FOTO/ Fitorja e Bajernit 8-2, ironizon Takaj ngre dyshime për Barcelona-Bayern: UEFA u alarmua për Skënderbeun, po kjo e sotmja?

Presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj, ka reaguar nëpërmjet një postimi në Facebook, menjëherë pas përfundimit të ndeshjes çerekfinale të Championsit mes Barcelonës dhe Bajernit, ku katalanasit u mposhtën me rezultatin 2-8 duke ironizuar UEFA-n, e cila u alarmua se korccarët u mposhtën nga Sportingu me rezultatin 5-1.

Humbja e thellë e Barcelonës me shifrat 8-2 përballë Bayern Munchen ka bërë që rrjetet sociale të mbushen me komente nga më të ndryshmet.Por ai që nuk pritej ishte komenti i presidentit të Skënderbeut, Ardjan Takaj, i cili në fjalët e tij kishte thumbim për UEFA-n, por edhe ngrinte dyshime për këtë sfidë.

Hahaha u alarmua UEFA se u mund Skënderbeu me Sportingun 5-1, ne me 10 lojtarë, po kjo e sotmja si do quhet?”, ishin fjalët e Takajt në këtë postim të tijin gjatë pjesës së dytë të ndeshjes së sotme mes dy skuadrave.

Një postim që ka hapur menjëherë shumë diskutim mes tifozëve korçarë që e mbështetnin, duke argumentuar se si klubi ishte dënuar pa të drejtë e UEFA duhej të hetonte edhe ekipet e tjera duke perdorur standart te njejte…

“Lajm i mirë mbi Covid-19”! Mjeku Alimehmeti: Të dhënat shpresëdhënëse, “shtrëngoni” dhëmbët dhe pak

Mjeku Ilir Alimehmeti përmes një postimi në rrjetet sociale ka ndarë një lajm të mirë për luftën kundër COVID-19. Sipas tij, një studim i fundit tregon se në Mbretërinë e Bashkuar kanë vdekur më shumë persona nga gripi sezonal sesa nga COVID-19.Alimehmeti shkruan se duhet të shtrëngojmë dhëmbët edhe pak, pasi statistikat e fundit na bëjnë optimist se COVID-19 po i vjen fundi.

Postimi i plotë:

“Lajm i mire mbi Covid-19! (Me porosi te nje mikeshe) “Sado e erret te jete nata, dielli lind serish!” Cit.: Pertef Kruja Ne Mbreterine e Bashkuar, qe nga fillimi i qershorit e deri ne fundit e korrikut kane vd ekur me shume persona nga gripi sezonal se sa nga koronavirusi. Kujtoj qe UK ka 66.7 milione banore, 24-fish me shume se Shqiperia.

Instituti Kombetar i Statistikave te UK informon se nga 17 Qershori deri me 31 Korrik:6626 persona vdiqen nga gripi sezonal 2992 persona vdiqen nga koronavirusi 6626 / 2992 = 2.2-fish me pak vde kje nga Covid-19 ne krahasim me gripin. Ky raport po rritet jave pas jave! Ne javen e fundit te korrikut: 928 persona vdi qen nga gripi sezonal 193 persona vdiqen nga koronavirusi 928 / 193 = 4.8-fish me pak vdekje nga Covid-19 ne krahasim me gripin.

Per me shume: Vdekjet nga gripi sezonal ne UK sivjet jane ne te uleta se sa mesatarja 5-vjeçare e te njejtes periudhe. Forca miq! Shtrengoni dhembet edhe pak! Jemi prapa UK ne kurben epidemiologjike, por shpejt dielli do te linde serish!”, shkruhet në postimin e Alimehmetit.

Agron Llakaj reagon ashpër pas kaosit në Kakavijë/Jemi shtet me brekët në fund të këmbëve

Përgjatë tre ditëve të fundit në Kakavijë është krijuar një situatë kaotike, me rradhë kilometrike mjetesh që presin të kalojnë në Greqi. Rreth situatës në fjalë ka reaguar së fundmi aktori i njohur, Agron Llakaj.Me anë të një statusi në rrjete sociale, ai shprehet se ky është një turp, që Shqipëria është “një shtet me brekët në fund të këmbëve” dhe iu kërkon emigrantëve që pas 6 muajsh kur të jenë zgjedhjet, të mos i harrojnë këto ditë.

