ajër edhe në tokë”, Arilena zbulon detaje nga “Eurovizioni”

Arilena Ara siç është bërë dhe e ditur do të përfaqësoj Shqipërinë në Eurovision me këngën e saj ‘’Shaj’’ e cila ishte një baladë dhe kishte një tekst mjaft melankolik.E përsa i përket perfomancës në këtë konkurs të këngës këngëtarja është shprehur dhe më herët se ”Shaj” do ta sjell në versionin anglisht.

Por së fundmi në një intervistë për emisionin ‘Vizion i mbasdites’ Ara ka treguar më shumë.

Arilena tha se menjëherë pas fitores është nisur për në Los Angelos për të përpunuar versionin Anglisht të këngës “Shaj”, e cila tashmë është gati.

“Në Los Angelos udhëtuam për të punuar për albumin tim të parë në anglisht, por pas fitores surprizë më duhet të punoja me ripërpunimin e këngës. Kënga do dalë shumë shpejt dhe ka një frymë shumë të ndryshme, shumë më e bukur nga Shaj. Mezi po pres ta ndaj me ju sepse është një ndjesi tjetër, një fuqi tjetër, emocion tjetër”, u shpreh Arilena.

Gjithashtu ajo ka shtuar më tej se në Eurovision atë do e shohim të performojë në ajër.

“Nuk dua të flas shumë por do them vetëm një gjë, do jem edhe në ajër edhe në tokë, kaq!”, ka treguar Arilena.

Musine Kokalari, shkrimtarja e parë në historinë e letrave shqipe

“Unë nuk kam nevojë të jem komuniste të dua vendin tim. E dua vendin tim edhe pse nuk jam komuniste. Unë e dua përparimin e tij. Ju mburreni se keni fituar luftën, dhe tani ju jeni fituesi që doni të shuani ata që ju i quani kundërshtarë politikë. Unë mendoj ndryshe nga ju, por unë e dua vendin tim. Ju jeni duke më ndëshkuar për idealet e mia”!

Jetëshkrimi

Musine Kokalari lindi më 10 shkurt të vitit 1917, në Adana, të Turqisë. Në vitin 1921, familja e saj kthehet në Shqipëri, në Gjirokastër, ku Musineja kreu shkollën fillore. Nëntë vjet më pas, Kokalarët vendosen në Tiranë.

Musine Kokalari

Në vitin 1937, Musineja mbaroi shkollën e mesme “Nëna Mbretëreshë”. “Muza” është pseudonimi letrar i përdorur nga Musine Kokalari në shtypin e këtyre viteve. Studimet në Universitetin e Romës, në Itali, i kreu shkëlqyeshëm në vitin 1941. Teza e disternacionit të saj ishte “Naim Frashëri”, një studim pak i njohur, ndonse i çmuar në literaturën naimjane.
Në vitin 1939, botoi librin e parë “Siç më thotë nëna plakë”, një rrëfim mbi jetën, doket e zakonet e qytetit të Gjirokastrës. Më 1942 punoi te shkolla “Nëna Mbretëreshë’.
Edhe pse e diplomuar në Itali, ajo nuk u pajtua me pushtimin italian të Shqipërisë. Në vitin 1943, themeloi Partinë Socialdemokrate. Aktiviteti i saj politik dëshmon se në krahun e rezistencës kundër pushtimit të vendit dhe të regjimit fashist, nuk e ishin vetëm komunistët por dhe forca të tjera të majta brenda vendit.

Një vit më vonë, nën drejtimin e saj, doli numri i parë i gazetës “Zëri i Lirisë”. Në vitin 1944, botoi librin e dytë “Rreth vatrës”. Më 12 nëntor 1944 vëllezërit e saj, Muntaz e Vesim Kokalari, u pushkatuan pa gjyq bashkë me 60 intelektualë e njerëz të shquar. Gogo Nushi në Pleniumin e Beratit do ta pranonte se ishin pushkatuar pa pasur asnjë faj. Më 16 nëntor 1944 Musinenë e arrestuan, e mbajtën 17 ditë në burg. Në janar të vitit 1945, u botua libri i tretë “Sa u tund jeta”. Më 23 janar të vitit 1946, Musine Kokalari u arrestua për së dyti nga forcat e Mbrojtjes së Popullit, gjyqi e dënoi me 20 vjet heqje lirie. Në vitin 1961, e internuan në Rrëshen, punoi në ndërtim, doli në pension me gjysmë page.
Në vitin 1981, sëmuret nga kanceri. Dy vjet më pas, më 13 gusht 1983, ndahet përgjithmonë nga jeta.

