Ekonomia italiane “dridhet” nga koronavisursi, humb 18 milionë euro në ditë

Koronavirusi nuk po trondit vetëm njerëzit, por edhe ekonominë në Itali. Dëmet e tij mund të jenë shumë të mëdha. Nga e hëna, thonë mediat vendase, me zyrat qeveritare, dyqanet e fabrikat e mbyllura në vatrat e infeksionit, Italia do të nisë të bëjë llogaritë me dëmet ekonomike të shkaktuara nga e pidemia.

Lombardia dhe Veneto vlejnë sa 31 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto në vendin fqinj, e siç raporton “La Repubblica”, ndonëse për momentin është e vështirë të dilet me një bilanc të saktë të dë meve, humbjet do të jenë të mëdha, duke pasur parasysh se kompanitë e Codognos dhe Casalpusterlengos – dy nga komunat që përfunduan në karantinë në Lombardi – faturojnë të vetme rreth 1.5 miliardë euro në vit.

Çdo ditë izolimi dhe bllokimi të aktivitetit atje, mund të bëjë që të avullojnë 4 milionë euro, e nëse pastaj llogaritë bëhen për të gjithë rajonin lombard, fatura e humbjeve do të shkonte në 18 milionë euro në ditë. Qeveria italiane ka nisur nga puna për t’i ardhur në ndihmë bizneseve në rajonet e prekura që kanë përfunduar në karantinë.

Me qëllimin të kufizohet dëmi ekonomik, qeveria është duke studiuar një lloj “plani Marshall” për zonat që kanë përfunduar në karantinë. Milano e pagoi tashmë një faturë të kripur: numri i blerësve kinezë është reduktuar me 80 për qind krahasuar me vitin e kaluar.

“Flet vajza që përhapi audion në whatsapp: Ju lutem fshijeni. Është bërë problem, më kanë thirrur …

Ditën e sotme me shpejtësi në aplikacionin Whats app është përhapur një video me tematikë koronavirusin.Një vajzë e paidentifikuar për mediat, ka shpërndarë një mesazh zanor ku duke cituar vjehrrën e motrës së saj thotë se mbi 12 raste janë regjistruar vetëm këtë javë në Shqipëri me koronavirus, por shteti po e fsheh këtë gjë, ndërkohë që jep edhe disa këshilla se si duhet të mbrohen.

Por sikurse i menjëhershëm ka qenë reagimi nga autoritetet, të cilët e kanë thirrur vajzën të dëshmojë në polici për përhapje të “lajmeve fake”.

Në audion e dytë ajo u ka kërkuar vajzave të grupit të punës, ku dhe kishte nisur mesazhin e parë, si edhe të gjithë personave të tjerë që ta fshinin videon se ishte bërë problem.

Në materialin e publikuar nga ‘’Report Tv’’ thuhet:

Audio 1:

Goca, se po më shkruante motra tani. Vjehrra e motrës time është mjeke në spital dhe na mori në telefon dhe na ka thënë që janë konfirmuar shumë raste me koronavirus në Shqipëri, kështu që evitoni kafet e mbyllura ku ka shumë njerëz, autobusat, përdorni higjienizues, mos i takoni njerëzit, thojuni “mirëmëngjes” “mirëdita”, por mos u jepni duart që të keni kontakt me frymëmarrjen. Pini lëng portokalli se forcon imunitetin se kush ka imunitetin e dobët më i rreziku dhe çështja është se do përhapet në masë, se nuk kemi as kushtet e duhura për t’i mbajtur në karantitë të infektuarit tha ajo. Nuk është për të përhapur panik, por bëni kujdes me këto gjërat kështu. Mbani gjithmonë higjienizues me vete, lani duart sa më shpesh, nëse hipni në autobusa shpesh merrni maska se nuk i dihet. Nuk është bërë akoma publike se nuk e lejon shteti domethënë mbi 12 raste vetëm javën e fundit”,

Audio 2:

Goca kjo audio është e imja. E kam nisur te grupi i punës para pak orësh dhe ju lutem, ju lutem, ju lutem fshijeni. Të gjithë njerëzve që ua keni dërguar thuajini fshijeni se unë nesër kam për të shkuar në polici dhe kam për të dhënë deklaratë gjasme për lajme fake. Të lutem kushdo që e merr këtë audio, ti thonë që ta fshini dhe mos ta shpërndajë më se është bërë problem shumë i madh. Ju lutem, ju lutem, ju lutem fshijeni”.

