VIDEO – Zhgënjen Kombëtarja e Rejas, mundet në Tiranë nga Lituania në një ndeshje për tu harruar

Edhe pse një kundërshtar i lehtë në letër, Lituania e ka surprizuar Shqipërinë mbrëmjen e sotme. Një gol i shënuar nga Kazlauskas në minutën e 50- të i ka mjaftuar Lituanisë për të marrë tre pikë në Tiranë me Kombëtaren shqiptare të Rejas. Një ndeshje për tu harruar sa më parë, ku nuk spikati asnjë futbollist kuqezi.Një Kombëtare e lodhur fizikisht që mesa duket kishte nënvleftësuar kundërtashtarin. Një gabim amatoresk i Gjasulës e për ta mbyllur, një karton i kuq për kapitenin Hysaj tre minuta para mbylljes së kohës së rregullt.

Me këtë rezultat, të gjitha ekipet në grupin tonë kanë nga 3 pikë teksa Kazakistani është mundur nga Bjellorusia.


Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.