Pas Bjellorusisë, Shqipëria kërkon 3 pikë …Balaj dhe Roshi: Të kënaqur me 3 pikët, mendojmë për Lituaninë

Dy kuqezinjtë e kombëtares shqiptare të futbollit, Bekim Balaj dhe Odise Roshi kanë dalë ditën e sotme në një konferencë për shtyp pas rikthimit në Shqipëri.Interesimit të gazetarëve i janë përgjigjur të dy shokët e kombëtares, të cilën u shprehën të lumtur për 3 pikëshin e marrë në transfertën e Bjellorusisë teksa tani mendja është te kundërshtari i radhës.

Bekim Balaj në fjalën e tij theksoi:

– “Ajo që na ngroh të gjithëve është 3 pikëshi që morëm, fitorja jashtë fushe na jep moralin e duhur për fillimin e këtyre eliminatoreve për Nations League. Mendoj që jemi në rrugën e duhur me atë fitore që arritëm.Pas dy ditësh kemi ndeshjen tjetër dhe ndoshta nuk kemi dhe shumë kohë të gëzohemi. Të mendojmë për 3 pikëshin e radhës.” Titullar në ndeshje?-

“Sigurisht që dëshira e të gjithëve është ta nisim ndeshjen titullar por që kjo nuk varet nga ne, janë zgjedhjet e trajnerit.Në fund të fundit arritëm fitoren dhe kjo na lë të kënaqur të gjithëve. Pak rëndësi ka sa minuta na jepet mundësia, të paktën në aspektin personal them gjithmonë, jam i gatshëm për të dhënë më të mirën për ekipin kombëtar.”

Një gol në “Air Albania kundër Lituanisë- “Dëshira është e madhe të shënosh për ekipin kombëtar, pak rënëdësi ka ku shënon, por siç thatë dhe ju, në stadiumin tonë të bukur tashmë, nuk kemi arritur akoma të gëzohemi me një gol. Për fat të keq në këto ndeshje mungojnë dhe tifozët dhe gëzimi i golit nuk është i njëjti sikur të jenë dhe tifozët por që këtë ndeshje, e rëndësishme është ta fitojmë. Dëshira është e madhe ta fitojmë por në fund pak rëndësi ka kush shënon.”

Edhe Odise Roshi u shpreh i kënaqur me fitoren e kombëtares mbrëmjën e djeshme: “Është një kënaqësi të nisësh me një 3 pikësh në Bjellorusi, nuk ishte e lehtë, ishte ndeshje e vështirë, por ekipi ka bërë një ndeshje shumë të mirë dje. Tani pas dy ditësh kemi një ndeshje tjetër me Lituaninë, nuk duhet ta nënvlerësojmë kundërshtarin. Të marrim dhe një 3 pikësh tjetër dhe pastaj të shikojmë për ndeshjet e radhës.”

Vendi i titullarit? – “Besoj se çdo lojtar do të luajë nga fillimi, është normale, por gjithmonë e kemi thënë në çdo lloj interviste, sa herë na jepet mundësia, të gjithë lojtarët, edhe unë jap 100% në fushë, bëjmë detyrën, pastaj është trajneri që e vendos se kush luan dhe kush nuk luan.

Por kënaqësia është gjithmonë që të luash nga filimi. Unë bëj më të mirën, kam dëshirë të luaj nga fillimi si çdo lojtar por kur na jepet mundesia japim maksimumin për kombin tonë, luajmë në radhë të parë për veten, familjen pastaj për të gjithë shqiptarët.”

Konflikti me Greqinë/ Erdogan: Turqia ka fuqinë politike dhe ushtarake që të grisë hartat që i imponohen

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan deklaroi se “Si Turqi dhe si popull turk ne jemi të përgatitur për çdo mundësi dhe çdo rezultat”.Erdoğan mbajti një fjalim në ceremoninë e hapjes së spitalit Prof. Dr. Süleyman Yalçın në Stamboll ku duke përmendur pandeminë e koronavirusit ai theksoi se falë strukturës së fuqishme shëndetësore të ngritur u parandaluan pengesa që ishin të zakonshme në shumë vende, përfshirë edhe vendet e zhvilluara.Turqia ka fuqinë politike, ekonomike dhe ushtarake që të grisë hartat dhe dokumentet e pamoralshme që i imponohen asaj.

