Ndërsa në stadiumin “Air Albania” po zhvillohej ndeshja midis Tiranës dhe Partizanit, jashtë stadiumit u shfaqën disa pankarta në mbështetje të marshimit për mbrojtjen e Kushtetutës, i cili pritet të zhvillohet më 2 mars në orën 17:00 në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
“2 mars, ora 17 për Shqipërinë, për Kushtetutën”- shkruhet në pankartën e shfaqur.
Protesta është thirrur nga ana e Presidentit të Republikës, Ilir Meta kundër asaj që quhet grusht shteti nga ana e mazhorancës me synimin për të marrë të gjitha pushtetet në dorë.
Meta ka denoncuar prej kohësh kreun e KED-s, Ardian Dvorani dhe së fundmi edhe ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, të cilët i ka kallëzuar pranë SPAK-ut për shpërdorim detyre.
Presidenca njoftoi sot se protesta do të nisë në orën 17:00 dhe do të zgjasë deri në orën 19:00.
Sot në orët e drekës faqja e UEFA-s në rrjetin social ‘Twitter’ publikoi një video nga inaugurimi i stadiumi ‘Air Albania’ më 26 nëntor. Në vidion 1 minutëshe shihen pamjet kur impianti 75 mln eurosh hapi dyer për herë të parë, pikërisht në një ndeshje eliminatore të Europianit 2020.
Në postimin e shpërndarë nga UEFA thuhet: “Stadiumi i ri në Shqipëri u inaugurua së fundmi në një ndeshje kundër kampionëve të Botës që është Franca. Ashtu si mbi 60% e stadiumeve kombëtar në Europë ai u financua pjesërisht nga programi UEFAHatTrcik, i cili rishpërndan fitimet nga turnet e UEFA-s për 55 federatat pjesmarrëse.”
Kujtojme se sot do të startojë në orën 19:00, derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit. Një përballje spektakolare që pritet të dhurojë spektakël, si në fushë dhe jashtë saj.
Bardheblutë e Tiranës, vijnë në këtë takim, si kryesues të kampionatit.Në disa foto të siguruara së fundmi, shihen tifozët e Tiranës teksa po përgatiten për koreografinë që do të shpalosin sot.
Dëshira e shqiptarëve për të ikur nuk ndalet. Krahas atyre që po kërkojnë të largohen përmes kontratave të punës, kryesisht në Gjermani, i lartë mbetet dhe numri i azilkërkuesve, ndonëse Shqipëria është një vend në paqe dhe që nuk konsiderohet si vend i rrezikshëm, ndryshe nga shtete të tjera si Siria e Afganistani, që shihen më me përparësi nga BE, pasi ikin nga kriza dhe lufta.
Të dhënat e Zyrës Europiane të Azilantëve (EASO) bënë të ditur se në vitin 2019, aplikimet për azil nga Shqipëria ishin 22.9 mijë, me një rritje të lehtë prej 2% në raport me vitin e mëparshëm, duke iu kthyer tendencës rritëse pas katër vitesh radhazi kur numri i azilantëve po vinte në rënie.
Rreth 88% e aplikimeve ishin për herë të parë, kurse pjesa tjetër ishin aplikime të përsëritura. Numri më i lartë i kërkesave për azil ishte në mars, shtator dhe tetor, kur i kaloi 2 mijë në muaj.
Shqipëria renditet në listën e 10 vendeve që kanë nivelin më të lartë të kërkesave për azil së bashku me shtete të tilla si Siria, Afganistani, Venezuela, Pakistani, Turqia, Nigeria, Irani shkruan Monitor.
Është rritur bilanci i të prekurve me koronavirus në Itali duke kapur shifrën 653, ndërkohë që numri i viktimave ka shkuar në 17, ku 5 persona humbën jetën ditën e djeshme. Duhet thënë se një rritje vihet re edhet të pacientët e shëruar, 45 të tillë.
