Edhe presidenti i rajonit Lazio i prekur nga sëmundja Covid-19: në një video në mediat sociale presidenti sqaroi se ishte i infektuar: “Mjekët më thanë që jam pozitiv në Covid19. Jam mirë, por do të më duhet të qëndroj në shtëpi për ditët e ardhshme. Nga këtu unë do të vazhdoj të ndjek punën që duhet të bëni. Guxim për të gjithë dhe do t’ju shoh së shpejti! “
Unë i përmbahem protokollit në fuqi në këtë rast për të gjithë – shpjegon Presidenti Zingaretti – Edhe familja ime po ndjek cilat janë protokollet që ndiqen në këto situata. ASL është duke kontaktuar njerëzit që kanë qenë më afër meje në këto ditë për kontrollet e duhura. Unë njoftova Zëvendës Presidentin Leodori për Këshillin Rajonal për të vazhduar punën – shton ai – si dhe Zëvendës Sekretarin e Partisë Demokratike Andrea Orlando që do të ndjekë të gjitha aktivitetet politike “.
Në vitin 1891, Korça qyteti më elitar shqiptar, qyteti i dijeve dhe i mësonjëtores së parë shqipe do të shënonte dhe hapjen e një shkolle për vashat. Ishte një hap i madh për kohën. Ndoshta më moderni. Në një kohë kur prej pesëqind vjetësh sundonin osmanët, të cilët e kishin mbajtur në obskurantizëm popullin shqiptar dhe veçanërisht femrën, hapja e një shkolle për vashat do të ishte një kthesë vendimtare drejt emancipimit.
Të ishe mësues në atë kohë për meshkujt ishte e vështirë sepse të rrezikohej jeta në çdo moment nga turqit, dhe qarqet shoviniste greke, të cilët dënonin çdo përpjekje për mësimin e gjuhës shqipe. Janë jo të rralla rastet kur ata që predikonin shqip dhe mësuesit e parë vdiqën në mënyrë të llahtarshme e të mistershme.
Por brezi i shqiptarëve që rritej në atë kohë do ishte me të vërtetë brezi i artë i kombit shqiptar. Ata e adhuronin kombin, ata edukoheshin me një frymë të tillë, ku jeta nuk ishte asgjë para këtij ideali të çmuar. Dhe jepnin çdo gjë për idealin. Ishte një frymë mahnitëse shqiptare.
Motrat Qiriazi do të ishin pjesë e kësaj fryme, pjesë e këtij ideali me emrin komb. Dhe do realizonin diçka që deri në atë kohë as nuk ishte menduar e jo më të bëhej realitet. Do ishin mësueset e para shqiptare në shkollën e vashave dhe vite më pas do bëheshin drejtueset e saj. Sa guxim, sa ngjadhnjim, sa forcë!
Të bën përshtypje karriera e tyre në një kohë obskurantizmi. Por ia dolën. Të dyja bashkë në udhëtimin e arsimit shqip, aq sa më të drejtë mund të cilësohen si binjaket e shqipes së çmuar.
“Motër, punë më të mirë dhe më të vyer nuk mund të bësh për Shqipërinë e mjerë”.
Për Sevastinë kjo ishte porosia dhe “bekimi” i Naim Frashërit, kur e takoi në Stamboll dhe i firmosi diplomën e arsimit të lartë në Ministrinë e Arsimit turk.
Dhe në fakt të dyja do shkëlqenin në karrierën e tyre në një vend të vështirë si Shqipëria duke dhënë kontribute të çmuara jo vetëm në arsim por dhe në emancipimin e gruas shqiptare.
Ishin të pandara në veprimtarinë e tyre derisa vdekja i ndau. Së bashku do ishin mësueset e para të shkollës së vashave, më pas do shkonin në Rumani dhe në Amerikë ku do jepnin një kontribut të padiskutueshëm dhe në revistën “Ylli i mëngjesit” në Amerikë.
Ajo që do ndriste pak më shumë nga këto veprimtare patriote dhe ndër më të kulturuarat në jetën shqiptare do ishte Parashqevia. Rezultatet e saj do ishin shkëlqyese.
