Edy Reja, trajneri i kombëtares kuqezi në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Lituanisë, paralajmëroi se në skuadër pritet të ketë disa ndryshime për këtë sfidë me përjashtim të repartit mbrojtës ,teksa ka treguar edhe pse Odise Roshi nuk aktivizohet nga fillimi.Reja foli për disa tema duke i prekur të gjitha çështjet e aktualitetit kuqezi nga pak.Reja është shpehuR se do të jetë një ndeshje e vështirë, pasi Lituania luan mirë me topin.
Edy Reja :
“Do jetë një ndeshje e vështirë, Lituania ka një skuadër që luan mirë me topin dhe janë shumë të shpejtë. Kam besim te ekipi im. Nuk e di si do jetë gjendja e lojtarëve. Mund të bëjmë 3-4 ndryshime. Më duhet të jem i kujdesshëm në zgjedhjet e mia. Lituania humbi ndeshjen e parë, por pas humbjes do kërkohet një rezultat pozitiv.Përsa i përket sulmit. Kam rastin e Cikalleshit i cili është i lodhur dhe ka probleme fizike. Për mbrojtjen nuk kam shqetësim, pasi mbrojtësin nuk janë lidhur shumë. Kam edhe Mihajn, i cili është kandidat për të luajtur.Për mesfushën, Bare dhe Abrashi janë lodhur shumë dhe po shikoj për të bërë ndonjë ndryshim.
Nuk e di nëse Hysaj do të jetë në formë të mirë siç ishte ndaj Bjellorusisë. Duhet të jem i kujdesshëm për të mos i rrezikuar.Ne kishim shumë muaj pa luajtur bashkë dhe ishte e vështirë për ta përgatitur ndeshjen. Jam i kënaqur me lojtarët që shpenzuan shumë energji, ndaj Bjellorusisë, që ishin në fushë prej një kohe të gjatë.
Roshi në sulm? Roshi është nga ata lojtarë që futet në lojë dhe zgjidh ndeshjen. I kam thënë futbollistëve që duhet të jenë të kënaqur edhe me 5 minuta në fushë. Unë do doja që të luajë më shumë ai, por është problem i modulit. Unë nuk mund të ndryshoj dot modulin në këtë kohë. Kam kohë që luaj me këtë modul dhe ekipi është përshtatur me këtë modul. E kam provuar me Roshin, por me të thënë të drejtën kam frikë se humbim ekuilibrat. Nuk është momenti për eksperimente.
Debutues ditën e nesërme? Sigurisht që mund të kemi debutime nesërm. Disa lojtarë mund të luajnë nga fillimi, por edhe nga stoli. Në sulm mund të bëj ndonjë ndryshim, kam 24 orë kohë dhe mund të vendos më pas për gjithçka”, u shpreh trajneri Reja.
Media greke raporton një histori nga Halkidiki rreth një 12-vjeçari i cili u gjobit me 150 euro për mosmbajtjen e maskës.Sipas faqes greke xalkidikipolitiki.gr, djali ishte duke ngrënë akullore në qytetin Nea Flogita në momentin kur përfaqësuesit e shëndetit publik të Greqisë vërejtën në inspektim se ai nuk mbante maskë.
Sipas dëshmitarëve okularë, djali shpjegoi i shqetësuar dhe i frikësuar se e harroi maskën, megjithatë, inspektorët mbetën të pamëshirshëm ndërsa djali me telefonin në duar qante nga frika e reagimit të prindërve të tij kur dëgjuan se sa dënim do të duhet të paguanin.
Ka marrë fund paniku në Selanik, ku një shqiptar kërcënonte se do të hidhej nga kati i 12 i një ndërtese.Sipas Ministrise se Puneve te Jashtme, pas negociatave, ai eshte bindur te zbrese dhe tani ndodhet në rajonin Qendror të Policisë në Selanik.Burri i tha policisë se nuk ka dokumente qëndrimi në vend, s’ka para dhe jeton në një kasolle. Ai gjithashtu tha se djali i tij po kryen shërbimin e tij ushtarak në Evros.Po ashtu konsulli është takuar me vajzën e tij dhe po ndiqet situata për të gjetur mundësinë e zgjidhjes sa më parë për të ndihmuar emigrantin shqiptar.
