Konflikti me Greqinë/ Erdogan: Turqia ka fuqinë politike dhe ushtarake që të grisë hartat që i imponohen

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan deklaroi se “Si Turqi dhe si popull turk ne jemi të përgatitur për çdo mundësi dhe çdo rezultat”.Erdoğan mbajti një fjalim në ceremoninë e hapjes së spitalit Prof. Dr. Süleyman Yalçın në Stamboll ku duke përmendur pandeminë e koronavirusit ai theksoi se falë strukturës së fuqishme shëndetësore të ngritur u parandaluan pengesa që ishin të zakonshme në shumë vende, përfshirë edhe vendet e zhvilluara.Turqia ka fuqinë politike, ekonomike dhe ushtarake që të grisë hartat dhe dokumentet e pamoralshme që i imponohen asaj.

Shpresojmë se nuk do të jetë vonë kur ata të kuptojnë që nuk ka asnjë fuqi që të qëndrojë përballë një populli i cili luftën dhe martirizimin e mundshëm në fund e sheh si gradën më të lartë”, tha lideri turk.
“Sistemi ynë shëndetësor qëndron i fortë në këmbë pavarësisht rasteve në rritje kohët e fundit dhe numrit në kujdesin intensiv“, tha Erdoğan i cili me këtë rast ftoi qytetarët që të zbatojnë me përpikmëri rregullat e “pastërtisë”, “maskës” dhe distancës”.Erdoğan potencoi se çdo sulm dhe çdo krizë me të cilën përballen e shpjegon më mirë kuptimin e vendit se ku ka arritur Turqia në prodhim, tregti, tenknologji, eksport, industrinë e mbrojtjes dhe në fushën e shërbimeve themelore.


Duke vënë theksin se tashmë ka një Turqi e cila i beson vetes, njeh potencialin e saj, që shikon fuqinë e vërtetë dhe fushën e veprimit të atyre që janë përballë dhe e cila mbështetjen pas saj mund ta shndërrojë në rezultate të vërteta, Erdoğan më tej tha:“Sigurisht që këto të vërteta mund t’i shohin shumë mirë edhe ata që janë përballë nesh. Pas aleancave të paimagjinueshme të formuara kundër vendit tonë dhe pas qasjeve që nuk njohin të drejta, ligje dhe të patolerueshme qëndron nxitimi dhe frika. Ne në çdo platformë, në çdo bisedë, në çdo mesazh e themi se Turqia është e gatshme për çdo lloj ndarjeje me kusht që të jetë e drejtë. Ne jemi të sinqertë në fjalën tonë“.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.