Parashqevi Qiriazi lindi më 2 qershor të vitit 1880 në Manastir. Shkollën e parë fillore dhe të mesme e kreu në vendin e saj të lindjes. Më pas vazhdoi studimet në kolegjin e Stambollit për vajza në degën e letërsisë dhe do të shquhej për veprimtaritë e saj studentore.
Ëndrra e saj e madhe ishte të kontribuonte për Atdheun. Në një kohë të artë ku veprimtaria patriotike ishte në kulmin e saj njerëzit më të ndritur të kombit shqiptar iu përkushtuan ideve kombëtare dhe veçanërisht çështjes së gjuhës shqipe. Kështu ajo do bëhet mësuese dhe pak muaj më vonë drejtuese në Shkollën shqipe të Vashave në Korçë.
Parashqevia do të marrë pjesë në Kongresin e Manastirit ku u hartua alfabeti shqip dhe ajo do të përpilonte këngën e Famshme të alfabetit.
Në 16 janar të vitit 1909 Parashqevia do të hartojë në bazë të alfabetit të ri të vendosur nga Kongresi i Manastirit abetaren shqipe që është teksti i parë i hartuar me alfabetin e ri.
Në vitin 1912 ajo do regjistrohet në studimet pauniversitare për pedagogji në Kolegjin e Oberlinit në Ohaio, SHBA. Dhe aty ajo do shkëlqente me temën e saj të doktoraturës që ishte: “Zhvillimi i shkollave në Perandorinë Turke dhe një sistem ideal i arsimit në Shqipëri.”
Në Amerikë ajo hartoi dhe programin mësimor të Qeverisë së Përkohshme të Ismail Qemalit.
Për shkak të fillimit të Luftës së Parë Botërore në vitin 1914 do të largohet nga Shqipëria. Gjatë fundit të vitit mori pjesë në krijimin e partisë “Partia Kombëtare Shqiptare” në Sofje ku do të jetë sekretare.
Gjatë viteve 1917-1920 ajo do qëndrojë në SHBA ku do të hapë një revistë shumë të njohur me emrin “Ylli i mëngjesit”. Në vitin 1913 ajo emërohet drejtoreshë e shkollës së Vashave në Korçë e cila më pas do hapet në Tiranë.
Në vitet e pushtimit nazifashist do të arrestohet dhe do të internohet në kampet e përqëndrimit. Pas çlirimit do t’i shtetëzohet Instituti Qiriazi. Dhe do ta ngrysë jetën si Mësuese patriote. / KultPlus.com
Sot në 133 vjetorin e hapjes së shkollës së parë shqipe, ju sjellim disa thënie për rëndësinë e mësuesit dhe mësimeve.
-Vlera e mësuesit dhe pesha e qiellit nuk maten kurrë
-Ai njeri që i bënë të lehta gjërat e vështira është vetëm mësuesi.
-Mësimdhënia është profesioni ndoshta më i cmuar, më i dobishëm për bashkësinë dhe ka ndikim më të madh në lumturinë e përbashkët.
-Secila fjalë që flet mësuesi duhet të jetë mësim; secili hap që bën ai duhet të jetë shembull i mirë – Jean-Baptiste de La Salle.
-Kush guxon të japë mësim, kurrë nuk duhet të pushojë së mësuari.
-Ëndrra fillon me një mësues i cili beson në ju, i cili ju shtyn dhe ju shpie në një plato tjetër, nganjëherë ju ngacmon me një shkop të mprehtë të quajtur ‘e vërteta‘.
-Mësuesi është ai që të hap derën, në të cilën ti duhet të hysh vet.
-Mësuesi është përhapësi i dritës.
-Shkolla vlen aq sa vlen arsimtari i saj.
‘Një mësues i mirë është si një qiri, konsumon vetveten për të ndriçuar rrugën e të tjerëve’
Në të gjithë vendin 7 mars, festohet. Në këtë ditë institucionet arsimore organizojnë evente të ndryshme për mësuesit, ndërkohë që këta të fundit, festojnë fillimisht me nxënësit e tyre. Nxënësit u dhurojnë lule dhe çokollata në shenjë falenderimi dhe respekti atyre që i mësojnë ABC-në. Kjo festë kombëtare e ka zanafillën 133 vjet më parë, më 7 mars 1887, kur në Korçë u hap Mësonjëtorja e parë e shkollës shqipe.
