Largimi nga Barcelona, gazetari i njohur zbulon skuadrën e ardhshme te argjentinasit

Largimi i Leo Mesit nga Barcelona është tema më e nxehtë këtë verë. Lionel Messi ka vendosur të largohet nga Barcelona dhe e ardhmja e tij do jetë jashtë Spanjës. Për Mesin skuadrat më të interesuara edhe më të mundshme se ku mund të transferohet nëse largohet nga Barcelona janë Mançester Siti ,Paris,Juventus dhe Inter.Sipas gazetarit, Marcelo Bechler, argjentinasi ka vendosur të transferohet te Manchester City.Bechler ishte i pari që raportoi për transferimin e Neymarit tek Barcelona në vitin 2013 dhe informacionet e tij janë të besueshme.

Bechler u shpreh:


Messi dëshiron të luajë për Manchester Cityn. Ai e trajton largimin nga Barcelona si diçka që i do  shpirti,pra ky është fundi i ciklit.
Përveç klubit të Pep Guardiolës, Juventus, Inter dhe PSG spekulohet se janë klubet e tjera të interesuara për transferimin e Messit. Të shohim kë do zgjedhë argjentinasi…

Kujtojmë qe ,Lionel Messi përdori burofax për të njoftuar dëshirën e tij për të ndërprerë marrëdhëniet me Barcelonën duke përdorur klauzolën e njëanshme të pranishme në kontratë.

Çfarë është burofax?

Burofax është një shërbim i ofruar nga Shërbimi Postar i Spanjës (Correos) për dërgimin e dokumenteve kur është e mirë për të vërtetuar se dokumenti është dorëzuar.Burofax në dëshirën e rasteve inkurajon fillimin e veprimeve juridike dhe dëshirës që ju dëshironi një dëshmi të mundshëm pasuese. Mund të njoftohen me faks, personalisht në një zyrë postare ose on-line në Shërbimin e Shërbimit Postar Spanjoll.

Klauzola e largimit të Mesit është 700 milionë euro, por sulmuesi mund të largohet falas. Afati i fundit ishte deri më maj, megjithatë avokatët e Messit po argumentojnë se zgjatja e sezonit për shkak të koronavirus do të thotë se ai kishte në dispozicion një periudhë më të gjatë në të cilën mund të prishte marrëveshjen.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.