“E kemi fatin, shprese dhe marrezi…na jep nje engjell te na mbroje o Zot !”…,kjo eshte pamja e jone nga viti ne vit…ne pritje e pritje e pritje…ne radhe e ne radhe e ne radhe…me dite e nete te tera…i nxehti pervelues, mungesa e kushteve me minimale njerezore! ”Vijne emigrantet dhe gdhihen ne radhe, bir o Edi Rama, ke te qaj me pare! Radhe kilometrike ne pritje pa zgjidhje…po ky eshte krim more njerez…e perse valle ne akoma jemi nje shtet me breket ne fund te kembeve ?! …hajde radha !!!

Turp! Turp ! Turp Edi Rama ! Edhe ju vellezer dhe motra bashke me femije mos i harroni keto dite…pas 6 muajsh aty ne greqi do i keni, do tju shtrihen nen kembe per ate te shkrete vote …por nese do i harroni keto dite harram e paci ! Tani bertisni…”jam krenar qe jam shqiptar!”…Zoti ju ndihmoft !!!”, ka shkruar aktori.

https://www.instagram.com/p/CD3f_BRAK3F/?igshid=jd0wttj67u0p

Greqia shtyn kufizimet me Shqipërinë deri më 31 gusht, ja kush lejohet të kalojë nga Kakavija e Kapshtica

Qeveria greke ka lajmeruar se ka shtyre kufizimin e per udhetimet e shqiptareve ne shtetin grek, deri me 31 gusht.Lajmi jepet ne nje postim te ambasades greke ne Shqiperi, ne Facebook.“Sipas vendimit të qeverisë Greke i dates 13.08.2020, kufizimet për hyrjen në Greqi nga Shqipëria shtyhen deri më 31 gusht 2020.

“Sipas vendimit të qeverisë Greke i dates 13.08.20 të përjashtuar nga ky kufizime jane personat qe kane pasaportë Greke, Kartën e Identitetit të Posaçëm të Homogenit dhe lejen e qëndrimit, personat që kanë vendbanimin e tyre kryesor në Greqi dhe të gjithë ata që kane marre leje për nevoja absolutisht të nevojshme.

Hyrja e personave të mësipërm behet nga pikat kufitare të Kakavijes, prej së ciles lejohet të hyjnë 750 persona në ditë, dhe Kapshtices prej së cilës lejohet të kalojnë 300 persona në ditë, nga 07:00 e mëngjesit deri në ora 23:00, ose me aeroplan (fluturimet Tiranë – Athinë).

Nga e Diela e dates 16.08.2020 nga ora 00:01 e drekes, të gjithë ata që hynë në Greqi aplikojnë karantinën 7 ditore që nga ardhja e tyre (duke përjashtuar drejtuesit e kamionëve).Personat që shkelin karantinën, përveç sanksioneve të parashikuara penale, gjobiten me 5.000 euro.”, thuhet ne reagim.

146 TE PREKUR NE VEND,6 PERSONA HUMBIN JETEN

Ka shkuar në 7117 numri i personave të prekur nga kovid -19.Ditën e sotme në vendin tonë jane kryer 639 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 146 raste pozitive,te shperndara:76 raste në Tiranë, 23 në Krujë, 11 në Fier, 7 në Durrës, 6 në Kukës, 5 në Elbasan, 4 në Shkodër, nga 2 raste në Kurbin, Lezhë, Kamëz, Malësi e Madhe, nga 1 rast Has, Kavajë, Lushnje, Pukë, Tepelenë, Bulqizë.Në vendin tonë janë 3203 pacientë aktive dhe pjesa më e madhe po ndiqet nga mjeku i familjes.Juglindja e vendit tashmë ka 111 persona pozitiv me Covid-19 ndersa sot nuk pasur raste te reja ne Qarkun Korçe.