Vargjet e të madhit Naim Frashëri
Lumja ti moj Korç’ o lule! Q’i le pas shoqet e tua Si trimi në ball u sule, Ta paçim për jetë hua …
Dita e Mësuesit – 7 Marsi
Sot, më 7 Mars 2020, 133 vjet nga dita e themelimit te Mësonjtores së Parë Shqipe të Korçës,u shënua një kthesë thelbësore në historinë e popullit shqiptar e veçanërisht në historinë e Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Kjo datë përfaqëson një ngjarje të rëndësishme politike e kulturore në historinë e arsimit kombëtar shqiptar.
Shkolla e parë shqipe kombëtare, ku mësimet mbaheshin në gjuhën shqipe, u themelua në kushtet e pushtimit osman, në Korçë më 7 Mars të vitit 1887.
Shkolla e parë shqipe u hap me inciativën e një grupi rilindasish dhe me përkrahjen e masave patriotike nga Korça, si dhe atyre të mërgimit.
Atëherë drejtor e mësues i parë i shkollës shqipe në Korçë ishte rilindësi e patrioti Pandeli Sotiri.
Ai ishte një patriot i madh, i cili me vizionin e tij njerëzor e kombëtar mundesoi qe të përhapet drita e arsimit dhe ngjallja kulturore e kombëtare e popullit shqiptar. Shkolla e parë shqipe konsiderohet një institucion kombëtar, si nga përmbajtja, po ashtu edhe nga forma, sepse ishte shkolla e parë shqipe laike për nxënës të të gjitha besimeve, gjinive dhe shtresave popullore dhe demokratike ku mësimi jepej falas. Si e tillë, ajo shkollë u kthye në një vatër të edukimit të vetëdijes kombëtare, sepse këtu mbizotronte parimi i kombëtares mbi ndasitë fetare.
Si për nga përmbajtja, struktura dhe plani mësimor shkolla në fjalë kishte fizionominë e një shkolle të përparuar, e cila shërbeu si penë (model) për shkollat e ngritura më vonë.
Në atë shkollë jepeshin lëndët: shkrim-këndim, gjuhë shqipe, gramatikë shqipe, histori e Shqipërisë, gjeografi, aritmetikë, dituri natyre, edukatë muzike, etj.
Përmbajtja e kësaj shkolle përshkohej nga fryma patriotike, e cila mbrohej nga lëvizja që kishte ngjallur Rilindja jonë kombëtare nga edukata e punës dhe dashuria për dije. Realisht Korça për këtë arsye në historinë kombëtare zë një vend të madh dhe të pakrahasueshëm me qytetet tjera, sepse ishte e para në këtë drejtim.
Pas Pandeli Sotirit, drejtues të shkollës shqipe të Korçës, kanë qenë edhe disa personalitete të shquara të kulturës e të arsimit tonë të asaj kohe, si Petro Nini Luarasi , Nuçi Naçi, etj.
Në fillim të viteve ’80-ta të shekullit të XIX-të, patrioti Petro Nini Luarasi, në Shqipërinë jugore hapi pesë shkolla shqipe, por qeveria turke i mbylli. Kontribut të çmueshëm në hapjen e shkollës së parë shqipe të Korçës dhanë edhe Naim e Sami Frashëri.
Në vitin 1890 në këtë qytet u hap e para shkollë fillore shqipe për vajza. Si tekste shkolle të para u përdoren ato të Naim Frashërit, Sami Frashërit, Jani Vretos dhe shënime të përgatitura sipas nevojës nga vetë mësuesit e shkollës.
Mësonjtorja e parë shqipe veproi 15 vjet, sepse më 1902 u mbyll mizorisht nga pushtuesit, por me vonë sërish u rihap. Shumica e atyre që mbaruan këtë shkollë u bëne një repart pararoje për çuarjen përpara të arsimit kombëtar dhe për edukimin e ndjenjës patriotike në masat e gjera të popullit.
Për ta mbajtur gjallë shkollën shqipe, arsimtarët e popullit tonë kanë bërë sakrifica të mëdha. Prandaj, në këto kushte, duke nisur që nga Korça lindi dhe lëshoi shtat sistemi kombëtar edukativo-arsimor.