Giorgio Armani anulon shfaqjen në Itali

Për shkak të zhvillimeve të shpejta të virusit vdekjeprurës në Itali, stilisti me famë botërore, Giorgio Armani, ka anulluar shfaqjen e tij të ditës së sotme.

Ai ka menduar të “luajë sigurt”, për të mbrojtur stafin e tij nga koronavirusi i cili deri tani e ka çuar në 2 numrin e viktimave në Itali. Armani ka vendosur që sfilata me veshjet e tij për femra të mbahet në një teatër, brenda dyerve të mbyllura.

Stilisti nuk do të lejojë as shtypin dhe as blerës për punimet e tij, për t’u ruajtur në maksimum nga rreziku i infektimit nga koronavirusi. Italia është bënë në alarm dhe qindra persona po mbahen në mbikqyrje, ndërsa numri i të infektuarve deri tani ka shkuar në 152.

Bregu në “Zona Gol”: Skënderbeu dominant me kryesuesit, të ardhmen e zgjedh…

Dejvi Bregu ishte i ftuari i gazetarit Glend Tafaj në “Zona Gol”, ku sulmuesi i Skënderbeut komentoi formën që po kalon, garën e kampionatit e sigurisht të ardhmen e tij. E nisi me dygolëshin e shënuar në fitoren 3-2 ndaj Teutës.

“Ishte fitore e rëndësishme, ky trepikësh na ndihmon psikologjikisht, tregon vazhdimësinë e ndeshjeve të mira.”

Sakrificë pa Europën: Normalisht na vjen inat, sakrifikojmë, jemi larg shtëpive e familjeve, vijmë këtu për shkak të profesionit, nuk është serioze që na thonë pse luani. E ndiejmë edhe në stadium nga tifozët apo edhe nga kundërshtarët, nuk është korrekte që të ndodhin këto gjëra.

Trajneri Daja: Pa dyshim që është ndër më të mirët e të cilët kam punuar, desha ta falënderoj dhe e ndiej veten që jam rritur nën urdhrat e tij.

E ardhmja: Presidenti më ka thënë se deri në fund të shkurtit do të presim, se nuk i dihet se cila është oferta më e mirë për klubin apo për mua. Më janë thënë disa, por do të zgjedhim më të mirën për klubin dhe për mua.

Skënderbeu, i fortë me të mëdhatë: Në ndeshjet me Tiranën, Partizanin e Kukësin, motivimi është më i madh, se na shohin si inferiorë dhe nuk është e drejtë. Me Jashanicën e Muzakën mund të ishim për vend të parë. Duke parë cilësitë në ekip, stafin teknik, ambientin në klub, ku çdo gjë është perfekte, besoj se Skënderbeu mund të luftonte në të dy fronte. Ky Skënderbe as që e mendon vendin e 8-të, mund të luftojë për Kupën e Shqipërisë.

Vendimi nga Gjykata Federale: Ne përgatitemi 100% për çdo ndeshje, pavarësisht çdo vendimi nga Zvicra. Presidenti na ka thënë që me të po merret klubi e ju duhet të përqendroheni në stërvitje e ndeshje. Nëse do të vijë një vendim që nuk ia uroj kurrë Skënderbeut, do të ishte një disfatë shumë e rëndë për kampionatin shqiptar.

Kombëtarja: Është ëndrra e çdo shqiptari. Kulmin e arrin me veshjen e fanellës kuqezi. Që në hapat e para të karrierës është ëndrra më e madhe. Por këto vendosen nga të tjerë njerëz, koha do të tregojë nëse do ta arrij ta realizoj.