NJOFTIMI NGA MEPJ :
Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Selanik sapo mori dijeni për ngjarjen e ndodhur gjatë pasdites së sotme të një shtetasi shqiptar me banim në Lagkada, i cili ka tentuar t’i japë fund jetës së tij për motive personale, është vënë në kontakt menjëherë me drejtuesit e Rajonit Qendror të Policisë në Selanik si dhe është takuar tanimë edhe me vetë shtetasin, i cili ndodhet aktualisht në këtë rajon.
Konsullata është lidhur menjëherë edhe me familjarët e shtetasit dhe aktualisht, Konsulli i Përgjithshëm i Shqipërisë në Selanik është në takim me vajzën e shtetasit duke ndjekur situatën në vijimësi për të gjetur mundësinë e zgjidhjes sa më parë, në ndihmë të shtetasit shqiptar.
Ka shkuar në 10255 numri i personave të prekur nga kovid -19.Ditën e sotme në vendin tonë jane kryer 847 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 153 raste pozitive.Në vendin tonë janë 3833 pacientë aktive dhe pjesa më e madhe po ndiqet nga mjeku i familjes.Juglindja e vendit tashmë ka 145 persona pozitiv me Covid-19 ndersa sot ka pasur 20 raste te reja në Korce dhe 2 në Maliq.
Gazetarja e Abc Neës, Ledjona Xheladinaj raporton se bëhet fjalë për tamponë të marrë gjatë ditëve që kemi lënë pas.Sa i përket rasteve të reja, nga burime zyrtare, mësohet se një pjesë e mirë e tyre janë të regjistruar si staf mjekësor në Spitalin Rajonal në Korçë. Pra, bëhet fjalë për mjekë dhe kryeinfermierë në këtë spital.Gazetarja Xheladinaj raporton po ashtu, se ata kanë qenë në plazh dhe pas kthimit kanë shfaqur shenja të sëmundjes dhe i janë nënshtruar tamponit.Ndersa një pjesë e tyre ndodhen të karantinuar në shtëpitë e tyre, në gjendje të mirë shëndetësore.
Eksperti i shëndetit publik, Erion Dasho, përmes një analize në rrjetet sociale, shkruan se me ardhjen e stinës së vjeshtës, hapjen e shkollave, rifillimin e aktivitetit në administratë pas pushimeve verore, parashikohet një rritje shumë më e shpejtë e numrit të infeksioneve.Prandaj ai këshillon të merren masa të menjëhershme si forcimi i rrjetit të laboratorëve publikë për të arritur një kapacitet testimi prej të paktën 2.000-2.500 teste në ditë, ngritja e një sistemi gjurmimi digjital si dhe krijimi i kapaciteteve trajtuese në mjekësinë e familjes dhe spitalet rajonale për të qenë gati për t’u përballuar me një fluks të mundshëm pacientësh ku do të përzihen COVID, gripi dhe virozat respiratore të stinës.
POSTIMI:
A MËSUAM DIÇKA NGA VERA?
Ekspertët e Johns Hopkins e kishin parashikuar muajin gusht në Shqipëri si një muaj kur transmetueshmëria e COVID do të reduktohej me të paktën 30%, ndoshta edhe më tepër. Sot IHME vlerëson se Shqiqëria ka patur një R prej 1.03 deri 1.05, mjaftueshëm për të patur një rritje graduale të infeksionit, por pa shkaktuar shpërthime.Me ardhjen e stinës së vjeshtës, hapjen e shkollave, rifillimin e aktivitetit në administratë pas pushimeve verore, parashikohet një rritje e R-së, çka përkthehet automatikisht në mundësi për të patur rritje shumë më të shpejta të numrit të infeksioneve.
A ËSHTË SHQIPËRIA E PËRGATITUR PËR KËTË?
A MËSOI MINISTRIA DHE KOMITETI DIÇKA NGA VERA QË LAMË PAS?