Rëndësia historike e 7 Marsit është dhe mbetet burim për frymëzimin edukativo- arsimor të rinisë dhe të gjithë popullit në përgjithësi, gjeneratë pas gjenerate, për të çliruar atdheun nga pushtuesit e huaj.
Duke ju uruar Ditën e Mësuesit – 7 Marsin, shpresojme qe vitet e ardhshme ,ditën e mësuesit,ta festojme në kushte dhe gjendje materiale me standarde më të mira.
Gëzuar 7 Marsin….!
Paçit shëndet e jetë ju mësimdhënës të dashur e të nderuar! Ju frymëzuat popullin shqiptar në rrugën e lirisë e të pavarësisë së arsimit shqip…!
Tridhjet vjet pas suksesit të filmit “Pretty Woman”, historia e famshme e dashurisë mes një biznesmeni dhe një prostitute, vjen në teatër në versionin muzikal.
Shfaqja po mbahet në Londër, në teatrin ‘Piccadilly’, teksa për hërë të parë, në skenë është vënë në “Broadway”, më gusht të 2018. Vivian Ward, interpretuar nga Giulia Roberts në film, në versionin teatral vjen nga Aimie Atkinson, ndërsa biznesmeni që dashurohet papritur me bukuroshen moskokëçarëse, Edward Lewis, në film aktori i famshëm Richard Gere, është portretizuar nga Danny Mac.
Me regji nga Garry Marshall, shfaqja është pritur mirë nga publiku dhe kritika, teksa sukkesi pritet të përsëritet me atë të vitit 1990.
Deputeti i opozitës parlamentare Kostaq Papa ka mbajtur një fjalim “bombë” gjatë ditës së djeshme në Kuvend duke tërhequr jo pak vëmendjen e të pranishmëve në sallë.Deputeti Kostaq Papa i habiti të gjithë me fjalimin e tij në sallën e Kuvendit.
Perla’ e tij në seancën më të fundit parlamentare:
Të gjithë duhet të jemi pak xhentëlmenë. Fëmrave duhet t’u kërkojmë ndjesë dhe kur kemi të drejtë. Respekti im është, unë di të kërkoj ndjesë për këdo dhe aq më tepër për fëmrat, sepse në rininë time, të gjitha fëmrat që më janë afruar mua kur kisha dhe kaçurrelat por kur kisha dhe paratë, kanë pirë më shumë uiski ose pije të mira se sa ujë. Faleminderit!
Në rrjetet sociale po qarkullon një CV e tij, ku Papa tregon eksperiencat e tij të punës në “institucione kombëtare, mbarëkombëtare dhe ndërkombëtare”.
Përveç kësaj, në formularin e dekriminalizimit Kostaq Papa shkruan se është dënuar në vitin 2006 për veprën penale “Përdorim me keqdashje i thirrjeve telefonike”.
Pikërisht për këtë, sipas Papës, deputeti ka marrë dënim të formës së prerë dhe ka paguar gjobën 50 mijë lekë të reja.
Ndërsa në vitin 2003 është dënuar për ‘shpifje’ nga Gjykata e Durrësit, por në Apel ka marrë pafajsinë.
Por ajo që bie në sy është fakti se Kostaq Papa i ka fshehur këto dënime në vitin 2017, kur u bë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë.
Gjithsesi ajo që bie në sy është se në formularin e dekriminalizimit të plotësuar nga deputeti Kostaq Papa në vitin 2017, ai rezulton i patër. Dënimet e mësipërme, pavarëissht se janë kryer para vitit 2017, Papa i ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit të dorëzuar në vitin 2019, kur i erdhi radha për të hyrë në Parlamentin e Shqipërisë.
Madje në formularin e plotësuar së fundmi, Kostaq Papa ka deklaruar dhe faktin se ka ndryshuar emrin nga “Kostandin” në “Kostaq”.
Por çfarë ndodh tashmë me mandatin e deputetit, duke qenë se ai ka gënjyer në formularin e parë?! Në ligjin e dekriminalizimit përcaktohet qartë se fshehja e të dhënave dhe pasqyrimi i tyre në mënyrë të rreme dënohet me burg dhe me heqjen e mandatit.