Përpos rajonit më të prekura, Lombardia (403) të infektuar ka në Veneto (111 të infektuar), Emilia Romagna (97 ), Liguria (19), Sicilia (4 ), Marche (6), Lazio (3), Campania (3), Toscana dhe Piemonte (2), Tiroli Jugor, Abruzzo dhe Puglia (1).
Aktualisht rezultojnë 248 pacientë me simptomat e koronavirusit, 56 janë në kujdes intensiv dhe 284 në izolim në shtëpi.
Stacioni dhe perdorimi i trenave ne Milano eshte boshatisur prej tre ditesh…
Në një kohë kur njerëzimi gjendet nën ethet e një virusi që duket se po gjen dita-ditës përherë e më shumë shtrirje, Kina numëron 2,788 të vdekur dhe 78,832 raste; Koreja e Jugut 13 viktima dhe 2,022 raste, Italia 17 viktima dhe 655 të prekur, Japonia 214 të infektuar dhe 5 të vdekur, Irani 245 të prekur dhe 26 viktima, Hong Kongu 93 raste dhe 2 të vdekur, SHBA 60 raste, Kuvajti 43 raste, Tailanda 40, Bahreini 33, Tajvani 34, Gjermania 49.
2,859 viktima dhe 83,385 të infektuar, ky është bilanci i koronavirusit në të gjithë botën.Tch
Tashmë lojtari përfundon pezullimin dhe rifiton të drejtën për të luajtur futboll.Ndonëse ka që prej shkurtit të 2018-ës që nuk luan, ne Korcë besojnë te cilësitë e këtij lojtari. Përvoja që ai ka dhe mbi të gjitha fakti që po stërvitet intensivisht, u jep shpresë drejtuesve që një afrim i tij do ta “blindonte” prapavijën.
Skenderbeu ishte nje klub i destinuar të dhurojë kujtime të paharrueshme. Gëzime, befasi, gola emblematikë, zhgënjime dhe lavdi…të cilat nuk kanë munguar në asnjërin prej edicioneve të kampionatit kombetar apo ne europë.Pjesmarja ne fazen ne grupe është skena ku ngjiten yjet më të mëdhenj të këtij sporti keto emocione ne Shqiperi i kane perjetuar duke veshur fanellen e Skenderbeut midis te cilëve eshte dhe mbrojtesi shtatlartë ,Bajram Jashanica.Por futbolli ka prodhuar në të njëjtën kohë përveç shkëlqimit dhe anën e errët të denimeve. Në një intervistë të dhënë për “Panorama Sport”, kosovari ka folur për gjithçka ka përjetuar këto ditë. Vlerëson trajnerin Daja, ndërsa “troç” e thotë se i ka munguar edhe Përfaqësuesja e Kosovës.
Jashanica, të shtunën riktheheni në fushë pas 740 ditësh. Çfarë do të thotë për ju kjo ditë?
Është dita më e lumtur e jetës sime. Ju tregoj se po gëzoj si fëmijë dhe po e pres me padurim çastin e ndeshjes. Është një emocion i madh. Ka qenë me të vërtetë një pritje shumë e madhe dhe një periudhë e gjatë që unë isha jashtë. Por pas kësaj që kalova, e them me bindje se tani më presin vetëm momente të mira në fushë, pasi të vështirat i kam kaluar.
Kur u mor vendimi për ju, cila ishte gjëja e parë që menduat?
E kam thënë në një intervistë të dhënë për ju që jam ndierë shumë keq. Ju lutem të mos i kujtojmë më ato momente të vështira. Ajo që kaloi, kaloi tani nuk dua t’i kujtoj. Jam vetëm duke menduar për të ardhmen duke nisur nga e shtuna.
Si është gjendja e Jashanicës pas kësaj pauze të gjatë. A jeni gati për të luajtur titullar?
