Gjest i madh nga Igli Tare, strehon në shtëpinë e tij talentin korçar

Italia po kalon një moment të vështirë, teksa i gjithë vendi është izoluar nga frika prej koronavirusit.Virusi i tmerrshëm ka pushtuar edhe futbollin, teksa momentalisht Seria A është pezulluar. Shumë ekipe janë izoluar nëpër karantina, ndërsa një gjest i madh vjen nga drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare,ku pjesë e ekipit të Lazios është edhe talenti korçar, Dean Liço.

Bëhet fjalë për talentin që deri para pak muajsh po stërvitej te Skënderbeu. Duke pritur përgjigjen e dokumentave për të kaluar te Peruxhia, erdhi edhe oferta nga Igli Tare për t’u transferuar tek të rinjtë e Lacios, që nuk mund të refuzohej nga Liço. Në këto kohë të vështira dhe kur kampionati tek të rinjtë është mbyllur në Itali, ashtu si edhe në të gjitha nivelet e tjera,për të mos e lejuar talentin korçar të qëndrojë i vetëm,ai gjen strehimin në shtëpinë e Tares shkruan “Sporti sipas Bakut”.

Padyshim, një gjest fantastik i drejtorit vlonjat, i cili tregon anën e tij humane dhe njerëzore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.