12 jetë të humbura nga koronavirusi, Italia shpall gjendjen e emergjencës kombëtare

Qeveria italiane ka marrë pak minuta më parë vendimin për shpalljen e emergjencës kombëtare, i miratuar me 462 vota pro dhe 2 kundër.Dekreti i miatuar mbrëmjen e sotme si masë ndaj parandalimit të koronavirusit, vjen në një kohë kur brenda pak ditëve 12 persona kanë humbur jetën dhe mbi 300 të tjerë janë infektuar, raporton newsbomb.al.

Shpallja e emergjencës kombëtare parashikon: izolimin e zonave të prekura, pezullimin e demonstratave, grupimet e mëdha të personave, mbylljen e shkollave, pezullimin e përkohshëm të muzeve, aplikimin e karantinës për ata që kanë pasur kontakte të ngushta me personat e prekur nga koronavirusi etj.

Detyrimi për të hyrë në karantinë për ata që kanë mbërritur në Itali nga zonat me risk të lartë dhe njoftimi i departamentit të shëndetësisë për mbikqyrje aktive në shtëpi, e drejta e autoriteteve për të ushtruar kontrolle për të ndaluar përhapjen e mëtejshme të virusit, janë gjithashtu masat që parashikon shpallja e emergjencës kombëtare.

Inter-Ludogorets futbollistët e ekipit bullgar marrin masa për koronavirusin

Situata alarmante në Itali, më saktësisht në rajonin e Lombardisë që si qendër ka Milanon, për shkak të koronavirusit ka bërë që klubi i Ludogorets te mare masa duke mos i ngjare aspak atmosferës sportive per shkak të alarmit që ka shkaktuar virusi dhe numrit të lartë të të prekurëve.

Interi do të presë mbrëmjen e së enjtes Ludogoretsin në ndeshjen e kthimit, të vlefshme për Europa League.

Sfida do luhet pa tifozë për shkak të frikës nga coronavirusi. Ditën e sotme, ekipi i Ludogorets ka zbarkuar në Milano dhe menjëherë lojtarët dhe stafi kanë marrë masa ndaj virusit që ka pushtuar së fundmi Italinë.

Ata shihen të pajisur me maska dhe dorashka duke treguar hapur se janë në ankth para kësaj sfide. Inter-Ludogets do të luhet nesër në orën 21:00, teksa zikaltërit kanë fituar ndeshjen e parë me rezultatin 0-2.

Qëndroi në Itali tek të afërmit, shënohet rasti i parë me Koronavirus në Maqedoninë e Veriut

Shënohet rasti i parë me Koronavirus në Maqedoninë e Veriut. Lajmi është konfirmuar nga ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në një konferencë të jashtëzakonshme. Ai tha se bëhet fjalë për një paciente që kishte ardhur nga Italia, e cila ka rezultuar pozitive gjatë testit të zhvilluar në orët e pasdites në Infektologji.

Pas analizave të bëra në Klinikën Infektive pacientja ka rezultuar pozitive. Pacientja është e shtruar në repartin e infektologjisë por është në gjendje stabël. Pacientja ka qenë në Itali për një muaj. Ministri tha se nuk ka nevojë për panik dhe se po merren të gjitha masat.

“Bëhet fjalë për grua, e cila ka qëndruar në Itali tek të afërmit e saj për një muaj. Dy javë të tëra ka qenë e sëmurë dhe është trajtuar në Itali, megjithatë nuk i janë bërë analiza të virusit Corona. Do të bëhen analiza të gjithë udhëtarëve të cilët kanë qenë bashkudhëtarë me të, për të parë nëse edhe tek ta është prezent virusi vdekjeprurës. Gruaja do të qëndrojnë në izolim 14 ditor në Klinikën për sëmundje Infektive, në repartin e posaçëm për izolim- tha Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Kujtojmë se një rast është shënuar dhe në Greqi, ndërsa bëhej fjalë për një 38-vjeçare e cila kishte qëndruar në Itali./balkanweb

“Çdo moshë ka kënaqësitë dhe dhembjet e veta, dhe ne kemi nevojë për të dyja këto në jetë”

Nga Viktor Hygo

….Uroj që kur të jesh i ri, të mos rritesh shpejt. Dhe atëherë kur të jesh rritur, mos këmbëngul të jesh sërish i vogël. Dhe kur të plakesh, mos u dëshpëro. Sepse çdo moshë ka kënaqësitë dhe dhembjet e veta, dhe ne kemi nevojë për të dyja këto në jetë.

Gjithashtu, uroj të jesh i mërzitur, të paktën një ditë. Kështu në atë ditë do kuptosh se të qeshësh çdo ditë është mirë, të qeshësh shpesh është e mërzitshme dhe të qeshësh vazhdimisht është çmenduri.

Uroj që të zbulosh me shumë shpejtësi nga ajo që thashë më sipër, se në botë ka njerëz të palumtur, të depresionuar dhe të patrajtuar mirë.

Të uroj të përkëdhelësh një qen, të ushqesh një zog e të dëgjosh cicërimën e tij, që dëgjohet në mënyrë triumfuese çdo mëngjes. Sepse në këtë mënyrë, do ndihesh mirë, pa arsye.