Deri tani përgjigjja shqiptare ndaj COVID-19 ka dështuar në të gjithë komponentët e saj, testim, gjurmim dhe trajtim. Këto i kam trajtuar gjatë në statuse të mëparshëm dhe çdo përsëritje do të ishte e bezdisshme për miqtë e faqes.Sikur të mos mjaftonte kjo, tre muajt e karantinës minuan besimin e publikut tek qeveria i cili tashmë është jo vetëm skeptik ndaj mesazheve parandaluese, por edhe i frikësuar në palcë edhe nga mundësia e shtrimit në spital.
Çfarë duhet bërë në këto kushte?
Së pari, duhet kuptuar nga ministria dhe komiteti se papërgjegjshmëria është një lojë e rrezikshme. Një popullatë prej 2.8 milionë banorësh nuk mund të lihet në mëshirën e tekave të virusit. Për këtë masat e menjëhershme duhet të jenë:
Forcimi i rrjetit të laboratorëve publikë për të arritur një kapacitet testimi prej të paktën 2.000-2.500 teste në ditë.
Ngritja e një sistem gjurmimi digjital (survejancë epidemiologjike digjitale). Deri tani vlerësohet se sistemi ynë i survejancës kap vetëm 11-12% të rasteve nga rreth 40% të kapin sistemet të cilave duhet t’u referohemi.
Krijimi i kapaciteteve trajtuese në mjeksinë e familjes dhe spitalet rajonale për të qënë gati për t’u përballuar me një fluks të mundshëm pacientësh ku do të përzihen COVID, gripi dhe virozat respiratore të stinës.
Së dyti, duhet vëmendje e veçantë për popullatat vulnerabël – të moshuarit dhe të sëmurët kronikë. Në kushtet kur mbajtja e maskave në publik ka dështuar (rreth 20% e popullatës raportojnë përdorim të maskës) kujdesi për këto kategori duhet të jetë më i shtuar. Fondi i sigurimeve shëndetësore duhet të mendojë rimbursimin ose dhënien me recetë të maskave të tipin N95 të cilat ofrojnë mbrojtje optimale edhe për vetë personin që i mban.
Së treti, duhet krijuar një partneritet funksional me sektorin privat. Deri tani sektori privat është lënë i lirë dhe disa tregues, si p.sh. çmimi i testit të tamponit, ka krijuar dyshime se situata po përdoret për të krijuar fitime të pajustifikuara. Sektori privat në Shqipëri e ofron këtë test me çmime 2 herë më të lartë se Gjermania, 2.5 herë më të lartë se Maqedonia dhe 4-5 herë më të lartë se Ukraina apo Bjellorusia.Ky çmim duhet patjetër të argumentohet duke ndarë me publikun markën e testit, çmimin e blerjes apo vendin e origjinës.
Së fundi, por më e rëndësishmja: TRANSPARENCA! Deri tani ministria, komiteti, sektori shëndetësor, etj. kanë vepruar në kushte flagrante të mungesës së transparencës. Mosdeklarimi i markës së testeve, fshehja e protokolleve të mjekimit, pengesa që pacientët e shtruar në COVID-1 dhe 2 të komunikonin me familjarët, janë disa shembuj të transparencës së munguar.
STINA E VIROZAVE PO VJEN DHE, ME SHUMË MUNDËSI, KJO DO TË JETË PËRBALLJA JONË E FUNDIT ME COVID-19. MË PAS FUTJA NË LOJË E VAKSINËS DO TA NDRYSHOJË RRËNJËSISHT PËRAFRIMIN TONË NDAJ EPIDEMISË.
NË KËTO RRETHANA, HUMBJA E DISA DHJETËRA APO QINDRA JETË SHQIPTARËSH SI PASOJË E PAPËRGJEGJSHMËRISË SË INSTITUCIONEVE DO TË ISHTE TOTALISHT E PAPRANUESHME!
TESTIMI-GJURMIM-TRAJTIM DHE RIVENDOSJA E MARRËDHËNIES SË BESIMIT ME PUBLIKUN DUHET TË NISIN URGJENTISHT! KOHA PËR VEPRIM ËSHTË TANI!
