Tirana e çmendur, përmbys Kukësin në tri minuta dhe merr kreun

FT| KUKËSI – TIRANA 1-2

Vangjeli 52′ (autogol) / Batha 85′, Torasa 88′

Tirana përmbys Kukësin në “Air Albania” brenda tri minutave të çmendura, duke fituar një përballje direkte për titull (1-2), që deri 6 minuta para përfundimit të kohës së rregullt e kishte të humbur. Të tre golat e takimit, në fakt, u shënuan nga bardheblutë, teksa perla e Idriz Bathës dhe goli i Torasës e bënë të pavlefshëm autogolin e Vangjelit. Një sukses u pabesueshëm dhe i arritur ndoshta në mënyrën e duhur para derbit të kryeqytetit, që premton të tjera shkëndija fundjavën e ardhshme.

Pjesa e parë ishte e pasur me raste nga të dyja skuadrat, por gjithsesi përfundoi me rrjeta të paprekura. Portieri i Kukësit, Xhika, shfaqet vendimtar me pritjet e tij në të paktën në tri raste: në tentativën e Muçit nga distanca, goditjen e lirë të Bathës, tentativën nga afër të Kobinah.

Nga ana tjetër, Vasil Shkurtajt iu anulua një gol pasi më parë kishte shkaktuar ndërhyrje të parregullt, ndërsa Rroca humb një mundësi të artë nga vija e 16 metrave në përfundim të këtij fraksioni, teksa goditja e tij, përfundoi ngjitur me shtyllën.

Edhe pjesa e dytë nis me të njëjtin vrull, derisa në minutën e 52-të Vangjeli, në tentativë për të shmangur rrezikun devijoi në portën e tij pasimin e Mustës, që kishte për destinacion Shkurtajn.

U duk se Kukësi, me cilinë që ka në përbërnje, e hipotekoi suksesin, por gjithçka ndryshoi pas ndëshkimit të Teqjes me kartonin e dytë të verdhë e rrjedhimisht me të kuqi, në minutën e 84-t.

Pikërisht nga ndërhyrja e gabuar e Tejqes përfitoi Batha, që ekzekutoi në mënyrë perfekte goditjen e lirë, me topin që përfundoi në trekëndësh, aty ku nuk mund ta arrinte Xhika, 1-1.

Shpërthen në festë stoli i Tiranës dhe tribuna ku ishin akomoduar tifozët bardheblu, për më e mira për 24 herë kampionët e Shqipërisë do të vinte vetëm tri minuta më vonë, kur Torasa shtyu me lehtësi në rrjetë pasimin e Kobinah, që ka meritën kryesore në këtë gol, pasi vallëzoi në fundore duke kaluar disa mbrojtës të Kukësit.

Në minutat në vazhdim Tirana, në superioritet numerik arriti ta ruante epërsinë, duke siguruar një fitore të madhe, që e ngjit në vendin e parë me 44 pikë, dy më shumë se Kukësi.

Italia në alarm nga koronavirusi/ Shkon në 16 numri i të prekurve. Mbyllen disa shkolla, bare e institucione publike, gati 2 qendra karantine

Ka shkuar në 16 numri i personave të infektuar nga koronavirusi në Itali, ku 14 prej tyre bë Lombardi dhe dy të tjerë në Padova.

Në Lodigiano një 38-vjeçar është në gjendje të rëndë, ndërsa infektoi gruan shtatzënë dhe po ashtu edhe disa të afërm të tjerë. Ai nuk kishte qenë në Azi, por kishte drekuar me disa kinezë, në një drekë pune.

Pas kryerjes së analizave, rezulton se edhe bashkëshortja e 38-vjeçarit është prekur nga virusi vdekjeprurës.Ajo është në muajin e tetë të shtatzënisë. Gjithashtu është infektuar edhe një i njohuri i tyre si dhe tre persona të tjerë.Ata janë izoluar në spital, ndërsa autoritetet kanë bërë thirrje që të gjithë qytetarët që jetojnë pranë çiftit të prekur të qëndrojnë në shtëpi dhe të evitojnë kontaktet.

Kastilione d’Ada, e ndodhur 50 km në jug të Milanos po ashtu edhe Kodonjo e Kazalpusterlengo, ku ndodhen të infektuarit e tjerë kanë mbyllur shkollat, baret, institucionet publike, ndërsa mbi 35 mijë banorëve u është kërkuar të qëndrojnë në shtëpi.

Ndërkohë, Departamenti i Mbrojtjes Civile ka identifikuar në aeroportin ushtarak San Damiano, në komunën e San Giorgio, strukturën në të cilën do të ndërtojnë spitalin, për njerëzit që do t’i nënshtrohen karantinës.

Kryeministri italian, Giuseppe Conte, tha se nuk ka vend për alarm dhe se vendi ishte përgatitur për këtë. “Deri më tani ne nuk e shohim të arsyeshme pezullimin e Shengen, por do të marrim çdo masë për të mbrojtur shëndetine qytetarëve”, tha ai.

Shifrat e fundit nga Kina bëjnë me dije për mbi 2200 të vdekur dhe mbi 75 000 të infektuar.

Daja: Ndaj Teutës futemi në fushë vetëm për fitore”.“Drejtuesit po punojnë për transferimin e Bregut”, Jashanica do jetë gati për ndeshjen me…

Skënderbeu do të luajë një ndeshje tëpër të vështirë ndaj Teutës në shtëpi, ditën e nesërme. Ekipi korçar do të kërkojë fitoren në këtë takim. Trajneri Ilir Daja, ka dalë në konferencë për shtyp përpara kësaj sfide, teksa ka folur për gjykimin në përballjen me Tiranën, sfidën delikate me Teutën dhe jo vetëm.

Gjykimi? “Arbitrimi nuk ka qenë në favor të së drejtës së lojës. Kërkojmë që arbitrat të jenë korrektë”.

Teuta? “Vijnë pas një fitoreje me tre gola me Vllazninë dhe kanë një gjendje psikologjike të mirë. Kemi pasur dy përballje, që njërën e kemi fituar ne dhe tjetrën e kemi humbur. Kjo tregon se do të jetë një përballje e vështirë. Nesër duhet të bëjmë mirë në drejtim të finalizimit, në mënyrë që të futemi në fushë vetëm për fitore”.

Dëmtimet? “Dëmtimet e Ndeki dhe Elezit apo problemet që kanë 2-3 lojtarë të tjerë janë shqetësimet që kemi. Shpresojmë që nesër të gjithë ata që do ta nisin nga fillimi do të japin më të mirën e tyre për të marrë fitoren.”

Bregu dhe Jashanica? “Drejtuesit po punojnë që Bregu të kalojë në një kampionat jashtë Shqipërisë, pasi në qershor i përfundon kontrata. Shpresojmë ta kemi sa më gjatë, për kualitetin që ka. Ai na ndihmon dhe mendoj se do ta kemi edhe për disa javë të tjera në skuadër tonë.
Jashanica? Do jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës me Vllazninë”.

E rëndë në Korçë! Gruaja hidhet nga kati i katërt i pallatit

Mëngjesi i sotëm ka nisur me një ngjarje të rëndë.Një grua është hedhur nga kati i katërt i një pallati në qytetin e Korçës.

Mësohet se gruaja është rreth të 60-tave dhe mendohet se është vetëhedhur.

Momentalisht ndodhte në spitalin e Korçës në gjendje të rëndë për jetën.Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 8 si edhe njihet ndryshe në Korçë, “Gropa”.

Ende nuk dihet shkaku pse gruaja ka ndërrmarë këtë veprim por policia është duke hetuar për zbardhjen e ngjarjes.