Dr.Mirela Cami nga Instituti i Shëndetit Publik dha detajet :

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon rreth situatës së COVID19 në Shqipëri në 24 orët e fundit.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 639 testime për të dyshuar të prekur nga Covid 19, ndërsa 146 persona janë konfirmuar positive me Covid19.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 76 raste në Tiranë, 23 në Krujë, 11 në Fier, 7 në Durrës, 6 në Kukës, 5 në Elbasan, 4 në Shkodër, nga 2 raste në Kurbin, Lezhë, Kamëz, Malësi e Madhe, nga 1 rast Has, Kavajë, Lushnje, Pukë, Tepelenë, Bulqizë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 79 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3695, që nga fillimi i epidemisë.

Mjekët e familjes në të gjithë vendin po monitorojnë çdo ditë personat aktivë me Covid19, që janë të izoluar në banesë. Në rast se jeni i prekur dhe keni shenja të lehta të sëmundjes, kontaktoni nëpërmjet linjës së gjelbër 0800 40 40 me mjekun tuaj të familjes.
Në rast se simptomat përkeqësohen, kontaktoni Urgjencën Kombëtare 127, e vetmja strukturë që bën referimin dhe transportin drejt spitaleve COVID.Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 115 pacientë të konfirmuar pozitivë, 16 pacientë janë në terapi intensive, 5 prej të cilëve të intubuar.

Ju informojmë se në dy spitalet Covid po vijojnë të trajtohen edhe 14 pacientë të cilët kanë qenë pozitivë me Covid19 dhe aktualisht janë negativizuar, megjithatë vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.
Ndërsa vazhdojnë të trajtohen sipas protokolleve përkatëse edhe pacientë të dyshuar të prekur nga virusi i rrezikshëm.
Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, një 62 vjeçar nga Tepelena, një 63 vjeçar nga Lezha, një 70 vjeçar nga Mati dhe 3 qytetarë nga Tirana; një 73 vjeçare, një 81 vjeçar dhe një 82 vjeçar.
I shprehim ngushëllimët familjarëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje edhe njëherë bizneseve, institucioneve, të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë, të miratuara nga autoritetet shëndetësore.
Kur është e mundur të lejojnë punonjësit të punojnë nga shtëpia për të minimizuar kontaktin mes tyre dhe përhapjen e infeksionit.
Virusi është ende mes nesh, dhe ne mund ta mposhtim atë vetëm nëse ndryshojmë sjelljen tonë të përditshme duke respektuar rregullat e vendosura ne normalitetin e ri.

COVID-19 – Statistika (14 Gusht 2020)
Testime totale 49151
Raste pozitive 7117
Raste të shëruara 3695
Raste Aktive 3203
Humbje jete 219 (Qarku Tiranë 107, Shkodër 34, Durrës 30, Fier 10, Elbasan 8, Korçë 8, Lezhë 6, Kukës 5, Vlorë 5, Dibër 3, Gjirokastër 2, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1747
Durrës 398
Shkodër 278
Fier 145
Lezhë 122
Vlorë 115
Korçë 111
Kukës 94
Elbasan 84
Berat 48
Gjirokastër 31
Dibër 30

PAMJET ME DRON/ SI POLICIA RRETHOI ORGANIZATORIN E NGJARJES SË TUSHEMISHTIT

Policia ka ndarë detaje dhe pamjet nga operacioni “Driloni” që çoi në 7 numrin e të arrestuarve për sulmin që u bë hotelit në Tushemisht me 100 plumba.Mes të arrestuarve është edhe organizatori i sulmit.Ekzekutori i ngjarjes, është person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i shpallur në kërkim për vrasjen e dy personave dhe plagosjen e dy të tjerëve në Lushnjë, si dhe për vjedhjen me dhunë të një automjeti në Korçë.

Në kuadër të hetimeve proaktive të koordinuara nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe të ndjekura nga strukturat hetimore të DVP Korçë dhe të DVP Tiranë, u arrit të lokalizohej baza ku fshihej organizatori dhe persona të tjerë të përfshirë në ngjarjen në Tushemisht.Si rezultat, strukturat për Hetimin e Krimit në DVP Korçë, në bashkëpunim të ngushtë me DVP Tiranë, Komisariatin e Policisë Pogradec, Forcat e Posaçme Opreacionale në DPPSH, si edhe Repartin Special RENEA, nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, falë koordinimit të veprimeve dhe përdorimit të dronit finalizuan me sukses fazën e dytë të operacionit policor të koduar

Driloni” si rezultat i të cilit u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit:

• Meardi Berberi, 34 vjeç, banues në Pogradec (person me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimeve kundër jetës dhe pronës);

• Anterio Kaloshi, 29 vjeç, banues në Lushnjë (person me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimeve kundër jetës dhe pronës);

• Ervin Kalaja, 40 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”).