Dhe pastaj, uroj të ujisësh një farë, sado e vogël qoftë ajo. Dhe të jesh dëshmitar i rritjes së saj, që të shohësh se sa jetë jeton një pemë.

Uroj që asnjë nga të dashurit e tu të mos vdesë. Por nëse disa prej tyre vdesin, uroj të qash pa pendesë dhe pa u ndjerë në faj për fjalët që kurrë nuk ua the apo gjërat që kurrë nuk i bëre për ta.

E, nëse je mashkull, të uroj një femër të mirë përkrah, e nëse je femër, të uroj një mashkull të mirë. Dhe ta doni njëri – tjetrin nesër, dhe ditën pas të nesërmes. Dhe kur të dy të jeni të lodhur e të buzëqeshur, uroj të keni sërish dashuri për t’ja nisur ditës tjetër nga e para….

Real-City dhe Lyon-Juventus/ Mbrëmja e sotme sjell dy super ndeshje të tjera në Champions league

Mbrëmja e sotme, mbyll fazën e ndeshjeve të para të 1/16 të finaleve të Champions League. Dhe për fatin e tifozëve, nuk janë dy ndeshje të zakonshme, por dy sfida që garantojnë spektakël.Në ‘Santiago Bernabeu’, Real Madridi përballet me Manchester Cityn, teksa më tepër do jetë edhenjë sfidë personale mes dy strategëve, Zidane dhe Pep Guardiola.

Mbretërit janë miq të Qytetarëve në takimin e parë të vlefshëm të fazës së eliminimit direkt, takim që zhvillohet nga ora 21:00 në Santiago Bernabeu.Ky takim pritet me bujë të madhe pasi llogaritet si njëra nga ndeshjet më të forta të kësaj faze.

Formacionet e mundshme:

Real Madrid (4-3-3): Courtois; Carvajal, Varane, Ramos, Mendy; Valverde, Casemiro, Kroos; Bale, Benzema, Isco

Man City (4-3-3): Ederson; Walker, Fernandinho, Laporte, Mendy; De Bruyne, Rodrigo, David Silva; Mahrez, Aguero, Sterling

Ndeshja tjetër që zhvillohet sonte, është ajo mes Lyon dhe Juventusit në Francë. Bardhezinjtë duan me ç’do kusht fitimin e Champions League këtë sezon, ndaj nuk lejohen hapat fals, por Lyoni duket një “kockë e fortë”.

Të dy ndeshjet fillojnë nga ora 21:00 dhe priten me një interesim të jashtëzakonshëm nga i gjithë opinioni sportiv.

Greqia konfirmon rastin e parë me koronavirus ….ne Selanik

Koronavirusi edhe me prane nesh. Greqia ka konfirmuar rastin e pare te virusit te frikshem. Mediat Greke shkruajne se ministria e Shendetesise ka njoftuar zyrtarisht per rastin e pare me koronavirus ne vend, ne Selanik.

Eshte nje gruaja 38-vjeçare, e cila kishte udhëtuar nga veriu i Italisë, tha një përfaqësues i ministrisë së shëndetësisë.

Sipas drejtuesit të Ekipit të Sëmundjeve Infektive, gruaja është në gjendje të mirë në një dhomë të posaçme ne spital dhe po merr trajtimin antiviral, nderkohe qe te afermit e saj jane vene ne izolim.

Ai tha se nuk ka vend per panik, se jane marre te gjitha masat e nevojshme për të trajtuar situaten.

Zyrtaret u bejne apel te gjithe atyre qe vijne nga vende dhe rajone me raste të rritura të koronavirusit t’i përmbahen rregullave të nevojshme të higjienës personale dhe të informojnë mjekun e tyre dhe institucionet per te kerkuar ndihme ne rast simptomash.

I fundit! Infektohet fëmija i parë në Itali nga koronavirusi(Detaje)

Në Itali ditën e sotme është shënuar edhe rasti më i fundit i të infektuarit nga Koronavirusi, dhe bëhet fjalë për një fëmijë 4-vjeçare.Një vend shumë afër shpërthimi së virusit, në Lombardi.

Në Itali ditën e sotme është shënuar edhe rasti më i fundit i të infektuarit nga Koronavirusi, dhe bëhet fjalë për një fëmijë 4-vjeçare.E mitura 4-vjeçare që është prekur nga virusi vdekjeprurës është nga zona e Castiglione d’Adda. Një vend shumë afër shpërthimi së virusit, në Lombardi.

Lajmi është bërë i ditur ditën e sotme nga këshilltari për Mirëqënien i Lombardisë, Gulio Gallera. Sipas mediave të huaja e mitura katër vjeçare mund të ketë marrë infeksionin në spitalin në Codogno,ku në të njëjtën kohë ka qenë i shtruar edhe 38-vjeçari që u regjistrua si “pacienti 1”, ka shkruar Corriere.

4-vjeçarja tashmë po mbahet e izoluar në shtëpinë e saj në fshatin Bassa të Italisë, por sipas ekspertëve do të jetë më e lehtë që imuniteti i saj ta përballojë dhe të shërohet shpejt nga koronavirusi sepse deri më tani në rastet e viktimat kanë qenë vetëm grupmosha të vjetëra.