Dua Lipa intervistohet nga faqja e Liverpoolit: Performanca në finalen e Ligës së Kampionëve ishte ndër më gjigantet në karrierën time

Më 26 maj 2018, skuadra e Liverpool-it ishin duke u përgatitur për të garuar në finalen e tyre të parë të Ligës së Kampionëve në 11 vjet kundër Real Madridit.Ndërsa mbrëmja e hershme u kthye në muzg, mbështetësit që e kaluan ditën në kryeqytetin ukrainas duke shijuar ngjarjen në Parkun Shevchenko të qytetit ishin duke u përgatitur me padurim për të parë ndeshjen finale të ekipit anglez.

Atë natë për të bërë hapjen glamuroze të Ligës së Kampionëve e ftuar ishte artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa.

“Një nga pikat kryesore të natës ishte padyshim të shihja videon e të gjithë tifozëve të Liverpool-it që brohorisnin teksa unë këndoja këngën ‘One Kiss’- video të cilën unë e pash pas mbarimit të performancës time”, i tha Dua Lipa faqes Liverpoolfc.com pasi njoftoi se do të performojë në qytet gjatë turneut të saj të ardhshëm botëror në muajin maj.

“Jam ndjerë shumë e nderuar”, tha më tej artistja shqiptare.

Dua Lipa e hapi mbrëmjen finale me këngën “One Kiss”, për të vazhduar më pas me “No lie”, “Be the One”, “IDGAF” dhe “New Rules”.

“Asnjëherë nuk kisha kënduar në një shfaqje të atyre përmasave më parë, kujton ajo, më shumë se 20 muaj më vonë pasi ka kaluar ai moment.

“Unë jam vërtet nervoze para se të performoj kudo, e lëre më finalen e Ligëssë Kampionëve. Mbaj mend duke që kam qëndruar në anën e fushës me pëllëmbët e mia të djersitura duke pritur të vrapoj dhe të futem në mes të fushës për të nisur performancën”, kujtoi Dua.

“Unë isha aq e mbushur me adrenalinë, ajo mbaroi shumë shpejt dhe mbaj mend që po ikja nga fusha në fund me dy nga valltaret e turneut tim”.

“Unë kam qenë shumë me fat që kam pasur mbështetjen e njerëzve të mi menjëherë pas performancës në stadiumin në Kiev. Unë jam akoma e tronditur kur e shikoj përsëri duke parë të gjithë këta fansa që këndonin këngën time”, kujtoi artistja.

“Unë jam gjithmonë jashtëzakonisht mirënjohëse për mbështetjen. Është ngrohja e zemrës dhe unë jam shumë me fat”, tregoi Lipa.

Në fund të fundit, nata e Liverpoolit do të përfundonte me zhgënjim, pasi ata u mposhtën 3-1 nga Real Madrid atë kohë, por në ditët që pasuan pamjet e fansave që këndonin “One Kiss: gjatë kohëssa Dua bëri hapjen u bënë virale, duke grumbulluar qindra mijëra shikime në mediat sociale.

Ashtu si Liverpool, Dua Lipa gjithashtu ka qenë e zënë me mbledhjen e trofeve dhe arritjen e rekordeve – jo më pak, me më shumë se 6.3 miliardë dëgjime në Spotify, albumi i titulluar “Dua Lipa” i 24-vjeçares është më i dëgjuari i një artisteje femër në histori.

“Pas mbarimit të finales së Ligës së Kampionëve, mbarova një turne nëpër botë. Unë atë vit realizova plot 285 koncerte”, kujtoi Dua Lipa.

Në prill, ajo do të nxjerrë atë albumin e dytë “Future Nostalgia” dhe më pas do të fillojë një turne botëror me të njëjtin emër, i cili do të përfshijë një ndalesë në Liverpool të premten e 29 majit.

“Në fund të vitit të kaluar fillova fushatën time të re të albumit me solo këngën e parë “Don’t start now”. Unë isha aq nervoze në epërsinë e nisjes, po ndieja shumë presion por ishte një ndjenjë e mahnitshme kur ishte gjithçka atje”, ka thënë Dua për Liverpoolfc.com.