Ykapjen në flagrancë të tyre në zonën e Linzës, Tiranë, në garazhin e shtetasit Ervin Kalaja, i cili dyshohet se ka përkrahur pas kryerjes së krimit, shtetasin Meardi Berberi, duke i mundësuar kushte dhe mjete për jetesë.Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë ambient, këtyre shtetasve iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 armë zjarri tip pistoletë, 1 armë gjuetie, 1 thikë, krehra, sasi municioni luftarak, të cilat i posedonin pa leje, dokumente të dyshuara si të falsifikuara, sasi monetare në lek dhe euro.

Gjithashtu janë sekuestruar pjesë të ndryshme të armëve të zjarrit që dyshohet se janë përdorur në ngjarje të tjera kriminale, të cilat do dërgohen për ekzaminim ne laboratorin shkencor”, njoftoi policia.

Udhetimi ne Itali ?Ja Rregullat e reja për turistët

Këshilli i Ministrave i qeverisë Conte ka miratuar një dekret përsa i përket masave të ruajtjes së shëndetit publik nga coronavirusi.Qeveria italiane ka publikuar kufizimet e fundit për hyrjet e turistëve në vendin e tyre. Nisur nga situata pandemike e çdo shteti, autoritetet fqinje kanë specifikuar kufizimet për hyrjen e turistëve. Nga data 13 gusht, do të lejohet hyrja nga Kroacia, Greqia, Malta dhe Spanja vetëm duke pasur rezultatet e testit për koronavirusin.

Njoftimi i autoriteteve italiane:

Kroacia, Greqia, Malta, Spanja : nga 13 gushti dhe deri në njoftimin e mëtejshëm, gjate hyrjes në Itali duhet: a) të dëshmohet se personi i është nënshtruar, para 72 oresh, një testi molekular ose antigjenik, i kryer me anë të tamponit dhe marrjes negativ te tij ose b) t’i nënshtrohen testeve molekulare ose antigjene, që do të kryhen me anë të një shtupe, pas mbërritjes në aeroport, port ose vend kufitar (kur është e mundur) ose brenda 48 orëve nga hyrja në territorin kombëtar në ASL referencë.

Ndërkohë për pjesën tjetër të vendeve europiane të cilat nuk janë të përmendura në publikimin e bërë, do të funksionojë ligji në fuqi.

Turistët shqiptarë nuk do të kenë ende mundësi të udhëtojnë drejt Italisë. Leja është vetëm për personat me shtetësi italiane por edhe këta të fundit duhet të kryejnë karantinën për 14 ditë.

BRENDËSIA E MERCEDESIT S-CLASS NJË SUPER MREKULLI

Luksi modern arrin një nivel të ri në brendësi të S-Class. Dizajnerët kanë krijuar një ambient për një ndjenjë të këndshme me një “sallë pritjeje” që shënohet me elegancë, cilësi të lartë dhe butësi.Paneli i kontrollit me arkitekturë të re, modelim modern të sipërfaqes dhe paraqitjen ergonomike të ekranit bën një përshtypje të veçantë.

Por aspekti i rehatise shkon edhe më tej: me përmirësimin e cilësisë së drejtimit dhe niveleve të ulëta të zhurmës, si dhe me një gamë të gjerë të programeve ENERGIZING Comfort, S-Class kujdeset për mirëqenien e pasagjerëve.Ato gjithashtu qëndrojnë në gjendje të mirë falë një sistemi efikas të filtrimit të ajrit, i cili sinjalizon aftësitë e tij të reja përmes sistemit ENERGIZING AIR CONTROL.

S-Class ka qenë gjithmonë një vend për udhëtime të rehatshme dhe punë të qetë.Me gjeneratën e re, brendësia është zhvilluar plotësisht në një “vend të tretë”, një strehë midis shtëpisë dhe punës.

