Miratohen 8 anëtarët e Kolegjit Zgjedhor që kanë në dorë fatin e zgjedhjeve të 25 prillit (Emrat)

Ditën e sotme u zhvillua shorti për zgjedhjen e 8 gjyqtarëve që do të përbëjnë Kolegjin Zgjedhor. Jane 8 anëtarë të Kolegjit Zgjedhor, që do të vendosin për “fatin” e zgjedhjeve të 25 Prillit. Nga Sokol Ibi, tek Manjola Xhaxho dhe Alma Kolgjokaj, janë disa prej anëtarëve të zgjedhur me short. Ardian Dvorani nuk është përzgjedhur nga shorti.

Anëtarët e Kolegjit Zgjedhor :


Sokol Ibi
Manjola Xhaxho
Edlira Petri
Eljona Muçi
Asim Vokshi
Gentian Medja
Esmeralda Çeka
Alma Kolgjokaj

Kolegji Zgjedhor që do të vlerësojë procesion zgjedhor të 2021 dhe ankesat nga partitë politike në lidhje me zgjedhjet. Prej disa muaj kolegji aktual ishte jashtë funksionit për shkak të dorëheqjeve të anëtarëve dhe shkarkimit nga procesi i vettingut të disa prej tyre.

Kushti që gjyqtarët duhet të plotësonin për të qenë anëtar kolegji ishte kalimi i vettingut në të dyja shkallët, shkalla e parë KPK dhe atë të Kolegjit të Apelimit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.