Kredo intelektuale

Si intelektuale antikomuniste e paepur mbetet ikona e opozitës shqiptare në kohën e diktaturës. Në gjyq me guxim qytetar e njerëzor të pazakontë ajo e ka formuluar kështu kredon e saj:
“Unë nuk kam nevojë të jem komuniste të dua vendin tim. E dua vendin tim edhe pse nuk jam komuniste. Unë e dua përparimin e tij. Ju mburreni se keni fituar luftën, dhe tani ju jeni fituesi që doni të shuani ata që ju i quani kundërshtarë politikë. Unë mendoj ndryshe nga ju, por unë e dua vendin tim. Ju jeni duke më ndëshkuar për idealet e mia!”

RIKTHEHET UEFA Champions League

Pas një pritje shumë të gjatë, Liga e Kampionëve është rikthyer me fazën e 1/16 së finales në Ligën e Kampionëve me një emocion tejet të lartë.

Faza e eliminimit direkt fillon sot, e martë, me kampionin aktual Liverpoolin që viziton Atletico Madrid, ndërsa Borussia Dortmundi pret Paris Saint-Germainin para tifozëve të saj të flakët. Të dyja këto ndeshje do të transmetohen ne ora 21:00.

Ndërsa befasia e këtij raundit, Atalanta do ta presë Valencian në San Siro dhe të dy ekipet kanë shansa të barabarta për të kaluar në fazën e çerek finaleve. Në ndeshjen tjetër të ditës së mërkurë, Tottenham Hotspuri i Jose Mourinho pret Rasenball Sport Leipzigun me bomberin Timo Werner në krye të një ndeshje shumë të barabartë.Gjithashtu edhe këto dy ndeshje do të transmetohen të mërkurën me 19 shkurt, ora 21:00.

Rruga për Finalen e Stambollit…!

Gjithashtu, rundi i 32-të i eliminimit direkt në UEFA Ligën e Evropës fillon ditën e enjte, 20 shkurt, me 16 ndeshje të zjarrta që fillojnë në dy orare 18:55 dhe 21:00. Ne këtë rund ka ekipe te njohura si Manchester United, Arsenal, Inter, Porto, Benfica të cilat do të ndeshen për titullin e UEFA Ligës së Europës.

 

Si e transformoi Jurgen Kloppi,Liverpulin ne skuadren më te mirë në Evropë…

Liverpooli duhet t’i falënderohet Jurgen Kloppit që ia ka kthyer nderin dhe krenarinë si klub, derisa në dy vitet e fundit po fitojnë pothuajse çdo trofe.Në sezonin e kaluar, The Reds e fituan Ligën e Kampionëve, derisa tani janë afër që ta fitojnë edhe titullin e Ligës Premier pas më shumë se tri dekadash.

Por, si u bë Liverpooli, skuadra më e mirë në Evropë aktualisht?

Në sezonin 2015/16 kishte lojtarë si Simon Mignoelt, Kolo Toure, Alberto Moreno, Emre Can, dhe Daniele Sturridge.

Klopp në sezonin 2016/17 kishte ndryshuar paksa skemën e tij dhe kishte futur lojtarë si Joel Matip, Lcas Leiva, Georginio Wijnaldum dhe Sadio Mane, që treguan se po ngriteshin si skuadër.

Në 2017/18, trajneri gjerman kishte një skuadër të frikshme me lojtarët si, Trent Alexander-Arnold, Virgil van Dijk, Andy Robertson, Jordan Henderson dhe Mohamed Salah, të futur si të ri. Ky formacion ia siguroi finalen e Ligës së Kampionëve të cilën e humëb ndaj Real Madridit në Kiev.

Në edicionin 2018/19, Alisson Becker kishte larguar Simon Mignoletin dhe Loris Kariusin nga Liverpooli, derisa në formacion u fut edhe Fabinho. Nga këtu, ata arritën të fitonin Ligën e Kampionëve në Madrid kundër Tottenham Hotspurit.

Në sezonin 2019/20, The Reds janë shumë afër ta fitojnë Ligën Premier pas më shumë se 30 vitesh, derisa shihen edhe si favorit për ta mbrojtur titullin evropian.

Kompanitë celulare ju ofrojne dhurata, abonentët i ‘masakrojnë’: O Hajduta! Mos u ngopshi!

Kompanitë celulare më të mëdha në vend rritën me 200 lekë çmimet e paketave standarte që ato u ofrojnë qytetarëve.Qe prej vitesh rrjepin xhepat e shqiptarëve për shkak të mungesës së reagimit nga institucionet përkatëse dhe mbështetjes nga ata që duhet t’i parandalojnë këto abuzime.

Që prej asaj dite qytetarët janë shprehur tepër të irrituar duke bojkotuar blerjen e paketave apo edhe duke firmosur peticione online.

Shpërthimi më i madh i tyre ishte në komente në faqët e rrjeteve sociale të kompanive.