Luftëtari e Flamurtari, të rënë: Keqardhje shumë e madhe, është zemër e ndarë më dysh, duke parë situatën me Flamurtarin e Luftëtarin, që më kanë dhënë shumë e më kanë rritur profesionalisht. E vuaj këtë situatë si të isha vetë në Vlorë apo Gjirokastër.

Gara për titull: Të them të drejtën, kemi luajtur me të tre kryesuesit dhe i kemi dominuar. Tirana këto ndeshje ka shfaqur karakter dhe lojë, Kukësi ka një nga sulmet më të frikshme të kampionatit ku janë 3 shokë të mi dhe Partizani ngelet kampion që nuk besoj se do të heqë kollaj dorë nga gara”.

Ronaldo zhvilloi ndeshjen e 1000-të në karrierë – Statistika të frikshme me ekipe dhe kombëtaren, gola trofe dhe shumëçka tjetër

Cristiano Ronaldo shënoi paraqitjen e tij të 1.000-të profesionale duke shënuar në ndeshjen e Serie A, të cilën Juventusi e fitoi ndaj SPAL-it të shtunën pasdite.Ylli Portugez hapi rezultatin ndaj SPAL-it me një gol në pjesën e parë duke e quar numrin në 725 gola gjatë karrierës së tij.

Ronaldo tani ka luajtur plot 836 në nivel klubesh dhe 164 tjera në skenën ndërkombëtare me Portualinë.Karriera e jashtëzakonshme për pesë herë fituesin e Topit të Artë filloi në Sporting Lisbonën, ku ai bëri 31 paraqitje nga viti 2002 në 2003 para se të transferohej në Manchester United, në moshën 18-vjeçare.

Pas gjashtë vjetësh dhe 292 paraqitjesh në United, Ronaldo u bashkua me Real Madridin në vitin 2009 dhe mbeti atje deri në vitin 2018, kur më pas bëri kalimin e tij te Juventusi.

Siç shihet nga tabela e mëposhtme, Ronaldo me të vërtetë filloi shënimin e golave të shumtë në sezonin 2006-07, kur ai shënoi për herë të parë më shumë se 20 gola në një sezon. Qëndrueshmëria që nga atëherë nuk ka qenë asgjë më pak se fenomenale.

Ndeshjet dhe golat në nivel klubi

Ronaldo është përmirësuar me moshën, veçanërisht në nivelin ndërkombëtar. Pasi ka pasur shifra të luhatshme në 10 sezonet e tij të para me Portugalinë, ai ka shënuar 10 ose më shumë gola në tre nga katër sezonet e fundit.

Ndeshjet dhe golat në nivel ndërkombëtar

Për kë ka shënuar më shumë gola?

Real Madrid ka përfituar më shumë nga forma e pasur e Ronaldos – 450 gola nga 724 golat e tij totale në karrierë janë shënuar për gjigandët spanjollë, për të cilët ai bëri 438 paraqitje – dukshëm më shumë sesa për ndonjë ekip tjetër.

Ai shënoi pesë gola në 31 ndeshjet e tij për Sporting, 118 gola në 292 paraqitje për Manchester Unitedin, 99 gola në 164 për Portugalinë dhe aktualisht është në 53 gola në 72 për Juventusin.

Kundër cilës skuadër ka shënuar më shumë gola?

Nga 724 golat e tij gjatë karrierës, 27 gola kanë ardhur kundër Sevillas, i cili është kundërshtari i tij i preferuar.Klubi anglez që ai ka shënuar më shumë kundër tyre në të gjitha garat është Tottenham Hotspur me 10 gola.

Het-triku i tij i parë në karrierë ishte për Manchester Unitedin kundër Newcastle në një fitore 6-0 më 12 janar të vitit 2008.

Ai ka vazhduar të shënojë plot 55 het-trik, por çuditërisht ndaj Newcastle ishte hera e parë dhe e vetme e CR7 që shënoi tri gola për Unitedin.

