Ka përfunduar ndeshja mes Tiranës dhe Crvena Zvezdës. Bardheblutë kanë humbur me shifrat minimale 0-1, duke i dhënë kështu fund rrugëtimit në Champions League, por jo në Europë, pasi do të luajë në turin e tretë kualifikues të Europa League.Serbët i ndëshkojnë kampionët e Shqipërisë në momentin më të mirë pasi vetëm dy minuta para pesimit te golit ishte Muçi i cili tronditi shtyllën dhe ketu mund te kishte marre tjeter rrjedhe loja.
Min e 62- pas një harkimi nga këndi, futbollisti Tomane godet me kokë brenda zonës, duket tundur rrjetën e Ilion Likës dhe duke kaluar miqte ne epersi.
Tiranen ,nuk e ndihmoi fati as në minutën e 93-të, kur topi shkon shume pranë vijës fatale të portes serbe, por mbrojtja e Crvena Zvezdës arrin ta shpetoje porten duke e mbajtur ate te paprekur pergjate gjithe 90 minutave.Fusha foli qartë Tirana sot meritonte me teper por ka munguar finalizimi për bardheblutë.
Tirana është eliminuar kështu nga gara në Ligën e Kampionëve, por shpresat për Europa Ligën mbeten të hapura ku bardheblutë kalojnë automatikisht në fazën e tretë kualifikuese. Kundërshtarin do ta mësojnë pas shortit që hidhet më 1 shtator.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.