Deputeti i Kuvendit ka fshehur të dhënat e dënimeve të tij në vitin 2017 por së fundmi i ka zbuluar po vetë. A do ti hiqet mandati Kostaq (Kostandin) Papës?!
Koronavirusi po përhapet në të gjithë botën, por deri tani Shqipëria, edhe pse është e rrethuar nga vende që COVID 19 është përhapur me përmasa të mëdha sërish nuk ka asnjë rast të konfirmuar.
Ky femonem në Itali duket i çuditshëm dhe mediat në vend shkruajnë se Shqipëri mund të jetë një rast studimor për mjekët. I habitur nga ky fakt është dhe drejtori i zyrës së OBSH në Tiranë, Raul Gonzales, i cili në një deklaratë tha se po përpiqen të kuptojë arsyen përmes studimeve të gjera.
Sidoqoftë, kontrollet vazhdojnë jo vetëm për ata që hyjnë rregullisht në Shqipëri, por edhe kundër emigrantëve të paligjshëm, por ende s’ka asnjë të prekur, pasi në gati 50 raste të dyshuara të gjithë kanë dalë negativë.
Po ashtu në rrjet ka nisur të qarkullojë dhe një teori tjetër se shqiptarët janë një popull imun nga koronavirusit dhe nuk kanë rrezik për t’u infektuar./dosja
Në Itali, koronavirusi po përhapet me ritme të shpejta.Ndërkohë virusi vdekjeprurës është përhapur në masë ku sipas mediave italiane deri më tani janë infektuar 4636 njerëz. Janë plotë 2778 persona të infektuar më shumë se të mërkurën që lamë pas.
Viktimat janë kryesisht persona mbi 70 vjeç, disa me patologji të mëparshme.
Ashtu siç është raportuar vazhdimisht, nga koronavirusi i lindur në Kinë, ka pasur edhe të mbijetuar të cilët kanë arritur të shërohen. Në Itali numri i të shëruarve është 523.
Në Itali virusi është përhapur në 20 rajone. Më poshtë janë të gjitha rastet sipas rajoneve që janë infektuar nga koronavirusi.
Shpërthimi i koronavirusit në Greqi ka vene ne alarm popullsine, nderkohe qe numri i rasteve te konfirmuara tashme ka mberritur ne 45.
Mediat greke beje me dije se vetem oret e fundit te dites se sotme jane regjistruar 14 raste pozitive me koronavirus, nga 31 qe ishin diten e djeshme, duke e çuar numrin ne 45.
Ne mengjes nurmi ishte ne 32 dhe sipas “Protothemes” ishte nje grua 32 vjecare ne Selanik, e cila kishte udhetuar se fundmi ne Itali.
“Javët e ardhshme do të shohin një rritje të konsiderueshme të rasteve në Greqi,” tha Sotiris Tsiodras, profesori i semundjeve infektive ne Universitetin e Athinës, pjesë e ekspertëve që këshillon qeverinë greke për koronavirusin.
Sipas tij, numri i pacienteve qe jane te prekur e qe nuk shfaqin simptoma eshte i larte dhe shifra ne total pritet te rritet, duke bere edhe kalimin ne faza te tjera te semundjes.
Ai ka thene se ne kushtet e nje perhapjeje te tille te virusit masat kryesore mbeten higjiena personale dhe kujdesi i madh per te moshurit apo paciente qe kane te tjera patologji.
Sipas tij mund te kemi numer shume me te madh te prekurisht, pasi sëmundja manifestohet me simptoma të buta ose pa shenja. Ai vlerëson se 5-10% të popullsisë do të preken nga sëmundja këtë vit.
Sherbimi Meteorologji Ushtarak parashikon nje fundjave me mot te vranet dhe reshje te vazhdueshme shiu. Keshtu pritet te nise e shtuna, por edhe dita e diele do te jete po njesoj, gjate te ciles nuk do te mungojne shtrengatat.