“Jam shumë e emocionuar dhe shumë nervoze [për atë që mban viti 2020]. Albumi im do të dalë brenda afro një muaji, nuk mund ta besoj. Tashmë kam filluar të bëj prova për turneun e ardhshëm botëror dhe ne me të vërtetë kemi tërhequr të gjitha ndalesat për të bërë së bashku shfaqjen më të mirë të mundshme. Unë po mundohem të bëjë prova çdo ditë, kështu që nuk do të mërzitem nga të gjitha punët që janë përpara. Por unë jam shumë e lumtur me mënyrën se si po pritet muzika ime e re dhe mezi pres që të vijë koha e koncerteve dhe t’i performoj ato para fansave të mi”.

Dua nuk është aspak e mendimit që të bëhet një tifoze futbolli që nga ajo natë në Kiev; megjithatë, e vetëdijshme se sa kujtohen me dashuri ato skena, ajo mezi pret të shikojë një lojë në Stadiumin Anfield në të ardhmen e afërt.

“Patjetër që do të vij në një lojë”, thotë ajo. “Babai im, i cili është një tifoz i madh i Arsenalit, por ka një vend të butë në zemrën e tij për Liverpoolin, dhe menaxheri im Ben, është një tifoz i madh i Liverpoolit. Jam shumë e lumtur që Liverpool po e ecën mirë këtë vit dhe mezi po pres për koncertin tim në maj që do ta mbaj në këtë qytet”, ka përfunduar intervistën e saj artistja me prejardhje nga Kosova. /Telegrafi/

Parashikimi deri të premten/ Moti pëson ndryshime drastike në vijim, shi dhe borë gjatë ditës së sotme

Moti sot ka qenë i shoqëruar me shi dhe reshje bore në disa zona, duke sjellë jo pak problematika për njerëzit.Sipas shërbimit meteorologjik situata do të ndryshojë komplet për ditët në vazhdim dhe pritet që moti të jetë i kthjellët dhe i qëndrueshëm sonte dhe gjatë të premtes.

“Deri në mesditë mbizotëruan vranësirat si dhe reshjet e shiut me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar në jug. Në lartësitë mbi 800m, nuk munguan reshjet e dëborës.

Duke nisur nga orët e pasdites, reshjet ndërpriten në të gjithë territorin, për t`ja lënë vendin motit të kthjellët. Sonte dhe gjatë ditës së premte, vendi do të përfshihet nga moti i qendrueshëm. Përgjithësisht, do të mbizotërojë moti i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare përgjatë relieveve malore”, thotë shërbimi meteorologjik.

Sakaq pritet të ketë ngrica përgjatë akseve rrugore në disa zona.

“Era, do të fryjë nga kuadrati i veriut, mesatare dhe në bregdet e zonat luginore hera herës e vrullshme, duke u shoqëruar me valëzim të forcës 4 ballë. Temperaturat, të cilat do të vijnë në rënie të ndjeshme në orët e mëngjesit, do të sjellin ngrica përgjatë akseve rrugore deri në zonat e ulëta.
Temperaturat parashikohen në: zonat malore -6ºC deri në 9ºC; zonat e ulëta -2ºC deri në 16ºC
zonat bregdetare 1ºC deri në 16ºC”, thuhet më tej në njoftim.

Rudi Garcia: Si të ndalet Ronaldo? Vetëm duke e ndalur në kufi

Trajneri i Olympique Lyonnais, Rudi Garcia bëri shaka duke thënë se shpreson që Cristiano Ronaldo të ndalet në kufi, ndërsa pret një Juventus të vendosur për të pasur sukses.

Lyoni pret Juventusin pas një sezoni të trazuar në Ligue 1.

Ish-trajneri i Romës, Garcia duhet të përgatitet për ndeshjen kundër Zonjës së Vjetër pa yllin e ekipit Memphis Depay.

“Kjo është një mundësi e shkëlqyeshme për Lyon tim. Nëse e kalojmë këtë do të ishte një arritje e shkëlqyeshme. Sidomos pa Depay, që është Ronaldo ynë. Imagjinoni Juven pa CR7.

Si ta ndalojmë Ronaldon? Ai duhet të ndalet në kufi”, thotë ai me shaka, duke shtuar se është e vështirë ta ndalësh fazën e sulmit të Juves.

“Do t’u tregoj të gjithëve se është një sfidë, një betejë e vërtetë. Ky duhet të jetë motivimi ynë”, ka thënë ai.