Në faqen zyrtare në Instagram, teksa Albtelecom duket se i bën një ofertë qytetarët kanë shfryrë dufin e tyre ndaj abuzimit të kësaj kompanie.

Ata e quajnë kompaninë hajdutë, që do të marrë nga xhepat e shqiptarëve pa ofruar cilësinë e shërbimit. Siç shihet asnjë nga komentet nuk është pozitiv, por të gjitha negative.

Disa nga komentet janë:

Me sfond perëndimin e Stambollit, prezantohet topi i fazës finale të Champions League

Rikthehet sonte magjia e Champions League, teksa në mbrëmje luhen dy supesfida, të vlefshme për fazën e 1/8-ve të këtij kompeticioni. Atletico Madridi pret Liverpollin, ndërsa PSG-ja do sfidojë Dordmundin.

Pikërisht sot, në faqen e “Champions” në “Twitter” është prezantuar topi që do përdoret gjatë kësaj faze. Sfera do të jetë e frymëzuar nga qyteti i Stambollit, ku do zhvillohet edhe finalja e madhe e këtij viti.

Yjet do të jenë të bardhë dhe në sfond do të jetë harta e qytetit të Stambollit, ku nuk mungojnë edhe vendet karakteristike të qytetit.

Prej dekadash UEFA ia ka besuar “Adidas” prodhimin e topit të këtij kompeticioni, me kompaninë gjermane që nuk del kurrë nga karakteristikat origjinale të sferës.

Të rinjtë po ikin në Gjermani, punëtorët nga Afrika po vinë në Shqipëri

Të rinjtë shqiptarë po ikin për ditë e më shumë nga vendi. Dy nga faktorët kryesorë që po i largon nga vendi janë pagat e ulëta dhe kostot e larta të jetesës.Vendi drejt të cilit ata po largohen më shumë është Gjermania. Ndërsa të rinjtë shqiptarë po lënë vendin e tyre, një krah i lirë pune ka ardhur nga Afrika.

Punëtorët e parë afrikanë në vendin tonë kanë nisur të vinë. Ata punojnë kryesisht në fushën e ndërtimit.

Kurse nga ana tjetër të rinjtë shqiptarë vazhdojnë e presin në radhë të gjata para Ambasadës Gjermane në Tiranë.

Kujtojmë këtu se është thënë prej kohësh se nëse largimi i të rinjve vazhdon me këto ritme, vendi ynë rreikonte të mbetej pa krah pune dhe kjo gjë ka nisur të vihet re.Burimi :Joq

Çmimet në AIRBNB, Shqipëria po aq e shtrenjtë sa Kroacia, Maqedonia më e lira në Europë

Çmimet e hoteleve në Shqipëri kanë arritur në të njëjtin nivel me Kroacinë dhe vlerësohet të jenë më të shtrenjta se çmimet në vendet e rajonit si Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Turqia dhe Serbia…

Në Shqipëri çmimi mesatar për një natë qëndrimi në një strukturë akomoduese për vitin 2020 vlerësohet të jetë 57 euro, sipas të dhënave të mbledhura nga Airbnb. Çmimet e strukturave akomoduese në Shqipëri vlerësohen të jenë po aq të shtrenjta sa në Kroaci, duke tejkaluar kështu nivelin mesatar të çmimeve të vendeve të rajonit.

Çmimet më të lira në Europë për strukturat akomoduese për vitin 2020 janë në Maqedoninë e Veriut, ku sipas Airbnb për një natë qëndrimi një turist paguan mesatarisht 40 euro.

Po ashtu çmimet janë më të ulëta edhe në Malin e Zi, ku mesatarisht për një natë qëndrimi paguan 45 euro.

Në Turqi dhe Serbi, sipas Airbnb çmimet janë në nivelin e 52 eurove.

Në rajon Bosnja dhe Hercegovina mban rekordin si vendi më i shtrenjtë, ku një natë qëndrimi kushton mesatarisht 80 euro.

Vendet më të shtrenjta të Europës 

Sipas të dhënave të Airbnb për vitin 2020 vendndodhjet më të shtrenjta janë Monako dhe Mbretëria e Bashkuar, ku një turist duhet të paguajë për qëndrimin vetëm një natë përkatësisht 349 euro dhe 222 euro. Ndërsa në vend të tretë renditet Andora me çmim mestar 184 euro/natë.

Në krye të klasifikimit qëndrojnë kryeqytetet më të zhvilluara të Europës si: Amsterdami dhe Stokholmi me një çmim prej 180 euro, Roma me një çmim prej 171 euro/ natë, Parisi me 169 euro në një natë, Brukseli me 128 euro, Berlini 114 euro, Lisbona 86 euro.

Në kryeqytetin e vendit fqinj Greqisë, Athinë, një natë qëndrimi në hotel për vitin 2020 është 70 euro.Monitor