Pothuajse të gjitha dimensionet në lidhje me rehatinë janë përmirësuar, në të dy variantet e modelit, S-Class me karrocë të shkurtër dhe të gjatë, si në sediljet e përparme ashtu edhe në ato të pasme.Ky efekt plotëson modelin revolucionar të brendshëm, përfshirë lidhjen me arkitekturën e brendshme dhe elementët e dizajnit të jahtit.

Përveç deri në pesë ekrane, elementë të spikatur përfshijnë elementë të mëdhenj në panelin e instrumenteve në pjesën e pasme të automjetit.Një version veçanërisht tërheqës është rimeso druri me pore të hapur, i ngopur me futje delikate të bëra prej alumini të vërtetë.

Teknologjia LED mundëson ndriçimin e brendshëm interaktiv: Ndriçimi aktiv i ambientit tani është i integruar në sistemet e asistencës së drejtimit dhe mund të mbështesë vizualisht alarmet. Për shembull, Active Blind Spot Assist paralajmëron për një përplasje të afërt me një animacion të dritës së kuqe. Për më tepër, reagimi është i mundur, për shembull, kur përdorni një sistem kontrolli klimatik ose një ndihmës zëri “Hey Mercedes”.

Covid-19 në vend/ A ka shanse për një tjetër karantinë?

Numri i lartë i rasteve të konfirmuar pozitivë ka rikthyer tek njerëzit frikën e një karantine të dytë, por mjekët thonë se kjo nuk do të ndodhë. Në intervistën e tij për Report Tv, Skënder Brataj sqaroi se mund të ketë mbyllje, por kjo do të ndodhë aty ku do të shihet e nevojshme dhe do të jetë e pjesshme. Brataj theksoi gjithashtu se ndërgjegjësimi i vënë re kohët do t’i japë rezultatet në shtator, e ndërsa gushti, pritet të mbyllet me ritmet e deritanishme.

Skënder Brataj :

Është thënë disa herë se korriku e gushti të infektuarit do ishin në rritje. Gushti do jetë kështu. Mendoj se pas gushtit do vlerësohet respektimi i masave. Numri vjen nga lirimi i masave. Tani ka filluar përdorimi i maskës në ambiente të mbyllura dhe shpresoj që në shtator të shikojmë efektet. Masat janë të lidhura me numrat. Edhe aty ku ishin shifrat shumë të ulëta po kthehet sërish. Nuk flitet për karantinë. Shtrëngim të masave mund të ketë. Të pjesshme ose të detyrueshme.

Nuk mendohet për mbyllje, izolim, karantinim. Njerëzit duhet të ndërgjegjësohen.Nëse nuk ka më burime spitalore dhe njerëzore, detyrimisht do ketë masa shtrënguese. Është në dorë të qytetareve të respektojnë masat. Nuk mund të ecin të ndarë institucionet me qytetarët. Duhet të ulin kontaktet. Nuk ka pse të ketë mbyllje nëse ulim numrin e infektimeve. Është e kollajshme nëse respektojmë masat. Nëse bëhet një kontroll i rreptë i masave ulet dhe infeksioni.

Po shohim mbyllje lokalesh, aty ku vatra është e madhe. Mund të ketë mbyllje të një vatre, të një biznesi që ka një numër të madh të infektuarish. Kur flasim për mbyllje nuk flasim për mbyllje të pa kontrolluar. Për dy deri në tre javë. Bizneset duhet të vihen në lëvizje për të respektuar masat. I bëjnë të keqen vetes. ??????”- është shprehur shefi i Urgjencës.

Kush po i vret vërtet shqiptarët?

Nga Flutura Açka

Kisha disa ditë që lëkundesha, në duhet t’i hidhja këto shënime, por disa humbje të rëndësishme të ditëve të fundit, më shtynë t’i shkruaj. Prej disa javësh në Shqipëri, edhe pse e ekspozuar shumë për shkak të disa lëvizjeve rrotull, jam përpjekur të zbatoj në ekstrem të gjithë protokollin që kërkon mbrojtja nga ky virus.Por kam vënë re një shkujdesje të dukshme, të frikshme, kërcënuese dhe të pakulturuar tonën. Një shkujdesje tipike shqiptare. Ku dorëzanë na bëhen, për fat të keq, shpesh edhe institucionet shtetëtore. Ato NUK po e bëjnë detyrën e tyre siç duhet.

