93 TË PREKUR NE VEND,4 RASTE TE REJA NË KORÇË

Ka shkuar në 9606 numri i personave të prekur nga kovid -19.Ditën e sotme në vendin tonë jane kryer 802 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 93 raste pozitive,te shperndara:42 raste në Tiranë, 7 në Fier, 6 në Lushnje, 5 në Malësi e Madhe, nga 4 raste në Shkodër, Durrës, Korçë, Mirditë, 3 në Kavajë, nga 2 raste në Elbasan, Has, Vlorë, Librazhd, Gjirokastër, nga 1 rast në Devoll, Kamëz, Mat, Përmet.Në vendin tonë janë 3875 pacientë aktive dhe pjesa më e madhe po ndiqet nga mjeku i familjes.Juglindja e vendit tashmë ka 163 persona pozitiv me Covid-19 ndersa sot ka pasur 4 raste te reja ne Korçë dhe 1 ne Devoll.

Dr. Flutura Beqo nga Instituti i Shëndetit Publik dha detajet :

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon për situatën epidemiologjike në vend.
Sot është shënuar një numër rekord të shëruarish. Janë 227 qytetarë që e kanë fituar betejën më sëmundjen në 24 orët e fundit, duke e cuar në 5441 të shëruar që nga fillimi i epidemisë.
Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 812 testime për vlerësimin e infektimit nga virusi SARS COV2, dhe 93 persona janë konfirmuar pozitivë me COVID-19.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 42 raste në Tiranë, 7 në Fier, 6 në Lushnje, 5 në Malësi e Madhe, nga 4 raste në Shkodër, Durrës, Korçë, Mirditë, 3 në Kavajë, nga 2 raste në Elbasan, Has, Vlorë, Librazhd, Gjirokastër, nga 1 rast në Devoll, Kamëz, Mat, Përmet.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 182 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 23 në terapi intensive nga të cilët vetëm 7 pacientë janë të intubuar.
Ju informojmë se në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbim të specializuar 41 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.
Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, fatkeqësisht, në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen; një 63 vjeçar nga Lezha, një 67 vjeçare dhe një 70 vjeçare nga Tirana, një 70 vjeçar nga Librazhdi, një 72 vjeçar nga Kukësi dhe një 88 vjeçar nga Dibra. I shprehim ngushëllimet familjarëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën apel për zbatimin me rigorozitet të masave të distancimit fizik, ruajtjen e higjienës dhe vendosjes së maskës me detyrim në ambientet e mbyllura dhe kudo ku nuk mund të ruhet distanca.
Maska është e detyrueshme edhe në shkolla, për mësuesit, të gjithë personelin si dhe nxënësit e ciklit të lartë 9-vjecar, ndërsa për nxënësit e ciklit të ulët maska në klasë është e rekomandueshme ndërsa është e detyrueshme në të gjitha ambientet e tjera të shkollës.
Ministria e Shëndetësisë i rikujton qytetarëve detyrimin për zbatimin e karantinës në rast se jeni të prekur nga COVID19.Nëse dyshoni se jeni i prekur ose keni shenja të sëmundjes duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127.
Ministria e Shëndetësisë ka vënë në dispozicion të qytetarëve linjën e gjelbër 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes apo për çdo informacion tjetër rreth Covid19.

COVID-19 – Statistika (1 Shtator 2020)
Testime totale 63649
Raste pozitive 9606
Raste të shëruara 5441
Raste Aktive 3875
Humbje jete 290 (Qarku Tiranë 135, Durrës 40, Shkodër 36, Elbasan 17, Fier 14, Korçë 12, Lezhë 11, Kukës 7, Vlorë 6, Dibër 6, Gjirokastër 4, Berat 2)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2027
Durrës 513
Shkodër 290
Lezhë 196
Korçë 163
Elbasan 135
Fier 135
Kukës 132
Vlorë 125
Berat 81
Dibër 41
Gjirokastër 37

Sot 23 vjet pas vdekjes së Lady Diana, zbulohet detaje të tjera tronditëse (FOTO)

Sot bëhen 23 vjet nga vdekja e Dianës, por “Princesha e popullit”, vazhdon të admirohet dhe të ngjallë kureshtje të madhe edhe në ditët tona.Vdekja e saj është rrethuar me mister e teori konspirative.Tani, ish-sekretari i saj privat i sigurisë, Patrick Jephson, ka rrëfyer se Lady Diana ishte e frikësuar për jetën, dhe për këtë arsye, mbante një frigorifer të mbushur me rezervat e veta të gjakut.

