HUMBJA NDAJ LITUANISË/ FLET EDI REJA PAS TAKIMIT:BËMË NJË GABIM TRASHANIK!

Edhe pse një kundërshtar i lehtë në letër, Lituania e ka surprizuar Shqipërinë mbrëmjen e sotme. Një gol i shënuar nga Kazlauskas në minutën e 50- të i ka mjaftuar Lituanisë për të marrë tre pikë në Tiranë me Kombëtaren shqiptare të Rejas.Trajneri Edi Reja u shfaq i qetë në intervistën për Supersport, pas humbjes minimale 0-1 ndaj Lituanisë.Italiani u shfaq i zhgënjyer, teksa ia vuri fajin formës fizike ,ndërsa pranoi se e priste që të ishte një ndeshje e komplikuar, për shkak të gjendjes fizike të futbollistëve kuqezi.Në prononcimin për “Supersport”, tekniku u shpreh:

Ju zhgënjen rezultati apo loja e skuadrës sot?


“Jam i zhgënjyer për ndeshjen dhe lojën. Luajtëm ndaj Lituanisë që ishte mirë fizikisht. Për fat të keq bëmë atë gabim që humbëm ndeshjen. Tani nuk na mbetet gjë tjetër veç të shohim para. Për fat të keq kemi gjetur përballë një kundërshtar në formë mjaft të mirë që na e bëri të vështirë ndeshjen. Më pas bëmë edhe atë gabim që na kushtoi humbjen e ndeshjes, por është momenti të shohim përpara.Më vjen shumë keq për humbjen. I pashë lojtarët shumë të mërzitur. E gjithë bota luan me 3 mbrojtje. Nuk kemi bërë revolucion. Kemi pasur probleme fizike. Në rast se nuk do të bënim atë gabim, mund të flisnim ndryshe. Lodhja u ndje shumë në këmbët e lojtarëve”, u shpreh Reja.

Skuadra pati disa goditje standarde, a patët punuar edhe në këtë aspekt për të shkuar te goli?

Nuk është se lojtarët nuk i bënë detyrat dhe patëm edhe disa raste, që nuk mundëm t’i shfrytëzonim dot. Përballë kishim një kundërshtar shumë të mirë në aspektin fizik dhe psikologjik, që na vuri shumë në vështirësi. Më pas erdhi edhe ai gabim, ku pësuam, pasi 0-0 mund të ishte rezultat më i drejtë. U pata thënë lojtarëve të mos bënin gabime, pasi kundërshtarët janë të rrezikshëm në zbritjet në kundërsulm dhe pikërisht në një rast të tillë u ndëshkuam.

Favoritë në grup dhe mungesa e Hysajt- Më vjen keq që ndodhi kështu. Do ishim të kënaqur edhe me një barazim ndaj Lituanisë. Nuk mund të them se jemi favoritë, pasi ka skuadra shumë të mira në grup. Shpresoj të bëjmë më mirë në ndeshjet e tetorit. Sigurisht që do të ndihet mungesa e Hysajt, por kemi një grup të madh lojtarësh dhe mund ta gjejmë zëvendësuesin”, u shpreh Reja.

Për disa minuta luajtët edhe me 4 në mbrojtje. A mund të jetë një rreshtim i vlefshëm për të ardhmen?

Sa i përket rreshtimit, shumë skuadra në botë po luajnë me tre në mbrojtje, ndaj nuk është një shpikje e jona dhe nuk është problem skeme. Ne vuajtëm gjendjen fizike të kundërshtarit dhe e kisha parashikuar këtë, por mendoj se ndeshjen ua dhuruam me atë gabim, për të cilin më vjen keq. Më vjen keq për lojtarët, të cilët ishin të mërzitur, por edhe për tifozët, megjithatë duhet të shohim përpara.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.