Shpresojmë se nuk do të jetë vonë kur ata të kuptojnë që nuk ka asnjë fuqi që të qëndrojë përballë një populli i cili luftën dhe martirizimin e mundshëm në fund e sheh si gradën më të lartë”, tha lideri turk.
“Sistemi ynë shëndetësor qëndron i fortë në këmbë pavarësisht rasteve në rritje kohët e fundit dhe numrit në kujdesin intensiv“, tha Erdoğan i cili me këtë rast ftoi qytetarët që të zbatojnë me përpikmëri rregullat e “pastërtisë”, “maskës” dhe distancës”.Erdoğan potencoi se çdo sulm dhe çdo krizë me të cilën përballen e shpjegon më mirë kuptimin e vendit se ku ka arritur Turqia në prodhim, tregti, tenknologji, eksport, industrinë e mbrojtjes dhe në fushën e shërbimeve themelore.

Duke vënë theksin se tashmë ka një Turqi e cila i beson vetes, njeh potencialin e saj, që shikon fuqinë e vërtetë dhe fushën e veprimit të atyre që janë përballë dhe e cila mbështetjen pas saj mund ta shndërrojë në rezultate të vërteta, Erdoğan më tej tha:“Sigurisht që këto të vërteta mund t’i shohin shumë mirë edhe ata që janë përballë nesh. Pas aleancave të paimagjinueshme të formuara kundër vendit tonë dhe pas qasjeve që nuk njohin të drejta, ligje dhe të patolerueshme qëndron nxitimi dhe frika. Ne në çdo platformë, në çdo bisedë, në çdo mesazh e themi se Turqia është e gatshme për çdo lloj ndarjeje me kusht që të jetë e drejtë. Ne jemi të sinqertë në fjalën tonë“.

135 TË PREKUR NE VEND,JA HARTA E PËRHAPJES

Ka shkuar në 10102 numri i personave të prekur nga kovid -19.Ditën e sotme në vendin tonë jane kryer 860 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 135 raste pozitive,te shperndara:33 raste në Tiranë, 29 në Elbasan, 13 në Lezhë, 10 në Krujë, 7 në Lushnje, nga 4 raste në Durrës, Kamëz, Gjirokastër, nga 3 raste në Fier, Kurbin, Kavajë, Pukë, Berat, Librazhd, nga 2 raste në Vlorë, Mirditë, Pogradec, Sarandë, Kolonjë, nga 1 rast në Shkodër, Rrogozhinë, Gramsh.Në vendin tonë janë 3814 pacientë aktive dhe pjesa më e madhe po ndiqet nga mjeku i familjes.Juglindja e vendit tashmë ka 135 persona pozitiv me Covid-19 ndersa sot ka pasur 2 raste te reja në Pogradec dhe 2 në Kolonjë.

Dr. Marjeta Dervishi nga Instituti i Shëndetit Publik dha detajet :

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon rreth situatës së COVID19 në Shqipëri.
Që nga fillimi i epidemisë janë mbi 10 mijë të prekur nga COVID 19, prej tyre, 60% janë të shëruar, ndërsa 3814 janë persona aktivë me COVID19.
Nga 860 testime qe janë kryer në 24 orët e fundit, ku përfshihen përfshihen edhe testime të kryera në laboratorët jo publike, që përmbushin përkufizimin e rastit, për konfirmim diagnoze pozitive apo të dyshuara, sipas vlerësimit të ISHP, 135 qytetarë rezultojnë të prekur nga virusi SARS COV2. Ndërsa 94 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm në 24 orët e fundit.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 33 raste në Tiranë, 29 në Elbasan, 13 në Lezhë, 10 në Krujë, 7 në Lushnje, nga 4 raste në Durrës, Kamëz, Gjirokastër, nga 3 raste në Fier, Kurbin, Kavajë, Pukë, Berat, Librazhd, nga 2 raste në Vlorë, Mirditë, Pogradec, Sarandë, Kolonjë, nga 1 rast në Shkodër, Rrogozhinë, Gramsh.
Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 189 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 12 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.
Gjithashtu në dy spitalet COVID janë duke marrë shërbim të specializuar 17 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.
Betejën me virusin e rrezikshëm nuk e ka fituar dot një 63 vjeçar nga Tirana, i cili ka ushtruar detyrën e infermierit në spitalin e Traumës dhe vuante nga sëmundje bashkëshoqëruese, me gjithë përpjekjet maksimale të mjekeve dhe infermiereve. I shprehim ngushëllime familjarëve dhe kolegëve për këtë humbje jo vetëm për familjen por edhe për sistemin tonë shëndetësor.
Betejën me këtë virus të rrezikshëm nuk e kanë fituar edhe një 64 vjeçar nga Mati, një 71 vjeçare nga Divjaka dhe 3 qytetarë nga Tirana : një 77 vjeçar ; një 72 vjeçare dhe një 80 vjeçare. I shprehim ngushëllimet familjarëve.