Ajo, sipas tij, druhej se do të sulmohej, ndaj i mbante rezervat me vete.”Perveç kesaj, secili prej nesh ishte testuar, kështu që mjekët e dinin se kush mund t’i jepte gjak nëse ajo do kishte nevojë”, është shprehur Jephson.

Princesha e Wellsit ndërroi jetë pas një aksidenti fatal me makinë 31 gushtin e vitit 1997.

Thuhet se ajo ishte me të dashurin e saj “sekret” kur u aksidentua dhe po përpiqej t’iu shmangej paparacëve, që donin ta fotografonin.

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare rrëfen vuajtjet: Prindërit shitën shtëpinë në Sarandë, jetuan 1 vit në kishë (VIDEO)

Këngëtarja e disa hiteve e cila ngjiti shpejt shkallët e suksesit në tregun ndërkombëtar, Ava Max emri i së cilës është Amanda Koçi ka dhënë intervistën e saj të parë për mediat shqiptare, me moderatoren e “Ditë e re” në RTV ORA, Arjola Shehu teksa flet edhe shqip.Ava foli për rrënjët e saj, ku pavarësisht se ajo ka lindur në USA, babain e ka nga Qeparoi dhe mamin nga Saranda.

Moderatorja Arjola Shehu e cila pati ekskluzivitetin të intervistonte Ava Max, e pyeti këtë të fundit për mbështetjen e familjes në karrierën e këngëtares:

Ava Max: Më kanë mbështetur shumë, pa ata unë nuk do të isha këtu ku jam sot. Ata shitën shtëpinë dhe u zhvendosën në Kaliforni. Është çmenduri, sepse ata u larguan nga Shqipëria në 1991 dhe jetuan në Francë, në një kishë për një vit rresht dhe më pas erdhën në Amerikë, ku linda dhe unë. Ata nuk e vrisnin mendjen, mblidhnin gjërat dhe niseshin për diku tjetër”- rrëfeu Ava Max.

Ajo tregoi se nuk e ka vizituar kurrë Shqipërinë, dhe këtë vit kishte planifikuar të vinte, por pandemia nuk e lejoi.

Ava tregoi edhe lidhjen e fortë me gjyshen e saj dhe kujtoi gatimet e preferuara të saj:

“Me të gjithë gjyshërit e mi kam pasur një lidhje shumë të fortë. Gjyshja që jetonte me mua, ndërroi jetë në 2011, ajo ishte nga Qeparoi. Unë u mërzita kur ajo ndërroi jetë. Kur prindërit e mi erdhën në Amerikë nuk dinin gjuhë, nuk kishin para dhe vërtet mundoheshin të na siguronin jetesën. Kështu që unë kaloja vërtetë shumë kohë me gjyshen time”- u shpreh ndër të tjera Ava në “Ditë e re”.

Ajo foli edhe për bashkëpunimin e shumëpritur me Dua Lipën, Bebe Rexhën dhe Rita Orën dhe tha se duhet të bëhet patjetër një këngë e përbashkët e tipit “Lady Marmalade”. Ava tha se me Duan nuk ka folur ende, por mezi pret ta takojë.

Transportonin emigrantë të paligjshëm kundrejt përfitimit, arrestohen 2 të rinj nga Tirana

Arrestohen në flagrancë nga Policia, 2 shtetas ,në afërsi të fshatit Stropckë të Pogradecit,duke transportuar 18 emigrantë të paligjshëm, me furgon, ne kembim te 100 eurove secili.

Njoftimi i Policise :

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme në kuadër të operacionit policor “Perimetri”.Në vijim të këtij operacioni, goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.Arrestohen në flagrancë nga Policia 2 shtetas, të cilët po transportonin 18 emigrantë të paligjshëm.Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe Komisariatin e Policisë Pogradec, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, goditën një tjetër rast të veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit, me qëllim dërgimin e tyre drejt vendeve të BE-së.

Si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

• E. I., 29 vjeç, lindur në Korçë dhe banues në Tiranë.
• A. P., 24 vjeç, banues në Tiranë.

29-vjeçari, është kapur në afërsi të fshatit Stropckë, Pogradec, duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetin furgon tip “Volkswagen”, 18 emigrantë të paligjshëm, i cili në bashkëpunim me shtetasin A. P., (në rolin e shoqëruesit) iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt fitimit prej 100 euro për secilin prej tyre.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”.