Ju edhe mund të mos e besoni, por po e pres me padurim ditën e shtunë, që të zbres në fushë. Shyqyr Zotit kam qenë mirë dhe besoj se jam gati. Çlirimi më i madh për mua ishte kur u bashkova me ekipin. Atje e ndjeva se gjithçka po merrte fund. Nga data 4 janar kam punuar fort dhe kam dhënë maksimumin tim në stërvitje për të qenë i gatshëm që në momentin e parë. Kam marrë një ngarkesë mjaft të mirë dhe puna çdo ditë pranë grupit më ka bërë vërtet mirë. Tani do të shohim edhe në ndeshje se si do të jem, pasi është mjaft e vështirë kur je dy vite pa luajtur. Megjithatë, me ndihmën e grupit them se do ia dal.
Trajneri Daja ka vendosur me sa duket për t’ju hedhur në fushë si titullar. Jeni gati?
Kjo është një anë tjetër pozitive e trajnerit Ilir Daja. Një njeri i aftë për atë çka bën në fushën e futbollit, por mbi të gjitha një njeri i madh edhe në shpirt. Për mendimin tim, është trajner shumë i mirë, një nga më të mirët në Shqipëri, Kosovë apo dhe në Maqedoni. Ka një meritë të veçantë edhe te kjo pjesë, që unë e kam arritur ta kaloj me sukses. Meriton respekt dhe do të mundohem që t’ia jap nga fusha atë respekt që ai meriton.
Periudhën e pezullimit si e keni përjetuar?
Kemi vuajtur shumë si unë ashtu edhe familja, në këto dy vite të tmerrshme. Por, nuk dua që ta kujtoj më. Ajo që iku, iku dhe duhet që të shohim para, unë familja ime dhe familja korçare.
A keni menduar ndonjëherë që të thoshit “mjaft” pas kësaj që ndodhi?
Jo, asnjë moment të vetëm nuk e kam menduar një gjë të tillë. Më ka mbajtur të lidhur fort karakteri im që nuk dorëzohet asnjëherë. Kjo ka qenë shtysa më e madhe që më ka bërë të jem i përqendruar dhe të mendoj vetëm rikthimin. Kështu kam vazhduar gjatë gjithë kësaj kohe, nuk jam dorëzuar dhe asnjëherë nuk do të dorëzohem.
Po Përfaqësuesja e Kosovës ju ka munguar këto kohë?
Pa dyshim që po. Më ka munguar shumë. Kisha arritur një moment të mirë me ta dhe isha pjesë e grupit. Ishte një ndalesë që nuk duhej. Por do të mundohem ta rifitoj sërish.
A e mendoni sërish rikthimin?
Po patjetër, do të punoj fort dhe do ia arrij. Them se është diçka që do të ndodhë. Unë do e bëj punën time më pas e di trajneri.
Cili është mesazhi juaj pas gjithë kësaj që ndodhi?
U lutem të gjithëve të kujdesen sa më shumë për lojtarët. Unë për vete isha në kulmin e karrierës. U lutem mjekëve dhe drejtuesve të klubeve, që askujt të mos i ndodhë më kjo që më ndodhi mua, është shumë e rëndë, më e rëndë se një dëmtim që të rrezikon edhe karrierën.
Konfirmohet rasti i katërt i të prekurve nga koronavirusi në Greqi.Lajmin e japin mediat Greke mëngjesin e kësaj të premteje, të cilat iu referohen ekspertëve.
Ajo eshte një grua 36-vjeçare greke e cila, sipas raporteve fillestare, ishte infektuar në Itali, ku ajo kishte qenë së fundmi.
Pas kthimit nga Italia në Greqi, ajo shfaqi simptoma të lehta të prekjes nga ky virus.
36-vjeçarja është në gjendje të mirë shëndetësore dhe po mbahet në izolim në Spitalin Attikon, raporton “Protothema”.
Rasti i saj u diagnostikua në Laboratorin e Mikrobiologjisë të Shkollës Mjekësore të Universitetit të Athinës.
Ministria e Shëndetësisë u informua për rastin dhe ka nisur të kërkojë të gjithë personat me të cilët ajio ka pasur kontakt ditët e fundit, pasagjerët me të cilët udhëtonte në kthimin nga Italia dhe personat e pranishëm në aeroplan.