Het-triku i tij i fundit erdhi kundër Cagliarit në fitoren 4-0 të Juventusit më 6 janar të këtij viti.

Ndeshja e 1.000 … apo jo?

Ka një vërejtje të vogël në rekordin e paraqitjeve të Ronaldos.

Dy nga 999 ndeshjet e tij të deritashme ishin me Sporting B, skuadra tyre rezervë. E para nga ata në të vërtetë erdhi pas debutimit të tij për ekipin e parë.

Por, duke pasur parasysh që Ronaldo nuk shënoi në asnjë nga ato dy paraqitje dhe heqja e tyre do të nënkuptonte se ai në të vërtetë do të bënte ndeshjen e tij të 1000-të kundër rivalëve të Juventusit, Interit, fundjavën e ardhshme, mbase vetë sulmuesi do të preferonte që ato të mos llogariten.

Ai është një lojtar për ndeshje të mëdha në fund të fundit…

Momentet historike

Kur Ronaldo më në fund vendos të dalë në pension, ai do të jetë në gjendje të shikojë prapa në shumë momente të lumtura nga karriera e tij.

BBC ka bërë një përmbledhje rreth shumë momenteve historike të Ronaldos, ndërsa Telegrafi ua sjell më poshtë:

Ndeshja e parë – debutimi i tij i Sporting

Sporting Lisbon 0-0 Inter – 14 gusht 2002

Ndeshja e 34-të – bën debutimin e tij te Manchester Unitedi

Manchester United 4-0 Bolton Wanderers – 16 gusht 2003

Ndeshja e 80-të – fiton trofeun e parë të madh si lojtar

Manchester United 3-0 Millwall – 22 maj 2004

Ndeshja e 83-të – goli i parë ndërkombëtar

Portugalia 1-2 Greqi – 12 qershor 2004

Ndeshja e 303-të – het-triku i parë në karrierë

Manchester United 6-0 Newcastle – 12 janar 2008

Ndeshja e 393-të – goli i parë me Real Madridin

Real Madrid 3-2 Deportivo La Coruna – 29 gusht 2009

Ndeshja e 518-të – 100 gola me Realin

Lyon 0-2 Real Madrid – 2 nëntor 2011

Ndeshja e 577-të – het-triku i parë në Ligën e Kampionëve

Ajax 1-4 Real Madrid – 3 tetor 2012

Ndeshja e 633-të – het-triku i parë me Portugalinë

Irlanda Veriore 2-4 Portugali – 6 shtator 2013

Ndeshja e 731-të – Ronaldo shënon pesë gola në një ndeshje

Real Madrid 9-1 Granada – 5 prill 2015

Ndeshja e 758-të – thyen rekordin e Raulit te Real Madridi

Real Madrid 3-0 Levante – 17 tetor 2015

Ndeshja e 849-të – bëhet lojtari i parë që shënon 100 gola në Ligën e Kampionëve

Real Madrid 4-2 Bayern Munich – 18 prill 2017

Ndeshja e 901-të – shënon het-trikun e 50-të në karrierë

Real Madrid 6-3 Girona – 18 mars 2018

Ndeshja e 921-të – Ronaldo shënon golin e parë me Juventusin

Juventus 2-1 Sassuolo – 16 shtator 2018

LAJM I FUNDIT/ E rëndë në Korçë, vajza bie nga tarraca e nje objekti

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Korçë, pasi një vajzë ka rënë nga tarraca e një objekti.Ngjarja ka ndodhur në qendër të Korçës.Vajza ka rënë nga kati i fundit i nderteses , i cili shërben si bar kafe. Ende nuk dihet nëse vajza është vetëhedhur apo ka rënë aksidentalisht.

Ambulanca ka transportuar vajzën në spital, gjendja e së cilës është e rëndë.Kjo ndërtesë ndodhet në qendër të Korcës, në katet e së cilës lëshohen ambjente me qera, ndërsa dy katet e fundit shërbejnë si bar kafe dhe restorant.