Parashikimi nga SH.M.U! Dita e shtunë do të nisë që në orët e para të 24 orëshit me mot të vranët dhe reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar ndërsa në zonën e jugut me intensitet deri të lartë. Duhet theksuar se në zonën e jugut, deri në orët e pasdites vonë, reshjet do të jenë me intensitet deri të lartë në formën e shtrëngatave me shkarkesa elektrike. Edhe për ditën e diel, pritet mot me vranësira mesatare dhe të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme, me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave. Ju urojmë një fundjavë të mbarë!
Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan ka një lidhje të fortë me shqiptarët.Dhe kjo sepse ai ka jetuar disa muaj në një qytet shqiptar. Erdogan disa dekada më parë u dënua për nxitje të dhunës dhe të urrej tjes fetare e racore.
Një gjykatë kishte urdhëruar burgosjen e tij për 10 muaj, por Erdogan, atëherë kryetar i Stambollit, kishte vuajtur vetëm katër muaj burgim, nga 24 marsi deri më 27 korrik të vitit 1999.
Pas daljes së tij nga bu rgu, ish-numri një i qytetit më të madh turk, që më vonë u bë edhe kryeministër i vendit, para se të zgjidhej president, jetoi 3 muaj në Tetovë.
Këtë detaj mjaft interesant e tregoi kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi.
Tetova, qytet në Maqedoninë e Veriut është me shumicë të madhe shqiptare.
Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, arriti të triumfojë edhe në një ceremoni të radhës – “Global Awards 2020”.
Ylli shqiptar u nderua me çmimin “Best Britisht Act”, në edicionin e sivjetmë të ndarjes së shpërblimeve “Global Awards” e cila zhvillohet në Londër.
Megjithëse mbi qilimin e kuq bukuroshja Lipa parakaloi e vetme, në këtë ngjarje ajo shoqërohej nga i dashuri, Anwar Hadid dhe familja e saj, babai Dukagjini, e ëma Anesa si dhe motra dhe vëllai i saj i vogël, Rina dhe Gjini.
Ajo zgjodhi fustanin elegant të markës “Mugler” ndërsa i shfaqte vetëm njërën anë të këmbës, duke e bërë të shkëlqejë tërësisht në skenë në momentin kur rrëmbeu çmimin.
24-vjeçarja i falënderoi fansat për përkrahjen e madhe që ia japin çdo ditë e më shumë, si dhe nuk harroi t’ia urojë ditëlindjen e 51-të babait të saj, Dukagjinit.
E cila ishte e nominuar në tre kategori, duke rrëmbyer çmimin “Artistja më e mirë britanike”, teksa ka mposhtur Ed Sheeran, Lewis Capladi, Sam Smith dhe Stormyz.
Ky eveniment i rëndësishëm në bazë të votave të publikut, shpërblen këngëtarët më të mirë në botë.
Është publikuar traileri i hit- serialit “La Casa De Papel” i njohur edhe si “Money Heist” që pritet të kthehet me sezonin e katërt në muajin prill.
Kanë mbetur më pak se një muaj për rikthimin e pritshëm të “La Casa De Papel 4” dhe pas një pritjeje të gjatë Netflix lansoi këtë të enjte trailerin e parë të serisë së suksesshme që mund të shihet nga e premtja, 3 prill.
Në rimorkio mund të shihni përplasjet midis anëtarëve të bandës dhe një propozim të jashtëzakonshëm nga inspektorja Alicia Sierra për Raquel: liri në këmbim të bashkëpunimit për të kapur bandën e hajdutëve.
Përndryshe, “Lisbona” duhet të kalojë 30 vjet në burg, ndërsa profesori supozon se Lisbona është ekzekutuar.
Përfundimi është më intrigues: Berlini shfaqet përsëri, duke vrarë një person që nuk e di kush është.
Banda më e famshme e hajdutëve në televizione kthehet nga dora e Alvaro Morte (Profesori), Úrsula Corberó (Tokio), Pedro Alonso (Berlin), Alba Flores (Nairobi), Itziar Ituño (Lisbona), Miguel Herrán (Río) , Esther Acebo (Stockholm), Jaime Lorente (Denver), Darko Peric (Helsinki), Luka Peros (Marseille), Hovik Keuchkerian (Bogotá) dhe Rodrigo de la Serna (Palermo).