Nisur nga fakti se një pjesë e rasteve pozitive lidhen me grumbullime në ceremoni festive apo mortore, rikujtojmë qytetarët se ndalohen të gjitha grumbullimet pasi janë burim i përhapjes së infeksionit, duke vënë në rrezik shëndetin tuaj dhe të afërmve tuaj.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon edhe një herë për më shumë kujdes për respektimin e rregullave të higjienës, vendosjes së detyrueshme të maskës në ambientet e mbyllura dhe respektimit të distancimit fizik.
Nëse dyshoni se jeni i prekur ose keni shenja të sëmundjes duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127.
Ministria e Shëndetësisë ka vënë në dispozicion të qytetarëve linjën e gjelbër 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes apo për çdo informacion tjetër rreth Covid19.

COVID-19 – Statistika (5 Shtator 2020)
Testime totale 67057
Raste pozitive 10102
Raste të shëruara 5976
Raste Aktive 3814
Humbje jete 312 (Qarku Tiranë 149, Durrës 41, Shkodër 36, Elbasan 19 , Fier 16, Korçë 12, Lezhë 12, Kukës 8, Vlorë 6, Dibër 7, Gjirokastër 4, Berat 2)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2054
Durrës 466
Shkodër 296
Lezhë 204
Elbasan 154
Korçë 135
Kukës 129
Vlorë 125
Fier 113
Berat 69
Dibër 35
Gjirokastër 34

ERDOGAN PARALAJMËRON GREQINË: SHPRESOJ QË ATA TË MOS PAGUAJNË TË NJËJTIN ÇMIM SI 100 VJET MË PARË

Mediat greke raportojne sot per nje kercenim te hapur qe presidenti turg, Erdogan, i ka bere Greqise, ndonese nuk e ka percaktuar me emer ate. Mediat greke i referohen nje deklarate te bere nga Erdogan gjate fjales se mbajtur me të diplomuarit e Universitetit Kombëtar të Mbrojtjes Turke.Ai kujtoi historine e 100 viteve më parë dhe theksoi:

“Ata që sulmuan pavarësinë tonë një shekull më parë, populli turk i varrosi ata ose në tokë ose i hodhën në det. Ata që shënjestruan flamurin dhe lutjen tonë, kur po kërkonin një mënyrë për të dalë nga ky presion, ekzekutuan tre kryeministra, dy ministra dhe një gjeneral. Shpresojmë që të mos bëjnë të njëjtin gabim sot dhe të mos paguajnë të njëjtin çmim”, u shpreh presidenti turk.

Paralelisht, Turqia njoftoi stërvitje ushtarake pesë-ditore duke filluar të Dielën me “ushtrinë” Qipriote Turke në Territoret e okupuara, njoftoi Anadolu Agency

Korçë/ Shpërndante lëndë narkotike në lagje të ndryshme të qytetit, pranga 26-vjeçarit

Forcat e Posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Korçë, godasin një rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza.Arrestohet në flagrancë 1 shtetas.Sekuestrohet një sasi lënde narkotike e dyshuar kanabis e ndarë në doza gati për shitje.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të shpërndarjes së lëndëve narkotike, si edhe në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore se një shtetas shpërndante lëndë narkotike në lagje të ndryshme të qytetit, Forcat e Posaçme “Shqiponja” pranë DVP Korçë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Korçë, organizuan punën për lokalizmin dhe kapjen e personit të dyshuar.Falë veprimeve të shpejta e profeisonale u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit D. K., 26 vjeç, banues në Korçë.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar 26-vjeçarit në lagjen nr. 1 dhe më pas në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis të ndarë në doza, gati për shitje.Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.