Transporti urban dhe ndërurban: A do të rritet çmimi i biletës?

Të hënën, më 15 qershor, do të rinisë shërbimi i transportit urban dhe ndërurban, sipas një protokolli të miratuar nga autoritetet shëndetësore. Në njoftimin me te ri “ndalohet kategorikisht rritja e çmimit të biletës për qytetarët”dhe u sqarohet se si do të procedohet me mbështetjen e këtij sektori.

Ministria e Infrastrukturës u shpreh se

• NJOHJES SI SHPENZIM TË ZBRITSHËM TË 100% TË KONSUMIT TË NAFTËS
• ZERO TAKSA DHE PO ASHTU ZERO TARIFA VENDORE DERI NË 31 DHJETOR 2020🤝

🟡 BRENDA 2020 DO TË KRYHET REFORMA E PLOTË LIGJORE/FISKALE E SEKTORIT DHE NË 1 JANAR 2021 DO TË NISË ZBATIMI I SAJ ME BILETËN ELEKTRONIKE SI HAP I PARË

Në njoftimin publik, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë u shpreh se nëpër urbanë do të lejohet 70% e kapacitetit dhe të gjithë pasagjerët duhet të jenë të pajisur me maska.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: