Në mes të tensioneve me Turqinë, Greqia bën plane për të blerë armë

Greqia ka në plan të blejë armë, të forcojë forcat e saj të armatosura dhe të riorganizojë industrinë e saj të mbrojtjes, tha zëdhënësi i qeverisë të hënën, ndërsa tensionet me aleatin e NATO-s Turqinë për burimet e energjisë në Mesdheun lindor rriten.Sipas Reuters, Greqia, e cila doli nga ndihma e tretë ndërkombëtare në vitin 2018 dhe ka qenë duke luftuar me ndikimin ekonomik të krizës së coronavirusit, dëshiron të shpenzojë një pjesë të rezervave të saj të parave prej miliarda euro në sektorin e saj të mbrojtjes.

“Ne jemi në bisedime me aleatët për të rritur forcat tona të armatosura”, u tha gazetarëve zëdhënësi qeveritar Stelios Petsas, duke shtuar se kryeministri Kyriakos Mitsotakis do të përshkruajë planet e tij gjatë një fjalimi vjetor të politikës ekonomike të shtunën.Ndërkohë një zyrtar i qeverisë greke i tha Reuters javën e kaluar se Greqia është në bisedime me Francën dhe vendet e tjera rreth blerjes së avionëve luftarakë.


Greqia po përpiqet gjithashtu për më shumë se një dekadë të konsolidojë dhe privatizojë kompanitë e saj të mbrojtjes.Po sipas mediave, Mitsotakis do të takohet me presidentin Francez Emmanuel Macron në Korsikë të enjten, përpara një takimi të udhëheqësve të Evropës Jugore (MED7) në ishullin francez.Të dy udhëheqësit pritet të diskutojnë marrëdhëniet e tensionuara të Bashkimit Evropian me Turqinë, tha zyra e Macron.Dhe Petas tha se bashkëpunimi në sektorin e mbrojtjes midis dy vendeve do të jetë gjithashtu në rendin e ditës.

Ndryshe, Turqia dhe Greqia kanë kohë që nuk bien dakord mbi shtrirjen e rafteve të tyre kontinentale. Tensionet u rritën muajin e kaluar pasi Ankaraja dërgoi një anije kërkimi në ujërat e diskutueshme, të shoqëruar nga anije luftarake, disa ditë pasi Greqia nënshkroi një marrëveshje detare me Egjiptin. /Telegrafi/

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.