Vajza mendohet të ketë rënë nga bar kafeja, e cila ndodhet në katin e gjashtë dhe më pas të jetë përplasur me shesh-pushimin e katit të dytë.

Vajza ka reaguar nga grupi i mjekëve që i kanë dhënë ndihmën e parë dhe më pas është transportuar për në spital, nga ku sipas informacioneve ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Ajo është rreth 30 vjeçe.

Shkon në 134 numri i të infektuarve në Itali/ 50 mijë persona në karantinë, izolohen 11 komuna

134 persona rezultojnë aktualisht të infektuar me koronavirus në Italinë fqinje, ku vetëm në Lombardi regjistrohen 89 raste.Nisur nga çfarë raportojnë mediat italiane, një shtetrrethim i vërtetë duket se po ndodh në veriun e vendit, ku mbi 50 mijë persona gjenden në karantinë si dhe 11 komuna tashmë janë izoluar totalisht.

Pika kontrolli përreth vendeve të prekura nga virusi për të mos lejuar banorët të largohen; korridore “sterile” për të lejuar hyrjen e ushqimit dhe ilaçeve, duke i garantuar kështu qytetarëve furnizimin e mallrave thelbësorë; kush nuk i bindet urdhrit për të mos lëvizur nga të ashtuquajturat “vatra infektimi”, rrezikon arrestimin deri në tre muaj: këto janë disa prej masave ekstreme që Italia po merr në përpjekjet për frenimin e përhapjes së koronavirusit, rastet e prekura prej të cilit po shfaqen me një shpejtësi marramendëse.

Në tre vendet e para janë Kina, Korea e Jugut dhe Japonia. Ndërkohë siç shihet nga tabela në Itali janë edhe 26 raste serioze.

Hapat e marra prej autoriteteve italiane, që synojnë kufizimin e transmetimit të virusit, parashikojnë deri edhe përdorimin e ushtrisë, ashtu siç ndodh për parandalimin e veprimeve terroriste. Ato vetë e pranojnë se “pezullimi i të drejtave të lëvizjes së lirë të personave”, por e konsiderojnë të nevojshme kur nuk ka mënyra të tjera për të ndaluar përhapjen e një epidemie. Ky është “ modeli Wuhan”

Modeli  “Wuhan”, nga emri i qytetit kinez ku u zhvillua për herë të parë koronavirusi dhe ku një regjim mbikëqyrjeje shumë i rreptë është akoma në fuqi.

“Zonat e kuqe” (zona izolimi)

Rrugët e hyrjes kontrollohen nga makina të policisë dhe karabinierëve në mënyrë që askush të mos arrijë të largohet, përveç rasteve të veçanta që duhet të autorizohen posaçërisht nga prefekti. Në fazën e parë, “kordoni” i sigurisë do të ngrihet rreth atyre komunave, ku aktivitetet publike janë pezulluar tashmë, si shkollat dhe zyrat janë mbyllur.

Brenda 48 orëve, Italia u ngjit në kryen e renditjes evropiane të vendeve me raste koronavirusi, duke kapërcyer Britaninë e madhe me 9 raste, Francën me 12 dhe Gjermaninë me 16.

Për momentin, askush nuk flet në mënyrë të qartë për ndalimin e lëvizjes së lirë të Shengenit, të cilin BE do të dëshironte ta shmangte me çdo kusht. Por ideja ka nisur të qarkullojë. Dhjetë ditë më parë, në përfundim të mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit të Shëndetit të BE-së, 27 ministrat kishin shkruar të zezë mbi të bardhë ishin “të gatshëm për masa të ashpra udhëtimi”, por me një kusht: “mbrojtjen e lirisë së lëvizjes brenda BE-së”.

Kjo ka bërë që tri ndeshje të Serie A të shtyhen dhe ato janë Inter – Sampdoria, Atalanta – Sassuolo dhe Verona – Cagliari.