Po e jap me shembuj, dhe foto:

1. Në Shqipëri mbërrita me një linjat e para pas hapjes së përbotshme të qiejve. Pas një udhëtimi të mundimshëm me maska e gjithfarë pajisjesh mbrojtëse, mbërritëm në Rinas. Por ç’ndodhi në të vërtetë? Ashtu me atë padurimin për të dalë, një pjesë e udhëtarëve u ngritën dhe madje i hoqën maskat.

Por u zumë në grackën e asaj kutie metali e fati për rreth 20 minuta, pasi qeverisë dhe atyre që drejtojnë Rinasin u ishte kujtuar se duhej të bënin një ceremoni mirëseardhjeje. Zot i madh! Njëzet minuta të mbyllur, mbi njeqind e pesëdhjetë vetë.

Jam e bindur se disa prej të sëmurëve të statistikave tona, në mos edhe ndonjë i vdekur, janë të asaj dite, të atij show të panevojshëm, që nuk i lypet askujt. Kush mban përgjegjësi për të sëmurët e asaj dite? Me mua në atë udhëtim ishte edhe një gazetar holandez, i cili u zhvidhos nga trutë prej kësaj hipokrizie, edhe shtetërore. Shihni fotot!

2. Jam përpjekur disa herë të hyj te Posta Shqiptare, por gjithnjë gjej një turmë të pakujdeshme, askush nuk mban distancë dhe nuk e di kush duhet të mbajë përgjegjësi për këtë.

Sa njerëz na infektohen në ditë nga kjo shkujdesje, a e ka llogaritur kush? Shihni fotot!

3. Nga disa udhëtimet e mia veri e jug, në shumë pak, thuajse në shumë pak restorante e bare, kamerierët dhe mbikëqyrësit mbajnë maska. Kur shpesh u kam bërë vërejtje, u është dukur se po u flet ndonjë UFO. Këtë përvojë besoj e ka secili prej nesh. Në këtë pikë jam me shtetin dhe të gjitha gjobat që vënë institucionet nga kjo shkujdesje. Çështja është: A po kontrollohet sa duhet?

4. Të premten e shkuar më ra rruga me makinë të kaloj para xhamisë së Rrugës së Durrës pikërisht në minutat e faljes së të premes. Dhe kështu mund të jetë në të gjitha kultet fetare, dhe nuk e di a kontrollon kush? Nuk po flas për X5 e gjithfarë makinash të shtrenjta që kishin zënë trafikun me drita të ndezura, sepse nuk arrij ta kuptoj se si mund të shkosh te ai Zoti që i falem edhe unë, e që di aq të përkorë, me aq shumë luks.

Por kjo është një çështje tjetër. Mbipopullimi që ishte aty, ishte i frikshëm, as largësi fizike, as maska. U trishtova shumë, por nuk bëra foto në respekt të kultit dhe të atyre njerëzve të thjeshtë, të cilëve nuk u është thënë se duhet të rrinë larg, shumë larg nga njëri-tjetri. Kush e vë në dyshim këtë që po them, le të kalojë nesër andjepari.

5. Vrasësi më i madh mes nesh është padyshim shkujdesja, që vjen edhe nga njëfarë turpërimi, a ndjesia e çnderimit, a humbjes së respektit po të mos ia hedhim duart në qafë mikut që ndeshim në rrugë, mikut që takojmë në kafe, a të afërmit tonë. Duhet të zhvishemi nga gjithë këto komplekse që të mund ta zgjasim jetën tonë, që të mund t’ia shkurtojmë jetën Covid-19. Na duhet vetëm disa muaj që të sillemi ndryshe.

Unë sillem ndryshe, por shpesh ata përballë meje nuk sillen ndryshe, duke më detyruar t’ua kujtoj se duhet patjetër të sillen ndryshe. Duhet t’i japim fund shkujdesjes sonë “tipike shqiptare”.

Rri larg!

Laj duart!

Mbaj maskë!

Mendo për qindra mjekë, infermierë dhe punonjës shëndetësorë që janë në kufijtë e rraskapitjes së tyre për të mbrojtur jetët tona!