Hidhet shorti i Europa League,Tirana kalon ne play off te liges se europes

Skuadrat e Kategorisë Superiore u kualifikuan të gjitha për në turin e dytë eliminator të Europa League dhe sot, në orën 13:00, në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti i turit të dytë.Klubi i Tiranës, në mënyrë surprizë ka kaluar direkt në turin play-off, të Ligës së Europës, pra nuk do t’i duhet të luajë ndeshje në turin e tretë. E gjithë kjo sepse UEFA ka shtuar një rregull, i cili saktëson se 2 prej 10 ekipeve kampione të eliminuara në turin e dytë mes të cilave ishte dhe Tirana, do të kalonin direkt në play off dhe jo në turin e 3-të.


Ndersa, Kukësi do të përballet me gjermanët e Wolfsburg.Një kundërshtar tepër i vështirë për skuadrën e Skënder Gegës, që i duhet një mrekulli për të kaluar në raundin e tretë.

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, që numëron 1 milionë e 300 mijë fansa, Volfsburg njoftoi tifozët se shorti i kishte vënë përballë Kukësit në raundin e dytë.

Teuta do përballet në raundin e dytë me Granadën.Kjo është hera e parë në histori që Granada merr pjesë në një kompeticion Europian, teksa debutimi do të vijë pikërisht ndaj ekipit shqiptar.

Granada ishte një skuadrat surprizë të sezonit të fundit teksa u rendit në vendin e shtatë, duke lënë pas emra si Getafe, Valencia e Bilbao dhe fituar një biletë historike në Europa League.

Ekipi i Laçit do të përballet ndaj izraelitëve të Hapoel Ber Sheva.Laçi i Armando Cungut, gjeti sërish Hapoel Ber Shevën në raundin kualifikues të  Ligën e Europës. Kurbinasit u përballën edhe sezonin e shkuar me skuadrën izraelite, ndërkohë që ndryshimi i vetëm është se sfidat e kaluara ishin për raundin e parë, teksa këtë sezon do të jenë të vlefshme për raundin e dytë.

Në krahasim me vjet, këtë sezon, kurbinasit e Armando Cungut, duken më të avantazhuar, pasi do të luhet vetëm një ndeshje dhe ajo do të zhvillohet në qytetin e Laçit.

Kjo fazë luhet me ndeshje teke në 17 shtator

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.