(Vendimi)Qeveria vendos rihapjen e bixhozit, këto janë rrugët në Tiranë ku do të vendosen kazinotë

Qeveria ka miratuar dy vendime që lejojnë rritjen e numrit të kazinove në vend. Kjo vjen Dy vjet pas mbylljes së kazinove dhe lojërave të fatit duke lejuar vetëm aktivitetin e kazinosë në qendër të Tiranës dhe në qytete të tjera,keshtu qeveria ka vendosur ta rihapë këtë aktivitet.Në Fletoren Zyrtare është publikuar sot një vendim i miratuar nga zv/kryeministri Erion Braçe më 2 shtator, në të cilën miratohet harta ku hapen kazinotë, përkatësisht si më poshtë:”Rruga: “Barrikadave”; Rruga: “Urani Pano”; Rruga: “Dedë Gjon Luli”; Rruga: “Ibrahim Rrugova”; Bulevardi: “Zhan D’Ark”, Rruga: “Xhorxh W. Bush””.

Vendimi ka hyrë në fuqi ditën e sotme pas botimit në Fletoren Zyrtare.Në një tjetër vendim, përcaktohen procedurat e zhvillimit të garës dhe kriteret shtesë për aplikantët që konkurrojnë për t’u pajisur me licencë për kategorinë “Kazino”.


Sipas ligjit “Për lojërat e fatit” licenca e një kazinoje kushton 1 miliardë lekë për vetëm një sallë lojë dhe kjo shumë duhet të shlyhet në mënyrë të barabartë çdo vit përgjatë gjithë periudhës së licencës(10 vjet çka do të thotë 100 milionë lekë çdo vit).Subjektet duhet që të kenë një kapital 1.2 miliardë lekë ndërkohë që vendimi i qeverisë përcakton sesi do të veprohet me shpalljen e garës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.