116 TË PREKUR NE VEND,JA HARTA E PËRHAPJES

Ka shkuar në 9844 numri i personave të prekur nga kovid -19.Ditën e sotme në vendin tonë jane kryer 835 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 116 raste pozitive,te shperndara:49 raste në Tiranë, 13 në Elbasan, 7 në Kukës, nga 5 raste në Shkodër, Kurbin, Kavajë, Vlorë, nga 4 raste në Durrës, Fier, Has, nga 3 raste në Berat, Kamëz, Gjirokastër, 2 në Kuçovë, nga 1 rast në Krujë, Mirditë, Mat, Bulqizë.Në vendin tonë janë 3811 pacientë aktive dhe pjesa më e madhe po ndiqet nga mjeku i familjes.Juglindja e vendit tashmë ka 136 persona pozitiv me Covid-19 ndersa sot nuk ka pasur raste te reja .

Dr.Mirela Cami nga Instituti i Shëndetit Publik dha detajet :

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve në këtë komunikim të përditshëm për t’ju informuar mbi situatën epidemiologjike në vend, duke ju kujtuar rëndësinë që ka zbatimi i masave të distancimit fizik, vendosja e maskës dhe kujdesi për higjienën personale dhe atë kolektive.Në 24 orët e fundit janë kryer 835 testime dhe janë identifikuar 116 qytetarë të prekur nga virusi SARS COV2.
150 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm në 24 orët e fundit, duke e çuar në 5732 që nga fillimi i epidemisë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 49 raste në Tiranë, 13 në Elbasan, 7 në Kukës, nga 5 raste në Shkodër, Kurbin, Kavajë, Vlorë, nga 4 raste në Durrës, Fier, Has, nga 3 raste në Berat, Kamëz, Gjirokastër, 2 në Kuçovë, nga 1 rast në Krujë, Mirditë, Mat, Bulqizë.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 189 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 20 në terapi intensive nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar.
Ju informojmë se në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbim të specializuar 32 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.
Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, fatkeqësisht, në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen 5 qytetarë nga Tirana; një 56 vjeçar ; një 64 vjeçare, një 71 vjeçare ; një 77 vjeçar dhe një 89 vjeçare
I shprehim ngushëllimet familjarëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet me një thirrje secilit prej jush: Tregoni kujdes me respektimin e rregullave. Përdoreni maskën kudo në ambientet e mbyllura, kur hyni në supermarket, në dyqane, në zyrë dhe në çdo ambient publik ku nuk mund të ruani distancën.
Një thirrje vecanërisht për të rinjtë, të tregojnë kujdes sepse virusi nuk njeh moshë dhe nuk bën përzgjedhje. Bashkëpunimi juaj është vendimtar për ta fituar luftën me virusin e rrezikshëm dhe për të frenuar përhapjen e tij.
Kur dyshoni se jeni të prekur duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127.
Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes apo për çdo informacion tjetër rreth Covid19

COVID-19 – Statistika (3 Shtator 2020)
Testime totale 65340
Raste pozitive 9844
Raste të shëruara 5732
Raste Aktive 3811
Humbje jete 301 (Qarku Tiranë 143, Durrës 41, Shkodër 36, Elbasan 17, Fier 15, Korçë 12, Lezhë 11, Kukës 8, Vlorë 6, Dibër 6, Gjirokastër 4, Berat 2)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2068
Durrës 472
Shkodër 288
Lezhë 195
Korçë 136
Kukës 133
Elbasan 129
Vlorë 122
Fier 121
Berat 75
Dibër 38
Gjirokastër 34

Loja në Mesdheun Lindor po bëhet më e rrezikshme”Gati për luftë, rreshtohen ushtritë në Egje, Rusia i shkon në ndihmë Turqisë

Mesdheu dhe Deti Egje është kthyer në një front lufte, anijet luftarake nga shumë shtete kanë drejtuar grykët e zjarrit kundër tyre.Mediat greke paralajmërojnë se “loja” në Mesdheun Lindor po bëhet me e rrezikshme, në një kohë që kërcënimet vazhdojnë nga Turqia dhe tensionet nuk kanë parë aspak ulje ditë pas ditë, me retorika të ashpra nga të dyja palët.

Në njërën anë aeroplanmbajtësja franceze “Charles de Gaulle” është bashkuar me flotën ushtarake greke ndërsa në krahun e Turqisë është vendosur Rusia.Flota ruse po zhvillon përgatitje ushtarake në Detin Egje ku po zhvillon kërkimet anija turke “Oruç Reis”.Gazeta greke Protothema ka bërë të ditur se stërvitja ushtarake po zhvillohet në Egjeun Lindor dhe njoftimi është dhenë nga përmes një NAVTEX-i nga marina turke duke paralajmëruar anijet që lundrojnë rrotull që të bëjnë kujdes.

Në thelb, me NAVTEX, Ankara po informon anijet kërkimore Barbaros dhe Oruc Reis që po lundrojnë në zonat ku do të zhvillohen stërvitjet ruse”, vijon Protothema.
Sa më shumë bisedime për paqe kërkojnë të dy shtete që janë në konflikt aq më shumë tërhiqen në llogoret e tyre ndërsa lufta duken se po afron në horizont.

iPhone 5G nga Apple planifikohet të debutojë muajin tetor

iPhone 5G i shumëpritur nga Apple planifikohet të bejë debutimin e tij këtë tetor.Teknologjia 5G në telefonat e rinj do t’i lejojë ata të hyjnë në një rrjet pa tel që premton internet më të shpejtë dhe kohë reagimi më të shpejtë sesa modelet aktuale LTE.Apple u ka kërkuar furnitorëve që të bëjnë të paktën 75 milionë iPhone të gjeneratës së ardhshme, sipas raportit, por pret që të shkojë deri në 80 milionë këtë vit.

Apple gjithashtu po përgatitet të lëshojë dy modele të reja Apple Watch, si dhe kufjet e saj ndërsa është bërë një lojtar kryesor në biznesin e kufjeve, dhe parashikohet se kompania do të shesë 90 milionë njësi AirPods këtë vit – krahasuar me 65 milionë në vitin 2019.Gjiganti amerikan pritet gjithashtu të zbulojë versionin tjetër të tabletës së saj të njohur iPad Air.

Bloomberg gjithashtu raportoi se Apple ka punuar në një pajisje të re Apple TV me një telekomandë të ridizenjuar dhe procesor më të shpejtë, por vuri në dukje se ajo mund të mos shfaqet deri vitin e ardhshëm.