“Shehi: Fasoneria biznes i ndërtuar mbi skllavërinë e punëtorit,pronari në shumicën e rasteve injorant

Dashamir Shehi është një ndër figurat politike më të njohura në vend ai eshte shprehur se në Shqipëri biznesi është i ndërtuar mbi bazën e skllavërisë.Ku në shumicën e rasteve biznesmenët nuk duan punëtorë, por skllevër !

Tani fasoneria është një lloj biznesi, është i ndërtuar mbi skllavërinë e punëtorit, për disa kohë ishte i vlefshëm në Shqipëri. Mbaroi! Do spostohet nga Shqipëria, nuk mund të punoj me 200 mijë lekë, këta nuk duan punëtor, këta duan skllevër.’’

E më pas ka shtuar se kapitalizmi shqiptar është i egër, i ndërtuar nga pronari, në shumicën e rasteve injorant.

Kapitalizmi është një shoqëri aksionere dhe duhet ti bësh bashkë pronarë, inxhinieri, dreqin. Do të marrin pjesë tek fitimi jot, si mund ti marrësh vetëm ti dhe atij inxhinierit do t’thuash të marri 70 mijë lekë të vjetra dhe ti të marrësh 700 milionë në vit dhe do i japësh atij të firmosi dhe ca letra kot dhe do iki. Sigurisht që do iki ai.’’

Ndërkohë që nga ana tjetër shumica e të rinjve që po lënë vendin thonë se një nga faktorët kryesorë që i shtyn të largohen janë pagat e ulta.

20 shkurt 1991, 29 vjet nga rrëzimi i bustit të Enver Hoxhës

Data e sotme shënon 29 vjet nga rrëzimi i bustit të diktatorit Enver Hoxha. Më 20 shkurt 1991 mijëra qytetarë shqiptarë të revoltuar përmbysën bustin e diktatorit Hoxha në sheshin “Skënderbej”, në Tiranë.

Rrëzimi i bustit të diktatorit u iniciua nga greva e urisë e ndërmarrë nga qindra studentë për t’i hequr universitetit emrin e tij. Rrëzimi i bustit shënoi edhe rënien e sistemit komunist në Shqipëri. Duke shënuar kështu edhe shkëputjen nga e shkuara dhe fillimin e një “epoke” të re për Shqipërinë, atë të demokracisë.

Pamjet e mijëra qytetarëve të cilët me brohoritma hodhën në tokë bustin e diktatorit Hoxha bën xhiron në mediat e huaja, duke sjellë në fokus zhvillimet që po ndodhnin në Shqipëri.

20 shkurti është caktuar si dita e kujtesës kombëtare për viktimat e regjimit komunist.

Burimi: Intv.al

“Si s’pate pak mëshirë, me m’lanë në kohë ma t’mirë”

Nexhmije Pagarusha konsiderohet si legjenda e gjallë e muzikës shqiptare e cila ndër vite ka krijuar këngët më të njohura shqipe.

Ajo ishte pjesëmarrëse e koncerteve në Kosovë, Shqipëri, Bullgari, Gjermani, Izrael, Bosnje e plot shtete tjera. Karrierën muzikore e përfundoi në vitin 1984, pas një koncerti në Sarajevë.
Këtu po i sjellim disa nga këngët më të famshme të cilat ndër vite vazhdojnë të dëgjohen dhe të mbesin të pavdekshme për gjithë publikun. Sot Nexhmije Pagarusha mbetet ndër vokalet më të arritura shqipe, edhepse ka kohë që nuk është aktive në muzikë.
“Baresha” është kënga më e njohur që ka sjellur emocione të fuqishme dhe që vazhdon të dëgjohet me ndjenja krenarie. Zëri i jashtëzakonshëm i Bilbilit të Këngës Shqipe përcillet me pamjet me të bukura të natyrës së Kosovës.

Nexhmije Pagarusha është e njohur edhe për këngët e saj pa karakter patriotik. Njëra nga to është “E dehur jam”, një baladë dashurie e cila ka qenë dhe vazhdon të mbetet ndër më të preferuarat e publikut. E njëjta është ripërpunuar dhe kënduar nga shumë artistë.

Duhet përmendur se Nexhmija, kjo grua e rrallë dhe legjendë e artit e kulturës shqipe, pos si këngëtare është njohur edhe si aktore në disa filma dhe shfaqje teatrore. Megjithatë, ajo kulmoi në këngë dhe ishte e magjishme në notat e larta muzikore. /KultPlus.com