Ka shkuar në 10255 numri i personave të prekur nga kovid -19.Ditën e sotme në vendin tonë jane kryer 847 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 153 raste pozitive,te shperndara:61 raste në Tiranë, 20 në Korçë, 12 në Durrës, 11 në Shkodër, 9 në Vlorë, 8 në Elbasan, nga 6 raste Lezhë, Mirditë, nga 3 raste Kavajë, Malësi e Madhe, nga 2 raste Kurbin, Tropojë, Mat, Maliq, nga 1 rast Krujë, Fier, Has, Berat, Përmet, Kuçovë.Në vendin tonë janë 3833 pacientë aktive dhe pjesa më e madhe po ndiqet nga mjeku i familjes.Juglindja e vendit tashmë ka 145 persona pozitiv me Covid-19 ndersa sot ka pasur 20 raste te reja në Korce dhe 2 në Maliq.
Dr. Marjeta Dervishi nga Instituti i Shëndetit Publik dha detajet :
Gjatë 24 orëve të fundit nga 847 testime të kryer kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, 153 persona.Katër pacientë e kanë humbur jetën në spital, nga koronavirusi, një 64 vjecar nga Durrësi dhe 3 qytetarë nga Tirana.Me gjithë përpjekjet e mjekëve dhe infermierëve në dy spitalet Covid, betejën me këtë virus të rrezikshëm nuk e kanë fituar një 64 vjeçar nga Durrësi, dhe 3 qytetarë nga Tirana : një 81 vjeçar, një 85 vjeçare dhe një 87 vjeçar. I shprehim ngushëllimet familjarëve“, tha ajo.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 61 raste në Tiranë, 20 në Korçë, 12 në Durrës, 11 në Shkodër, 9 në Vlorë, 8 në Elbasan, nga 6 raste Lezhë, Mirditë, nga 3 raste Kavajë, Malësi e Madhe, nga 2 raste Kurbin, Tropojë, Mat, Maliq, nga 1 rast Krujë, Fier, Has, Berat, Përmet, Kuçovë.Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje qytetarëve që të mos e ulin vigjilencën për asnjë moment. Rikthimi i nxënësve në shkolla dhe i punonjësve në punë me kapacitet të plotë e rrit rrezikun e përhapjes së infeksionit.
Prandaj i drejtohemi qytetarëve dhe bizneseve të kenë më shumë kujdes për respektimin e rregullave të higjienës, vendosjes së detyrueshme të maskës në ambientet e mbyllura dhe respektimit të distancimit fizik. Nëse dyshoni se jeni i prekur ose keni shenja të sëmundjes duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127. Ministria e Shëndetësisë ka vënë në dispozicion të qytetarëve linjën e gjelbër 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes apo për çdo informacion tjetër rreth Covid19.
COVID-19 – Statistika (6 Shtator 2020) Testime totale 67904 Raste pozitive 10255 Raste të shëruara 6106 Raste Aktive 3833 Humbje jete 316 (Qarku Tiranë 152, Durrës 42, Shkodër 36, Elbasan 19, Fier 16, Korçë 12, Lezhë 12, Kukës 8, Dibër 7, Vlorë 6, , Gjirokastër 4, Berat 2)
Presidenti Ilir Meta ka dekretuar 25 prillin si datën e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.
Në mbështetje të nenit 65, pikat 1 dhe 2, 92 shkronja “gj” dhe 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe të nenit 8, 9, pikat 1 dhe 4 të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe pas konsultimit me partitë politike mbi caktimin e datës së zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë,
D e k r e t o j:
Neni 1
Zgjedhjet për Kuvendin të zhvillohen ditën e diel, më datë 25 prill 2021.
Vijon operacioni i koduar “Perimetri”.Goditet një rast tjetër në fushën e dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit.Vihen në pranga 2 shtetas, të cilët po transportonin 3 emigrantë të paligjshëm.Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe Komisariatin e Policisë Devoll në vijim të operacionit policor “Perimetri”, kanë goditur një rast tjetër të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt shpërblimit,
si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:
E. SH., 36 vjeç dhe K. M., 18 vjeç, banues në Tiranë.
Dy shtetasit e mësipërm, u kapën nga forcat policore, mbi fshatin Poloskë, Devoll, duke transportuar me mjetin furgon tip “Benz” tre emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit iu kishin premtuar kalimin e tyre drejt vendeve të BE-së.Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”.