Najwa Nimri (Inspektorja Sierra), Fernando Cayo (Coronel Tamayo), Juan Fernández (Coronel Prieto), Fernando Soto (Angel) dhe Mario de la Rosa (Su (rez) u japin jetë pjesëtarëve të policisë që do të përpiqen të shkatërrojnë “rezistencën” .
Kasti kryesor është kompletuar me Pep Munné (Guvernator), Enrique Arce (Arturo Román), Kiti Manver (Mariví) dhe José Manuel Poga (Gandía).
Xhirimet e sezonit të katërt të këtij seriali kanë përfunduar në korrik të vitit 2019, por dilema vazhdon të jetë akoma nëse ky do të jetë apo jo sezoni i fundit i serialit. /Telegrafi/
Skënderbeu është duke kaluar një formë shumë të mirë në këtë fazë të kampionatit, ku duket një ekip shumë ndryshe nga ai fazave të parapër vitin 2020, teksa loja e korçarëve vjen gjithnjë në rritje dhe bashkë me lojën kanë ardhur edhe rezultatet. Një ecuri pozitive, ku tre javët e fundit kanë marrë po aq fitore. Kjo ka sjellë edhe frytet e saj persa i përket tabelës së klasifikimit, që tashmë i gjen juglindorët në vendin e 6 me vëtëm 3 pikë larg vendit të tretë.
Përveç Superiores,Sjenderbeu do të luajë edhe në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë, ku për të arritur në fazën tjetër u duhet të kalojnë Bylisin. Megjithatë Daja mund të buzëqeshë disi, teksa përpara këtyre javëve vendimtare do të ketë në dispozicion grupin të plotë. Jashanica është rikthyer në fushë dhe menjëherë ka rrëmbyer shiritin e kapitenit dhe ia ka dalë të udhëheqë skuadrën në mënyrën më të mirë të mundshme.
I vetmi shqetësim mund të jetë Bregu, që është në bisedime për të finalizuar transferimin e tij jashtë Shqipërisë dhe mungesa e tij mund të linte hapërisa të mëdha në sulmin bardhekuq.
Për “Rubrika Sportive”, ka folur pikërisht trajneri Ilir Daja. Ky i fundit u shpreh se tashmë skuadra po tregon paraqitje të mira, duke thënë se çelësi i suksesit është bashkëpunimi në këtë klub.
Ecuria?
Është një moment ndryshe nga ai fillimit të kampionatit. Kjo shikohet në ndeshjet e treguara dhe me pikët e grumbulluara. Golavarazhi ka qenë negativ në ndeshjet e para, ndërsa tani e kemi plus 5. Çelësi i suksesit është bashkëpunimi, duke filluar nga presidenti te tifozët dhe merita kryesore është për lojtarët, për pikët e grumbulluara deri tani.
Luftëtari?
Në të gjitha ndeshjet e tjera kemi qenë me performancë tjetër, ndërsa dje pas shënimit të golit të parë, pashë një demotivim, në raport me ndeshjet e tjera. Kjo bëri që të marrë kontrollin Luftëtari.
Në pjesën e parë të kampionatit e kishim problemin me ekipet e vogla, por në këtë vit të ri, përveç ndeshjes me Luftëtarin kemi qenë shumë mirë. Një ekip nuk mund të qëndrojë në formë të njëjtë gjatë gjithë kohës. Edhe Kukësi me Tiranën nuk kanë treguar një formë të njëjtë.
Organika?
Nuk kemi pasur mungesa në organikë, por kishim fillim të kampionatit me vonesë, ne ishim të tretët që u grumbulluam të fundit pas Flamurtarit dhe Luftëtarit. Jashanica është një ndihmesë e madhe, mund të them se është përforcimi më i mirë në merkato.
Legjenda të artit e muzikës si John Lennon e Kurt Cobain kanë frymëzuar miliona njerëz me krijimtarinë e tyre por për fat të keq ata dhe shumë talente të tjerë nuk janë më mes nesh.
Nostalgjia për ta dhe zhvillimi i teknologjisë janë kombinuar për të rindërtuar imazhin e tyre, sikur të kishin jetuar, në disa rezultate që megjithse fiktive shuajnë disi mallin e fansave të tyre. Disa nga punimet më të spikatura listohen në galerinë e mëposhtme: